{"id":53542,"date":"2025-11-20T20:48:51","date_gmt":"2025-11-20T20:48:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/ekzekutoi-te-fortin-naim-zyberi-si-u-lirua-nga-burgu-gerd-gjinerari-dhe-u-zhduk-pa-gjurme\/"},"modified":"2025-11-20T20:48:51","modified_gmt":"2025-11-20T20:48:51","slug":"ekzekutoi-te-fortin-naim-zyberi-si-u-lirua-nga-burgu-gerd-gjinerari-dhe-u-zhduk-pa-gjurme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/ekzekutoi-te-fortin-naim-zyberi-si-u-lirua-nga-burgu-gerd-gjinerari-dhe-u-zhduk-pa-gjurme\/","title":{"rendered":"Ekzekutoi t\u00eb fortin Naim Zyberi, si u lirua nga burgu Gerd Gjinerari dhe u zhduk pa gjurm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kur nj\u00eb vendim gjykate liron t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb plota p\u00ebr krime m\u00eb t\u00eb lehta, mesazhi q\u00eb p\u00ebrcillet \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: drejt\u00ebsia funksionon ndryshe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb emrit dhe lidhjeve t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej personazheve t\u00eb liruar \u00ebsht\u00eb Gerd Gjinerari, i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e \u201ct\u00eb fortit\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs, Naim Zyberi, ngjarje e ndodhur n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Gjykata mb\u00ebshteti vendimin e saj n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb thelluar t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Prov\u00ebs dhe nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb sjelljes s\u00eb tij gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit. Raporti nga burgu p\u00ebrmend angazhimin e Gjinerarit n\u00eb aktivitete rehabilituese, p\u00ebrfshir\u00eb edukimin dhe pjes\u00ebmarrjen aktive n\u00eb proceset e grupit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr komponent i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ndikoi n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs ishte fakti q\u00eb Gjinerari ka arritur t\u00eb stabilizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me familjen e viktim\u00ebs dhe ka shprehur pendes\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Por, vendimi p\u00ebr liri, u konsiderua gjer\u00ebsisht si i dyshimt\u00eb dhe me shkelje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb nisi nj\u00eb hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo, i cili kishte aprovuar lirimin.<\/p>\n<p>ILD u vu n\u00eb l\u00ebvizje pasi sipas ligjit, Gerd Gjinerari nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb nga kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga lirimi me kusht. Ai ishte nj\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale t\u00eb r\u00ebnda dhe ishte p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs, kriter ky q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebnimit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, vendimi p\u00ebr lirimin e tij ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat q\u00eb ishin administruar gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor dhe me rrethanat q\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksoj efikasitetin e masin standardet jo numrat. Por edhe standardet e nisjes s\u00eb hetimit disiplinor. Ka nj\u00eb debat ndoshta edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e nisjes se hetimit disiplinor me nism\u00eb nga ILD, p\u00ebr shkak t\u00eb publikimeve n\u00eb media, ka ndodhur n\u00eb disa raste q\u00eb ILD ka nisur hetim p\u00ebr k\u00ebto shkaqe. Ka ndodhur prap\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre hetimeve ka p\u00ebrfunduar me procedim disiplinor n\u00eb k\u00ebshillat p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb jen\u00eb marr\u00eb dhe masa\u201d, u shpreh Artur Metani.<\/p>\n<p>Sipas verifikimeve t\u00eb kryera, gjyqtari kishte shp\u00ebrfillur edhe praktik\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb trajtimin e k\u00ebrkesave t\u00eb ngjashme, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb gabuar q\u00eb krijoi nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas gjasht\u00eb muajsh, vendimi i lirimit t\u00eb Gerd Gjinerarit u rr\u00ebzua nga Gjykata e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, por ai nuk u rikthye kurr\u00eb pas hekurave, pasi kishte humbur \u00e7do gjurm\u00eb, duke mos u paraqitur asnj\u00eb dit\u00eb as n\u00eb Sh\u00ebrbimin e Prov\u00ebs. Edhe sot ai vijon t\u00eb jet\u00eb ende n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Sipas ILD-s\u00eb ky rast ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh, jo vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, por edhe p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e vendimeve n\u00eb t\u00eb ardhmen. Rasti mund t\u00eb merrej si referim nga magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb ngjashme pa respektuar ligjin dhe rregullat.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpara disa vitesh t\u00eb pakt\u00ebn 2 vjet me par\u00eb ne kishim nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fuqi q\u00eb vler\u00ebsimet e sjelljes q\u00eb harron stafi i burgjeve duhet t\u00eb miratohen Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb pra ai ishte nj\u00eb filter i dyt\u00eb p\u00ebrve\u00e7 vler\u00ebsimit q\u00eb b\u00ebn stafi duhet t\u00eb kalonin edhe nga nj\u00eb ekip, nga nj\u00eb komision n\u00eb Ministri. Kjo ishte nj\u00eb lloj filtri pik\u00ebrisht p\u00ebr te shmangur nga ana e stafit keqp\u00ebrdorim t\u00eb funksioneve te detyr\u00ebs, vler\u00ebsime t\u00eb pamerituara dhe vler\u00ebsime subjektive\u201d, u shpreh zv. drejtori i burgjeve, Fehmi Sufaj.<\/p>\n<p>\u201cDh\u00ebnia e me shume te drejtave t\u00eb karakterit ekzekutiv autoritetit t\u00eb burgjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb version i pranuesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konceptuari t\u00eb rregullimit ligjor ekzekutivo-penal. Jam dakord q\u00eb ti jepen tagra me shume burgjeve. \u00c7ka nuk e \u00e7\u2019b\u00ebn edhe rolin e gjykat\u00ebs\u201d, u shpreh avokati Ardian Visha.<\/p>\n<p>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka evidentuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh t\u00eb r\u00ebnda nga ana e gjyqtarit Kuqo. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit material dhe procedurial, referenca kontradiktore q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin me provat dhe faktet e administruara gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, si dhe nj\u00eb mosrespektim t\u00eb kritereve ndaluese t\u00eb lirimit me kusht. Kritere t\u00eb qarta p\u00ebr ata t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit, ILD k\u00ebrkoi q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor t\u00eb merrte masat e duhura dhe t\u00eb fillonte procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo p\u00ebr shkeljet q\u00eb ai kishte kryer. Gjyqtari Kuqo \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr shkelje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda disiplinore, t\u00eb cilat diskreditojn\u00eb pozit\u00ebn dhe figur\u00ebn e tij si magjistrat dhe e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn e tij. N\u00eb fund, ai u shkarkua nga detyra.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 qershor 2020, n\u00eb nj\u00eb atentat mafioz u ekzekutua n\u00eb zon\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Parisit, Hekuran Billa, i liruar nga burgu 1 vit p\u00ebrpara ekzekutimit. Kjo ngjarje, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e fort\u00eb e nj\u00eb prej pasojave q\u00eb sjell procesi i dyshimt\u00eb i lirimeve me kusht.<\/p>\n<p>Kur vendimet jepen pa merit\u00eb dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr rehabilitim. Jan\u00eb nj\u00eb loj\u00eb fati, ku shpesh humbja \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Billa ishte nj\u00eb nga ata q\u00eb p\u00ebrfitoi nga ky sistem, por p\u00ebr t\u00eb, kjo nuk ishte nj\u00eb dhurat\u00eb, ishte nj\u00eb d\u00ebnim i maskuar si liri.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos ishte liruar nga burgu, Hekuran Billa sot mund t\u00eb ishte ende gjall\u00eb. Ndoshta pas hekurave, por ende n\u00eb jet\u00eb. Fati i tij nuk do t\u00eb ishte vulosur nga plumbat, por nga drejt\u00ebsia q\u00eb dikur i dha nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor dhe nj\u00eb prokuror q\u00eb zgjodhi t\u00eb hesht\u00eb i dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb dilte i lir\u00eb. Nj\u00eb hap q\u00eb e \u00e7oi drejt vdekjes.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb qe ne nuk kemi par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb qe n\u00eb burgje t\u00eb k\u00ebt\u00eb persona adapt profesionista, t\u00eb cil\u00ebt mund me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb sjelljet dhe reagimin pozitiv q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb nes\u00ebr pasnes\u00ebr n\u00eb shoq\u00ebri, individ\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr ato institucione si\u00e7 mund t\u00eb ishin p.sh ekspert\u00eb antropolog\u00eb t\u00eb cil\u00ebt studiojn\u00eb sjelljet e njer\u00ebzve dhe t\u00eb na jepnin nj\u00eb databaze t\u00eb sakt\u00eb te k\u00ebtyre personave\u201d, u shpreh avokati Bledar Meminaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e marr\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019 nga gjyqtarja e Kruj\u00ebs Enkeleda Hoxha, argumentohej se viktima kishte sjellje t\u00eb mir\u00eb n\u00eb burg, kishte kryer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebnimit si dhe nuk kishte asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore. Ai konsiderohej i gatsh\u00ebm p\u00ebr riintegrimin n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, Hekuran Billa u ekzekutua n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb atentat t\u00eb mir\u00eborganizuar. Fati e kishte ndjekur deri n\u00eb at\u00eb moment, por nuk mundi ta mbroj\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet q\u00eb pasuan k\u00ebt\u00eb ngjarje zbuluan se lirimi i Bill\u00ebs nuk ishte nj\u00eb vendim i zakonsh\u00ebm, por nj\u00eb skandal i drejt\u00ebsis\u00eb. Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb nisi nj\u00eb hetim disiplinor ndaj gjyqtares dhe prokurorit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb rast ILD nuk mund t\u00eb marr\u00eb as kompetenc\u00ebn e Kuvendit n\u00eb kuptimin e ushtrimit t\u00eb pushtetit legjislativ, por as pushtetin ose funksionin e gjykatave apo prokurorive. Un\u00eb mendoj q\u00eb ILD me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb inspektimi ia ka dal\u00eb m\u00eb s\u00eb miri pasi rekomandimet e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfshi edhe ato p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe identifikimi i shkeljeve t\u00eb magjistrat\u00ebve ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb sot q\u00eb gjyqtare e prokuror\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb zbatimin e k\u00ebtij instituti\u201d, u shpreh Artur Metani.<\/p>\n<p>Dokumentet t\u00eb siguruara nga Inside Story tregojn\u00eb se procesi i lirimit t\u00eb Hekuran Bill\u00ebs nga burgu ishte shoq\u00ebruar me nj\u00eb seri shkeljesh ligjore. Referuar hetimit disiplinor, nj\u00eb rol ky\u00e7 kishte prokurori Bujar Memia i cili nuk kishte ushtruar asnj\u00eb ankimim kund\u00ebr vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht t\u00eb Bill\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb u provua se: Prokurori Bujar Memia nuk e kund\u00ebrshtoi lirimin e Bill\u00ebs, edhe pse ky i fundit kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vrasje n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.\/Inside Story<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/ekzekutoi-te-fortin-naim-zyberi-si-u-lirua-nga-burgu-gerd-gjinerari-dhe-u-zhduk-pa-gjurme\/\">Ekzekutoi t\u00eb fortin Naim Zyberi, si u lirua nga burgu Gerd Gjinerari dhe u zhduk pa gjurm\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur nj\u00eb vendim gjykate liron t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb plota p\u00ebr krime m\u00eb t\u00eb lehta, mesazhi q\u00eb p\u00ebrcillet \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: drejt\u00ebsia funksionon ndryshe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb emrit dhe lidhjeve t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit. Nj\u00eb prej personazheve t\u00eb liruar \u00ebsht\u00eb Gerd Gjinerari, i d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53542","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53542\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}