{"id":53538,"date":"2025-11-20T20:48:49","date_gmt":"2025-11-20T20:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/pamjet-qe-nuk-u-pane-kurre-grabitja-4-minuteshe-e-shqiptarit-qe-tronditi-madridin\/"},"modified":"2025-11-20T20:48:49","modified_gmt":"2025-11-20T20:48:49","slug":"pamjet-qe-nuk-u-pane-kurre-grabitja-4-minuteshe-e-shqiptarit-qe-tronditi-madridin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/pamjet-qe-nuk-u-pane-kurre-grabitja-4-minuteshe-e-shqiptarit-qe-tronditi-madridin\/","title":{"rendered":"Pamjet q\u00eb nuk u pan\u00eb kurr\u00eb: Grabitja 4-minut\u00ebshe e shqiptarit q\u00eb tronditi Madridin"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebto jan\u00eb pamjet e pashfaqura m\u00eb par\u00eb, q\u00eb kan\u00eb regjistruar kamerat e siguris\u00eb, nga grabitja milion\u00ebshe e nj\u00eb argjendarie n\u00eb Madrid gjat\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb madhe t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb muajin prill, e cila e la Spanj\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Detajet e nj\u00eb grabitjeje t\u00eb kryer p\u00ebr vet\u00ebm 4 minuta dhe t\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb hetimit policor q\u00eb \u00e7uan n\u00eb arrestimin e hajdutit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/okdiario.com\/sucesos\/fotos-ineditas-del-robo-millonario-joyas-durante-apagon-madrid-asi-lo-resolvio-policia-15800055\"><strong>Nga Angel Moya, OK DIARIO<\/strong><\/a><\/p>\n<p>Hajdut profesionist dhe oportunist, S.M., shqiptar 42-vje\u00e7ar, e kishte planifikuar me holl\u00ebsi se si ta boshatiste argjendarin\u00eb \u201cJos\u00e9 Luis\u201d t\u00eb vendosur n\u00eb qendr\u00ebn tregtare Plaza Norte 2 n\u00eb Madrid. Disa dit\u00eb para sulmit, ai bleu nj\u00eb Hyundai Santa F\u00e9 t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr 4.000 euro dhe mblodhi t\u00eb gjitha informacionet e nevojshme p\u00ebr grabitjen. Ajo q\u00eb hajduti nuk e dinte, ishte se disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 28 prill, nd\u00ebrprerja e energjis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshiu gjith\u00eb Spanj\u00ebn do t\u2019ia shtronte grabitjen \u201cn\u00eb pjat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb \u201ctani ose kurr\u00eb\u201d. Hajduti vendosi t\u00eb p\u00ebrfitonte nga nd\u00ebrprerja e energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer grabitjen milion\u00ebshe dhe u nis drejt qendr\u00ebs tregtare t\u00eb vendosur n\u00eb komun\u00ebn madrilene San Sebasti\u00e1n de los Reyes. \u201cKamerat e regjistruan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb or\u00ebn 21:00 n\u00eb mbr\u00ebmje, teksa ecte mbi \u00e7atin\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb madhe tregtare\u201d, shpjegon Jos\u00e9, shefi i Grupit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore t\u00eb komisariatit t\u00eb Alcobendas.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb grabitje 4-minut\u00ebshe gjat\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb energjis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kamerat e filmuan hajdutin teksa ecte mbi \u00e7ati duke marr\u00eb sh\u00ebnime dhe duke llogaritur metrat, derisa mb\u00ebrriti n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb \u00e7atis\u00eb q\u00eb ndodhej mbi argjendarin\u00eb. Aty ai hapi nj\u00eb vrim\u00eb me nj\u00eb mulli prer\u00ebs (radial), e cila i lejoi t\u00eb zbriste n\u00eb shtres\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb tavanit dhe t\u00eb hynte n\u00eb nj\u00eb galeri sh\u00ebrbimesh ku kalonin instalimet elektrike t\u00eb qendr\u00ebs.<\/p>\n<p>Hajduti ec\u00ebn disa hapa p\u00ebrgjat\u00eb galeris\u00eb derisa u pozicionua sakt\u00ebsisht mbi argjendarin\u00eb Jos\u00e9 Luis. Krimineli ekspert b\u00ebri disa prova duke thyer pllak\u00ebn e tavanit (pladur). N\u00eb prov\u00ebn e dyt\u00eb, ai arriti t\u00eb hapte nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb tavan dhe zbriti qet\u00ebsisht n\u00eb dyshemen\u00eb e argjendaris\u00eb, duke p\u00ebrfituar nga fakti q\u00eb qendra ishte bosh p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Nd\u00ebrprerja e energjis\u00eb e b\u00ebri t\u00eb pavlefshme sigurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Hajduti e dinte q\u00eb sistemi elektronik, q\u00eb pengon vjedhjen e bizhuterive nga vitrinat, nuk funksiononte, ashtu si edhe alarmet. Duke p\u00ebrdorur vet\u00ebm nj\u00eb ka\u00e7avid\u00eb, ai hapi nj\u00eb nga nj\u00eb vitrinat e r\u00ebnda. Pa thyer asnj\u00eb, ai i vendoste xhamat n\u00eb dysheme dhe boshatisi brend\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Grabitja milion\u00ebshe zgjati vet\u00ebm 4 minuta. Hajduti zgjodhi me kujdes sendet m\u00eb t\u00eb vlefshme, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb koleksion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ari dhe diamantesh. N\u00eb total, 2.200 cop\u00eb bizhuteri t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb 1.2 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat i futi n\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb shpine derisa pothuajse u k\u00ebput nga pesha.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb or\u00ebn 23:30 ai tashm\u00eb po zbriste nga \u00e7atia e qendr\u00ebs tregtare drejt rrug\u00ebs, duke e ulur \u00e7ant\u00ebn me v\u00ebshtir\u00ebsi sepse ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Mezi mund ta mbante \u00e7ant\u00ebn plot me bizhuteri, por n\u00eb pamje e shohim teksa zbret nga ulluku i nd\u00ebrtes\u00ebs, rreth tet\u00eb metra lart\u00ebsi. Aty kuptuam q\u00eb ishte i m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb lloj grabitjesh, ashtu si edhe me hapjen e vrimave, t\u00eb kryera me shum\u00eb aft\u00ebsi. Ishte nj\u00eb hajdut profesionist\u201d, shpjegon inspektori i komisariatit t\u00eb Alcobendas.<\/p>\n<p>\u201cU largua nga qendra tregtare n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Nuk ishte fillestar, e kishte parkuar makin\u00ebn larg q\u00eb t\u00eb mos e filmonin kamerat. Kjo na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se nuk e kishte vjedhur makin\u00ebn p\u00ebr grabitjen, por ishte e tij, sepse donte t\u2019i nxirrte bizhuterit\u00eb nga Spanja pa problem\u201d, mendonte drejtuesi kryesor i hetimit.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb hetim i detajuar<\/strong><\/p>\n<p>Polic\u00ebt e komisariatit t\u00eb Alcobendas filluan t\u00eb rind\u00ebrtonin hapat e arratis\u00eb s\u00eb hajdutit duke p\u00ebrdorur pamjet e siguris\u00eb. Duke montuar t\u00eb gjith\u00eb sekuenc\u00ebn e imazheve, zbuluan se hajduti e kishte parkuar makin\u00ebn gati nj\u00eb kilomet\u00ebr larg, n\u00eb Alcobendas.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb pun\u00eb e lodhshme, shum\u00eb e detajuar dhe tejet motivuese. Duhej t\u00eb rind\u00ebrtonim gjith\u00eb rrug\u00ebtimin e tij derisa t\u00eb gjenim makin\u00ebn dhe ta identifikonim, ishte pista jon\u00eb e vetme. Pam\u00eb mij\u00ebra imazhe, n\u00eb qarqe koncentrike, dhe hetuam m\u00eb shum\u00eb se 100 automjete q\u00eb ishin l\u00ebvizur n\u00eb at\u00eb zon\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb or\u00eb\u201d, tha hetuesi.<\/p>\n<p>Dhe ia dol\u00ebn. Polic\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb lokalizonin hajdutin, t\u00eb shihnin makin\u00ebn e tij dhe ta ndiqnin deri n\u00eb banes\u00eb. K\u00ebshtu zbuluan se ai ishte shqiptar, 42 vje\u00e7, me pes\u00eb identitete t\u00eb ndryshme. Po ashtu zbuluan se dit\u00ebn pas grabitjes ai shkoi drejt Rumanis\u00eb. Banesa ku kaloi nat\u00ebn nuk ishte e tij; ishte regjistruar aty pran\u00eb qendr\u00ebs tregtare p\u00ebr t\u00eb planifikuar grabitjen.<\/p>\n<p><strong>I arrestuar n\u00eb Getafe disa muaj m\u00eb von\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas grabitjes, ai udh\u00ebtoi n\u00eb Rumani me sa duket me bizhuterit\u00eb. Ai mendonte se policia nuk e kishte zbuluar, por agjent\u00ebt e Alcobendas tashm\u00eb e kishin identifikuar. E dinin se p\u00ebrdorte 5 identitete t\u00eb rreme dhe se kishte precedent\u00eb p\u00ebr grabitje n\u00eb disa zona t\u00eb Spanj\u00ebs dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<p>Por hajduti nuk ishte m\u00eb i zgjuar se policia \u2014 ishte m\u00eb i paduruar. Gjasht\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb u kthye n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr t\u00eb planifikuar goditjen e radh\u00ebs, pa e ditur se po e prisnin.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Mbante nj\u00eb bizhuteri t\u00eb vjedhur n\u00eb qaf\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb tetorit, shqiptari hyri i qet\u00eb n\u00eb komisariatin e Getafe-s p\u00ebr t\u00eb kryer disa procedura me nj\u00eb pasaport\u00eb t\u00eb rreme \u2014 dhe nuk doli m\u00eb. Kishte urdh\u00ebr arresti p\u00ebr t\u00eb. Kur u ndalua, tentoi t\u00eb g\u00ebnjente, por agjent\u00ebt vun\u00eb re q\u00eb n\u00eb qaf\u00eb mbante nj\u00eb kryq prej ari t\u00eb vjedhur gjat\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Tani ai gjendet n\u00eb burg, dhe Policia Komb\u00ebtare vazhdon hetimin p\u00ebr t\u00eb zbuluar se si ai arriti t\u00eb merrte informacion kaq t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer me sukses grabitjen milion\u00ebshe gjat\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb energjis\u00eb. Ndoshta k\u00ebshtu do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb edhe vendndodhjen e bizhuterive, t\u00eb cilat ende nuk jan\u00eb gjetur.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pamjet-qe-nuk-u-pane-kurre-grabitja-4-minuteshe-e-shqiptarit-qe-tronditi-madridin\/\">Pamjet q\u00eb nuk u pan\u00eb kurr\u00eb: Grabitja 4-minut\u00ebshe e shqiptarit q\u00eb tronditi Madridin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebto jan\u00eb pamjet e pashfaqura m\u00eb par\u00eb, q\u00eb kan\u00eb regjistruar kamerat e siguris\u00eb, nga grabitja milion\u00ebshe e nj\u00eb argjendarie n\u00eb Madrid gjat\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb madhe t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb muajin prill, e cila e la Spanj\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Detajet e nj\u00eb grabitjeje t\u00eb kryer p\u00ebr vet\u00ebm 4 minuta dhe t\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb hetimit policor q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53538","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53538"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53538\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}