{"id":53527,"date":"2025-11-20T19:48:16","date_gmt":"2025-11-20T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/a-po-prek-rendin-kushtutetues-gjkko-me-pezullimin-e-ballukut\/"},"modified":"2025-11-20T19:48:16","modified_gmt":"2025-11-20T19:48:16","slug":"a-po-prek-rendin-kushtutetues-gjkko-me-pezullimin-e-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/a-po-prek-rendin-kushtutetues-gjkko-me-pezullimin-e-ballukut\/","title":{"rendered":"A po prek rendin kushtutetues GJKKO, me pezullimin e Ballukut?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>Republika e prokuror\u00ebve po ngrihet pa vot\u00eb, kur nj\u00eb mas\u00eb sigurie b\u00ebhet akt qeverisjeje dhe gjykata tenton t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Kryeministrin n\u00eb kufirin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb grushti shteti pa tanke<\/p>\n<p>Nes\u00ebr Gjykata e Posa\u00e7me mund ta em\u00ebroj\u00eb vet\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministren e Edi Ram\u00ebs. Sepse me vendimin nr. 118 dat\u00eb 19 11 2025 ajo mori nj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb nuk ia jep as Kushtetuta as ligji. Pezulloi numrin dy t\u00eb qeveris\u00eb nga detyra sikur t\u00eb ishte organ em\u00ebrues. Sikur pushteti ekzekutiv t\u00eb varej nga vula e gjyqtar\u00ebve dhe jo nga vota e qytetar\u00ebve. Dhe ky \u00ebsht\u00eb thelbi. Jo fati penal i Belinda Ballukut. Por fakti q\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb i tregoi Kryeministrit se kush komandon ekzekutivin.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb vendim t\u00eb vet\u00ebm GJKKO i d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh politik qeveris\u00eb. Ne vendosim kush rri dhe kush ik\u00ebn nga kabineti. Ne vendosim kur qeveria mbetet pa numrin e saj dy. Ne vendosim kush mund t\u00eb ushtroj\u00eb pushtet ekzekutiv. Sepse masa \u201cpezullimi i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d p\u00ebr nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministre nuk \u00ebsht\u00eb mas\u00eb sigurie. \u00cbsht\u00eb akt qeverisjeje. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb thelbin e pushtetit.<\/p>\n<p>Vendimi n\u00eb vetvete e pranon k\u00ebt\u00eb. N\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij thuhet qart\u00eb se gjykata ka vendosur \u201cpezullimin nga detyra me funksione t\u00eb larta shtet\u00ebrore si Zv.Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb\u201d. Pra gjykata e ka t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb funksioni po pezullon. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb juridik. \u00cbsht\u00eb politik. \u00cbsht\u00eb institucional. \u00cbsht\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb s\u2019i takon.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb drejt\u00ebsia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb ministra. Ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb masa sigurie ndaj kujtdo zyrtari publik. Por nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb qeverin\u00eb. T\u00eb marr\u00eb p\u00ebr vete rolin q\u00eb Kushtetuta ua jep qart\u00ebsisht tre institucioneve dhe vet\u00ebm atyre. Kryeministri propozon. Presidenti dekreton. Kuvendi miraton. K\u00ebtu fillon dhe mbaron skema e em\u00ebrimit dhe shkarkimit t\u00eb ministrave dhe t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit. GJKKO nuk \u00ebsht\u00eb as Kryeminist\u00ebr. As President. As Kuvend. Nuk ka mandat t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb qeveri paralele p\u00ebrmes masave t\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>Kjo nuk ka lidhje me faj\u00ebsin\u00eb e Belind\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje shteti. Sepse z\u00ebvend\u00ebskryeministri \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb drejton vendin n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Kryeministrit. N\u00ebse Kryeministri \u00ebsht\u00eb i pamundur t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e tij, vendi mbahet nga z\u00ebvend\u00ebsi. Dhe n\u00ebse z\u00ebvend\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pezulluar nga gjykata, zinxhiri i ushtrimit t\u00eb pushtetit k\u00ebputet. Pra vendi hyn n\u00eb vakum ekzekutiv. Pra qeveria ngelet pa kok\u00eb rezerv\u00eb. Pra gjykata nd\u00ebrhyn n\u00eb mekanizmin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit. Askush nuk e ka k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu qeveria nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb em\u00ebr. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me funksionin. Me parimin. Me kufirin mes pushteteve.<\/p>\n<p>Belinda Balluku nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ministre. Ajo \u00ebsht\u00eb deputete e zgjedhur. Dekretuar si ministre nga Presidenti. Miratuar nga Kuvendi. E propozuar nga Kryeministri. Pra me dyfish imuniteti. Imunitet ekzekutiv dhe parlamentar. Imunitet q\u00eb nuk e mbron personin por institucionin. Njeriun jo. Funksionin po.<\/p>\n<p>Me mas\u00ebn \u201cndalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d gjykata ka futur parlamentin n\u00eb nj\u00eb spirale si ajo e rastit Berisha ku vet\u00eb Kuvendi e konsideroi mas\u00ebn si form\u00eb t\u00eb kufizimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb nj\u00eb deputeti. Por n\u00eb rastin e Ballukut kemi m\u00eb shum\u00eb. Sepse nuk kufizohet vet\u00ebm liria e nj\u00eb deputeti. Kufizohet ushtrimi i pushtetit ekzekutiv. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mas\u00eb sigurie. Ky \u00ebsht\u00eb akt me pasoja kushtetuese.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb heqjen e imunitetit. Mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arrest me burg. Mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kufizon individin. Por nuk mund t\u00eb jap\u00eb masa q\u00eb prekin ekzekutivin. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb. Nuk mund t\u00eb sillet sikur \u00ebsht\u00eb organ vendimmarr\u00ebs i pushtetit ekzekutiv. Kjo \u00ebsht\u00eb linja q\u00eb nuk kalohet.<\/p>\n<p>Edi Rama duhet t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Sepse n\u00ebse sot pranon n\u00eb heshtje q\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministren pa p\u00eblqimin e Kuvendit, pa procedur\u00eb dhe pa dialog kushtetues, nes\u00ebr e nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb me cilindo minist\u00ebr. Madje edhe me vet\u00eb Kryeministrin. Mjafton nj\u00eb interpretim kreativ i nenit \u201crrezik p\u00ebr prishjen e provave\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb \u00e7montuar pushtet. Ky \u00ebsht\u00eb precedent.<\/p>\n<p>Rama nuk mund t\u00eb thot\u00eb \u201ce zgjidhim politikisht\u201d. Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese. N\u00ebse sot nuk vihet kufiri, nes\u00ebr SPAK e GJKKO do ken\u00eb de facto fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb projektuar qeveri t\u00eb reja p\u00ebrmes dosjeve dhe masave t\u00eb sigurimit. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb drejt\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb inxhinieri politike. \u00cbsht\u00eb rishkrim i sistemit p\u00ebrmes vendimeve penale. Jo p\u00ebrmes vot\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebtu hyn edhe roli amerikan. Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb, OPDAT, Ambasada e SHBA-ve kan\u00eb investuar vite t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr SPAK-un. Kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb legjitimitet moral dhe politik. Kan\u00eb garantuar mb\u00ebshtetjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por tani, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb respektimin e procedurave. Sepse nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb perceptohet si e mb\u00ebshtetur nga amerikan\u00ebt nuk mund t\u00eb veproj\u00eb jasht\u00eb korniz\u00ebs kushtetuese pa d\u00ebmtuar vet\u00eb reform\u00ebn. SPAK nuk \u00ebsht\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb zgjedhur qeverit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb gjykuar korrupsionin. Dhe k\u00ebto dy role nuk duhen dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrzihen. Vet\u00ebm n\u00ebse ajo ka lobuar dhe vendos q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb ndodh dhe shpeshher\u00eb nuk pyet fare p\u00ebr procedura.<\/p>\n<p>Belinda Balluku nuk \u00ebsht\u00eb problemi. \u00cbsht\u00eb shembulli. \u00cbsht\u00eb testi. \u00cbsht\u00eb kok\u00eb turku e nj\u00eb sistemi q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb tregoj\u00eb forc\u00eb duke kaluar p\u00ebrmes rrug\u00ebs m\u00eb t\u00eb rrezikshme. Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb jet\u00eb arkitekte e ekzekutivit. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb pushteti q\u00eb shemb dhe nd\u00ebrton qeveri. Kjo ting\u00ebllon si luft\u00eb ndaj korrupsionit por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e pushteteve. \u00cbsht\u00eb rr\u00ebshqitje n\u00eb republik\u00ebn e prokuror\u00ebve. Grusht shteti pa tanke. Grusht shteti me masa sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse Belinda \u00ebsht\u00eb fajtore apo jo. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb gjykata me proces. R\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse pranojm\u00eb q\u00eb gjykata t\u00eb b\u00ebhet vet\u00eb proces politik. R\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse pranojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr t\u00eb pezullohet me nj\u00eb firm\u00eb gjykat\u00ebsi pa autorizimin e atyre q\u00eb Kushtetuta u jep kompetenc\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse i hapim rrug\u00eb nj\u00eb precedenti q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb p\u00ebrdoret kund\u00ebr kujtdo. Edhe kund\u00ebr atyre q\u00eb sot brohorasin.<\/p>\n<p>Dita e sotme nuk \u00ebsht\u00eb dita e Belind\u00ebs. \u00cbsht\u00eb dita kur u prek nj\u00eb gur themeli i shtetit. \u00cbsht\u00eb dita kur gjykata provoi t\u00eb tregoj\u00eb se kush zgjedh qeverin\u00eb. Dhe n\u00ebse nuk ka nj\u00eb reagim kushtetues menj\u00ebher\u00eb, at\u00ebher\u00eb vendi nuk po rrezikon nj\u00eb kriz\u00eb. Vendi po rrezikon nj\u00eb model t\u00eb ri pushteti. Pa vot\u00eb. Pa debat. Pa parlamentariz\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb republik\u00eb ku gjykata i tregon Kryeministrit se kush duhet t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kufiri. Dhe ky kufi s\u2019mund t\u00eb kaloj\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/a-po-prek-rendin-kushtutetues-gjkko-me-pezullimin-e-ballukut\/\">A po prek rendin kushtutetues GJKKO, me pezullimin e Ballukut?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Republika e prokuror\u00ebve po ngrihet pa vot\u00eb, kur nj\u00eb mas\u00eb sigurie b\u00ebhet akt qeverisjeje dhe gjykata tenton t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Kryeministrin n\u00eb kufirin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb grushti shteti pa tanke Nes\u00ebr Gjykata e Posa\u00e7me mund ta em\u00ebroj\u00eb vet\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministren e Edi Ram\u00ebs. Sepse me vendimin nr. 118 dat\u00eb 19 11 2025 ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53527","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53527\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}