{"id":53526,"date":"2025-11-20T19:48:16","date_gmt":"2025-11-20T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/mero-baze-kjo-eshte-beteje-e-kryeministrit\/"},"modified":"2025-11-20T19:48:16","modified_gmt":"2025-11-20T19:48:16","slug":"mero-baze-kjo-eshte-beteje-e-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/mero-baze-kjo-eshte-beteje-e-kryeministrit\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e kryeministrit"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb betej\u00ebn lidhur me at\u00eb q\u00eb konsiderohet tejkalim i kufijve kushtetues nga GJKKO dhe SPAK n\u00eb rastin e pezullimit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, apo do t\u00eb ndjek\u00eb retorik\u00ebn e tij t\u00eb deritanishme p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb veproj\u00eb si pushtet i pavarur.<\/p>\n<p>Kjo e dyta i ka sjell\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrfitimesh politike n\u00eb raport me procesin e integrimit n\u00eb Bashkimin Europian, duke rritur autoritetin e SPAK dhe duke mos hapur beteja p\u00ebr shum\u00eb nga shkeljet e qarta ligjore q\u00eb jan\u00eb ndeshur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>P\u00ebr burokrat\u00ebt europian\u00eb k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, pasi p\u00ebr ta ka r\u00ebnd\u00ebsi rezultati politik i SPAK dhe jo kultura ligjore q\u00eb sundon n\u00eb Shqip\u00ebri. Por p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Duke iu q\u00ebndruar besnik retorik\u00ebs s\u00eb tij se nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb drejt\u00ebsi, u arrestua kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb zyr\u00eb, pa akuz\u00eb ndaj tij, por mbi dyshime p\u00ebr bashk\u00ebshorten n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb nj\u00eb OJQ-je. Aq i duksh\u00ebm ishte motivimi personal i prokuror\u00ebve, saq\u00eb p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shkeljet q\u00eb ata b\u00ebnin ndaj Veliajt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe fyerjet verbale n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, ata i shtonin nga tre akuza n\u00eb jav\u00eb, shumica pa baz\u00eb ligjore, pa fakte penale dhe pa realitet faktik.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb u b\u00eb me Ilir Beqajn. I p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr koncesionin e sterilizimit \u2013 nj\u00eb nga koncesionet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb b\u00ebra n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb ka shp\u00ebtuar mij\u00ebra jet\u00eb \u2013 befas, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs dhe p\u00ebrtej prokuroris\u00eb, u k\u00ebrkua q\u00eb ai t\u00eb konsiderohej pjes\u00eb e nj\u00eb grupi kriminal bashk\u00eb me z\u00ebvend\u00ebsministrin. Ky ishte nj\u00eb hap larg zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit, pasi n\u00eb fakt koncesioni \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e qeveris\u00eb, jo e Beqajt apo z\u00ebvend\u00ebsministrit.<\/p>\n<p>Tani ka trokitur n\u00eb dyert e kryeministris\u00eb. Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe i \u00ebsht\u00eb ndaluar dalja jasht\u00eb shtetit pasi konsiderohet e pandehur. Vendimi \u00ebsht\u00eb i debatuesh\u00ebm, pasi SPAK ka anashkaluar parlamentin duke vendosur masa sigurie q\u00eb cenojn\u00eb imunitetin, si ndalimi i udh\u00ebtimit ose arresti me burg. K\u00ebtu ka debat edhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb imunitetit qeveritar, edhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb pushtetin ekzekutiv<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pak a shum\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebn\u00eb me Veliajn: meq\u00eb ai nuk kishte imunitet, e \u00e7uan direkt n\u00eb burg 9 muaj para se t\u00eb ngrinin akuz\u00ebn. Dhe m\u00eb pas, p\u00ebrmes Ulsiut, zbatuan nj\u00eb regjim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm kriminal p\u00ebr ta lin\u00e7uar edhe fizikisht \u2013 regjim q\u00eb vazhdon ende pa shum\u00eb shpjegime nga qeveria.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky agresion ndaj t\u00eb drejtave ligjore t\u00eb t\u00eb pandehurve politik\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Ilir Met\u00ebn \u2013 p\u00ebr arrestimet e tyre t\u00eb parakohshme, n\u00eb fakt ka krijuar nj\u00eb pol t\u00eb ri pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri: Republik\u00ebn e Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama e ka pranuar k\u00ebt\u00eb realitet dhe nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb nism\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb frenuar disa fenomene q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se drejt\u00ebsi jan\u00eb politik\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb arrestimi i parakohsh\u00ebm i zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr korrupsion apo pezullimi nga detyra, si\u00e7 ndodhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Me sa duket I shijoi m\u00eb shum\u00eb rmb\u00ebshtetja ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kancelarit\u00eb per\u00ebndimore dhe hovi q\u00eb i dha kjo klim\u00eb ritmit t\u00eb pranimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, duke hapur gjith\u00eb kapitujt\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, nj\u00eb betej\u00eb e re verbale si ajo q\u00eb nisi procesin ndaj Veliajt nuk ka kuptim. Kryeministri duhet t\u00eb ruaj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit t\u00eb tij dhe n\u00ebse konstaton kriz\u00eb kushtetuese, duhet t\u2019i drejtohet vet\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb ai. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr debate televizive apo sulme n\u00ebp\u00ebr gazeta. Ose vepron vet\u00eb, ose vazhdon t\u00eb mbroj\u00eb retorik\u00ebn e deritanishme: drejt\u00ebsia ka pun\u00ebn e saj, ai ka t\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shprehje e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn juridike q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn mes institucioneve. Ata duhet t\u00eb shprehen shpejt dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, si institucion q\u00eb garanton rendin kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, qeveria duhet t\u00eb zbatoj\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs dhe ta l\u00ebr\u00eb kriz\u00ebn t\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb institucione dhe jo n\u00eb debate publike, p\u00ebr t\u2019i treguar nj\u00ebri tjetrit kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte Sali Berisha, do ta kishte zgjidhur p\u00ebr pes\u00eb minuta: do ta shpallte grusht shteti, si\u00e7 n\u00eb fakt ka shenja, do ta quante Dumanin \u201chorr bulevardesh\u201d, do t\u00eb ngrinte nj\u00eb komision hetimor dhe do ta shkarkonte.<br \/>\nE njohim at\u00eb koh\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb kthehet m\u00eb, edhe pse pati shum\u00eb \u201csuksese\u201d me at\u00eb metod\u00eb.<\/p>\n<p>Tani e vetmja rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb beteja ligjore dhe nj\u00eb formulim i qart\u00eb nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb \u2013 formulim q\u00eb do t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/mero-baze-kjo-eshte-beteje-e-kryeministrit\/\">Mero Baze: Kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e kryeministrit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb betej\u00ebn lidhur me at\u00eb q\u00eb konsiderohet tejkalim i kufijve kushtetues nga GJKKO dhe SPAK n\u00eb rastin e pezullimit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, apo do t\u00eb ndjek\u00eb retorik\u00ebn e tij t\u00eb deritanishme p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb veproj\u00eb si pushtet i pavarur. Kjo e dyta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53526","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53526\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}