{"id":5350,"date":"2025-01-16T07:02:54","date_gmt":"2025-01-16T07:02:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/16\/deshton-takimi-i-komisionit-te-perbashket-kosove-serbi-per-te-pagjeturit-ne-bruksel\/"},"modified":"2025-01-16T07:02:54","modified_gmt":"2025-01-16T07:02:54","slug":"deshton-takimi-i-komisionit-te-perbashket-kosove-serbi-per-te-pagjeturit-ne-bruksel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/16\/deshton-takimi-i-komisionit-te-perbashket-kosove-serbi-per-te-pagjeturit-ne-bruksel\/","title":{"rendered":"D\u00ebshton takimi i Komisionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr t\u00eb pagjeturit n\u00eb Bruksel"},"content":{"rendered":"<p>Takimi i par\u00eb i Komisionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pagjeturit, i planifikuar t\u00eb mbahej t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Bruksel, d\u00ebshtoi t\u00eb mbahej pasi q\u00eb delegacioni i Serbis\u00eb refuzoi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb proteste pas aksionit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbylljen e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>I d\u00ebrguari i BE-s\u00eb p\u00ebr dialog, Miroslav Laj\u00e7ak, tha se takimi i s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs i Komisionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb pagjeturit duhej t\u00eb mbahej n\u00eb nivel z\u00ebvend\u00ebsish, por d\u00ebshtoi p\u00ebr shkak se pala serbe njoftoi se nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb takim p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai konfirmoi se u takua me t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb takime ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe se pala kosovare i paraqiti para tij prioritetet e saj.<\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit qeveritar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Personat e Zhdukur, Andin Hoti, reagoi n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook pas d\u00ebshtimit t\u00eb takimit, duke e quajtur arsyetimin e delegacionit serb \u201cbanal\u201d dhe \u201ct\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr procesin e zbardhjes s\u00eb fatit t\u00eb personave t\u00eb zhdukur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo demonstron p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo tregon edhe nj\u00ebh\u00ebr\u00eb politizimin e tejskajsh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb raport me \u00e7\u00ebshtjen e personave t\u00eb zhdukur\u201d, shkroi Hoti.<\/p>\n<p>Drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Petar Petkovi\u00e7, tha m\u00eb her\u00ebt se \u201ce ka braktisur at\u00eb takim\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb ndodhive n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKurti nuk do dialog, por dhun\u00eb\u201d, u tha ai gazetar\u00ebve n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse u mbajt takimi p\u00ebr t\u00eb pagjeturit, Petkovi\u00e7 tha: \u201cNatyrisht q\u00eb jo. \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb pagjeturve \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme\u2026 por Kurti e ka mbytur dialogun, e ka mbytur takimin e sot\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se Laj\u00e7aku ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka mundur, por mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr popullin serb n\u00eb Kosov\u00eb, sepse p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb kemi paralajm\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs\u201d, tha Petkovi\u00e7.<\/p>\n<p>Por, burimet e REL-it than\u00eb se Petkovi\u00e7i nuk ishte i supozuar t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb takim.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas njoftimeve t\u00eb m\u00ebhershme t\u00eb BE-s\u00eb, takimi ishte parashikuar t\u00eb ishte vet\u00ebm takim i Komisionit p\u00ebr t\u00eb pagjeturit dhe jo takim i radh\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, ku do t\u00eb merrnin pjes\u00eb kryenegociator\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb takim, delegacioni i Kosov\u00ebs do t\u00eb udh\u00ebhiqej nga Halil Cenaj, qysh edhe kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kryetari i Komisionit qeveritar p\u00ebr Personat e Zhdukur, Andin Hoti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Serbia, para takimit t\u00eb paraljm\u00ebruar nuk kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se kush do ta udh\u00ebheq\u00eb delegacionin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Hoti u shpreh i befasuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e Petkovi\u00e7it dhe tha se \u201cprania e tij \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb se pik\u00ebrisht ai orkestroi dhe garantoi d\u00ebshtimin e takimit t\u00eb parapar\u00eb, duke e kthyer nj\u00eb proces teknik jetik n\u00eb nj\u00eb mjet t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb politizimit dhe obstruksionit\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn autoritetet e Kosov\u00ebs njoftuan se kan\u00eb mbyllur organet komunale serbe n\u00eb dhjet\u00eb komuna n\u00eb jug t\u00eb lumit Ib\u00ebr, si dhe zyrat postare dhe t\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova kishte filluar mbylljen e institucioneve serbe qysh n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024. Pas aksionit t\u00eb fundit, autoritetet n\u00eb Serbi than\u00eb se do t\u2019i marrin t\u00eb gjitha masat \u201cp\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin serb\u201d n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Komisioni i p\u00ebrbashk\u00ebt Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr t\u00eb pagjeturit?<\/p>\n<p>Ngritja e k\u00ebtij komisioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb arritur vitin e kaluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga Bashkimi Evropian, p\u00ebr zbatimin e Deklarat\u00ebs p\u00ebr Personat e Zhdukur.<\/p>\n<p>Sipas Kryqit t\u00eb Kuq, n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb ende 1.612 persona t\u00eb pagjetur nga lufta. Se kush jan\u00eb, mund t\u00eb lexoni k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Sipas burimeve n\u00eb BE, n\u00eb takimin e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs nuk pritej ndonj\u00eb veprim konkret, por pritej q\u00eb ai t\u00eb ishte nj\u00eb takim m\u00eb shum\u00eb i karakterit simbolik dhe ceremonial.<\/p>\n<p>Burimet n\u00eb Bruksel kishin th\u00ebn\u00eb se takimi do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebrbente si rast q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb paraqisnin prioritetet e tyre dhe t\u00eb merreshin vesh p\u00ebr datat e takimeve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar q\u00eb t\u00eb formonin k\u00ebt\u00eb komision t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbatuar Deklarat\u00ebn dhe BE-ja e kishte cil\u00ebsuar si nj\u00eb nga rezultatet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dialogut vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Deklarata politike ishte arritur n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023 nd\u00ebrmjet kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb veprim konkret p\u00ebr zbatimin e saj, teksa familjar\u00ebt e m\u00eb shum\u00eb se 1.600 persona t\u00eb pagjetur \u2013 kryesisht shqiptar\u00eb \u2013 me ankth presin t\u00eb din\u00eb p\u00ebr fatin e m\u00eb t\u00eb dashurve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ta \u00ebsht\u00eb edhe Fitim Dubovci, i cili k\u00ebrkon baban\u00eb e tij t\u00eb zhdukur n\u00eb luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1998-1999.<\/p>\n<p>\u201cBaban\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, por, sot, vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind besoj se mund t\u00eb jet\u00eb i gjall\u00eb diku\u201d, tha ai p\u00ebr REL-in n\u00eb prill t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Fitimi nga \u00c7ikatova e Drenasit, p\u00ebrve\u00e7 babait ka edhe pes\u00eb familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cSa e sa familjar\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zhdukur tashm\u00eb kan\u00eb vdekur \u2018me sy hapur\u2019, sepse nuk e kan\u00eb ditur ku i kan\u00eb m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Fotografi nga nj\u00eb instalacion artistik me gur\u00eb dhe or\u00eb ku gur\u00ebt simbolizojn\u00eb varrin e munguar t\u00eb t\u00eb pagjeturve ng alufta n\u00eb Kosov\u00eb, kurse ora simbolizon koh\u00ebn e kaluar q\u00eb nga zhdukja e atyre personave.<\/p>\n<p>BE-ja ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se p\u00ebr zbatimin e Deklarat\u00ebs p\u00ebr Personat e Zhdukur duhet funksionalizimi i Komisionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn pal\u00ebt kishin akuzuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacione p\u00ebr t\u00eb pagjeturit si dhe munges\u00eb t\u00eb qasjes n\u00eb dokumente relevante dhe arkiva ushtarake t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zbardhjen e fatit t\u00eb personave t\u00eb pagjetur.<\/p>\n<p>N\u00eb Deklarat\u00ebn p\u00ebr Personat e Zhdukur thuhet se pal\u00ebt angazhohen p\u00ebr identifikimin e vendeve t\u00eb varrimit dhe m\u00eb pas q\u00eb n\u00eb to t\u00eb g\u00ebrmohet.<\/p>\n<p>Aty, po ashtu, pal\u00ebt pajtohen q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb informacione t\u00eb besueshme dhe t\u00eb sakta q\u00eb do t\u00eb ndihmonin n\u00eb gjetjen dhe identifikimin e personave t\u00eb zhdukur n\u00eb periudh\u00ebn 1 janar 1998 \u2013 31 dhjetor 2000.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha materialet, sh\u00ebnimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet dhe \u00e7do dokument tjet\u00ebr \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb kan\u00eb statusin e klasifikuar \u2013 n\u00ebn posedimin e institucioneve t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontekst\u201d, thuhet n\u00eb Deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb nuk p\u00ebrmenden arkivat ushtarake apo policore, q\u00eb Kosova ka k\u00ebrkuar q\u00eb Serbia t\u2019i hap\u00eb pasi thot\u00eb se n\u00eb to jan\u00eb edhe informacionet p\u00ebr t\u00eb zhdukurit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, aty p\u00ebrmenden dokumentet me status t\u00eb klasifikuar, q\u00eb sipas njoh\u00ebsve, iu referohet dokumenteve konfidenciale apo arkivave shtet\u00ebrore ushtarake dhe policore, t\u00eb cilat, sipas tyre, do t\u00eb ndihmonin n\u00eb gjetjen e personave t\u00eb pagjetur.<\/p>\n<p>Kosova ka kryer g\u00ebrmime n\u00eb lokacione t\u00eb ndryshme ku dyshohen p\u00ebr mbetje mortore t\u00eb personave t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs. Por, autoritetet shpesh kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se problemi q\u00ebndron n\u00eb lokacionet n\u00eb Serbi, ku dyshohet se jan\u00eb varrosur viktimat e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rajon, nga konfliktet n\u00eb Kroaci dhe Bosnja e Hercegovin\u00eb zbardhja e fatit t\u00eb personave t\u00eb zhdukur po ashtu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb komisioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mes k\u00ebtyre shteteve.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/01\/deshton-takimi-i-komisionit-te-perbashket-kosove-serbi-per-te-pagjeturit-ne-bruksel\/\">D\u00ebshton takimi i Komisionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr t\u00eb pagjeturit n\u00eb Bruksel<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Takimi i par\u00eb i Komisionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pagjeturit, i planifikuar t\u00eb mbahej t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Bruksel, d\u00ebshtoi t\u00eb mbahej pasi q\u00eb delegacioni i Serbis\u00eb refuzoi t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb proteste pas aksionit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbylljen e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb. I d\u00ebrguari i BE-s\u00eb p\u00ebr dialog, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5350","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5350"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5350\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}