{"id":53496,"date":"2025-11-20T17:48:41","date_gmt":"2025-11-20T17:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/zbulohet-pretendimi-i-ballukut-ja-pse-u-thirr-ulsi-manja-ne-kryeministri\/"},"modified":"2025-11-20T17:48:41","modified_gmt":"2025-11-20T17:48:41","slug":"zbulohet-pretendimi-i-ballukut-ja-pse-u-thirr-ulsi-manja-ne-kryeministri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/zbulohet-pretendimi-i-ballukut-ja-pse-u-thirr-ulsi-manja-ne-kryeministri\/","title":{"rendered":"Zbulohet pretendimi i Ballukut, ja pse u thirr Ulsi Manja n\u00eb Kryeministri"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku ndodhet\u00a0prej 5 or\u00ebsh n\u00eb kryeministri n\u00eb nj\u00eb takim me kryeministrin Edi Rama, pasi Gjykata e Posa\u00e7me i caktoi mas\u00ebn e sigurimit personal\u00a0\u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d dhe mas\u00ebn e ndalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit, tashm\u00eb t\u00eb ekzektuara.<\/p>\n<p>Burime p\u00ebr Report Tv b\u00ebjn\u00eb me dije se Balluku pretendon se pezullimi \u00ebsht\u00eb shkelje e Kushtetut\u00ebs nga ana e GJKKO-s\u00eb dhe se k\u00ebt\u00eb vendim nuk mund ta marr\u00eb kjo gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Prej 2 or\u00ebsh, takimit Balluku-Rama i \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe deputeti Ulsi Manja, i cili \u00ebsht\u00eb thirrur\u00a0p\u00ebr nj\u00eb opinion juridik lidhur me rastin, pasi me profesion ai \u00ebsht\u00eb jurist, dhe ka qen\u00eb\u00a0prokuror e minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Balluku u mor e pandehur n\u00ebn akuz\u00ebn e shkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera gjat\u00eb procesit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. SPAK e akuzon se ka kontrolluar \u00e7do hap t\u00eb nj\u00eb projekti me vler\u00eb rreth 190 milion\u00eb euro dhe se ka paracaktuar fituesin n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret standarde t\u00eb prokurimit publik p\u00ebr nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb infrastruktur\u00ebs n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit. Gjat\u00eb seanc\u00ebs parlamentare t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, Balluku deklaroi se akuzat ndaj saj ishin t\u00eb pabaza.<\/p>\n<p>Sot SPAK njoftoi se z\u00ebvend\u00ebskryeministrja \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim edhe p\u00ebr tenderin p\u00ebr lotin e kat\u00ebrt t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>SPAK thot\u00eb se jan\u00eb ekzkutuar dy masat e siguris\u00eb p\u00ebr Belinda Ballukun, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Njoftimi i plote<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, n\u00eb vijim t\u00eb hetimeve p\u00ebr procedimin penal nr.136 t\u00eb vitit 2025, jan\u00eb evidentuar shkelje t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera dhe ankande publike, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dy procedurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme prokurimi:<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, pjes\u00eb e seksionit rrugor Orikum-Himar\u00eb t\u00eb autostrad\u00ebs SH8 (Vlor\u00eb-Sarand\u00eb), me fond limit 18.967.810.952 lek\u00eb pa TVSH, t\u00eb zhvilluar nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4, me num\u00ebr REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lek\u00eb pa TVSH, t\u00eb zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me procedur\u00ebn e prokurimit me objekt,\u00a0<strong>\u201c<\/strong><em>Nd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb\u201d n\u00eb seksionin rrugor Orikum-Himar\u00eb, pjes\u00eb e autostrad\u00ebs SH8 (Vlor\u00eb-Sarand\u00eb),\u00a0<\/em>t\u00eb zhvilluar nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve, jan\u00eb evidentuar veprime t\u00eb kundraligjshme t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb ka ndjekur dhe orientuar n\u00eb vijim\u00ebsi procedur\u00ebn e k\u00ebtij prokurimi publik, prej faz\u00ebs p\u00ebrgatitore, zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs, dor\u00ebzimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave, deri n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs me operatorin ekonomik fitues.<\/p>\n<p>E pandehura Belinda Balluku, n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, t\u00eb pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kan\u00eb paracaktuar fituesin e k\u00ebsaj procedure prokurimi, kan\u00eb krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta p\u00ebr bashkimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb fitues \u201c<em>I\u2026.dhe A\u2026..<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb veprimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi, t\u00eb pandehurit kan\u00eb pasur detyrat funksionale; Evis Berberi,\u00a0<em>Drejtor i P\u00ebrgjith\u00ebm i Autoritetit Rrugor Shqiptar<\/em>, Erald Elezi,\u00a0<em>Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve n\u00eb Autoritetin Rrugor Shqiptar<\/em>, Gentian Gjyli,\u00a0<em>Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Nd\u00ebrtimit dhe i Mir\u00ebmbajtjes n\u00eb Autoritetin Rrugor Shqiptar<\/em>, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica,\u00a0<em>Specialist\u00eb t\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Sa i takon procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt, \u201c<em>Nd\u00ebrtimi i\u00a0 Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4<\/em>\u201d, me num\u00ebr REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lek\u00eb pa TVSH, ka rezultuar se \u00a0e pandehura\u00a0 Belinda Balluku, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, ka ndjekur dhe orientuar n\u00eb vijim\u00ebsi procedur\u00ebn e k\u00ebtij prokurimi publik t\u00eb zhvilluar nga Institucioni n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrgatitore, zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs, dor\u00ebzimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave.<\/p>\n<p>E pandehura Belinda Balluku n\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb pandehurin Evis Berberi, an\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokurimit, shtetasit\u00a0<strong><em>J.\u00c7, A.K., D.Xh,\u00a0<\/em><\/strong>an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave,\u00a0<strong><em>Erald Elezi<\/em><\/strong>\u00a0dhe shtetasit\u00a0<strong><em>K.K,<\/em><\/strong><em>\u00a0<strong>M.Sh.<\/strong><\/em><strong>,\u00a0<\/strong>kan\u00eb paracaktuar fituesin e k\u00ebsaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta p\u00ebr bashkimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb,<strong>\u201c<\/strong><em>E\u2026\u201d sh.p.k, \u201cP\u2026\u201dsh.p.k, dhe \u201cN\u2026\u201dsh.p<\/em><em>.k.<\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dy procedurave t\u00eb prokurimit\u00a0 jan\u00eb evidentuar veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, nr. 162\/2020,\u00a0<em>\u201cP\u00ebr Prokurimin Publik\u201d,<\/em>\u00a0VKM nr.285, dat\u00eb 19.05.2021,<em>\u201cP\u00ebr miratimin e rregullave t\u00eb prokurimit publik\u201d<\/em>, ligjin nr.9367, dat\u00eb 07.04.2005\u00a0<em>\u201c<\/em><em>P\u00ebr Parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike\u201d,<\/em>\u00a0i ndryshuar.<\/p>\n<p><em>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Prokuroria e Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr, me vendimin\u00a0 nr.118, dat\u00eb 19.11.2025, ka vendosur :<\/em><\/p>\n<p>Caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues, \u201c<em>Ndalimi i daljes jasht\u00eb shtetit<\/em>\u201d dhe mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter ndalues, \u201c<em>Pezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik<\/em>\u201d, (pezullimi nga detyra me funksione t\u00eb larta shtet\u00ebrore si Zv.Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb), t\u00eb parashikuara nga nenet 233 dhe 242 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku, e akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale, \u201c<em>Shkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike<\/em>\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim<em>,<\/em>\u00a0parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb lidhje me faktin penal q\u00eb i p\u00ebrket procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201c<em>Nd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb<\/em>\u201d dhe e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale, \u201c<em>Shkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike<\/em>\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim<em>,<\/em>\u00a0parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb lidhje me faktin penal q\u00eb i p\u00ebrket procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201c<em>Nd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4<\/em>\u201d.<br \/>\nCaktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues, \u201c<em>Arrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d<\/em><em>,<\/em>\u00a0e parashikuar nga neni 237 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj t\u00eb pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale, \u201c<em>Shkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike<\/em>\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb lidhje me faktin penal q\u00eb i p\u00ebrket procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201c<em>Nd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb<\/em>\u201d.<br \/>\nCaktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues, \u201c<em>Arrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d<\/em><em>,<\/em>\u00a0e parashikuar nga neni 237 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj t\u00eb pandehurit Erald Elezi, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale, \u201c<em>Shkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike<\/em>\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim<em>,<\/em>\u00a0parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb lidhje me faktin penal q\u00eb i p\u00ebrket procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt, \u201c<em>Nd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb<\/em>\u201d dhe i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale,\u201c<em>Shkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike<\/em>\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim<em>,<\/em>\u00a0parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb lidhje me faktin penal q\u00eb i p\u00ebrket procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201c<em>Nd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme Tiran\u00eb, Loti 4<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 20.11.2025, jan\u00eb ekzekutuar masa e sigurimit personal :<\/p>\n<p>Masa e sigurimit personal \u201c<em>Ndalimi i daljes jasht\u00eb shtetit<\/em>\u201d dhe \u201c<em>Pezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik<\/em>\u201d, (pezullimi nga detyra me funksione t\u00eb larta shtet\u00ebrore si Zv.Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb), t\u00eb parashikuara nga nenet 233 dhe 242 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj t\u00eb pandehur\u00ebs Belinda Balluku.<br \/>\nMasat e sigurimit personal \u201c<em>Arrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d<\/em><em>,<\/em>\u00a0e parashikuar nga neni 237 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj t\u00eb pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.<\/p>\n<p>Hetimet e deritanishme jan\u00eb kryer p\u00ebrmes metodave speciale, grumbullimit t\u00eb provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve t\u00eb tjera hetimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me vijon hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zbulohet-pretendimi-i-ballukut-ja-pse-u-thirr-ulsi-manja-ne-kryeministri\/\">Zbulohet pretendimi i Ballukut, ja pse u thirr Ulsi Manja n\u00eb Kryeministri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku ndodhet\u00a0prej 5 or\u00ebsh n\u00eb kryeministri n\u00eb nj\u00eb takim me kryeministrin Edi Rama, pasi Gjykata e Posa\u00e7me i caktoi mas\u00ebn e sigurimit personal\u00a0\u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d dhe mas\u00ebn e ndalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit, tashm\u00eb t\u00eb ekzektuara. Burime p\u00ebr Report Tv b\u00ebjn\u00eb me dije se Balluku pretendon se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53496","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53496\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}