{"id":53471,"date":"2025-11-20T15:48:40","date_gmt":"2025-11-20T15:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/rama-suela-dhe-shabana\/"},"modified":"2025-11-20T15:48:40","modified_gmt":"2025-11-20T15:48:40","slug":"rama-suela-dhe-shabana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/rama-suela-dhe-shabana\/","title":{"rendered":"Rama, Suela dhe Shabana"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>A mos ka Shqip\u00ebria nj\u00eb problem specifik me ministret e brendshme t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe?! Apo mos dy zonjat, p\u00ebrkat\u00ebsisht Suella Braverman dhe Shabana Mahmood, jan\u00eb thjesht rast\u00ebsisht dy zyrtare  t\u00eb larta me q\u00ebndrime identike dhe sh\u00ebnjestruese ndaj komunitetit shqiptar n\u00eb Britani n\u00eb vitet e fundit? Natyrisht q\u00eb qeveria shqiptare s\u2019ka pse t\u00eb ket\u00eb problem me dy politikane gra, p\u00ebr sa koh\u00eb Edi Rama e ka kthyer n\u00eb mani futjen n\u00eb kabinetin e tij t\u00eb grave.<\/p>\n<p>\u00c7eshtja duket e gjitha e fokusuar tek zhvillimet e brendshme n\u00eb politik\u00ebn britanike dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb \u00e7eshtje e sforcuar pasi \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme. Deklarata e sekretares s\u00eb brendshme Mahmood p\u00ebr kthimin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb 700 familjeve shqiptare \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb piketim i sforcuar i nj\u00eb komuniteti etnik, si\u00e7 e quajti me t\u00eb drejt\u00eb kryeministri Rama n\u00eb replik\u00ebn e tij, por nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb n\u00ebnvizim i tepruar i nj\u00eb \u201cfenomeni shqiptar\u201d i cili pas marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe praktikisht ka pushuar s\u00eb qeni i till\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e vinte n\u00eb dukje shtypi britanik dje, q\u00eb nga viti 2022 Britania e Madhe ka kthyer 13 mij\u00eb shtetas shqiptar n\u00eb vendin e tyre t\u00eb origjin\u00ebs pik\u00ebrisht pas marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe mes Londr\u00ebs dhe Tiran\u00ebs. Pa folur p\u00ebr faktin q\u00eb p\u00ebrmasat e emigracionit shqiptar n\u00eb ishullin britanik nuk jan\u00eb kurrsesi t\u00eb krahasueshme me komunitetet e tjera etnike nga Azia, Afrika apo kontinentet e tjera.<\/p>\n<p>Nuk do shum\u00eb mund t\u00eb kuptohet se piketimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka lidhje me nj\u00eb hat\u00ebrmbetje, e cila n\u00eb muajin maj e ekspozoi shum\u00eb keq kryeministrin britanik Starmer gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb. Pala shqiptare ktheu pas k\u00ebrkes\u00ebn e Londr\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb hapur nj\u00eb qend\u00ebr pritjeje p\u00ebr emigrant\u00ebt, n\u00eb shembullin e precedentit italian me Gjadrin. Starmer u sulmua ashp\u00ebr asokohe q\u00eb nuk mundi t\u00eb bind\u00eb kryeministrin Rama p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb nj\u00ebjtin trajtim q\u00eb ju ofrua kryeministres Meloni m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ky \u00ebsht\u00eb rasti klasik kur nj\u00eb vend i vog\u00ebl dhe i varf\u00ebr keqp\u00ebrdoret n\u00eb loj\u00ebn e brendshme politike t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb madh. Laburist\u00ebt ndjejn\u00eb mosp\u00eblqimin e publikut britanik p\u00ebr ekonomin\u00eb, emigracionin dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht klim\u00ebn e pasgirut q\u00eb kalon sot vendi. Ndjejn\u00eb gjithashtu se ksenofobia e ashp\u00ebr e Nigel Farage dhe faj\u00ebsimi i t\u00eb huajve si shkak i t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqiave, jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb mund t\u2019i largojn\u00eb nga pushteti vendor n\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e vog\u00ebl dhe shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me k\u00ebto dinamika t\u00eb brendshme. Kan\u00eb fajin e vet\u00ebm t\u00eb t\u00eb qenit \u201caliens\u201d, pra t\u00eb huaj. Duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebsisoj gjah i majm\u00eb p\u00ebr debatin politik t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb ishullin britanik. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb ata, pra britanik\u00ebt, shprehen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr ne dhe pun\u00ebt tona t\u00eb brendshme. Aq sa ata nuk humbasin rast p\u00ebr ta n\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka ndodh k\u00ebtu tek ne.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ra fjala, edhe nj\u00eb vrojtim periferik nga Tirana, sa i p\u00ebrket rolit t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb sken\u00ebn shqiptare k\u00ebto vitet e fundit. Si\u00e7 dihet Britania e Madhe ka dal\u00eb nga Bashkimi Evropian q\u00eb nga 31 janari i vitit 2020. Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb cep t\u00eb Evrop\u00ebs diplomat\u00ebt britanik\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rol mbikqyr\u00ebs e kujdestar, si n\u00eb koh\u00ebt kur flisnin si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE. Sot ambasad\u00ebn ose ambasadorin britanik i gjen me q\u00ebndrime dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb t\u00eb gjitha demarshet q\u00eb b\u00ebn trupi diplomatik i huaj n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7eshtje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. P\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, korrupsionin, trafiqet e krimin apo edhe standartet demokratike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nj\u00eb lloj autoriteti moral suprem, t\u00eb cilin ja kemi dh\u00ebn\u00eb amerikan\u00ebve p\u00ebr arsye t\u00eb kuptueshme, jau kemi vendosur n\u00eb sini t\u00eb argjendt\u00eb edhe evropian\u00ebve p\u00ebr shkak se po hyjm\u00eb n\u00eb klubin e tyre, por s\u2019dihet p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyesh duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019ua akordojm\u00eb edhe britanik\u00ebve. Sidomos kur vijojn\u00eb t\u00eb na p\u00ebrdorin n\u00eb loj\u00ebn e tyre politike si nj\u00eb popull varkash q\u00eb duhet p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb nga toka e tyre.\/JavaNews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/rama-suela-dhe-shabana\/\">Rama, Suela dhe Shabana<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi A mos ka Shqip\u00ebria nj\u00eb problem specifik me ministret e brendshme t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe?! Apo mos dy zonjat, p\u00ebrkat\u00ebsisht Suella Braverman dhe Shabana Mahmood, jan\u00eb thjesht rast\u00ebsisht dy zyrtare t\u00eb larta me q\u00ebndrime identike dhe sh\u00ebnjestruese ndaj komunitetit shqiptar n\u00eb Britani n\u00eb vitet e fundit? Natyrisht q\u00eb qeveria shqiptare s\u2019ka pse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53471","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53471\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}