{"id":53470,"date":"2025-11-20T15:48:40","date_gmt":"2025-11-20T15:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/mero-baze-ani-wilms-nje-shkrimtare-qe-ka-shpetuar-historine-tone-permes-letersise\/"},"modified":"2025-11-20T15:48:40","modified_gmt":"2025-11-20T15:48:40","slug":"mero-baze-ani-wilms-nje-shkrimtare-qe-ka-shpetuar-historine-tone-permes-letersise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/mero-baze-ani-wilms-nje-shkrimtare-qe-ka-shpetuar-historine-tone-permes-letersise\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Ani Wilms, nj\u00eb shkrimtare q\u00eb ka shp\u00ebtuar historin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrmes let\u00ebrsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ka disa vende si Shqip\u00ebria, ku historiografia ka d\u00ebshtuar t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb me t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb. M\u00eb shum\u00eb sesa e padrejt\u00eb ka qen\u00eb e pafuqishme. Dhe ka nj\u00eb justifikim. Shqip\u00ebria ka aq shum\u00eb ngjyra n\u00eb historin\u00eb e saj sa nuk mund t\u00eb vizatohet nga historian\u00ebt nj\u00ebngjyr\u00ebsh q\u00eb kemi.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb faji i tyre, \u00ebsht\u00eb pafuqia e tyre. Pas historian\u00ebve edhe publicist\u00ebt mund t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar t\u00eb tashmen q\u00eb nes\u00ebr do jet\u00eb histori. D\u00ebshtojn\u00eb, pasi edhe ata kan\u00eb luksin t\u00eb p\u00ebrzgjedhin faktet q\u00eb duan, p\u00ebr t\u00eb ilustruar ngjyrat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb mendje p\u00ebr historin\u00eb. Dhe un\u00eb jam nj\u00eb pjestar i rac\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E vetmja q\u00eb ka fuqin\u00eb e duhur t\u00eb shpjegoj\u00eb historin\u00eb \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia e madhe. Dhe kjo duhet theksuar. Let\u00ebrsia e madhe, jo let\u00ebrsia mediokre apo eksperimentuesit e let\u00ebrsis\u00eb. Let\u00ebrsia e madhe ka fuqin\u00eb t\u00eb jet\u00eb e ndershme dhe e drejt\u00eb. Ajo nuk vihet n\u00eb siklet nga faktet, por vet\u00ebm nga e v\u00ebrteta q\u00eb mbartet p\u00ebrmes  personazheve t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb krijon. Dhe kur arrin t\u2019i gdhend\u00eb ata, ajo ta p\u00ebrplas historin\u00eb me gjith\u00eb ngjyrat e saj n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ani Wilms ia ka arritur k\u00ebsaj. \u201cDielli n\u00eb m\u00ebrgim\u201d, \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia m\u00eb e mir\u00eb historike q\u00eb nj\u00eb lexues shqiptar ka n\u00eb duar pas Ismail Kadares\u00eb. \u00cbsht\u00eb e mir\u00eb sepse autorja ka kaluar Rubikonin e talentit dhe nuk ia lejon vetes t\u00eb jet\u00eb e padrejt\u00eb me historin\u00eb.<\/p>\n<p>Si askund tjet\u00ebr nj\u00eb lexues shqiptar mund t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb historin\u00eb ton\u00eb p\u00ebrmes historis\u00eb s\u00eb hebrenjve tan\u00eb. Mund t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb gjith\u00eb ngjyrat q\u00eb ka pasur idealizimi i keqkuptuar i nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt ndjeheshin nacionalist\u00eb brenda pushtetit t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb huaj dhe komunist\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ndjeheshin \u00e7lirimtar\u00eb po p\u00ebrmes ndihm\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ideologjie t\u00eb huaj. T\u00eb dy pal\u00ebt kishin argumentet e tyre dhe keqkuptimet e tyre. Keqkuptimi i nacionalist\u00ebve ishte se ata ishin et\u00ebrit themelues t\u00eb shtetit dhe duhet t\u2019u besonim, nd\u00ebrsa keqkuptimi i komunist\u00ebve ishte se ata po p\u00ebrballeshin me okupator\u00ebt dhe duhet t\u2019i pranonim.<\/p>\n<p>Vizatimi idilik I jet\u00ebs politike kulturore dhe sociale t\u00eb Vlor\u00ebs, Durr\u00ebsit apo Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 40, p\u00ebrballja e shqiptar\u00ebve me antisemitizmin, dhe ngjyrat e pafundme p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs kaloi miti I mbrojtjes s\u00eb hebrenjve nga shqiptar\u00ebt, q\u00eb nga ai m\u00eb I thjeshti deri tek ministrat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb mund ta tregoj vet\u00ebm let\u00ebrsia tani p\u00ebr tani. M\u00eb von\u00eb ndoshta mund ta tregoj dhe historia.<\/p>\n<p>Personazhi kryesor Jozefi, nj\u00eb i ri hebre q\u00eb p\u00ebrballet me lavdin\u00eb e emrit t\u00eb familjes dhe mbijetes\u00ebn n\u00eb nj\u00eb atdhe q\u00eb e quan edhe t\u00eb tij, lidhjet e tij me Aulon\u00ebn q\u00eb besonte te nacionalizmi antikomunist, me Zahon q\u00eb ishte pjes\u00eb e administrat\u00ebs fashiste dhe u b\u00eb komunist i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me Lazarin, kush\u00ebririn e Aulon\u00ebs t\u00eb kthyer nga Anglia si piktor, por q\u00eb p\u00ebrfundon si zyrtar i misionit anglez gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb pajtuar partizan\u00ebt me nacionalist\u00ebt, adhurimi I tij p\u00ebr Aulon\u00ebn, pastaj hebrejen mbijetuese Rita dhe p\u00ebrfundimi n\u00eb mal me partizan\u00ebt q\u00eb i donte m\u00eb pak se k\u00ebdo tjet\u00ebr, jan\u00eb ngjyrat e v\u00ebrteta t\u00eb historis\u00eb son\u00eb q\u00eb historiografia na e ka imponuar si film bardh e zi.<\/p>\n<p>Ani Wilms ia ka dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb jo nga d\u00ebshira dhe as nga historia e familjes s\u00eb saj. Ia ka dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb sepse ka kaluar prov\u00ebn e t\u00eb qenit shkrimtare dhe, duke hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb, ajo e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb jet\u00eb e padrejt\u00eb dhe e nj\u00ebnashme. Vet\u00ebm ata q\u00eb e kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, mbeten n\u00eb let\u00ebrsi. T\u00eb tjer\u00ebt mbeten vet\u00ebm n\u00eb librari.<\/p>\n<p>Lexojeni librin e saj, nj\u00eb histori mahnit\u00ebse e komunitetit hebre n\u00eb Shqip\u00ebri, e mbijetes\u00ebs s\u00eb tyre, dhe s\u2019keni p\u00ebr t\u00eb njohur aq shum\u00eb hebrenjt\u00eb sesa shqiptar\u00ebt me gjith\u00eb drith\u00ebrimat e tyre, me gjith\u00eb mizorin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb e tyre, me gjith\u00eb banalitetin e idealizmit t\u00eb tyre dhe keqkuptimet me dreq\u00ebrit e tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb shteg i v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ia dal\u00ebsh t\u00eb ngjitesh n\u00eb nj\u00eb maj\u00eb nga ku mund t\u00eb tregosh historin\u00eb e k\u00ebtij vendi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shteg ku kan\u00eb d\u00ebshtuar historian\u00ebt q\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb si shkrimtar\u00eb propagandist\u00eb dhe publicist\u00ebt q\u00eb sillen si shkrimtar\u00eb bestseller\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shteg q\u00eb mund ta kalojn\u00eb pa u rr\u00ebzuar vet\u00ebm ata q\u00eb jan\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb talentuar dhe t\u00eb papreksh\u00ebm nga balta e k\u00ebnet\u00ebs ku jetojm\u00eb dhe ku shumica e atyre q\u00eb vet\u00ebcaktohen shkrimtar\u00eb duan t\u00eb pastrojn\u00eb historin\u00eb e tyre duke b\u00ebr\u00eb pis historin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nPrej vitesh s\u2019kam lexuar nj\u00eb let\u00ebrsi kaq t\u00eb mir\u00eb shqiptare p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb formuar n\u00ebn hijen e Kadares\u00eb dhe pushtetit diktatorial q\u00eb ai ka mbi brezin e ri t\u00eb talentuar t\u00eb shkrimtar\u00ebve. Ani Wilms nuk do na e z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb dot Kadaren\u00eb, por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb do t\u00eb na e kujtoj\u00eb at\u00eb sa her\u00eb ta shfletojm\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit Ani q\u00eb prite gjat\u00eb ta shkruash k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr pa u ngutur nga datat e panaireve apo nevoja p\u00ebr publicitet. Gj\u00ebrat q\u00eb lindin ngadal\u00eb jetojn\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb. Fluturat jetojn\u00eb vet\u00ebm 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/mero-baze-ani-wilms-nje-shkrimtare-qe-ka-shpetuar-historine-tone-permes-letersise\/\">Mero Baze: Ani Wilms, nj\u00eb shkrimtare q\u00eb ka shp\u00ebtuar historin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebrmes let\u00ebrsis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka disa vende si Shqip\u00ebria, ku historiografia ka d\u00ebshtuar t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb me t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb. M\u00eb shum\u00eb sesa e padrejt\u00eb ka qen\u00eb e pafuqishme. Dhe ka nj\u00eb justifikim. Shqip\u00ebria ka aq shum\u00eb ngjyra n\u00eb historin\u00eb e saj sa nuk mund t\u00eb vizatohet nga historian\u00ebt nj\u00ebngjyr\u00ebsh q\u00eb kemi. Nuk \u00ebsht\u00eb faji i tyre, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53470","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53470"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53470\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}