{"id":53383,"date":"2025-11-20T09:48:32","date_gmt":"2025-11-20T09:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/be-nje-perandori-e-mire-rama-ka-dicka-shume-te-vecante-midis-shqiperise-dhe-italise\/"},"modified":"2025-11-20T09:48:32","modified_gmt":"2025-11-20T09:48:32","slug":"be-nje-perandori-e-mire-rama-ka-dicka-shume-te-vecante-midis-shqiperise-dhe-italise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/20\/be-nje-perandori-e-mire-rama-ka-dicka-shume-te-vecante-midis-shqiperise-dhe-italise\/","title":{"rendered":"\u201cBE, nj\u00eb perandori e mir\u00eb\u201d\/ Rama: Ka di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama e ka cil\u00ebsuar BE nj\u00eb perandori t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Euronews, Rama u shpreh se Shqip\u00ebria i takon Evrop\u00ebs dhe se vendi  e meriton integrimin.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb u ndal edhe te marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Itali, ku theksoi se ka di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis vendeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Rama tha se korrupsioni dhe krimi jan\u00eb probleme serioze n\u00eb vend, por se k\u00ebto ekzistojn\u00eb edhe n\u00eb shtete t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb<\/p>\n<p>Moderatorja: I ftuari im p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cEurope Conversation\u201d \u00ebsht\u00eb Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Zot\u00ebri, falemnderit shum\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Falemnderit q\u00eb m\u00eb ftuat.<\/p>\n<p>Moderatorja: Jeni n\u00eb Bruksel duke zhvilluar bisedime p\u00ebr zgjerimin e Bashkimit Europian dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian, ndaj pyetja q\u00eb vjen n\u00eb mend \u00ebsht\u00eb: \u201cP\u00ebrse d\u00ebshiron Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Sepse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb kemi dashur gjithmon\u00eb dhe, m\u00eb n\u00eb fund, mundemi. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur deri ketu. Kemi qen\u00eb n\u00ebn perandori t\u00eb ndryshme dhe, m\u00eb n\u00eb fund, me zgjedhjen ton\u00eb, duam t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e k\u00ebsaj perandorie.<\/p>\n<p>Moderatorja: Oh, ju e konsideroni Bashkimin Europian perandori?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Sigurisht.<\/p>\n<p>Moderatorja: N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Nj\u00eb perandori, n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. Nj\u00eb perandori t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Moderatorja: T\u00eb mir\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb, pyetja q\u00eb do ju b\u00ebja \u00ebsht\u00eb \u201cpse tani\u201d? Ju thoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perandori e mir\u00eb, po sigurisht, kan\u00eb qen\u00eb tri vite shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira k\u00ebto p\u00ebr Bashkimin Europian. Natyrisht, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka  ndikuar shum\u00eb n\u00eb diskutimin europian. Kemi par\u00eb po ashtu k\u00ebt\u00eb momentin ose t\u00eb nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor p\u00ebr BE-n\u00eb, ose t\u00eb nj\u00eb agonie t\u00eb ngadalt\u00eb, e ka th\u00ebn\u00eb Mario Draghi k\u00ebt\u00eb. A e ka humbur BE-ja nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shk\u00eblqimit t\u00eb saj apo besoni se ka ende nj\u00eb mund\u00ebsi?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: D\u00ebgjoni, po m\u00eb pyesni p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Nga nj\u00ebra an\u00eb, per si e shohim ne dhe nga ana tjet\u00ebr si e sheh Europa vetveten n\u00eb bot\u00ebn e sotme. Kur vjen fjala si e shohim ne, e shohim si t\u00eb vetmin vend ku duam t\u00eb jemi, sepse \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm ku do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb garantuara disa gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat kemi luftuar. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr barazin\u00eb p\u00ebrpara ligjit, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr demokracin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit tim, me shum\u00eb modesti, do thoja se nuk \u00ebsht\u00eb se Europa ka humbur di\u00e7ka, por Europa duhet t\u00eb fitoj\u00eb di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Moderatorja: Megjithat\u00eb, kur e sheh situat\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb, sigurisht, me luft\u00ebn q\u00eb ende vazhdon, ju me shum\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi thoni nuk do t\u2019i them BE-s\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, sepse, p\u00ebr momentin, nuk jeni an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, por, sidoqoft\u00eb, ju thoni kam pik\u00ebpamjet e mia sesi duhet t\u00eb jet\u00eb Europa. \u00c7far\u00eb mendoni se do t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebtij kontinenti lufta n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb shkon, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, p\u00ebrtej Ukrain\u00ebs. \u00cbsht\u00eb paralajm\u00ebrimi i fort\u00eb i nj\u00eb bote q\u00eb po ndryshon, i stuhive gjeopolitike q\u00eb po mbarsen dhe i nj\u00eb loje krejt tjet\u00ebr n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E prandaj Europa duhet t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb qasje q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet te normaliteti i vjet\u00ebr, i cili nuk ka p\u00ebr t\u2019u kthyer, por q\u00eb bazohet tek se si ajo t\u00eb sigurohet q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet e par\u00ebnd\u00ebsishme. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb shum\u00eb drejtime dhe mbi t\u00eb gjitha, besoj, p\u00ebr se si e sa do t\u00eb jet\u00eb Europa e aft\u00eb qe tekefundit ajo t\u00eb jet\u00eb forca shtyt\u00ebse p\u00ebr paqen dhe jo nj\u00eb forc\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Moderatorja: Ju that\u00eb q\u00eb reflektimi mbi Europ\u00ebn do t\u00eb varet shum\u00eb nga si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb lufta. N\u00ebse situata n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb keq, a e b\u00ebn kjo Europ\u00ebn m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe a \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb Bashkim ku do t\u00eb donit t\u00eb b\u00ebnit pjes\u00eb, nj\u00eb Bashkim i dob\u00ebt?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Gjith\u00e7ka varet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast,  gjith\u00e7ka varet, sepse, le ta shohim si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq ngush\u00eblluese q\u00eb Bashkimi Europian, Europa si e till\u00eb, Europa demokratike, ende nuk ka nj\u00eb plan paqeje p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh kompromise mbi t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale apo t\u00eb njoh\u00ebsh n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb agresionin. Kjo n\u00ebnkupton se duhet gjetur nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb kombinuar q\u00ebndres\u00ebn kund\u00ebr agresionit me nj\u00eb plan realist paqeje,  duke b\u00ebr\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u2019i ofruar t\u00eb dyja, q\u00ebndres\u00ebn, muskujt n\u00eb aren\u00eb, si edhe vizionin p\u00ebr t\u00eb ardhmen, mund\u00ebsisht nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb Rusin\u00eb, s\u00eb pari drejt paqes e, m\u00eb tej, drejt bashk\u00ebpunimit. E di q\u00eb duket krejt \u00e7menduri t\u00eb mendosh k\u00ebshtu sot, por Europa ka treguar se armiqt\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen partner\u00eb dhe partner\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebhen miq. Sigurisht q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkuar deri aty, m\u00eb s\u00eb pari, na duhet t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb tejkalojm\u00eb mizorin\u00eb e agresionit dhe t\u00eb mos shp\u00ebrblejm\u00eb agresionin. Pa asnj\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>Moderatorja: Kjo \u00ebsht\u00eb interesante, sepse gjuha q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nga Brukseli \u00ebsht\u00eb kryesisht se Rusia p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr europian\u00ebt dhe nuk ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. A e shihni Rusin\u00eb si vend q\u00eb, po, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr europian\u00ebt apo ndoshta ka nj\u00eb rrug\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn duhet angazhuar, sepse Rusia \u00ebsht\u00eb aty, nuk ik\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Sipas meje, nj\u00ebra nuk p\u00ebrjashton tjetr\u00ebn. Bashkimi Sovjetik ishte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr bot\u00ebn dhe p\u00ebr Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, por Richard Nixon dhe Henry Kissinger gjet\u00ebn rrug\u00ebn q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb kanal mjaft t\u00eb fort\u00eb komunikimi dhe t\u00eb fillonin di\u00e7ka krejt t\u00eb re n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn\u00eb edhe me Kin\u00ebn komuniste t\u00eb asaj kohe. Sigurisht, nuk dua t\u00eb b\u00ebj krahasime q\u00eb mund t\u00eb mos lidhen me q\u00ebllimin, por thjesht dua t\u00eb them, se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lufton dhe me t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet Ukrain\u00ebn dhe me t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mendon p\u00ebr forc\u00ebn dhe me t\u00eb drejt\u00eb, Europa duhet t\u00eb ket\u00eb planin e vet t\u00eb paqes dhe nuk duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga diplomacia, pasi l\u00ebnia n\u00eb dor\u00eb e diplomacis\u00eb europiane dhe l\u00ebnia n\u00eb dor\u00eb e \u00e7far\u00ebdolloj paqeje q\u00eb t\u00eb vij\u00eb prej p\u00ebrtej oqeanit, nuk duket se ka qen\u00eb kaq shp\u00ebrblyese deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Moderatorja: Kur thoni l\u00ebnia n\u00eb dor\u00eb, e keni fjal\u00ebn p\u00ebr Trumpin.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Jo. Nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebnia n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Trumpit, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb fal\u00eb Trumpit q\u00eb Europa rizbuloi fjal\u00ebn \u201carm\u00ebpushim\u201d, e cila dukej sikur ishte debuar nga fjalori gjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb, se pavar\u00ebsisht asaj q\u00eb ndodh n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb oqeanit apo se kush \u00ebsht\u00eb nga ana tjet\u00ebr e oqeanit, Europa duhet t\u00eb ket\u00eb planin e saj t\u00eb paqes dhe sigurisht m\u00eb pas ta harmonizoj\u00eb, ta integroj\u00eb dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Moderatorja: Po tani nuk e shihni?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ku \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>Moderatorja: Pra kur flisni me homolog\u00ebt tuaj europian\u00eb dhe ata ju thon\u00eb duam nj\u00eb paqe t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb ndershme, ju mendoni se nuk kan\u00eb baz\u00eb? Nuk shihni nj\u00eb plan?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Un\u00eb nuk po p\u00ebrkrah k\u00ebtu asnj\u00eb paqe t\u00eb padrejt\u00eb e t\u00eb pandershme, thjesht po them q\u00eb diplomacia nuk duhet t\u00eb mbetet pas, edhe pse ka nj\u00eb luft\u00eb. Mos harroni, Izraeli dhe Hamasi luftonin dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb dhe ata komunikonin, negocionin, flisnin. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale, se kjo dhe nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb diku gjetk\u00eb, \u00ebsht\u00eb luft\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Moderatorja: T\u2019i kthehemi arsyes p\u00ebrse jeni n\u00eb Bruksel. Ka pasur ndonj\u00eb ndikim fakti q\u00eb po ndodh nj\u00eb luft\u00eb dhe tashm\u00eb ka nj\u00eb hov t\u00eb ri real t\u00eb zgjerimit? A po ju ndikon pozitivisht kjo gj\u00eb apo mendoni se, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj lufte, ka tashm\u00eb nj\u00eb vrull, pra, po t\u00eb mos ishte p\u00ebr pushtimin e Ukrain\u00ebs, nuk do t\u00eb ishim k\u00ebtu, nuk do t\u00eb ishim duke folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e trisht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Moderatorja:\u2026 q\u00eb u desh nj\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: \u00cbsht\u00eb e trisht\u00eb q\u00eb u desh nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer fjal\u00ebt e drejta e t\u00eb duhura n\u00eb vepra, sepse \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr Bashkimin Europian, se e ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, se nj\u00eb dit\u00eb do jemi bashk\u00eb, por, nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb shum\u00eb drejtime, procesi ishte mjaft zhg\u00ebnjyes. M\u00eb duhet t\u00eb them se agresioni krijoi nj\u00eb energji t\u00eb re dhe kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka v\u00ebrtet frym\u00ebzuese, aq sa \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuese q\u00eb Europa u b\u00eb bashk\u00eb, aq sa \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuese t\u00eb lexosh n\u00eb murin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese t\u00eb madhe nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb uniteti.<\/p>\n<p>Moderatorja: Tashm\u00eb, keni hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb shihet gati si faza e fundit e negociatave, pastaj do t\u00eb jet\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje politike, sepse do t\u2019ju duhet t\u00eb bindni 27 krer\u00ebt e shteteve. Cilin konsideroni aleatin tuaj m\u00eb t\u00eb madh? P\u00ebr, mua q\u00eb e shoh nga jasht\u00eb, Giorgia Meloni \u00ebsht\u00eb mikja juaj m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, apo jo?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: D\u00ebgjoni, nuk dua t\u00eb hyj k\u00ebtu, sepse nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb n\u00eb raport me miq\u00ebsin\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe shum\u00eb bujare q\u00eb po na ofrojn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim.<\/p>\n<p>Moderatorja: Po keni nj\u00eb kimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb e dukshme. \u00c7far\u00eb ju p\u00eblqen tek ajo?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Tani, jeni kureshtare, sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua, ju jeni nj\u00eb grua. M\u00eb duhet t\u00eb them se kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Italin\u00eb, ka di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb gjith\u00eb kryeministrat italian\u00eb, pavar\u00ebsisht partis\u00eb apo ngjyrave politike t\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb treguar shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me ne. Me Giorgian ka nj\u00eb kimi mjaft t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nuk e fsheh dot, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dukshme apo jo? P\u00ebrtej k\u00ebsaj, megjithat\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb priret m\u00eb shum\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb sesa t\u00eb flas\u00eb, \u00e7ka, m\u00eb duhet t\u00eb them, nuk \u00ebsht\u00eb tipike italiane, por ajo \u00ebsht\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Moderatorja: A do t\u00eb ishte m\u00eb e mir\u00eb Europa, po t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs si Giorgia Meloni?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: D\u00ebgjoni, Giorgia \u00ebsht\u00eb e vetme n\u00eb llojin e saj dhe nuk jam i sigurt n\u00ebse mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, por nuk ka aspak dyshim se m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb pozicione drejtuese do ta ndihmojn\u00eb Europ\u00ebn t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb kur sheh Presidenten e Komisionit t\u00eb Bashkimit Europian, kur sheh Giorgian, Mette Frederiksen. T\u00eb gjitha k\u00ebto gra jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb forta dhe i b\u00ebjn\u00eb burrat t\u00eb duken se iu duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Moderatorja: Kur vjen fjala p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb kontekstin europian, e d\u00ebgjojm\u00eb shpesh n\u00eb fjalin\u00eb \u201cmodeli shqiptar\u201d. Jam e sigurt q\u00eb e dini p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ka lidhje me marr\u00ebveshjen p\u00ebr migracionin q\u00eb keni lidhur me italian\u00ebt. Tashm\u00eb, ata kan\u00eb ngritur nj\u00eb qend\u00ebr migracioni ku zbatohet juridiksioni i tyre, por \u00ebsht\u00eb toka juaj. Kur d\u00ebgjojn\u00eb \u201cmodelin shqiptar\u201d, shum\u00eb njer\u00ebz e mendojn\u00eb apo supozojn\u00eb si humbje e sovranitetit t\u00eb nj\u00eb vendi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i juaji. A \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: \u00c7far\u00eb do t\u00eb thuash me sovranitetin?<\/p>\n<p>Moderatorja: Keni polici nga nj\u00eb vend tjet\u00ebr, forca ligjzbatuese nga nj\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: E dini, Italia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Italia \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb presim me padurim t\u00eb kemi. Italian\u00ebt jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb veshur nga Versace. Jemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz, flasim dy gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, na bashkon i nj\u00ebjti det, na p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb nj\u00ebjta\u2026<\/p>\n<p>Moderatorja: Po kur d\u00ebgjoni an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb modelit shqiptar, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr ju? A \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendoni se \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb dhe se m\u00eb shum\u00eb vende do ta b\u00ebnin po t\u00eb mundeshin.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: S\u00eb pari, jo me Shqip\u00ebrin\u00eb, sepse ne mund ta b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me Italin\u00eb, si\u00e7 e thash\u00eb dhe ka shum\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, nuk dua t\u2019ia di \u00e7far\u00eb thon\u00eb njer\u00ebzit. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i thon\u00eb gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Moderatorja:  Nuk doni t\u2019ia dini p\u00ebr perceptimin si vend q\u00eb shk\u00ebmbeu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sovranitetit.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ja, pse e dashurojm\u00eb lirin\u00eb, ja pse e duam demokracin\u00eb, se njer\u00ebzit mund t\u00eb thon\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan.<\/p>\n<p>Moderatorja: Ju nuk pendoheni aspak, do ta b\u00ebnit s\u00ebrish?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Jo, po \u00e7far\u00eb sovraniteti?! Italian\u00ebt jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ne ndihemi n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Moderatorja: Po italian\u00ebt nuk zbatojn\u00eb ligjin tuaj.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Po iu takon atyre t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin e tyre n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb toke, ku duhet ta kryejn\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion q\u00eb \u00ebsht\u00eb i tyre. Na e k\u00ebrkuan ta b\u00ebjm\u00eb, dhe iu tham\u00eb, \u201csigurisht, jeni t\u00eb mir\u00ebpritur, \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia juaj\u201d.<\/p>\n<p>Moderatorja: Ekziston ideja se ju po vini, policin\u00eb, ligjet dhe qytetar\u00ebt e nj\u00eb vendi n\u00ebn nj\u00eb vend tjet\u00ebr dhe se keni l\u00ebshuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo zon\u00eb specifike \u00ebsht\u00eb thuajse nj\u00eb pjes\u00eb e Italis\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb argumentonin se ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon me k\u00ebt\u00eb model, por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, por, pyes veten, a mendoni se ka nj\u00eb nivel hipokrizie k\u00ebtu, sepse do ta b\u00ebnin edhe t\u00eb tjer\u00eb, po t\u00eb mundeshin.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk mund t\u00eb akuzoj ask\u00ebnd p\u00ebr hipokrizi, thjesht mendoj se njer\u00ebzit kan\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme dhe ndonj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb xheloz\u00eb, po kjo \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore. Sa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, nuk e di. Thjesht di q\u00eb p\u00ebr ne ka qen\u00eb nj\u00eb detyrim. Duhej ta b\u00ebnim, sepse Italia na e k\u00ebrkoi dhe kur k\u00ebrkon Italia, ne i themi gjithnj\u00eb \u201cpo\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht Giorgia, \u00ebsht\u00eb Italia.<\/p>\n<p>Moderatorja: A besoni se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cpo\u201d, kur ata k\u00ebrkojn\u00eb, ju thoni \u201cpo\u201d, do t\u2019jua kthejn\u00eb nderin dikur? N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb jep t\u00eb jap.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk ka asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pazari midis nesh dhe Italis\u00eb, sepse Italia ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ne, pa k\u00ebrkuar asgj n\u00eb k\u00ebmbim. Nuk do ta harroj kurr\u00eb dit\u00ebn kur ishim keq, pasi na kishte goditur nj\u00eb t\u00ebrmet shum\u00eb i fort\u00eb dhe t\u00eb par\u00ebt q\u00eb na erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb ishin zjarrfik\u00ebsit italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt hyn\u00eb n\u00ebn rr\u00ebnoja p\u00ebr t\u2019iu shp\u00ebtuar jet\u00ebn njer\u00ebzve q\u00eb nuk i njihnin, n\u00eb nj\u00eb vend ku kishin v\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe e b\u00ebn\u00eb si heronj. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb tregon e thot\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Moderatorja: Kryeminist\u00ebr, nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. That\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb klishe dhe stereotipa mbi at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Nuk e thash\u00eb k\u00ebt\u00eb, por bie dakord me ju.<\/p>\n<p>Moderatorja: Nuk e that\u00eb k\u00ebtu, por e pash\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjali\u2026<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Ah, dikur, diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Moderatorja: Shpreheshit se ka ide q\u00eb dalin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebr mua jan\u00eb klishe, stereotipa t\u00eb asaj q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, disa prej kritik\u00ebve tuaj do t\u00eb argumentonin se ajo t\u00eb cil\u00ebs i referohet kjo imagjinat\u00eb kolektive \u00ebsht\u00eb ndoshta ideja e mafies, krimit, bandave. \u00cbsht\u00eb kjo di\u00e7ka q\u00eb e merrni seriozisht dhe thoni, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb stereotip, por di\u00e7ka q\u00eb duhet ta luftojm\u00eb\u201d. Si ia dilni t\u00eb ecni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, ku, nga nj\u00ebra an\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb ndryshoni imazhin, por edhe luftoni \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Jo, imazhi ka ndryshuar tashm\u00eb dhe ndryshon \u00e7do dit\u00eb, sepse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo gropa e zez\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Moderatorja: Ju mendoni q\u00eb k\u00ebshtu ju kan\u00eb perceptuar njer\u00ebzit?<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Nj\u00eb grop\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb imagjinonin mafie, kriminel\u00eb, drog\u00eb, prostituta dhe \u00e7do t\u00eb keqe t\u00eb mundshme. Tashm\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend rrezatues q\u00eb vijn\u00eb ta vizitojn\u00eb miliona e miliona europian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e shohin q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb Europe, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e mozaikut<\/p>\n<p>Moderatorja: Ju as k\u00ebt\u00eb nuk e merrni leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Nd\u00ebrkoh\u00eb, a kemi ende probleme me krimin e organizuar? Po, kemi. Kush nuk ka? Ja shihni k\u00ebt\u00eb qytet p\u00ebr shembull dhe, prap\u00eb, k\u00ebtu ndodhin gj\u00ebra t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. A kemi probleme me drog\u00ebn? Kush nuk i ka? Sigurisht, na duhet t\u00eb luftojm\u00eb, lufta nuk mbaron kurr\u00eb, si\u00e7 e tregon edhe shembulli i Europ\u00ebs. Europa e ka luftuar drog\u00ebn pafund, por droga \u00ebsht\u00eb ende e pranishme n\u00eb Europ\u00eb dhe lufta vazhdon.<\/p>\n<p>Moderatorja: Edhe komisioni e ngriti k\u00ebt\u00eb argument, k\u00ebshtu q\u00eb bini dakord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, specifikisht dhe p\u00ebr rekomandimet.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Un\u00eb bie dakord me t\u00eb gjitha rekomandimet. Anj\u00ebher\u00eb nuk kam par\u00eb di\u00e7ka m\u00eb objektive, m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa doreza dhe m\u00eb frym\u00ebzuese sesa raporti i Komisionit Europian. Ne jetojm\u00eb p\u00ebr at\u00eb raport.<\/p>\n<p>Moderatorja: Do ia themi Komisioneres, duhet t\u2019i b\u00ebhet qejfi q\u00eb dikush e lexon t\u00eb gjithin nga fillimi n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: E din\u00eb, e din\u00eb. Ne kemi disa njer\u00ebz q\u00eb e lexojn\u00eb nga fillimi deri n\u00eb fund. Nuk di si i mbijetojn\u00eb, por ia dalin. Un\u00eb i adhuroj ata, un\u00eb jetoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb raport. Ta shoh k\u00ebt\u00eb raport si b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb mir\u00eb  \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e jet\u00ebs sime politike.<\/p>\n<p>Moderatorja: Me k\u00ebt\u00eb, Kryeminist\u00ebr, ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb q\u00eb erdh\u00ebt te ne n\u00eb Euronews.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: Falemnderit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/be-nje-perandori-e-mire-rama-ka-dicka-shume-te-vecante-midis-shqiperise-dhe-italise\/\">\u201cBE, nj\u00eb perandori e mir\u00eb\u201d\/ Rama: Ka di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama e ka cil\u00ebsuar BE nj\u00eb perandori t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Euronews, Rama u shpreh se Shqip\u00ebria i takon Evrop\u00ebs dhe se vendi e meriton integrimin. Kreu i qeveris\u00eb u ndal edhe te marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Itali, ku theksoi se ka di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb midis vendeve. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53383","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53383\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}