{"id":53313,"date":"2025-11-19T19:48:24","date_gmt":"2025-11-19T19:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/19\/rama-per-euronews-edhe-brukseli-ka-krim-nuk-eshte-problemi-yne-ekskluziv\/"},"modified":"2025-11-19T19:48:24","modified_gmt":"2025-11-19T19:48:24","slug":"rama-per-euronews-edhe-brukseli-ka-krim-nuk-eshte-problemi-yne-ekskluziv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/19\/rama-per-euronews-edhe-brukseli-ka-krim-nuk-eshte-problemi-yne-ekskluziv\/","title":{"rendered":"Rama p\u00ebr Euronews: Edhe Brukseli ka krim, nuk \u00ebsht\u00eb problemi yn\u00eb ekskluziv"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, deklaroi se vendi i tij e meriton nj\u00eb vend n\u00eb tryez\u00ebn e Bashkimit Evropian, duke theksuar progresin e reformave dhe mb\u00ebshtetjen e gjer\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai pranoi se krimi dhe korrupsioni mbeten sfida serioze, por shtoi se k\u00ebto nuk jan\u00eb probleme t\u00eb ve\u00e7uara vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: \u201cEdhe Brukseli ka krim.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Euronews, Rama tha se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur, pas nj\u00eb dekade reformash t\u00eb thella dhe qasjeje t\u00eb pal\u00ebkundur ndaj integrimit evropian. Ai rikujtoi se vendi ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb negociatave dhe e sheh vitin 2030 si nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb arritshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka qen\u00eb vend kandidat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet, por dinamika e re gjeopolitike e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrain\u00ebs ka shtuar vullnetin e BE-s\u00eb p\u00ebr zgjerim. Si rezultat, Shqip\u00ebria konsiderohet tani nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb favorizuara n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Rama, n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb nga viti 2013 dhe i konfirmuar me nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt vitin e kaluar, tha se vendi ka kaluar nj\u00eb transformim t\u00eb thell\u00eb dhe mbetet i angazhuar fort ndaj vlerave evropiane. Ai e cil\u00ebsoi BE-n\u00eb si nj\u00eb \u201cperandori t\u00eb mir\u00eb\u201d, e cila garanton lirin\u00eb dhe sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian ka vler\u00ebsuar p\u00ebrparimin e b\u00ebr\u00eb, duke theksuar se Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb gati t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet deri n\u00eb fund t\u00eb dekad\u00ebs, n\u00ebse ritmi i reformave ruhet. Me nj\u00eb popullsi prej 2.3 milion\u00eb banor\u00ebsh sa madh\u00ebsia e qytetit t\u00eb Prag\u00ebs vendi paraqet pak sfida p\u00ebr kapacitetin p\u00ebrthith\u00ebs t\u00eb BE-s\u00eb, si n\u00eb aspektin demografik ashtu edhe ekonomik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni theksoi n\u00eb raportin e zgjerimit t\u00eb publikuar muajin e kaluar se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb sistemet p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave dhe t\u00eb intensifikoj\u00eb masat kund\u00ebr trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrafruar me standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rama, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Euronews, pranoi se k\u00ebto mbeten sfida reale:<\/p>\n<p>\u201cA kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka? Shikoni k\u00ebt\u00eb qytet (Brukselin). Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull tjet\u00ebr. Por ka edhe gj\u00ebra t\u00eb shk\u00eblqyera.\u201d<\/p>\n<p>Ai shtoi se perceptimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka ndryshuar ndjesh\u00ebm:<\/p>\n<p>\u201cDikur na shihnin si nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb mjer\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs, tani na shohin si pjes\u00eb t\u00eb mozaikut evropian.\u201d<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta me Italin\u00eb<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Bruksel p\u00ebr nj\u00eb forum t\u00eb Komisionit Evropian mbi zgjerimin, Rama vuri n\u00eb dukje mb\u00ebshtetjen e homolog\u00ebve evropian\u00eb p\u00ebr procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e tij t\u00eb ngusht\u00eb me kryeministren italiane Giorgia Meloni.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb, nj\u00eb vend duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat teknike dhe t\u00eb marr\u00eb miratimin unanim politik t\u00eb t\u00eb gjitha shteteve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Shqip\u00ebria dhe Italia n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ngritjen e qendrave t\u00eb migracionit n\u00eb territorin shqiptar, t\u00eb financuara dhe menaxhuara nga autoritetet italiane. Ky pakt ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kritika, p\u00ebrfshir\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr zhvendosjen e kufijve evropian\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb mundshme t\u00eb parimeve t\u00eb ligjit t\u00eb azilit.<\/p>\n<p>Rama e mbrojti marr\u00ebveshjen, duke e quajtur nj\u00eb akt solidariteti ndaj Italis\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment presioni t\u00eb madh migrator. Ai mohoi se kjo p\u00ebrb\u00ebn cenim t\u00eb sovranitetit shqiptar: \u201cItalia na k\u00ebrkoi. Dhe kur Italia k\u00ebrkon, ne gjithmon\u00eb themi po. Italian\u00ebt jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb veshur me Versace.\u201d<\/p>\n<p>Kryeministri shtoi se \u201cmodeli shqiptar\u201d nuk do t\u00eb zgjerohet n\u00eb vende t\u00eb tjera, edhe pse disa shtete an\u00ebtare kan\u00eb shprehur interes p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb kontekstin e qasjes m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs ndaj migracionit.\/Euronews.com<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/rama-per-euronews-edhe-brukseli-ka-krim-nuk-eshte-problemi-yne-ekskluziv\/\">Rama p\u00ebr Euronews: Edhe Brukseli ka krim, nuk \u00ebsht\u00eb problemi yn\u00eb ekskluziv<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, deklaroi se vendi i tij e meriton nj\u00eb vend n\u00eb tryez\u00ebn e Bashkimit Evropian, duke theksuar progresin e reformave dhe mb\u00ebshtetjen e gjer\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai pranoi se krimi dhe korrupsioni mbeten sfida serioze, por shtoi se k\u00ebto nuk jan\u00eb probleme t\u00eb ve\u00e7uara vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: \u201cEdhe Brukseli ka krim.\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53313","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53313\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}