{"id":53310,"date":"2025-11-19T19:48:24","date_gmt":"2025-11-19T19:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/19\/jakin-marena-21-janari-berisha-ne-spak-e-fati-i-tij-ne-dore-te-fbi-do-fundoset\/"},"modified":"2025-11-19T19:48:24","modified_gmt":"2025-11-19T19:48:24","slug":"jakin-marena-21-janari-berisha-ne-spak-e-fati-i-tij-ne-dore-te-fbi-do-fundoset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/19\/jakin-marena-21-janari-berisha-ne-spak-e-fati-i-tij-ne-dore-te-fbi-do-fundoset\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: 21 janari, Berisha n\u00eb SPAK e \u2018fati\u2019 i tij n\u00eb dor\u00eb t\u00eb FBI. Do \u2018fundoset\u2019?!"},"content":{"rendered":"<p>SPAK, t\u00eb pakt\u00ebn formalisht, e ka thyer \u2018mitin\u2019 e Sali Berish\u00ebs duke e mbajtur p\u00ebr dy or\u00eb n\u00eb institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hetimit, teksa e ka pyetur si person n\u00eb dijeni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e 21 janarit 2011, ku nga plumbat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs u vran\u00eb 4 demonstrues t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs!<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse e kan\u00eb pasur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vijueshme n\u00eb dor\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga hetimi i t\u00eb cil\u00ebs praktikisht varet fati i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re shqiptare, u desh\u00ebn gati 15 vite q\u00eb prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb, tek tuk ndonj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti dhe at\u00ebher\u00eb edhe sot n\u00eb SPAK, t\u00eb merrnin guximin p\u00ebr t\u00eb \u2018vrar\u00eb\u2019 deri diku frik\u00ebn e t\u00eb q\u00ebndronin p\u00ebrball\u00eb ish kryeministrit demokrat p\u00ebrmbi 20 or\u00eb! K\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb e pyet\u00ebn si person n\u00eb dijeni, n\u00eb t\u00eb ardhmen edhe si t\u00eb pandehur, sikurse duken gjasat!<\/p>\n<p>E quajm\u00eb progres dhe k\u00ebt\u00eb, ndon\u00ebse si gjithnj\u00eb \u2018investigativ\u00ebt\u2019 tan\u00eb q\u00eb e \u2018gdhijn\u00eb dhe e ngrysin\u2019 pran\u00eb SPAK nuk kan\u00eb mundur t\u00eb zbardhin asnj\u00eb rresht sot nga d\u00ebshmit\u00eb e Berish\u00ebs p\u00ebrpara prokurorit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, duke na l\u00ebn\u00eb si gjithnj\u00eb p\u00ebr rastin e Doktorit n\u00eb \u2018terr informativ\u2019, pa asnj\u00eb \u2018rrjedhje\u2019 informacioni nga organi i hetimit drejt mediave dhe p\u00ebrmes tyre tek publiku shqiptar! Qoft\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb cunguar dhe me p\u00ebrzgjedhje, t\u00eb themi!<\/p>\n<p>Por nga ajo q\u00eb d\u00ebgjuam nga deklaratat e Berish\u00ebs para mediave sapo doli nga SPAK e n\u00eb der\u00eb t\u00eb SPAK, u bind\u00ebm se k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nuk ka q\u00ebn\u00eb Doktori ai q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb pyetje prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm por kan\u00eb q\u00ebn\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt me hir apo me pahir e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje ish kryeministrin demokrat, pasi vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut i \u2018limuar\u2019 dhe nga vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb ia kalonte \u00e7\u00ebshtjen SPAK, ishte detyrues p\u00ebr organin kryesor t\u00eb hetimit n\u00eb Shqip\u00ebri! Dhe ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb progres i SPAK, pasi na b\u00ebn t\u00eb shpresojm\u00eb se frika q\u00eb kan\u00eb nga Berisha ka nisur t\u00eb dal\u00eb n\u00eb \u2018asistenc\u00eb\u2019 t\u00eb p\u00ebrhershme, deri n\u00eb largimin p\u00ebrfundimtar nga \u2018trupi\u2019 i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re!<\/p>\n<p>Berisha p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u2019ka ndryshuar, as pas 15 vitesh p\u00ebr vrasjen e 4 demonstruesve t\u00eb pafajsh\u00ebm para kryeministris\u00eb m\u00eb 21 janar 2011! P\u00ebr t\u00eb, protestuesit e opozit\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin, dhe Garda i ka q\u00eblluar pa urdh\u00ebr po me forc\u00ebn e ligjit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb godin\u00eb si ajo e kryeministris\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tulla e lla\u00e7! Dhe sipas tij, n\u00ebse nuk ndalen t\u00eb kalojn\u00eb gardhin e kryeministris\u00eb, ata duhet t\u00eb q\u00ebllohen nga k\u00ebmb\u00ebt, ose direkt n\u00eb mish pastaj! Duke mohuar t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr ndokush p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar!  <\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ishte vepruar me \u2018kutin\u2019 e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb \u2018mish\u2019 kush afrohej dhe prekte der\u00ebn e institucioneve, deri m\u00eb tani n\u00eb t\u00eb gjitha protestat e dhunshme t\u00eb opozit\u00ebs aktuale k\u00ebtu e 12 vite me radh\u00eb, me  pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u2018vlimit\u2019 n\u00eb protestat e dhunshme t\u00eb 2019 t\u00eb udh\u00ebhequra nga Basha apo k\u00ebto m\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshmet t\u00eb udh\u00ebhequra nga vet\u00eb Berisha, kur u sulmua kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme, Bashkia e Tiran\u00ebs e deri selia e PS, \u2018gjaku do t\u00eb kishte shkuar deri m\u00eb gju\u2019 dhe do t\u00eb kishin mbetur me dhjetra e dhjetra t\u00eb vrar\u00eb! Por ligji nuk parashikon vrasjen gjat\u00eb protestave, as nga Garda, pasi institucioni nuk \u00ebsht\u00eb godina me tulla e lla\u00e7 dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e \u2018babait\u2019 politik t\u00eb Berish\u00ebs, diktatorit Enver Hoxha, \u2018njeriu ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kapitali m\u00eb i \u00e7muar\u2019!<\/p>\n<p>Dhe duke q\u00ebndruar tek teoria komuniste, Berisha dhe pas daljes nga seanca e pyetjeve n\u00eb SPAK, \u2018mbrojtja m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb sulmi\u2019, mohoi gjith\u00e7ka q\u00eb nga rrahja q\u00eb iu b\u00eb komandantit t\u00eb Gard\u00ebs, fshirjen e serverave t\u00eb kryeministris\u00eb, goditja nga kryeministria, urdh\u00ebri p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar Garda n\u00eb mish mbi turm\u00ebn, e deri tek mohimi i fshirjes s\u00eb provave, i d\u00ebrgimit t\u00eb Bash\u00ebs tek Topi p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi ish kryeprokuroren Ina Rama q\u00eb t\u00eb mos hetoj\u00eb, refuzimin e \u2018dor\u00ebzimit\u2019 t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs sipas urdh\u00ebrarresteve t\u00eb prokuroris\u00eb! Berisha pohoi vet\u00ebm faktin se kishte refuzuar t\u00eb evakuohet nga godina e kryeministris\u00eb me gjith\u00eb lutjet e Bash\u00ebs asokohe minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe kryegardistit Prendi, me argumentin  se kishte pun\u00eb, ishte n\u00eb detyr\u00eb! Ca firma n\u00eb shkresa kushtonin m\u00eb shum\u00eb se 4 jet\u00eb njer\u00ebzisht t\u00eb vrar\u00eb nga plumbat e Gard\u00ebs!<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Berisha tentoi t\u00eb vendoste sh\u00ebnj\u00ebn e barazimit mes organizator\u00ebve t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb drejtuar nga Rama, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte gati 5 snajper\u00eb n\u00eb tarrac\u00ebn e kryeministris\u00eb me urdh\u00ebrin e prer\u00eb prej vet\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr ta q\u00eblluar n\u00eb kok\u00eb n\u00ebse b\u00ebn nj\u00eb hap para, me zinxhirin komandues t\u00eb Gard\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit ishte vet\u00eb kryeministri i asaj kohe m\u00eb 21 janar 2011. E themi k\u00ebt\u00eb sepse Berisha e deklaroi dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb pas daljes nga SPAK se m\u00eb 21 janar 2011 u organizua nj\u00eb \u2018pu\u00e7 shteti\u2019, dhe q\u00eb sipas tij, n\u00ebse shkelet ligji detyrimisht do t\u00eb ket\u00eb vrasje, si\u00e7 ndodhi!  Pra Berisha nuk shfaq asnj\u00eb shenj\u00eb pendese p\u00ebr krimin shtet\u00ebror t\u00eb kryer prej tij, q\u00eb mori 4 jet\u00eb njer\u00ebzish e p\u00ebr t\u00eb cilin Strasburgu por dhe organet ligjzbatuese t\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi! Madje kan\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse, pavar\u00ebsisht bllokimit t\u00eb provave nga ana e Berish\u00ebs, organet e hetimit t\u00eb asaj kohe, kan\u00eb k\u00ebrkuar ekspertiz\u00ebn e huaj, dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb FBI-s\u00eb amerikane dhe t\u00eb organeve ligjzbatuese dhe laborator\u00ebve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb Itali dhe Britani, ekspertiz\u00eb e cila me koh\u00eb dhe vakt \u00ebsht\u00eb n\u00eb dosjet e hetimit p\u00ebr 21 janarin! Duan apo nuk duan ta \u2018rrjedhin\u2019 si informacion prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm tek \u2018investiguesit\u2019 tan\u00eb, p\u00ebr ta kaluar n\u00eb publik, ky \u00ebhst\u00eb fakt dhe i fiksuar n\u00eb dosjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb 21 janarit!<\/p>\n<p>Ka ardhur p\u00ebrgjigjia e FBI p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e plumbit q\u00eb ka dal\u00eb nga pistoleta e ish komandantit t\u00eb Gard\u00ebs nga lart posht\u00eb, duke q\u00eblluar mbi dy prej viktimave t\u00eb 21 janarit. Goj\u00ebt e liga thon\u00eb se vet\u00ebm pistoleta ka q\u00ebn\u00eb e Ndrea Prendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e kan\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb tjer\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e lidhin me syrin e e nxir\u00eb t\u00eb ish komandantit t\u00eb Gard\u00ebs, duke n\u00ebnvizuar faktin se \u00ebsht\u00eb dhunuar r\u00ebnd\u00eb m\u00eb 21 janar n\u00eb ambientet e kryeministris\u00eb! Ndoshta ka folur ose do t\u00eb flas\u00eb Prendi, se n\u00ebse e mban n\u00eb kurriz p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e dy vrasjesve t\u00eb dy prej viktimave t\u00eb protest\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk e shmang d\u00ebnimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm! <\/p>\n<p>E pazbardhur dhe pas 15 viteve, vijon t\u00eb jet\u00eb vrasja e protestuesit Aleks Nika, i cili ka qen\u00eb shum\u00eb larg kryeministris\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb ekzekutuar me nj\u00eb plumb n\u00eb kok\u00eb. Ka q\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht kjo vrasje pa autor q\u00eb nuk e ka mbyllur plot\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjen e 21 janarit, p\u00ebr t\u00eb shpresuar sot p\u00ebr ta zbardhur deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebsaj masakre! E themi k\u00ebt\u00eb sepse, ekspertiza e b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka treguar se plumbi ka pasur k\u00ebnd drejtimi nga lart-posht\u00eb. E par\u00eb fizikisht, predha e sekuestruar n\u00eb trupin e Nik\u00ebs shikohet se \u00ebsht\u00eb totalisht e d\u00ebmtuar dhe nuk ka asnj\u00eb element p\u00ebr t\u2019u identifikuar n\u00ebp\u00ebrmjet ekspertiz\u00ebs. Plumbi ka marr\u00eb nj\u00eb deformim t\u00eb madh duke prishur totalisht vjaskat, karakteristika k\u00ebto q\u00eb lihen nga tyta e arm\u00ebs n\u00eb momentin e qitjes.<br \/>\nKjo pjes\u00eb predhe tre vite pas masakr\u00ebs s\u00eb 21 janarit 2011 \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ekspertiz\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluar n\u00eb nj\u00eb laborator kriminalistik n\u00eb Virginia t\u00eb SHBA, dhe s\u00ebrish nuk jan\u00eb p\u00ebrftuar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb do sh\u00ebrbenin p\u00ebr zbardhjen se nga kush arm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar kjo predha. Pra edhe kjo g\u00ebzhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb SHBA n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Prokuroria e asaj kohe mori asistenc\u00eb nga FBI dhe u kryen shum\u00eb ekspertiza prej tyre, p\u00ebr t\u00eb zbardhur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb 21 janarin. Fal\u00eb asaj ekspertize u ngrit\u00ebn akuzat p\u00ebr vrasjen e 3 protestuesve t\u00eb tjer\u00eb. Me pak fjal\u00eb, SHBA e ka n\u00eb dor\u00eb zbardhjen e k\u00ebsaj dosje. Por q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs prokuroria e drejtuar m\u00eb pas nga Adriatik Llalla nuk mori parasysh asnj\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb ardhur nga SHBA. Kjo solli q\u00eb  pas m\u00eb shum\u00eb se 2 vitesh hetime, m\u00eb 2013 Gjykata e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs d\u00ebnoi me 1 vit burg ish-komandatin e Gard\u00ebs n\u00eb 21 janar 2011, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite burg. Ata u shpall\u00ebn fajtor\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasje nga pakujdesia\u201d p\u00ebr vrasjet e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizi! Pra 4 jet\u00eb t\u00eb pafajshme vlenin sa 4 vite burg! U vran\u00eb me urdh\u00ebr \u2018nga pakujdesia\u2019. Ironi e gjall\u00eb kjo!<\/p>\n<p>Teksa d\u00ebgjonim Berish\u00ebn pas daljes nga SPAK se nuk ishte fshir\u00eb asnj\u00eb serv\u00ebr, ia vlen t\u00eb n\u00ebnvizojm\u00eb se Ina Rama asokohe bahsk\u00ebpunoi fort me organet ligjzbatuese t\u00eb SHBA p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebtyre serverave. K\u00ebshtu, 8 muaj pas masakr\u00ebs s\u00eb 21 janarit, n\u00eb shtator 2011, Prokuroria d\u00ebrgoi p\u00ebr ekspertim n\u00eb SHBA, pajisjet e serverit t\u00eb kamerave t\u00eb Kryeministris\u00eb. Serverat ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb prokuroris\u00eb pak dit\u00eb pas ngjarjeve t\u00eb dhunshme t\u00eb 21 janarit. Por pasi ishte zeruar pamjet! Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur ish sekretari i kryeministris\u00eb  s\u00eb asaj kohe, Gjergj Lezhja! Megjith\u00ebse ai i ka mohuar akuzat!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse, n\u00eb reagimin e par\u00eb p\u00ebr ngjarjen e ndodhur pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, Berisha asokohe deklaroi se kishte porositur sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb kasetat filmike t\u00eb kamerave t\u00eb Kryeministris\u00eb t\u2019i dor\u00ebzoheshin prokuroris\u00eb p\u00ebr hetimin e ngjarjes, pavar\u00ebsisht se k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb e mohoi t\u00eb ket\u00eb pasur kamera sigurie t\u00eb administruara nga kryeministria, duke ia faturuar vet\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs. Prokuroria, disa dit\u00eb m\u00eb pas shkoi vet\u00eb tek Kryeministria dhe p\u00ebr tri dit\u00eb, pasi k\u00ebqyri vendin e ngjarjes, mblodhi provat e nevojshme materiale. Mes k\u00ebtyre provave ishin dhe disqet apo kasetat ku ishin hedhur imazhet e filmuara nga sistemi i kamerave t\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi hetimor i 21 janarit i analizoi pamjet e dh\u00ebna nga Kryeministria, por pasi nuk gjeti skena p\u00ebr asnj\u00eb nga 4 vrasjet, vendosi t\u00eb verifikoj\u00eb m\u00eb tej. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb hetimit t\u00eb prokuroris\u00eb madje shkuan m\u00eb tej, derisa pohuan dyshimet e tyre se imazhet ishin redaktuar para se t\u2019i jepeshin prokuroris\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb pretendim organi i akuz\u00ebs k\u00ebrkoi pajisjen kompjuterike me t\u00eb cil\u00ebn ishte lidhur sistemi i kamerave v\u00ebzhguese t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb. Nj\u00eb pajisje e till\u00eb iu dha prokuroris\u00eb pak dit\u00eb pas k\u00ebrkes\u00ebs dhe p\u00ebrs\u00ebri prokuroria nuk gjeti skenat e vrasjeve n\u00eb filmimet e memorizuara n\u00eb server. Ishin fshir\u00eb me sa duket gjat\u00eb bllokimit q\u00eb i b\u00ebri Berisha sken\u00ebs s\u00eb krimit p\u00ebr disa dit\u00eb, duke mos lejuar prokuror\u00ebt t\u00eb mblidhnin prova dhe t\u00eb hetonin!<br \/>\nPor p\u00ebr gjith\u00e7ka kishte nj\u00eb shpres\u00eb, dhe p\u00ebr rikuperimin e pamjeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb kryeministris\u00eb m\u00eb 21 janar 2011! Nd\u00ebrsa ndodhnin k\u00ebto zhvillime me dosjen \u201c21 janari\u201d, nj\u00eb zhvillim i ri ndodhi n\u00eb dosjen e hapur pas video-p\u00ebrgjimit t\u00eb ish ministrit t\u00eb LSI, t\u00eb ndjerit Dritan Prifti, pasi m\u00eb 11 shkurt 2011 nj\u00eb ekspert amerikan lajm\u00ebroi Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme se n\u00eb kompjuterin e Priftit kishte gjetur nj\u00eb video t\u00eb dyt\u00eb, e cila m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb e fshir\u00eb nga memoria e dukshme, por q\u00eb teknikisht ishte rigjeneruar. Nisur nga ky precedent e n\u00ebn dyshimin se serveri i Kryeministris\u00eb ka pasur fshirje t\u00eb regjistrimeve, Prokuroria e Tiran\u00ebs i d\u00ebrgoi pajisjet n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe prej andej, memoria e serverit t\u00eb kamerave t\u00eb Kryeministris\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb SHBA p\u00ebr ekspertiz\u00eb. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pyetjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb prokuror\u00ebt n\u00eb letrat e d\u00ebrguara pal\u00ebs amerikane, \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebse serveri ka materiale q\u00eb jan\u00eb fshir\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe n\u00ebse realizohet teknikisht rikuperimi i k\u00ebtyre imazheve. Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat ka par\u00eb dhe verifikuar materialet FBI ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me serverin qendror t\u00eb kryeministris\u00eb, filmimet e kamerave, urdh\u00ebrat e dh\u00ebna, dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me operacionin q\u00eb drejtohej nga brenda kryeministris\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ndodhi tragjedia q\u00eb p\u00ebrfundoi me kat\u00ebr vrasje n\u00eb 21 janar 2011.<br \/>\nU v\u00ebrtetua shkenc\u00ebrisht nga FBI, se filmimet 21 janart 2011, nga serveri, jan\u00eb fshir\u00eb. Raporti i shkruar n\u00ebnvizon faktin se jan\u00eb fshir\u00eb. Por z\u00ebraqt brenda PD thon\u00eb se s\u2019p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb ndonj\u00eb \u2018dor\u00eb e kujdesshme\u2019 t\u2019i ket\u00eb kopjuar dhe i ruan me fanatiz\u00ebm k\u00ebto pamje p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Berish\u00ebs. Ose dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar prokuror\u00ebt tani, q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e favorshme, q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb zbardhet! Z\u00ebra ka se nj\u00eb ish deputet, asokohe zyrtar q\u00eb merrej me k\u00ebto pun\u00eb, i ka futur nj\u00eb t\u00eb kopjuar dhe tashm\u00eb rri i qet\u00eb! As Berisha nuk e lin\u00e7on, pavar\u00ebsisht se i ka dal\u00eb kund\u00ebr!<\/p>\n<p>B\u00ebhet me dije se FBI ka mundur t\u00eb rikuperoj\u00eb ngjarjet e fshira nga kamerat, dhe kjo do t\u00eb \u00e7onte automatikisht n\u00eb zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs se kush ka q\u00eblluar mbi turm\u00ebn e protestuesve. Por duke par\u00eb munges\u00ebn e fuqis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb asaj kohe p\u00ebr t\u00eb hetuar, zbardhur e gjykuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me drejt\u00ebsi dhe me themel, u tha se FBI ka provuar se filmimet jan\u00eb fshir\u00eb, porse nuk kan\u00eb arritur t\u00eb nxjerrin asgj\u00eb nga filmimet e fshira, p\u00ebrve\u00e7 faktit se ato jan\u00eb zhdukur. Por q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka r\u00ebn\u00eb justifikimi i deklaruar zyrtarisht nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave t\u00eb asaj kohe e t\u00eb Berish\u00ebs k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb pas daljes nga SPAK, se \u201cserveri i kryeministris\u00eb nuk ka funksionuar\u201d. At\u00ebher\u00eb thuhej se nuk u b\u00eb kurr\u00eb ky rikuperim, por sot teknologjia ka avancuar. <\/p>\n<p>Pra serveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e tyre dhe me sa duket amerikan\u00ebt ia kan\u00eb gjetur an\u00ebn k\u00ebtij rikuperimi, mund ta groposin Berish\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin komandues posht\u00eb tij, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur drejtonte qeverin\u00eb dhe ndodhi masakra! E themi k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb faktin se, p\u00ebrderisa prokuror\u00ebt e SPAK kan\u00eb \u2018guxuar\u2019 t\u00eb \u2018vrasin\u2019 frik\u00ebn dhe t\u00eb pyesin p\u00ebr dy or\u00eb Berish\u00ebn p\u00ebr 21 janarin. Ata kan\u00eb mb\u00ebshtetje amerikane. S\u2019b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap pa k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje! Shpresa vdes e fundit, dhe p\u00ebrderisa brenda k\u00ebsaj shprese gjendet dhe ekspertiza e FBI amerikane e angazhimi i aleatit ton\u00eb m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr 21 janarin. Nd\u00ebrsa shpirt\u00ebrat e 4 t\u00eb ekzekutuearve pa asnj\u00eb faj para kryeministris\u00eb, do t\u00eb gjejn\u00eb drejt\u00ebsi dhe t\u00eb prehen n\u00eb paqe! Urojm\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kjo! Do qet\u00ebsoheshin dhe shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt drejt\u00ebsin\u00eb e re e quajn\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb po t\u00eb jepet drejt\u00ebsi p\u00ebr \u201921 janarin\u2019. Por dhe p\u00ebr \u201cG\u00ebrdecin\u2019! S\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi sa d\u00ebnohen urdh\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e masakrave q\u00eb mor\u00ebn jet\u00eb njer\u00ebzish!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/jakin-marena-21-janari-berisha-ne-spak-e-fati-i-tij-ne-dore-te-fbi-do-fundoset\/\">Jakin Marena: 21 janari, Berisha n\u00eb SPAK e \u2018fati\u2019 i tij n\u00eb dor\u00eb t\u00eb FBI. Do \u2018fundoset\u2019?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK, t\u00eb pakt\u00ebn formalisht, e ka thyer \u2018mitin\u2019 e Sali Berish\u00ebs duke e mbajtur p\u00ebr dy or\u00eb n\u00eb institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hetimit, teksa e ka pyetur si person n\u00eb dijeni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e 21 janarit 2011, ku nga plumbat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs u vran\u00eb 4 demonstrues t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs! Ndon\u00ebse e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53310","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53310\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}