{"id":53241,"date":"2025-11-19T14:48:20","date_gmt":"2025-11-19T14:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/19\/tatata-gjakos-artan-hoxha-jep-detaje-ja-cfare-zbulon-audio-pergjimi-i-ri-qe-dorezova-ne-spak-per-21-janarin\/"},"modified":"2025-11-19T14:48:20","modified_gmt":"2025-11-19T14:48:20","slug":"tatata-gjakos-artan-hoxha-jep-detaje-ja-cfare-zbulon-audio-pergjimi-i-ri-qe-dorezova-ne-spak-per-21-janarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/19\/tatata-gjakos-artan-hoxha-jep-detaje-ja-cfare-zbulon-audio-pergjimi-i-ri-qe-dorezova-ne-spak-per-21-janarin\/","title":{"rendered":"\u201cTa\u2026ta\u2026ta\u2026 GJAKOS\u201d\/ Artan Hoxha jep DETAJE: Ja \u00e7far\u00eb zbulon audio-p\u00ebrgjimi i ri q\u00eb dor\u00ebzova n\u00eb SPAK p\u00ebr \u201c21 Janarin\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika ishin 4 qytetar\u00eb q\u00eb u vran\u00eb nga t\u00eb sht\u00ebnat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs gjat\u00eb protest\u00ebs para Kryeministris\u00eb n\u00eb 21 janar 2011.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e sotme n\u00eb \u201cShqip\u00ebria Live\u201d, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi audio-p\u00ebrgjimin q\u00eb ka dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK, q\u00eb sipas tij, \u00e7oi dhe n\u00eb rihapjen dhe rihetimin e \u00e7\u00ebshtjes. Hoxha tha se n\u00eb audi-p\u00ebrgjim jan\u00eb regjistruar komunikimet q\u00eb kreu i Gard\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Ndrea Prendi ka patur me t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e autoriteteve, nga efektiv\u00ebt e tij, tek Ministria e Brendshme dhe vet\u00eb kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm, Sali Berisha.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb audio-p\u00ebrgjim q\u00eb e kam dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK personalisht. Un\u00eb p\u00ebr \u00e7do deklarim n\u00eb SPAK kam q\u00ebndruar mbi 4 or\u00eb. Berisha sot vet\u00ebm 2 or\u00eb. Nuk besoj se i kan\u00eb ezauruar t\u00eb gjitha pyetjet me gjith\u00eb ato prova q\u00eb kan\u00eb. Ai ka shum\u00eb informacion mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje. Por ka nj\u00eb gj\u00eb, detaji q\u00eb e vuri n\u00eb l\u00ebvizje \u201921 Janarin\u2019, pra q\u00eb finalizoi me kall\u00ebzimin e familjar\u00ebve t\u00eb viktimave, ishte audio-p\u00ebrgjimi q\u00eb dor\u00ebzova un\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e gjykuar sepse dy viktimat jan\u00eb pa autor. Por tani nuk e v\u00eb m\u00eb njeri n\u00eb dyshim q\u00eb vrasjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shteti. T\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt e asaj kohe nuk e shmangin dot k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasbugut. Pas k\u00ebsaj erdhi vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb e ndihmon SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe libri i Bamir Topit sepse ai ka qen\u00eb president dhe kishte informacion n\u00eb klasifikuar. T\u00eb kthehemi tek Berisha. N\u00eb 2011 hetimi i par\u00eb u varros. Arsyen pse e tha gjykata e Strasburgut, u manipuluan provat, u mbulua ngjarja. Hetimi me koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sepse s\u2019ka patur vullnet politik. SPAK nuk e mori me d\u00ebshir\u00eb, e detyroi Gjykata e Lart\u00eb me vendim.  Kjo ishte hera e par\u00eb q\u00eb Berisha flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb. Mund t\u00eb thirret s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Audio-p\u00ebrgjimi \u00ebsht\u00eb ruajtur me diktofon. M\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebj kopje, por nuk e kam shp\u00ebrndar\u00eb. E donin mediat q\u00eb tani e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim. Atu flitet dhe p\u00ebr Bash\u00ebn. Kodet q\u00eb kam zbuluar jan\u00eb komunikimet e brendshme t\u00eb Gard\u00ebs, Ministris\u00eb etj. Personat q\u00eb flisnin kan\u00eb patur kode, nuk dilnin me emra. Bash\u00ebs po i jepet mund\u00ebsia t\u00eb tregoj\u00eb pozicionin e vet. N\u00eb kryeministri nuk komandonte Basha dhe policia q\u00eb komandohej nga Basha ishte larguar, aty ishte vet\u00ebm Garda.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00eb ka patur sistem kamerash dhe e gjith\u00eb zona ishte e mbuluar. Madje ka patur dhe sistem q\u00eb regjistronte t\u00eb gjitha bisedat. Un\u00eb kam dal\u00eb diku nga ora 11 kam folur p\u00ebr ngjarjet. Por pas or\u00ebs 1 nat\u00eb, jan\u00eb fshir\u00eb t\u00eb gjitha pamjet dhe regjistrimet. Jan\u00eb fshir\u00eb provat. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se sistemi i Gard\u00ebs q\u00eb i regjistronte t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk punonte, por n\u00eb fakt punonte. Materiali tregon q\u00eb vrasjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr. Personi i p\u00ebrgjuar \u00ebsht\u00eb komandanti i Gard\u00ebs. Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komunikimet e tij me zinxhirin komandues. \u2018Ta ta ta gjakos\u2019 \u00ebsht\u00eb urdhri q\u00eb u dha p\u00ebr vrasjet. Vrasjet u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr 8 sekonda. Po t\u00eb kishte zgjatur m\u00eb shum\u00eb do ishte b\u00ebr\u00eb kasaphan\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha sot ia la autor\u00ebsin\u00eb Gard\u00ebs. Por urdhri nuk u dha nga Garda. E vetmja e sht\u00ebn\u00eb brenda godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, ishte grushti q\u00eb iu dha Ndrea Prendit. Vrasjet ndodh\u00ebn jasht\u00eb. T\u00eb sht\u00ebnat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vendet ku ishin fshehur efektiv\u00ebt e gard\u00ebs, dhe nj\u00eb e sht\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr ka ardhur nga dera kryesore e kryeministris\u00eb. Zivaer Veizi n\u00eb hyrjen e kryeministris\u00eb, porta e jashtme. Faik Myrtaj ndodhej tek kullat, n\u00eb trotuar. Hekuran Deda u vra n\u00eb platform\u00ebn e mediave, ndodhej Top Channel aty. Aleks Nika nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme dhe plumbi u q\u00ebllua nga dera e jashtme e kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Kam folur me Altin Dumanin para se t\u00eb b\u00ebhej drejtues i SPAK. Dumani m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e merrte dot SPAK n\u00ebn hetim sepse ishte nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. Ai e njihte shum\u00eb mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen prandaj un\u00eb dhe familja Nika donim ta hetonte ai. Ai e ka mbrojtur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit dhe varianti q\u00eb ai ka mbrojtur p\u00ebrputhej me \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb kishim ne. Un\u00eb dhe sot i b\u00ebj apel q\u00eb ta vijoj\u00eb hetimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe t\u2019i jap\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e duhur. Duhet t\u00eb merren n\u00eb pyetje t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt. Edhe kryeministri Edi Rama mes shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.\u201d- tha Hoxha.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/tatata-gjakos-artan-hoxha-jep-detaje-ja-cfare-zbulon-audio-pergjimi-i-ri-qe-dorezova-ne-spak-per-21-janarin\/\">\u201cTa\u2026ta\u2026ta\u2026 GJAKOS\u201d\/ Artan Hoxha jep DETAJE: Ja \u00e7far\u00eb zbulon audio-p\u00ebrgjimi i ri q\u00eb dor\u00ebzova n\u00eb SPAK p\u00ebr \u201c21 Janarin\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika ishin 4 qytetar\u00eb q\u00eb u vran\u00eb nga t\u00eb sht\u00ebnat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs gjat\u00eb protest\u00ebs para Kryeministris\u00eb n\u00eb 21 janar 2011. Dit\u00ebn e sotme n\u00eb \u201cShqip\u00ebria Live\u201d, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi audio-p\u00ebrgjimin q\u00eb ka dor\u00ebzuar n\u00eb SPAK, q\u00eb sipas tij, \u00e7oi dhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53241","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53241","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53241"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53241\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53241"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53241"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53241"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}