{"id":53124,"date":"2025-11-18T20:48:26","date_gmt":"2025-11-18T20:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/bisedat-tronditese-te-sky-ecc-pse-po-drejtohen-gjurmet-e-atentatit-te-gilmando-danit-drejt\/"},"modified":"2025-11-18T20:48:26","modified_gmt":"2025-11-18T20:48:26","slug":"bisedat-tronditese-te-sky-ecc-pse-po-drejtohen-gjurmet-e-atentatit-te-gilmando-danit-drejt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/bisedat-tronditese-te-sky-ecc-pse-po-drejtohen-gjurmet-e-atentatit-te-gilmando-danit-drejt\/","title":{"rendered":"Bisedat trondit\u00ebse t\u00eb Sky ECC\/ Pse po drejtohen gjurm\u00ebt e atentatit t\u00eb Gilmando Danit drejt\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka zbardhur detaje t\u00eb tjera mbi atebtatin e ndodhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Rinas ku humbi jet\u00ebn Gilmando Dani, krahu i djatht\u00eb i Emiljano Shullazit dhe shoq\u00ebruesi i tij Mu\u00e7i Shaljani.<\/p>\n<p>N\u00eb investigimin e emisionit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta lidhjet mes grupeve rivale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, nd\u00ebrsa zbulohet se pistat kryesore n\u00eb lidhje me masakr\u00ebn jan\u00eb hakmarrje nga Troplin\u00ebt e Durr\u00ebsit mbi faktin q\u00eb Dani mund t\u2019u ket\u00eb v\u00ebn\u00eb gjob\u00ebv\u00ebnie, ose nj\u00eb hakmarrje nga Durim Bami mbi ngjarje t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Por cilat jan\u00eb pistat ku grupi hetues \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb hetimin e vrasjes s\u00eb Gilmando Danit dhe mikut t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb Mu\u00e7i Shaljani.<br \/>\nCila ishin p\u00ebrplasjet e Gilmando Danit me grupet e tjera rivale?<br \/>\nDhe a u mor miratimi nga Nikla p\u00ebr ekzekutimin e tij?<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb baza e arsenalit t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb gjetura n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit Ylli Zalla, n\u00eb fshatin Zall n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, baza nga ku u furnizuan dhe dol\u00ebn p\u00ebr qitje, trupa e pushkatar\u00ebve q\u00eb eleminuan Gilmando Danin?<br \/>\nYlli Zalla q\u00eb kishte vuajtur m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr arm\u00ebnbajtje pa leje, pasi n\u00eb banes\u00ebn e tij iu gjet\u00ebn arm\u00eb t\u00eb shumta zjarri dhe q\u00eb pas kontrollit t\u00eb fundit n\u00eb banes\u00eb, ai nuk u gjet aty. \u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u2018Tracking\u2019, Policia e Tiran\u00ebs, ka gjetur n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit Ylli Zalla, nj\u00eb personazh problematik me t\u00eb shkuar kriminale, nj\u00eb arsenal t\u00eb t\u00ebr\u00eb arm\u00ebsh. Ku 48-vje\u00e7ari dyshohet se n\u00eb atentatin e ndodhur n\u00eb Rinas, ku humb\u00ebn jet\u00ebn Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani, ka pasur rol ndihm\u00ebs, p\u00ebr sigurimin e arm\u00ebve q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb krimin e r\u00ebnd\u00eb. Ku gjat\u00eb kontrollit u gjet\u00ebn mina me celular\u00eb, arm\u00eb, tritoll, arm\u00eb automatike dhe pushk\u00eb\u201d, deklaron policia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Por kush ishin banesat e para q\u00eb u kontrolluan nga policia dhe p\u00ebrse grupi hetues u p\u00ebrq\u00ebndrua te \u2018t\u00eb fort\u00ebt\u2019 e Nikl\u00ebs dhe t\u00eb Vlor\u00ebs, konkretisht v\u00ebllez\u00ebrit Valter Bami dhe Durim Bami.<\/p>\n<p>Gilmando Dani i cili si\u00e7 tham\u00eb kishte shum\u00eb hesape t\u00eb hapura, pasi ishte d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia shqiptare me 12 vite burgim p\u00ebr akuz\u00ebn e gjob\u00ebv\u00ebnies ndaj biznesmenit t\u00eb kompanis\u00eb Ylvi Beqja n\u00eb Tiran\u00eb si pjes\u00eb e band\u00ebs s\u00eb Emiljano Shullazit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte shoq\u00ebruar p\u00ebr ngjarje tjera t\u00eb r\u00ebnda penale, teksa u mbijetoi dy atentateve mafioze n\u00eb vitet 2011 dhe 2015. Dani q\u00eb ishte liruar nga burgu vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb tetor 2024.<br \/>\nNd\u00ebrsa kreu i grupit t\u00eb tij kriminal, Emiljano Shullazi, ndodhet n\u00eb burg pasi krahas d\u00ebnimit me 14 vite burgim p\u00ebr gjob\u00ebv\u00ebnie, ai po gjykohet edhe p\u00ebr vrasjen e shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2005.<br \/>\n46-<br \/>\nTeksa ndaj tij ka nj\u00eb mas\u00eb sigurie p\u00ebr akuz\u00ebn e sigurimit t\u00eb kushteve p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Marklen Hak\u00ebn.<br \/>\nGrupi i Emiljano Shullazit q\u00eb ka disa konflikte t\u00eb hapura me grupin e Marklen Hak\u00ebs dhe Durim Bamit t\u00eb njohur si \u2018t\u00eb fort\u00ebt\u2019 e Nikl\u00ebs si dhe me klanin Troplini n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLidhur mbi ngjarjen ku humb\u00ebn jet\u00ebn Gilmando Dani dhe shtetasi Mu\u00e7i Shaljani, jan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb banesat e v\u00ebllez\u00ebrve Xhuljan dhe Lefter Kullaj,<br \/>\nErvin Kodra, Valter Bami, Gentian Ko\u00e7i, v\u00ebllez\u00ebrve Edion dhe Fatmir Bami si dhe Zyber Bami. Kontrolle n\u00eb banesat e k\u00ebtyre shtetasve ku nuk jan\u00eb gjetur sende t\u00eb kundaligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetasit Valter Bami, Gentian Ko\u00e7i dhe Zyber Bami nuk jan\u00eb gjetur n\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa shtetasit Xhuljan dhe Lefter Kullaj, Ervin Kodra, Edison dhe Fatmir Bami, jan\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb ambientet e Drejtoris\u00eb Vendore Tiran\u00eb dhe u jan\u00eb marr\u00eb faktor\u00eb plot\u00ebsues t\u00eb qitjes si dhe jan\u00eb p\u00ebrpiluar vendimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr kryerjen e ekspertimit kimike\u201dthuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrse grupi hetues ka dyshime se pas atentatit n\u00eb Rinas ku objektivi ishte Gilmando Dani q\u00ebndron Durim Bami dhe a ka lidhje kjo me atentatin e d\u00ebshtuar t\u00eb ndodhur n\u00eb janarin e vitit 2015, n\u00eb Qaf\u00ebn e Kasharit ku Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u q\u00eblluan n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nd\u00ebrsa po ktheheshin nga Fush\u00eb-Kruja p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb Tiran\u00ebs,<br \/>\npas njoftimit q\u00eb kishin marr\u00eb se n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, po k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje ishte q\u00eblluar miku i tyre Pajtim Serjani.<\/p>\n<p>Atentat q\u00eb 5 vite m\u00eb pas u pasua me at\u00eb ndaj Durim Bamit n\u00eb Tapiz\u00eb t\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, ku mbeti i plagosur kush\u00ebriri i tij, Ervin Kodra.<br \/>\nPor q\u00eb vet\u00ebm bisedat n\u00eb Sky Ecc, filluan t\u00eb zbulonin aleancat fluide midis grupeve kriminale si dhe kush tashm\u00eb ishin kthyer n\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb.<br \/>\nSi\u00e7 jan\u00eb edhe ato midis ish-deputetit socialist Arben Ndoka q\u00eb siguronte t\u00eb dh\u00ebna nga Emiljano Shullazi n\u00eb lidhje me l\u00ebvizjet e Durim Bamit.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebna q\u00eb do t\u2019i nevojiteshin Ndok\u00ebs dhe klanit t\u00eb tij familjar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb ekzekutohej Durim Bami.<\/p>\n<p>Ndoka q\u00eb kishte humbur v\u00ebllain e tij n\u00eb nj\u00eb atentat, q\u00eb thuhet se mori pran\u00eb vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafuk\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht mikun dhe v\u00ebllain e t\u00eb zhdukurit Enver Stafuka, fati i t\u00eb cilit ende nuk dihet edhe sot.<br \/>\nTeksa ata dyshonin se n\u00eb zhdukjen e tij kishte gisht Durim Bami arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u b\u00ebn\u00eb pal\u00eb me ish-deputetin Ndoka q\u00eb thirri n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr vrasjen e \u2018t\u00eb fortit\u2019 t\u00eb Nikl\u00ebs edhe Astrit Avdylin,<br \/>\n\u2018T\u00eb fortin\u2019 e Shijakut, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ndodhej n\u00eb burg pasi ishte arrestuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u2018Volvo 4\u2019 si dhe dilte n\u00eb p\u00ebrgjime me ish-kryebashkiakun e Durr\u00ebsit, Vangjush Dakon n\u00eb dosjen e bujshme \u2018339\u2019 .<\/p>\n<p>Arben Ndoka sipas SPAK, bashk\u00ebpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit p\u00ebr vrasjen e Durim Bamit.<br \/>\nAldo Avdyli i cili u strehua n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur t\u00eb ishte e nevojshme do t\u00eb hynte n\u00eb loj\u00eb duke ekzekutuar \u2018t\u00eb fortin\u2019 e Nikl\u00ebs\u2019 ku plani ishte q\u00eb v\u00ebllai i Durim Bamit, Valteri t\u00eb merrej peng. Teksa rrug\u00ebs, n\u00eb loj\u00eb hyjn\u00eb edhe Arben M\u00ebrkuri i njohur si \u2018Maneci\u2019 i cili u vra n\u00eb vitin 2022 n\u00eb Durr\u00ebs, i cili do t\u00eb luante rolin e ekzekutorit.<br \/>\nNd\u00ebrsa Gjin Ndoj, vrasja e t\u00eb cilit u urdh\u00ebrua nga Martinaj, po ashtu do t\u00eb kishte rolin e v\u00ebzhguesit t\u00eb Durim Bamit.<br \/>\nNdoka q\u00eb b\u00ebri pakt edhe m\u00eb Bajrat e Shkodr\u00ebs, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, q\u00eb n\u00ebse Durim Bami shkonte tek sht\u00ebpia e tyre, ishin \u2018gati ta grinin\u2019.<\/p>\n<p>Por i paduruar p\u00ebr t\u00eb mbaruar pun\u00eb, Arben Ndoka k\u00ebrkoi vras\u00ebs me pages\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nSi\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe kjo bised\u00eb me Ervis Martinaj.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon n\u00eb lidhje me grupin e vras\u00ebsve me pages\u00eb nga Kosova q\u00eb ka gjetur.<br \/>\nArben Ndoka: \u2018Kam gjet nj\u00eb grup nga Kosova, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb, jan\u00eb super.\u2019<br \/>\nErvis Martinaj: \u2018Ti jap un\u00eb pagesat e tyre\u2019.\u201d<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebsaj dosje q\u00eb lidhet me planin p\u00ebr vrasjen e Durim Bamit \u00ebsht\u00eb edhe ajo m\u00eb her\u00ebt n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb Sky Ecc mes Marklen Hak\u00ebs dhe Emiljano Shullazit. Ky i fundit q\u00eb edhe pse ndodhet n\u00eb burg, p\u00ebrdor jo vet\u00ebm nj\u00eb celular, por edhe Sky.<br \/>\nMarklen Haka q\u00eb e informon Emiljano Shuillazin p\u00ebr l\u00ebvizjet e Durim Bamit me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb blinduar \u2018Range Rover\u2019.<br \/>\nBisedat n\u00eb Sky:<\/p>\n<p>Emiljano Shullazi: Kape\u2026 mos ja zgjat shum\u00eb. Se jam k\u00ebtu dhe robt e mi q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb, e kan\u00eb pak problem t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Nik\u00ebl dhe t\u00eb mbarojn\u00eb pun\u00eb. Po t\u00eb jem vet\u00eb e mbaroj aty te dera e sht\u00ebpis\u00eb. Ky legeni q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu n\u00eb burg, Rraja (Redjan Rraja), thot\u00eb q\u00eb Duri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqishmi aty. I b\u00ebn reklam\u00eb.<br \/>\nAi Duri i ka \u00e7uar haber atij Ndok\u00ebs (Arben Ndok\u00ebs) q\u00eb t\u00eb nxjerr k\u00eb t\u00eb duash p\u00ebrve\u00e7 Valterit dhe m\u00eb jep garanci q\u00eb e mbyllim bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Si t\u2019ja b\u00ebjm\u00eb me e kap k\u2026 me e rrjep me e torturuar, ishalla ta mbysin fort. Se tani s\u2019ka blind q\u00eb e ruan.<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndok\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb informacione p\u00ebr l\u00ebvizjet e Durim Bamit, por pa i th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebto informacione i merrte nga Marklen Haka.<br \/>\nGrafik\u00eb<br \/>\nBisedat Sky Ecc<br \/>\nEmiljano Shullazi: Po m\u00eb thot\u00eb q\u00eb rri aty te Oxhaku shum\u00eb dhe del edhe pa blind te lokal \u2018A\u2026\u2019 dhe me shum\u00eb se 20 minuta nuk rri.<br \/>\nRri me \u00e7unin e xhaj\u00ebs s\u00eb vet, at\u00eb Ko\u00e7in (Gentian Ko\u00e7i) dhe Ervin Kodr\u00ebn nga Tapiza. Kemi folur me nja dy veta dhe ishalla e b\u00ebjn\u00eb (e vrasin).<\/p>\n<p>Do terezi ai m\u2026 se del nj\u00eb dit\u00eb dhe rri gjith\u00eb jav\u00ebn pa dal\u00eb. Shohim mos po i vjen ora.<br \/>\nUn\u00eb jam tek cili variant t\u00eb dali m\u00eb para, vet\u00ebm t\u00eb iki. Se do dalin t\u00eb gjitha pastaj, kush ka dh\u00ebn\u00eb e kush ka gjuajtur. I flet Valteri t\u00eb gjitha pastaj sa t\u2019i thuash e ke radh\u00ebn ti.<\/p>\n<p>Bisedat vijojn\u00eb edhe me persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me q\u00ebllim vrasjen e Durim Bamit, por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk arrijn\u00eb ta realizojn\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb moment, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj, p\u00ebr faktin q\u00eb Shullazin e kishin izoluar n\u00eb regjimin e posa\u00e7\u00ebm \u201841 Bis\u2019.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr episod i dosjes s\u00eb SPAK, lidhet me bashk\u00ebpunimin e Ervis Martinajt me Satilno Bashon p\u00ebr vrasjen e Fatmir Hysenit, i njohur si \u2018Doqja\u2019, p\u00ebr t\u00eb cilin shfaq interes edhe Emiljano Shullazi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dokumentuar aktivitetin kriminal t\u00eb Satilno Bashos, SPAK ka verifikuar edhe komunikimet e tjera q\u00eb ai ka kryer, ku mes tyre bien n\u00eb sy bisedat me Emiljano Shullazin, i cili ndodhet n\u00eb burg.<br \/>\nNga bisedat Prokuroria ka v\u00ebn\u00eb re bashk\u00ebpunimin e tyre me q\u00ebllim lokalizimin e Fatmir Hysenit, Armando Sulejmanit dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me ta.<br \/>\nNga konteksti i bisedave vihet re q\u00eb Emiljano Shullazi ka dyshime se k\u00ebta t\u00eb dy persona jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasjen e Edison Harizajt, ngjarje e ndodhur m\u00eb 6 n\u00ebntor 2018, n\u00eb Durr\u00ebs.<br \/>\nHarizaj q\u00eb njihej ndryshe si \u2018Edison Faqedjeguri\u2019 apo edhe \u2018Edisoni i 7 pallateve\u2019 n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasja e tij q\u00eb ndodhi n\u00eb zon\u00ebn e plazhit, n\u00eb rrug\u00ebn e njohur si \u2018Rruga e \u00c7am\u00ebve\u2019 dhe nga t\u00eb sht\u00ebnat mbeti i plagosur edhe miku i tij, Genci Caci.<br \/>\nAutomjeti tip \u201cAudi\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, u q\u00ebllua me bresh\u00ebri kallashnikovi.<\/p>\n<p>39-vje\u00e7ari Edison Harizaj i cili ka qen\u00eb i skeduar si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa ngjarje kriminale n\u00eb vend.<br \/>\nAi ka qen\u00eb krahu i djatht\u00eb i Emiljano Shullazit dhe ka qen\u00eb i d\u00ebnuar me 10 vite burg p\u00ebr vrasje. D\u00ebnim q\u00eb e kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Bisedat Sky Ecc\u201d<br \/>\nEmiljano Shullazi: Nj\u00ebrin duhet ta marrim peng q\u00eb t\u00eb dim\u00eb kush q\u00ebllon dhe t\u00eb dim\u00eb se ku t\u00eb trokasim pastaj.<br \/>\nKu ma gjen dot \u2018Doqen\u2019?<\/p>\n<p>Emiljano Shullazi q\u00eb me Satilno Bashon shk\u00ebmben mesazhe edhe n\u00eb prill t\u00eb vitit 2020, duke biseduar edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, si\u00e7 ishte vrasja e Leonard Duk\u00ebs.<br \/>\nQ\u00eb sipas Shullazit do t\u00eb merrnin pages\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nPor sipas tij, fillimisht duhej t\u00eb mbyllte problemet me gjyqin, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Satilno Basho ndodhej me mas\u00eb \u2018arrest sht\u00ebpie\u2019.<br \/>\nPor edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedh\u00eb paq.<br \/>\nPor nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, ishin n\u00eb luft\u00eb me koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk ndejti duarkryq.<br \/>\nPor u organizuan nj\u00ebkoh\u00ebsisht si t\u00eb mbrohej ashtu edhe t\u00eb sulmonte.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zon\u00ebn e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami<br \/>\nshfaqet n\u00eb konflikt t\u00eb hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndok\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<br \/>\nK\u00ebshtu Durim Bami p\u00ebr t\u2019u mbrojtur vendos t\u00eb b\u00ebj\u00eb aleanc\u00eb me kund\u00ebrshtar\u00ebt e p\u00ebrbetuar t\u00eb Ervis Martinajt, Leonard Duk\u00ebn dhe Endrit Doklen.<br \/>\nDurim Bami q\u00eb vihet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb Arben Ndok\u00ebs.<br \/>\nBashk\u00eb me Xhelal Rraj\u00ebn, v\u00ebllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit grup parlamentar me Ndok\u00ebn, nisin t\u00eb thurin planin p\u00ebr ekzekutimin e tij.<\/p>\n<p>Endrit Dokle, ish kreu i nj\u00eb prej fraksioneve t\u00eb Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, q\u00eb i shp\u00ebtoi d\u00ebnimit me burgim p\u00ebrjet\u00eb duke u liruar me kusht, do t\u00eb siguronte informacion p\u00ebr l\u00ebvizjet e Ndok\u00ebs, nd\u00ebrsa Marklen Haka, merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjej\u00eb tog\u00ebn e vras\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201cDurim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka jan\u00eb organizuar me q\u00ebllim vrasjen e Arben Ndok\u00ebs, m\u00eb dat\u00eb 28 Janar 2021. N\u00eb momentin kur ky do t\u00eb shkonte p\u00ebr qok\u00eb n\u00eb Rrug\u00ebn e \u2018Elbasanit\u2019, pasi kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb nj\u00eb gjyqtar nga Lezha\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Nga komunikimet del se at\u00eb dit\u00eb Durim Bami shkoi n\u00eb vendin ku mendohej se mund t\u00eb vinte Arben Ndoka me q\u00ebllim vrasjen e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<br \/>\nE priti deri n\u00eb mesdit\u00eb, por Ndoka nuk mb\u00ebrriti.<br \/>\nEdhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Durim Bami komunikon me Doklen p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar informacion t\u00eb ri p\u00ebr l\u00ebvizjet e ish-deputetit Ndoka.<br \/>\nEndrit Dokle i tregon se do t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj shume p\u00ebr ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion, por nuk kishte ndonj\u00eb informacion t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre, vrasja e Arben Ndok\u00ebs nuk u realizua.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndok\u00ebn ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, v\u00ebllez\u00ebrve Duka ku grupi i Ervis Martinaj, m\u00ebsohet se kishte thurur nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Fatmir Hysenin, njohur si \u2018Do\u00e7ja\u2019 dhe v\u00ebllain e tij Armand Hyseni.<br \/>\nFatmir Hyseni q\u00eb del se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e Emiljano Shullazit.<br \/>\nDhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe t\u00eb Gilmando Danit.<\/p>\n<p>Fije t\u00eb ngat\u00ebrruara interesash q\u00eb duket se aty ku bashkohen edhe ndahen p\u00ebr vdekje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Gilmando Dani thuhet se kishte llogari t\u00eb hapura edhe me Troplin\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb cil\u00ebve u kishte vendosur gjob\u00eb.<br \/>\nPor deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb mos e pamundur p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush e shkrepi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb arm\u00ebn e zjarrit ndaj Gilmando Danit.<\/p>\n<p>Apo ishte ky atentat nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ti prer\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb mbetur jasht\u00eb qelis\u00eb. Emiljano Shullazit?<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/bisedat-tronditese-te-sky-ecc-pse-po-drejtohen-gjurmet-e-atentatit-te-gilmando-danit-drejt\/\">Bisedat trondit\u00ebse t\u00eb Sky ECC\/ Pse po drejtohen gjurm\u00ebt e atentatit t\u00eb Gilmando Danit drejt\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d ka zbardhur detaje t\u00eb tjera mbi atebtatin e ndodhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Rinas ku humbi jet\u00ebn Gilmando Dani, krahu i djatht\u00eb i Emiljano Shullazit dhe shoq\u00ebruesi i tij Mu\u00e7i Shaljani. N\u00eb investigimin e emisionit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta lidhjet mes grupeve rivale t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, nd\u00ebrsa zbulohet se pistat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53124","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53124\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}