{"id":53112,"date":"2025-11-18T19:40:43","date_gmt":"2025-11-18T19:40:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/black-out-energjie-informatore-nga-spanja-zbardhet-dosja-e-atentatit-te-rinasit\/"},"modified":"2025-11-18T19:40:43","modified_gmt":"2025-11-18T19:40:43","slug":"black-out-energjie-informatore-nga-spanja-zbardhet-dosja-e-atentatit-te-rinasit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/black-out-energjie-informatore-nga-spanja-zbardhet-dosja-e-atentatit-te-rinasit\/","title":{"rendered":"\u201cBlack out\u201d energjie, informator\u00eb nga Spanja\/ Zbardhet dosja e atentatit t\u00eb Rinasit"},"content":{"rendered":"<p><span>Emisioni \u201dN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d u rikthye k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e atentatit t\u00eb Rinasit, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb dat\u00eb 11 N\u00ebntor 2025, Gilmando Dani dhe humbi jet\u00ebn kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb spital efektivi i policis\u00eb Mu\u00e7i Shaljani, q\u00eb udh\u00ebtonte me t\u00eb. Atentat q\u00eb vjen n\u00eb drit\u00ebn e d\u00ebshmive t\u00eb reja dhe pistat ku grupi hetues \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb zbardhjen e k\u00ebtij krimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Pjes\u00eb nga dokumentari:<\/span><\/p>\n<p><span>Por si mb\u00ebrriti deri n\u00eb vendin e krimit, makina e autor\u00ebve? Dhe si u shfaq ajo aty?<\/span><\/p>\n<p><span>A ishte e mbushur zona me informator\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mbanin t\u00eb informuar tog\u00ebn e qit\u00ebsve, e cila si\u00e7 tham\u00eb shfaqet n\u00eb sken\u00ebn e atentatit vet\u00ebm 2 minuta p\u00ebrpara se automjeti ku n\u00eb bord jan\u00eb Gilmando Dani dhe miku i tij Mu\u00e7i Shaljani, t\u00eb ler\u00eb parkingun e aeroportit \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 dhe t\u00eb l\u00ebviz\u00eb drejt rrethit.<\/span><\/p>\n<p><span>Cila ishte e shkuara e makin\u00ebs q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb krim dhe pse n\u00eb or\u00ebn q\u00eb ndodhi atentati n\u00eb zon\u00eb ishte nd\u00ebrprer\u00eb energjia elektrike?<\/span><\/p>\n<p><span>Gilmando Dani q\u00eb si\u00e7 del edhe m\u00eb tej nga ekspertiza mjeko-ligjore, u gjet pa asnj\u00eb shenj\u00eb jete n\u00eb sediljen e par\u00eb t\u00eb automjetit \u2018Mercedes Benz\u2019 t\u00eb drejtuar nga miku i tij Mu\u00e7i Shaljani, ku plumbat e kishin marr\u00eb n\u00eb kok\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Plumba q\u00eb kishin d\u00ebp\u00ebrtuar deri n\u00eb veshmbathjet e tij, apo edhe n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e dor\u00ebs.<\/span><br \/>\n<span>Dani kishte l\u00ebvizur nga aeroporti deri n\u00eb makin\u00ebn e mikut t\u00eb tij q\u00eb ndodhej n\u00eb parking, me nj\u00eb kapele n\u00eb kok\u00eb dhe nj\u00eb or\u00eb Rolex n\u00eb dor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebrve\u00e7 dy aparateve t\u00eb tij celular\u00eb, ku nj\u00ebri mbante inicialin e emrit t\u00eb tij, dhe sendeve personale, policia nuk gjeti n\u00eb makin\u00eb asgj\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Madje sasia e rrobave q\u00eb kishte marr\u00eb me vete, t\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptosh se udh\u00ebtimi i tij do t\u00eb ishte i shkurt\u00ebr n\u00eb shtetin spanjoll.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cGjat\u00eb kqyrjes s\u00eb kufom\u00ebs s\u00eb shtetasit Gilmando Dani, n\u00eb ambjentet e IML, Tiran\u00eb, u konstatuan disa d\u00ebmtime n\u00eb trup dhe nj\u00eb d\u00ebmtim n\u00eb kok\u00eb, i shkaktuar nga kalimi i predhave t\u00eb nj\u00eb arme zjarri. Nga trupi i viktim\u00ebs u hoq\u00ebn tre predha metalike, tre k\u00ebmisha predhe dhe nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb predhe\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019. targat e automjetit \u2018Toyota\u2019 q\u00eb u p\u00ebrdor nga qit\u00ebsit n\u00eb krimin e vrasjes s\u00eb Gilmando Danit dhe Mu\u00e7i Shaljanit, rezultojn\u00eb t\u00eb vjedhura n\u00eb Greqi, gati pothuaj nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb histori tashm\u00eb e ngjashme e cila p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb \u00e7do sken\u00eb krimi n\u00eb Shqip\u00ebri, ku makinat e vjedhura brenda apo jasht\u00eb vendit, mbahen t\u00eb magazinuara dhe m\u00eb pas dalin dhe p\u00ebrdoren n\u00eb skena krimi t\u00eb ndryshme, sikurse duket se ka ndodhur edhe n\u00eb atentatin e fundit n\u00eb Rinas.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa makina me t\u00eb cilin udh\u00ebtonin tashm\u00eb dy viktimat i p\u00ebrket nj\u00eb kompanie, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Elvis Kosov\u00ebs i njohur si Visi i Garave q\u00eb merret me shitje dhe blerje makinash, si dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa gara me makina.<\/span><\/p>\n<p><span>Elvis Kosova rezulton se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar s\u00eb bashku me nj\u00eb shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi p\u00ebrmes nj\u00eb skeme mashtrimi kan\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb automjet tip \u2018Audi\u2019 me vler\u00eb 200 mij\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, atij iu vendos tritol n\u00eb garazh, n\u00eb zon\u00ebn e Kopshtit Zoologjik n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cNga verifikimet paraprake, rezulton se targat greke XZX 1059, jan\u00eb kall\u00ebzuar t\u00eb vjedhura me dat\u00eb 28 Tetor 2024, n\u00eb shtetin grek, dhe i p\u00ebrkasin nj\u00eb automjeti t\u00eb mark\u00ebs Opel Corsa, me pronar po nj\u00eb shtetas grek.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span><em>Gjithashtu, nga verifikimet n\u00eb sistemin E-gjoba, rezulton se automjeti \u2018Mercedes Benz\u2019 me targa AB 099 UO, me ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt udh\u00ebtonin i d\u00ebmtuari dhe viktima figuron i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb \u2018Mel Construction\u2019\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Por cilat ishin l\u00ebvizjet e Gilmando Danit dhe Mu\u00e7it Shaljanit n\u00eb shtetin spanjoll?<\/span><br \/>\n<span>Dhe si ishte e mundur q\u00eb nj\u00eb agjent i Mbikqyrjes Policore t\u00eb l\u00ebvizte bashk\u00eb me nj\u00eb kontigjent t\u00eb till\u00eb kriminal Gilmando Dani q\u00eb nuk kishte vet\u00ebm 6 muaj q\u00eb kishte dal\u00eb nga burgimi, n\u00eb akuz\u00ebn p\u00ebr gjob\u00ebv\u00ebnie ku ishte d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2018 me 12 vite burgim, por q\u00eb kishte dal\u00eb me vet\u00ebm 2\/3 e d\u00ebnimit?<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNga verifikimet t\u00eb sistemin Tims, rezulton se shtetasit Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani kan\u00eb regjistruar dalje nga territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me dat\u00eb 7 N\u00ebntor 2025,<\/span><br \/>\n<span>n\u00ebp\u00ebrmjet pik\u00ebs s\u00eb kalimit kufitar Rinas, si dhe kan\u00eb regjistruar hyrje n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb dat\u00eb 11 N\u00ebntor 2025, po n\u00eb pik\u00ebn e kalimit Kufitar Rinas\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ajo q\u00eb b\u00ebn habi n\u00eb udh\u00ebtimin e tyre \u00ebsht\u00eb se Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani duhet t\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, pra m\u00eb dat\u00eb 10 N\u00ebntor, dhe jo m\u00eb 11 kur ran\u00eb pre e atentatit.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo pasi fluturimi i tyre lo\u00eb coast me kompanin\u00eb \u2018Wizz Air\u2019, ishte anuluar duke shtyr\u00eb k\u00ebshtu me 24 or\u00eb kthimin e tyre n\u00eb atdhe, por q\u00eb ky anulim nuk duket se i shp\u00ebtoi pasi vras\u00ebsit kishin informacion t\u00eb sakt\u00eb lidhur mbi l\u00ebvizjet e tyre, pse jo edhe p\u00ebr anulimin e fluturimit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7ka l\u00eb t\u00eb mendosh se burimi i informacionit ka qen\u00eb fare pran\u00eb tyre ose vras\u00ebsit mund t\u2019i ken\u00eb ndjekur deri n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb arsyeja e vizit\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb Danit dhe Shaljanit n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga pamjet filmike ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb konfirmohet \u00ebsht\u00eb fakti se makina me tog\u00ebn e qit\u00ebsve vjen nga e nj\u00ebjta rrug\u00eb nga e cila m\u00eb pas largohet.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb hetimit jan\u00eb sekuestruar dhe administruar pamjet filmike t\u00eb marra nga subjekte t\u00eb ndryshme private n\u00eb vendin e ngjarjes si dhe p\u00ebrgjat\u00eb itinerarit q\u00eb dyshohet se kan\u00eb p\u00ebrshkruar autor\u00ebt p\u00ebr t\u2019u afruar dhe larguar nga vendi i ngjarjes.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNga kqyrja paraprake e kamerave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb \u2018A.. Hotel\u2019 rezulton se m\u00eb dat\u00eb 11 N\u00ebntor 2025, n\u00eb or\u00ebn 14:08, nga rruga e vjet\u00ebr e Fush\u00eb Kruj\u00ebs (Rruga e hurmave) shfaqet duke ardhur n\u00eb drejtim t\u00eb rrethit t\u00eb Rinasit, nj\u00eb automjet n\u00eb dukje i mark\u00ebs \u2018Toyota\u2019 me targa t\u00eb huaja, i cili ndalon dhe q\u00ebndron p\u00ebr disa minuta me bllokazh n\u00eb trotuarin p\u00ebrpara subjektit \u2018A.. Hotel\u2019\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb dosjen e hetuesve.<\/span><\/p>\n<p><span>Por p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se si Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani udh\u00ebtuan s\u00eb bashku, grupi hetues nisi k\u00ebrkimet edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ata siguruan biletat e udh\u00ebtimit p\u00ebr n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Nga ku rezultoi se k\u00ebto bileta nuk ishin prer\u00eb nga ata vet\u00eb, por nga nj\u00eb person i tret\u00eb q\u00eb ishte paraqitur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Mu\u00e7i Shaljanit dhe q\u00eb duket se kishte njohje t\u00eb vjetra me administratoren e agjencis\u00eb s\u00eb udh\u00ebtimit.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cNga verifikimet paraprake, rezulton se k\u00ebta dy shtetas kan\u00eb udh\u00ebtuar s\u00ebbashku dhe biletat e udh\u00ebtimit jan\u00eb prer\u00eb n\u00eb agjensin\u00eb e udh\u00ebtimeve \u2018L\u2026 Travel\u2019, Tiran\u00eb, me administratore shtetasen D. \u00c7.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>E pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr rrethanat e hetimit, shtetasja D. \u00c7, ka deklaruar se n\u00eb agjensin\u00eb e udh\u00ebtimve t\u00eb saj ka t\u00eb pun\u00ebsuar pes\u00eb punonj\u00ebse, t\u00eb cilat s\u00eb bashku me t\u00eb merren me rezervimin e biletave t\u00eb udh\u00ebtimeve me avion, autobus, etj..\u00a0<\/span><\/em><span><em>Rezervimet e udh\u00ebtimeve sipas saj b\u00ebhen me an\u00eb t\u00eb paraqitjes fizike t\u00eb klient\u00ebve pran\u00eb agjencis\u00eb ose n\u00ebp\u00ebrmjet numrit t\u00eb telefonit t\u00eb kompanis\u00eb\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosje.<\/span><\/p>\n<p><span>Por n\u00eb rastin konkret D. \u00c7 pranoi se prerja e biletave nuk ishte b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb personat fizik\u00eb. Por nga nj\u00eb njohje e saj shoq\u00ebrore, prej disa vitesh i cili prenotonte shpesh bileta n\u00eb agjencin\u00eb e saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Jo vet\u00ebm p\u00ebr personin e tij, por edhe p\u00ebr familjar\u00eb dhe lidhje t\u00eb tija shoq\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span>Si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb edhe her\u00ebn e fundit q\u00eb kishte kontaktuar me t\u00eb si administratore e agjencis\u00eb. Ku kishte k\u00ebrkuar dy bileta udh\u00ebtimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Vet\u00ebm dy dit\u00eb p\u00ebrpara se Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani t\u00eb udh\u00ebtonin drejt Barcelon\u00ebs n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cM\u00eb dat\u00eb 5 N\u00ebntor 2025 shtetasi R. T, ka prer\u00eb dy bileta n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasve Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani.\u00a0<\/span><\/em><span><em>Biletat e avionit jan\u00eb rezervuar p\u00ebr dat\u00ebn e nisjes 7 N\u00ebntor 2025, ora 19:15 nga Rinasi p\u00ebr n\u00eb Barcelon\u00eb me dat\u00eb kthimi 10 N\u00ebntor 2025. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, pra m\u00eb 10 N\u00ebntor 2025, rreth or\u00ebs 22:17 n\u00eb emailin e agjensis\u00eb son\u00eb t\u00eb udh\u00ebtimeve mb\u00ebrriti nj\u00eb njoftim se fluturimi i kthimit ishte anulluar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt un\u00eb komunikova me shtetasin R. T q\u00eb t\u00eb njoftonte pasagjer\u00ebt Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani\u201d<\/em>, ka pranuar D.\u00c7.<\/span><\/p>\n<p><span>Vet\u00eb D. \u00c7, administratorja e agjencis\u00eb turistike ku Dani dhe Shaljani kishin prer\u00eb biletat, tha p\u00ebr grupin hetues se udh\u00ebtimi u vendos t\u00eb kryhej vet\u00ebm disa or\u00eb pas anulimit M\u00eb dat\u00eb 11 N\u00ebntor ora 11.20, me nisje nga Barcelona Dhe do t\u00eb zgjaste 2 or\u00eb e 10 min.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cSikurse ju b\u00ebra me dije udh\u00ebtimi i anuluar nga kompania \u2018Wizz Air\u2019 u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 11 N\u00ebntor 2025 me orar nisje nga Barcelona n\u00eb or\u00ebn 11:20 dhe orar mb\u00ebrritje n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb or\u00ebn 13:55. Biletat p\u00ebr k\u00ebto dy pasagjer\u00eb u rezervuan dhe u paguan nga shtetasi R.T.<\/span><\/em><br \/>\n<span><em>I cili mi d\u00ebrgoi t\u00eb dh\u00ebnat e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit n\u00eb aplikacionin \u2018\u00cbhatsApp\u2019\u201d<\/em>, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>D. \u00c7 tha m\u00eb tej se ajo nuk kishte asnj\u00eb njohje qoft\u00eb me Gilmando Danin, ashtu edhe me Mu\u00e7i Shaljanin.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa kishte mundur t\u00eb kuptonte q\u00eb R.T, njohja e saj e vjet\u00ebr shoq\u00ebrore q\u00eb prenotoi edhe biletat, kishte lidhje familjare me Mu\u00e7i Shaljanin.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cUn\u00eb nuk kam komunikuar dhe nuk kam kontaktuar asnj\u00ebher\u00eb me shtetasit Gilmando Dani dhe Mu\u00e7i Shaljani, dhe sipas asaj q\u00eb kam kuptuar R.T mund t\u00eb ket\u00eb lidhje familjare me shtetasin Mu\u00e7i Shaljani. Gjithashtu deklaroj se lidhur me dat\u00ebn dhe or\u00ebn e fluturimit, p\u00ebrve\u00e7 meje, punonj\u00ebseve t\u00eb agjensis\u00eb s\u00eb udh\u00ebtimit, dhe shtetasit R. T, mund t\u00eb ken\u00eb patur dijeni edhe personeli i aeroportit t\u00eb Rinasit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb informacion dhe akses n\u00eb list\u00ebn e udh\u00ebtimeve (fluturimeve) dhe t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve\u201d,<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Por shum\u00eb pik\u00ebpyetje kan\u00eb mbetur t\u00eb paqarta mbi ngjarjen. Si ajo e fikjes s\u00eb dritave n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth krimit, nj\u00eb histori e ngjashme si ajo n\u00eb vrasjen e Gentjan Bejtjas n\u00eb fshatin Nik\u00ebl n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, ajo e Ravik Gurr\u00ebs n\u00eb Elbasan apo edhe ajo e G\u00ebzim Sinomatit q\u00eb u q\u00ebllua me snajper n\u00eb Vlor\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ku n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, grupet kriminale shfryt\u00ebzojn\u00eb munges\u00ebn e energjis\u00eb n\u00eb zon\u00ebn ku do t\u00eb kryhet krimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Munges\u00eb energjie q\u00eb n\u00eb rastin e fundit \u00ebsht\u00eb argumentuar nga OSHEE, si e paralajm\u00ebruar. Pasi sipas tyre ka nj\u00eb njoftim q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 00.00 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb dat\u00ebs 10 N\u00ebntor p\u00ebr fikjen e dritave n\u00eb zon\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lidhur mbi k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb OSHEE zbarkuan edhe oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore. \/<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/black-out-energjie-informatore-nga-spanja-dhe-skema-e-perdorur-ne-atentate-te-ngjashme-ndaj-kokave-te-krimit1-bilett-per-gilmando-danin-u-pre-nga-roli-i-visit-te-garave\/#gsc.tab=0\">BalkanWeb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/18\/black-out-energjie-informatore-nga-spanja-zbardhet-dosja-e-atentatit-te-rinasit\/\">\u201cBlack out\u201d energjie, informator\u00eb nga Spanja\/ Zbardhet dosja e atentatit t\u00eb Rinasit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201dN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d u rikthye k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e atentatit t\u00eb Rinasit, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb dat\u00eb 11 N\u00ebntor 2025, Gilmando Dani dhe humbi jet\u00ebn kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb spital efektivi i policis\u00eb Mu\u00e7i Shaljani, q\u00eb udh\u00ebtonte me t\u00eb. Atentat q\u00eb vjen n\u00eb drit\u00ebn e d\u00ebshmive t\u00eb reja dhe pistat ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53112","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53112\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}