{"id":53083,"date":"2025-11-18T17:48:28","date_gmt":"2025-11-18T17:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/dikush-do-te-shkaterroje-bbc-ne-2\/"},"modified":"2025-11-18T17:48:28","modified_gmt":"2025-11-18T17:48:28","slug":"dikush-do-te-shkaterroje-bbc-ne-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/dikush-do-te-shkaterroje-bbc-ne-2\/","title":{"rendered":"Dikush do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb BBC-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sikur BBC-ja t\u00eb mund t\u00eb shprehej lirisht sot, do t\u00eb thoshte se ka p\u00ebsuar nj\u00eb grusht shteti t\u00eb brendsh\u00ebm. Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Tim Davie dhe shefja e BBC News, Deborah Turness, jan\u00eb detyruar t\u00eb largohen nga detyra, por deklaratat e tyre nuk shpjegojn\u00eb shum\u00eb. Edhe sepse asnj\u00ebri prej tyre nuk mund t\u00eb sqaroj\u00eb plot\u00ebsisht \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb grup drejtuesish t\u00eb em\u00ebruar politikisht e kan\u00eb nxitur Samir Shahun, presidentin e BBC-s\u00eb, duke e detyruar t\u00eb heq\u00eb qafe dy nga figurat m\u00eb t\u00eb afta t\u00eb korporat\u00ebs. Duhet ta themi hapur: kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje politike q\u00eb rrezikon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb pun\u00ebn e gazetar\u00ebve dhe t\u00eb minoj\u00eb besimin e publikut.<\/p>\n<p>Me kalimin e or\u00ebve, sekuenca e ngjarjeve q\u00eb \u00e7uan n\u00eb dor\u00ebheqjet e Davie dhe Turness po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e qart\u00eb. M\u00eb 3 n\u00ebntor, Turness kishte propozuar q\u00eb BBC-ja t\u00eb k\u00ebrkonte falje p\u00ebr nj\u00eb montazh problematik t\u00eb transmetuar n\u00eb vitin 2024 n\u00eb emisionin Panorama. N\u00eb at\u00eb material, dy pjes\u00eb t\u00eb ndara t\u00eb fjalimit t\u00eb Donald Trump t\u00eb 6 janarit 2021 ishin bashkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale, duke e b\u00ebr\u00eb q\u00ebndrimin e tij t\u00eb dukej m\u00eb agresiv sesa ishte realisht.<\/p>\n<p>BBC-ja mund, dhe duhej ta kishte trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Gazetar\u00ebt kishin p\u00ebrgatitur nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare faljeje, t\u00eb cil\u00ebn presidenti Shah duhej t\u2019ia d\u00ebrgonte departamentit t\u00eb Kultur\u00ebs, Mediave dhe Sportit. Por kur Shahu u d\u00ebrgoi an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit nj\u00eb kopje t\u00eb draftit, disa prej tyre than\u00eb se falja nuk ishte mjaftuesh\u00ebm e qart\u00eb. Kryengritja erdhi nga an\u00ebtar\u00ebt e bordit t\u00eb em\u00ebruar nga politika. Struktura drejtuese e BBC-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb: kryetari dhe kat\u00ebr drejtor\u00ebt, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kat\u00ebr kombet p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar em\u00ebrohen nga qeveria, nd\u00ebrsa pes\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, pa funksione ekzekutive, zgjidhen nga vet\u00eb bordi.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, reagimi i BBC-s\u00eb ndaj nj\u00eb problemi q\u00eb mund t\u00eb ishte zgjidhur me leht\u00ebsi, mbeti pezull. P\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra u krijua nj\u00eb vakum institucional, n\u00eb t\u00eb cilin u fut menj\u00ebher\u00eb Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, duke kritikuar ashp\u00ebr montazhin e Panorama-s. M\u00eb 8 n\u00ebntor, situata ishte b\u00ebr\u00eb e pakontrollueshme, duke e shtyr\u00eb Turnessin t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen. T\u00eb nes\u00ebrmen, Davie vendosi, duke habitur shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit, se duhej t\u00eb thoshte \u201cmjaft\u201d, dhe ndoqi shembullin e Turness duke u larguar. N\u00eb at\u00eb moment, askush nuk b\u00ebri p\u00ebrpjekje ta bindte shefen e BBC News t\u00eb ndryshonte mendje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mik n\u00eb vendin e duhur<\/p>\n<p>Figura qendrore e k\u00ebsaj historie \u00ebsht\u00eb Robbie Gibb. Ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i kryeministrit konservator dhe i em\u00ebruar n\u00eb bordin e BBC-s\u00eb n\u00eb vitin 2021 nga qeveria e Boris Johnsonit, Gibb ka kaluar kat\u00ebr vitet e fundit duke luftuar at\u00eb q\u00eb ai e konsideron si nj\u00ebanshm\u00ebri progresiste t\u00eb transmetuesit publik. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, an\u00ebtar\u00ebt e bordit nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb vendimet editoriale, n\u00eb montazhe apo n\u00eb renditjen e lajmeve. Por Gibb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij besojn\u00eb se ai po p\u00ebrpiqet ta \u201cshp\u00ebtoj\u00eb\u201d BBC-n\u00eb nga vetja e saj. Vitin e kaluar, ai thuhet t\u00eb ket\u00eb deklaruar se, n\u00ebse nuk arrin ta imponoj\u00eb vullnetin e vet, do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm \u201cta hidhte n\u00eb er\u00eb\u201d transmetuesin.<\/p>\n<p>Shk\u00ebndija q\u00eb \u00e7oi n\u00eb dor\u00ebheqjet e Turness dhe Davie ishte nj\u00eb raport i paraqitur n\u00eb bord nga konsulenti i pavarur Michael Prescott, i cili kritikonte programin Panorama dhe m\u00ebnyr\u00ebn e mbulimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Gaza nga sh\u00ebrbimi arabik i BBC-s\u00eb. Raporti p\u00ebrmbante edhe kritika t\u00eb tjera: nga ajo q\u00eb p\u00ebrshkruhej si \u201ccensur\u00eb e imponuar nga seksioni LGBTQ i BBC News\u201d (kryesisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me personat transgjinor\u00eb), te pasakt\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb material t\u00eb BBC Verify mbi racizmin n\u00eb industrin\u00eb automobilistike. Dihet bot\u00ebrisht se Prescott dhe Gibb jan\u00eb miq t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e v\u00ebrejtjeve t\u00eb Prescott-it mb\u00ebshteteshin n\u00eb k\u00ebrkimet e David Grossman-it, ish-gazetar shum\u00eb i respektuar i Newsnight dhe koleg i Gibb-it n\u00eb koh\u00ebn kur ai punonte p\u00ebr BBC-n\u00eb. Disa prej analizave t\u00eb Grossman-it jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe meritonin m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje. Megjithat\u00eb, raporti i Prescott-it ishte thjesht nj\u00eb konsulenc\u00eb dhe interpretimi i tij, se Panorama paska fshehur informacion thelb\u00ebsor mbi ngjarjet e 6 janarit, ishte i gabuar, pasi ajo q\u00eb ndodhi at\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb e dokumentuar gjer\u00ebsisht. Disa prej kritikave do t\u00eb kishin justifikuar nj\u00eb rishikim t\u00eb brendsh\u00ebm, por asnj\u00eb nuk ishte aq e r\u00ebnd\u00eb sa t\u00eb justifikonte largimin e dy drejtuesve t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Manovra intimidimi<\/p>\n<p>P\u00ebr BBC-n\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment kritik. Transmetuesi publik, me t\u00eb drejt\u00eb, mbahet n\u00eb standarde shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se mediat e tjera, por dor\u00ebheqjet e Daviet dhe Turnessit nuk lidhen me cil\u00ebsin\u00eb e informacionit t\u00eb ofruar. Ato jan\u00eb rezultati i nj\u00eb sulmi politik q\u00eb nxjerr n\u00eb pah dob\u00ebsit\u00eb strukturore t\u00eb mekanizmit q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e korporat\u00ebs. Prej koh\u00ebsh qarkullojn\u00eb z\u00ebra p\u00ebr nj\u00eb presion t\u00eb heshtur politik. Tani ky presion po zhvillohet haptazi.<\/p>\n<p>As q\u00ebndrimi i ministres s\u00eb Kultur\u00ebs, Lisa Nandy, nuk e ka ndihmuar situat\u00ebn. Prej muajsh ajo ka shprehur publikisht dyshime t\u00eb forta p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Davie-t. Kjo ka hapur rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u201cgjueti ndaj BBC-s\u00eb\u201d, e ushtruar nga politikan\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb majt\u00eb. Respekti p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb editoriale t\u00eb transmetuesit po zhduket.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga vera e kaluar, The Observer gazet\u00eb ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr rrezikun e nd\u00ebrhyrjeve politike n\u00eb pun\u00ebn e BBC-s\u00eb dhe ka mb\u00ebshtetur iden\u00eb e nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pavarur, ku politikan\u00ebt nuk mund t\u00eb komandojn\u00eb nga prapaskena dhe ku p\u00ebrzgjedhjet editoriale t\u2019i besohen ekspert\u00ebve t\u00eb pavarur dhe perspektivave t\u00eb jashtme, ashtu si\u00e7 ndodh n\u00eb sektorin e arg\u00ebtimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo situat\u00eb do t\u00eb zhvillohej si nj\u00eb episod i programit t\u00eb njohur t\u00eb BBC-s\u00eb The Celebrity Traitors, ku lojtar\u00ebt ndahen mes \u201cbesnik\u00ebve\u201d dhe \u201ctradhtar\u00ebve\u201d, Davie dhe Turness do t\u00eb ishin padyshim mes besnik\u00ebve. Largimi i tyre p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tradhti ndaj parimit m\u00eb themelor mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshtetet besimi i publikut te BBC-ja: pavar\u00ebsia e saj. <\/p>\n<p>The Observer \u2013 Bota.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/dikush-do-te-shkaterroje-bbc-ne\/\">Dikush do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb BBC-n\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sikur BBC-ja t\u00eb mund t\u00eb shprehej lirisht sot, do t\u00eb thoshte se ka p\u00ebsuar nj\u00eb grusht shteti t\u00eb brendsh\u00ebm. Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Tim Davie dhe shefja e BBC News, Deborah Turness, jan\u00eb detyruar t\u00eb largohen nga detyra, por deklaratat e tyre nuk shpjegojn\u00eb shum\u00eb. Edhe sepse asnj\u00ebri prej tyre nuk mund t\u00eb sqaroj\u00eb plot\u00ebsisht \u00e7far\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53083","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53083\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}