{"id":53082,"date":"2025-11-18T17:48:27","date_gmt":"2025-11-18T17:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/carlo-bollino-jo-fajin-nuk-e-ka-me-saliu-por-ata-pak-sherbetore-te-verber-qe-e-mbeshtesin-ende\/"},"modified":"2025-11-18T17:48:27","modified_gmt":"2025-11-18T17:48:27","slug":"carlo-bollino-jo-fajin-nuk-e-ka-me-saliu-por-ata-pak-sherbetore-te-verber-qe-e-mbeshtesin-ende","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/18\/carlo-bollino-jo-fajin-nuk-e-ka-me-saliu-por-ata-pak-sherbetore-te-verber-qe-e-mbeshtesin-ende\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Jo, fajin nuk e ka m\u00eb Saliu, por ata pak sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb e mb\u00ebshtesin ende"},"content":{"rendered":"<p>Protestat e Berish\u00ebs n\u00eb nivelin e K\u00eblli\u00e7it para Bashkis\u00eb: nj\u00eb grusht njer\u00ebzish me t\u00eb nj\u00ebjtat pankarta<\/p>\n<p>As stilin e pankartave s\u2019ka dashur ta ndryshoj\u00eb: Sali Berisha ka vendosur t\u00eb kopjoj\u00eb fiks modelin e protestave t\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7it para Bashkis\u00eb, duke imituar madje edhe tabelat e kuqe e t\u00eb zeza q\u00eb mbanin protestuesit, sot si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. T\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh fjal\u00ebn \u201cprotestues\u201d \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grusht deputet\u00ebsh dhe punonj\u00ebsish t\u00eb PD-s\u00eb, partin\u00eb q\u00eb Berisha e ka katandisur nga ish-forca m\u00eb e madhe opozitare n\u00eb nj\u00eb OJF deputet\u00ebsh pa asnj\u00eb mb\u00ebshtetje mbar\u00ebpopullore.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i protest\u00ebs nuk ishte masiviteti\u201d, tha Berisha n\u00eb rr\u00ebfimin e tij televiziv, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb justifikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb patetike d\u00ebshtimin e tubimit t\u00eb organizuar mbr\u00ebm\u00eb para Kryeministris\u00eb. Por ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtronte u kujdes Syri, televizioni i familjes, i cili \u00ebnd\u00ebrronte masivitet dhe q\u00eb madje titulloi: \u201cMij\u00ebra protestues i bashkohen thirrjes s\u00eb opozit\u00ebs para Kryeministris\u00eb\u201d. N\u00eb realitet nuk ishin m\u00eb shum\u00eb se 200 vet\u00eb (pothuajse t\u00eb gjith\u00eb burra), sakt\u00ebsisht si n\u00eb protestat e para t\u00eb K\u00eblli\u00e7it. N\u00eb protestat e fundit para Bashkis\u00eb kishin mbetur rreth nj\u00ebzet mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb paguar e t\u00eb lodhur, dhe mjafton kjo p\u00ebr t\u00eb parashikuar fatin e strategjis\u00eb s\u00eb d\u00ebshtuar q\u00eb Berisha ka vendosur t\u00eb ndjek\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga sot, p\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb \u00e7do jav\u00eb, i nj\u00ebjti rreth sherbetore do t\u00eb mblidhet para Kryeministris\u00eb, gjyshi-Berisha do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me revolt\u00eb komb\u00ebtare dhe pastaj t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. S\u00eb shpejti do lodhen edhe ata, dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb shuhet, si \u201cMosbindja e Madhe Civile Pa Nd\u00ebrprerje\u201d e shpallur nga Berisha dhe Noka, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka mbetur m\u00eb asnj\u00eb gjurm\u00eb pas shfaqjes s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha vazhdon t\u00eb mos m\u00ebsoj\u00eb nga gabimet e tij, dhe Partia Demokratike, p\u00ebr shkak t\u00eb tij, po fundoset duke t\u00ebrhequr me vete shpresat p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb vend nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb besueshme. Si n\u00eb koh\u00ebn kur bashk\u00ebpunonte me Ramiz Alin\u00eb duke refuzuar t\u00eb hiqte emrin \u201cEnver Hoxha\u201d nga universiteti dhe duke e quajtur ende \u201cshoku Ramiz\u201d p\u00ebr t\u2019i garantuar nj\u00eb tranzicion t\u00eb but\u00eb, ashtu edhe sot Berisha duket sikur i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim Edi Ram\u00ebs, duke i dhuruar pushtet absolut pa asnj\u00eb alternativ\u00eb.Por n\u00eb koh\u00ebn e protestave studentore, Berisha mashtroi opinionin publik dhe \u00ebndrr\u00ebn e student\u00ebve, sepse kishte planin t\u2019i  siguronte vetes nj\u00eb t\u00eb ardhme politike si lider absolut. Po tani? \u00c7far\u00eb \u00ebnd\u00ebrron sot Sali Berisha? N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb \u00e7far\u00eb vazhdon t\u00eb tradhtoj\u00eb \u00ebndrrat e popullit opozitar?<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Berisha nuk \u00ebnd\u00ebrron m\u00eb asgj\u00eb sepse, duke ditur q\u00eb nuk ka asnj\u00eb t\u00eb ardhme politike p\u00ebrpara, ajo q\u00eb i intereson \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij. Arsyeja nuk \u00ebsht\u00eb imuniteti, t\u00eb cilin p\u00ebr vite me radh\u00eb e kishte objektiv duke pushtuar rolin e liderit t\u00eb opozit\u00ebs. SPAK ka treguar se nuk ka asnj\u00eb imunitet p\u00ebr Berish\u00ebn dhe familjen e tij, ve\u00e7 sikletit dhe kujdesit t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb drejt\u00ebsia historikisht i ka rezervuar, duke pasur frik\u00eb nga dhuna e tij fizike dhe eg\u00ebrsia verbale e bazuar te shpifja. Berisha mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb sillet me bulliz\u00ebm edhe pa e mbajtur peng PD-n\u00eb, dhe drejt\u00ebsia do t\u00eb vazhdonte ta druante nj\u00ebsoj. Vendimi p\u00ebr ta fundosur Partin\u00eb Demokratike mb\u00ebshtetet pra vet\u00ebm te vizioni i tij arkaik e patriarkal i bajraktarit q\u00eb e konsideron veten pronar t\u00eb padiskutuesh\u00ebm t\u00eb fisit t\u00eb vet, me pushtet jete e vdekjeje mbi secilin prej an\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb fisi i tij, dhe an\u00ebtar\u00ebt e deputet\u00ebt e saj pranojn\u00eb (ose durojn\u00eb) t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rregull patriarkale. Besojn\u00eb se po vdiq bajraktari, nuk do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr ta dhe as rrog\u00eb deputeti. Nuk kuptojn\u00eb se mbijetesa e tyre varet pik\u00ebrisht nga largimi i tij, sepse n\u00ebse Berisha mbetet n\u00eb krye, n\u00eb zgjedhjet e ardhshme do zhduken edhe vet\u00eb ata.<\/p>\n<p>Fajtor, pra, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm kryetari, por t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ende e rrethojn\u00eb. Mbaroi koha e batut\u00ebs \u201cfajin e ka Saliu\u201d. Jo, fajin e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e mb\u00ebshtesin ende si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb verb\u00ebr. Faji \u00ebsht\u00eb tek ato pak dhjet\u00ebra deputet\u00eb dhe funksionar\u00eb partie q\u00eb mbr\u00ebm\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb bulevard, te k\u00ebmb\u00ebt e bajraktarit t\u00eb tyre, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb besoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb ende ai lideri, si\u00e7 ndodhte n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb Benito Musolinit. Si\u00e7 ndodh gjithmon\u00eb me \u00e7do diktator n\u00eb dit\u00ebt e fundit, i izoluar nga vendi i vet, por q\u00eb ngush\u00ebllohet duke par\u00eb pak sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mbetur besnik\u00eb q\u00eb e mashtrojn\u00eb duke i treguar se nuk \u00ebsht\u00eb ende vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Rezultatet zgjedhore t\u00eb 9 n\u00ebntorit n\u00eb 5 bashkit\u00eb ku u votua, p\u00ebrputhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte me pamjet e bulevardit bosh t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb djeshme. Jan\u00eb rezultate dhe imazhe q\u00eb nxjerrin n\u00eb pension sondazhist\u00ebt, sepse Partia Demokratike e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb humb\u00ebse pa asnj\u00eb mund\u00ebsi rikthimi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e mposhtur q\u00eb n\u00eb nisje dhe q\u00eb nuk premton m\u00eb asnj\u00eb surpriz\u00eb. Braktisja e kutive dhe e sheshit tregon se militant\u00ebt e opozit\u00ebs kan\u00eb reshtur s\u00eb \u00ebnd\u00ebrruari. Ata, ndryshe nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e verb\u00ebr q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr oportuniz\u00ebm n\u00eb oborrin e Berish\u00ebs, nuk besojn\u00eb m\u00eb te bajraktari. Populli opozitar ka folur, dhe ai tregon se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i emancipuar dhe se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se ata q\u00eb pretendojn\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.\/Shqiptarja <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/carlo-bollino-jo-fajin-nuk-e-ka-me-saliu-por-ata-pak-sherbetore-te-verber-qe-e-mbeshtesin-ende\/\">Carlo Bollino: Jo, fajin nuk e ka m\u00eb Saliu, por ata pak sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb e mb\u00ebshtesin ende<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Protestat e Berish\u00ebs n\u00eb nivelin e K\u00eblli\u00e7it para Bashkis\u00eb: nj\u00eb grusht njer\u00ebzish me t\u00eb nj\u00ebjtat pankarta As stilin e pankartave s\u2019ka dashur ta ndryshoj\u00eb: Sali Berisha ka vendosur t\u00eb kopjoj\u00eb fiks modelin e protestave t\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7it para Bashkis\u00eb, duke imituar madje edhe tabelat e kuqe e t\u00eb zeza q\u00eb mbanin protestuesit, sot si nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-53082","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53082\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}