{"id":52944,"date":"2025-11-17T19:48:16","date_gmt":"2025-11-17T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/ylli-pata-buxheti-boshlleku-i-betejes-se-opozites\/"},"modified":"2025-11-17T19:48:16","modified_gmt":"2025-11-17T19:48:16","slug":"ylli-pata-buxheti-boshlleku-i-betejes-se-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/ylli-pata-buxheti-boshlleku-i-betejes-se-opozites\/","title":{"rendered":"Ylli Pata: Buxheti, boshll\u00ebku i betej\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Buxheti vjetor \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do vend normal per\u00ebndimor koha kur pal\u00ebt politike kryejn\u00eb luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr politike. N\u00eb SHBA kjo p\u00ebrplasje solli nj\u00eb mbyllje t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr 43 dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hapja ka ndodhur vet\u00ebm p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe vet\u00ebm p\u00ebr disa nga sh\u00ebrbimet emergjente. N\u00eb Franc\u00eb, buxheti shkaktoi r\u00ebnien e qeveris\u00eb, n\u00eb Itali po kryhet nj\u00eb betej\u00eb e ashp\u00ebr n\u00eb lidhje me taksat, shpenzimet buxhetore, fondet e adresuar p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb parat\u00eb publike q\u00eb vijn\u00eb nga qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Kuvendin, t\u00eb administrohen e kontrollohen nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt politike q\u00eb zgjedh\u00ebsit kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Tek ne qeveria ka d\u00ebrguar nj\u00eb buxhet n\u00eb Kuvend, p\u00ebr t\u00eb cilin Edi Rama ka mbi dy jav\u00eb q\u00eb po komunikon me zgjedh\u00ebsit e tij, pore dhe qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Duke p\u00ebrzgjedhur natyrisht pjes\u00ebt q\u00eb ai i quan si avantazh politik. Rama \u00ebsht\u00eb fokusuar tek pjesa e rritjes s\u00eb pensioneve, pagave, apo favorizimet fiskale, q\u00eb mazhoranca e konsideron nj\u00eb imut social t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Buxheti, i cili ka arritur shifr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb ardhurave deri m\u00eb sot, t\u00eb gjitha parat\u00eb i merr nga taksat doganore, detyrimet fiskale, apo edhe nga parat\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga kredi a grante nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb ardhurave, buxheti ka edhe an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb medaljes; m\u00ebnyr\u00ebn sesi shpenzohen parat\u00eb publike. Nj\u00eb ligj buxheti i paraqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme z\u00ebrat e tij, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb material t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat publik shterues.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm tani n\u00eb fakt, por gjith\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb qeveris Edi Rama, p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb emisioni specific apo televizioni q\u00eb i dedikohet ekonomis\u00eb, asnj\u00eb nga panelet e dark\u00ebs nuk e ka \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb debat p\u00ebr buxhetin.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb realitet nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe m\u00eb t\u00eb prekshme p\u00ebr qytetar\u00ebt sesa parat\u00eb q\u00eb do t\u00eb shpenzohen nga qeveria p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo tabel\u00eb e gjer\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash, \u00ebsht\u00eb aq voluminoze, sa ka l\u00ebnd\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr disa muaj. Madje, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kalendarit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligjin e buxhetit, mund t\u00eb ndiqen edhe afatet e dh\u00ebna n\u00ebse mbahet fjala apo jo nga qeveria. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu watch dog-un e domosdosh\u00ebm ndaj qeveris\u00eb dhe mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb kjo k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgatitje pak m\u00eb specifike, ndoshta edhe nga njoh\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shifrave dhe ekonomis\u00eb, por debati do t\u00eb dilte produktiv e m\u00eb i preksh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00ebse kryhet si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, panelet edhe nuk kan\u00eb faj, pasi axhend\u00ebn e debateve t\u00eb dark\u00ebs e marrin nga politika e dit\u00ebs, \u00ebrkat\u00ebsisht nga axhnendat q\u00eb nxjerr opozita nga foltores s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por deri tani nuk pa pasur asnj\u00eb ide t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me buxhetin. P\u00ebrve\u00e7 Jorida Tabakut, e cila edhe ajo e ka trajtuar n\u00eb aspektin e nj\u00eb debate kund\u00ebrshtues me kryeministrin.<\/p>\n<p>Tabaku, n\u00eb rrjetet e saj sociale \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me \u00e7shtjen q\u00eb Edi Rama ka fokusuar, pra rritjen e pagave dhe pensioneve, duke u munduar t\u00eb jap\u00eb argumentet kund\u00ebr. Gjithashtu, zonja Tabaku ka trajtuar edhe  \u00e7\u00ebshtjen e paqes fiskale apo edhe rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>E njohur si specialist ekonomie, Tabaku ka mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb fokusuar dhe t\u00eb menduar t\u00eb buxhetit, dhe th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb disa intervista televizive. Duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu vetes nj\u00eb imput pozitiv t\u00eb CV-s\u00eb s\u00eb saj konstruktuktive dhe qytetare t\u00eb sjelljes n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Por n\u00eb realitet kjo nuk mjafton, pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kulmin e politik\u00ebs, debatit p\u00ebr parat\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht politik\u00ebn e shpenzimit t\u00eb tyre, pore dhe marrjes s\u00eb taksave.<\/p>\n<p>Kur Edi Rama ishte n\u00eb opozit\u00eb u mbiu n\u00eb bark njer\u00ebzve dhe mediave c\u00ebshtjen e taks\u00ebs progressive, sa e ktheu n\u00eb thelbin e betej\u00ebs politike. PD-ja, e cila as nuk e kishte n\u00eb plan elaburimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ju kund\u00ebrvu k\u00ebsaj beteja me shpjegimin e taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb. Duke e kthyer k\u00ebshtu debatin n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr taksat e tatimet, si\u00e7 ndodh n\u00eb \u00e7do vend per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr 13 vjet asnj\u00ebher\u00eb kjo opozit\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb beteja p\u00ebr buxhetin, por vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje nxjerr nga frigoriferi taks\u00ebn e shesht\u00eb. E cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kallkan, q\u00eb edhe n\u00ebse shkrihet n\u00eb mikroval\u00eb nuk hahet as me vaj e as me uthull se i kan\u00eb ikur t\u00eb gjitha vlerat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, asnj\u00eb ide alternative p\u00ebr rrug\u00ebt qq\u00eb qeveria ka zgjedhur p\u00ebr t\u00eb shpenzuar parat\u00eb sidomos n\u00eb sektor\u00eb ky\u00e7e si sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, shtresat n\u00eb nevoj\u00eb. Si po e trajton mazhoranca rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve, t\u00eb cilat e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur jetes\u00ebn edhe n\u00ebse rriten pagat apo pensionet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja baz\u00eb q\u00eb i shqet\u00ebson qytetar\u00ebt, e nj\u00eb debat i ndezur mund t\u00eb krijonte edhe nj\u00eb modifikim t\u00eb buxhetit duke sjell\u00eb k\u00ebshtu efekte pozitive p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Po pse nuk e b\u00ebn opozita k\u00ebt\u00eb? E thjesht\u00eb, sepse asnj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e saj nuk \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar nga shpenzimi i parave publike. Jo vet\u00ebm se p\u00ebrfitojn\u00eb sistematikisht nga parat\u00eb publike n\u00ebp\u00ebrmjet tenderave apo lejeve, por edhe sepse nuk dijn\u00eb sa kushtojn\u00eb ushqimet, ngaq\u00eb nuk blejn\u00eb e skan\u00eb bler\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb direkt n\u00eb supermarkete. Pazarin ja b\u00ebjn\u00eb sejmen\u00ebt, e p\u00ebr lek\u00ebt nuk e kan\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb problem.\/TemA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/ylli-pata-buxheti-boshlleku-i-betejes-se-opozites\/\">Ylli Pata: Buxheti, boshll\u00ebku i betej\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Buxheti vjetor \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do vend normal per\u00ebndimor koha kur pal\u00ebt politike kryejn\u00eb luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr politike. N\u00eb SHBA kjo p\u00ebrplasje solli nj\u00eb mbyllje t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr 43 dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hapja ka ndodhur vet\u00ebm p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe vet\u00ebm p\u00ebr disa nga sh\u00ebrbimet emergjente. N\u00eb Franc\u00eb, buxheti shkaktoi r\u00ebnien e qeveris\u00eb, n\u00eb Itali po kryhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52944","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52944\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}