{"id":52851,"date":"2025-11-17T14:48:29","date_gmt":"2025-11-17T14:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/fshirja-e-gjobave-dhe-kamatevonesave-mbi-202-mije-perfitues-nga-shlyerja-e-detyrimeve-tatimore-dhe-doganore-detajet-e-pr-ligjit\/"},"modified":"2025-11-17T14:48:29","modified_gmt":"2025-11-17T14:48:29","slug":"fshirja-e-gjobave-dhe-kamatevonesave-mbi-202-mije-perfitues-nga-shlyerja-e-detyrimeve-tatimore-dhe-doganore-detajet-e-pr-ligjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/fshirja-e-gjobave-dhe-kamatevonesave-mbi-202-mije-perfitues-nga-shlyerja-e-detyrimeve-tatimore-dhe-doganore-detajet-e-pr-ligjit\/","title":{"rendered":"Fshirja e gjobave dhe kamat\u00ebvonesave\/ Mbi 202 mij\u00eb p\u00ebrfitues nga shlyerja e detyrimeve tatimore dhe doganore (DETAJET E PR.LIGJIT)"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore dhe t\u00eb detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d, i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb barr\u00ebn financiare t\u00eb tatimpaguesve dhe t\u00eb stimuloj\u00eb rikthimin n\u00eb aktivitet t\u00eb subjekteve q\u00eb jan\u00eb ngarkuar me borxhe t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>Ky projektligj synon t\u00eb ndihmoj\u00eb si individ\u00ebt dhe bizneset, ashtu dhe administrat\u00ebn tatimore dhe doganore, p\u00ebr t\u00eb ulur borxhin e akumuluar dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar klim\u00ebn e biznesit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pr.ligji ka mb\u00ebrritur n\u00eb Kuvend, ku do t\u00eb shqyrtohet nga komisionet parlamentare p\u00ebr miratim.<\/p>\n<p>Ky projektligj parashikon nj\u00eb gam\u00eb masash leht\u00ebsuese p\u00ebr tatimpaguesit, duke p\u00ebrfshir\u00eb fshirjen e detyrimeve t\u00eb papaguara deri m\u00eb 31 dhjetor 2014, si dhe mund\u00ebsin\u00eb e shuarjes s\u00eb detyrimeve t\u00eb periudhave t\u00eb tjera, n\u00ebse paguhen nj\u00eb pjes\u00eb e tyre brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara. Pjesa tjet\u00ebr e detyrimit mund t\u00eb fshihet plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet e k\u00ebtij projektligji priten t\u00eb jen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare, duke ulur borxhin tatimor dhe doganor, duke leht\u00ebsuar procesin e pagesave p\u00ebr shum\u00eb subjekte, dhe duke nxitur rikthimin e tatimpaguesve n\u00eb treg. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, projektligji synon t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes tatimpaguesve dhe administrat\u00ebs tatimore, duke krijuar nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Pr.ligji parashikon dhe leht\u00ebsira p\u00ebr detyrimet doganore, si dhe mund\u00ebsin\u00eb e shuarjes s\u00eb kamatave dhe gjobave t\u00eb ndryshme t\u00eb mbartura nga periudhat e kaluara.<\/p>\n<p>Ky projektligj \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politikave fiskale t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr rritjen e formalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit tatimor.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb administrat\u00ebs tatimore dhe doganore, deri m\u00eb 31 dhjetor 2024, borxhi tatimor i papaguara arrin n\u00eb 162,5 miliard\u00eb lek\u00eb, me rreth 202,387 tatimpagues debitor\u00eb, nd\u00ebrsa detyrimet doganore t\u00eb papaguara kapin shum\u00ebn e 48,6 miliard\u00eb lek\u00eb, me 4,684 raste t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>Pas miratimit n\u00eb Kuvend, ky projektligj pritet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar 2026, dhe do t\u00eb ofroj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr tatimpaguesit q\u00eb t\u00eb rregullojn\u00eb detyrimet e tyre, duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb periudh\u00eb kalimtare q\u00eb shkon deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Ministria e Financave do t\u00eb publikoj\u00eb udh\u00ebzimet e nevojshme p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij ligji dhe do t\u00eb monitoroj\u00eb p\u00ebrmbushjen e kushteve nga tatimpaguesit.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb funksionoj\u00eb shlyerja e detyrimeve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>-Fshirja e detyrimeve p\u00ebr periudh\u00ebn deri m\u00eb 31 dhjetor 2014<\/strong><\/p>\n<p>Fshirja e plot\u00eb e detyrimeve tatimore p\u00ebr periudh\u00ebn deri m\u00eb 31 dhjetor 2014, p\u00ebrve\u00e7 kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Gjobat dhe kamat\u00ebvonesat do t\u00eb shuhen automatikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tatimpaguesit q\u00eb kan\u00eb paguar principalin (shum\u00ebn e detyrimit) do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb fshirjen totale t\u00eb gjobave dhe kamat\u00ebvonesave.<\/p>\n<p><strong>-Fshirja pjesore p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2015 \u2013 31 dhjetor 2019<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse tatimpaguesi paguan 50% t\u00eb detyrimit deri m\u00eb 30 qershor 2026, pjesa tjet\u00ebr e borxhit do t\u00eb fshihet automatikisht.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00ebse tatimpaguesi paguan 75% t\u00eb detyrimit deri m\u00eb 31 dhjetor 2026, pjesa tjet\u00ebr (25%) do t\u00eb fshihet.<\/p>\n<p>Gjobat dhe kamat\u00ebvonesat p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2019 do t\u00eb fshihen plot\u00ebsisht p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrmbushin k\u00ebto kushte.<\/p>\n<p><strong>-Fshirja e detyrimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2020 \u2013 31 dhjetor 2024<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn nga 1 janar 2020 deri m\u00eb 31 dhjetor 2024, detyrimet do t\u00eb fshihen vet\u00ebm n\u00ebse paguhet plot\u00ebsisht detyrimi kryesor (principal) deri m\u00eb 31 dhjetor 2026.<br \/>\nGjobat dhe kamat\u00ebvonesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb gjithashtu do t\u00eb shuhen n\u00ebse plot\u00ebsohet ky kusht.<\/p>\n<p><strong>-Fshirja e detyrimeve doganore<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn deri m\u00eb 31 dhjetor 2014, do t\u00eb fshihet plot\u00ebsisht detyrimi doganor.<\/p>\n<p>Nga 1 janari 2015 deri m\u00eb 31 dhjetor 2019, do t\u00eb zbatohet nj\u00eb shlyerje n\u00eb 50% ose 75%, duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtat kushte si p\u00ebr tatimet.<\/p>\n<p>Pjesa e detyrimit doganor q\u00eb mbetet pas pages\u00ebs do t\u00eb shlyhet, dhe gjobat dhe kamat\u00ebvonesat do t\u00eb fshihen.<\/p>\n<p><strong>-Fshirja e gjobave dhe kamat\u00ebvonesave<\/strong><\/p>\n<p>Fshirja e gjobave dhe kamat\u00ebvonesave p\u00ebr \u00e7do periudh\u00eb q\u00eb ka kaluar do t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00ebse paguhet detyrimi kryesor (principal). Kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vonesa t\u00eb mund t\u00eb rregullojn\u00eb detyrimet e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjeshtuar.<\/p>\n<p><strong>-Procedura dhe afatet p\u00ebr aplikim<\/strong><\/p>\n<p>Tatimpaguesit q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga shlyerja e detyrimeve duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb disa kushte dhe t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht brenda periudh\u00ebs kalimtare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deri m\u00eb 31 dhjetor 2026. Ministria e Financave do t\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb detajuara p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e aplikimit dhe procedurat q\u00eb duhen ndjekur.<\/p>\n<p><strong>-P\u00ebrfituesit e k\u00ebtij ligji<\/strong><\/p>\n<p>Ky ligj i fshirjes s\u00eb detyrimeve \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb tatimpaguesit q\u00eb kan\u00eb borxhe t\u00eb papaguara ndaj administrat\u00ebs tatimore dhe doganore. Kjo p\u00ebrfshin individ\u00eb dhe biznese, si dhe ata q\u00eb jan\u00eb regjistruar si tatimpagues t\u00eb pasivizuar. Megjithat\u00eb, ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me vendim gjykate p\u00ebr vepra penale nuk do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky ligj.<\/p>\n<p><strong>-P\u00ebrfitimet p\u00ebr bizneset dhe tatimpaguesit<\/strong><\/p>\n<p>Ky projektligj synon t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn financiare t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb akumuluar detyrime t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr t\u00eb inkurajuar pages\u00ebn e detyrimeve t\u00eb tjera t\u00eb ardhshme. N\u00ebp\u00ebrmjet fshirjes dhe shlyerjes s\u00eb gjobave dhe kamat\u00ebvonesave, tatimpaguesit do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb rregullojn\u00eb gjendjen e tyre financiare dhe t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb sistemin e taksave dhe doganave pa pasur pasoj\u00eb p\u00ebr borxhet e kaluara.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fshirja-e-gjobave-dhe-kamatevonesave-mbi-202-mije-perfitues-nga-shlyerja-e-detyrimeve-tatimore-dhe-doganore-detajet-e-pr-ligjit\/\">Fshirja e gjobave dhe kamat\u00ebvonesave\/ Mbi 202 mij\u00eb p\u00ebrfitues nga shlyerja e detyrimeve tatimore dhe doganore (DETAJET E PR.LIGJIT)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore dhe t\u00eb detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d, i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb barr\u00ebn financiare t\u00eb tatimpaguesve dhe t\u00eb stimuloj\u00eb rikthimin n\u00eb aktivitet t\u00eb subjekteve q\u00eb jan\u00eb ngarkuar me borxhe t\u00eb papaguara. Ky projektligj synon t\u00eb ndihmoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52851","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52851\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}