{"id":52828,"date":"2025-11-17T11:28:08","date_gmt":"2025-11-17T11:28:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/el-pais-pse-klanet-shqiptare-jane-partnere-te-kartelit-sinaloa-per-parate-e-pista\/"},"modified":"2025-11-17T11:28:08","modified_gmt":"2025-11-17T11:28:08","slug":"el-pais-pse-klanet-shqiptare-jane-partnere-te-kartelit-sinaloa-per-parate-e-pista","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/el-pais-pse-klanet-shqiptare-jane-partnere-te-kartelit-sinaloa-per-parate-e-pista\/","title":{"rendered":"El Pa\u00eds: Pse klanet shqiptare jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb Kartelit Sinaloa p\u00ebr parat\u00eb e pista!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga gazetat m\u00eb prestigjioze n\u00eb bot\u00eb, El Pa\u00eds, ka publikuar nj\u00eb shkrim mbi goditjen e fundit q\u00eb administrata e Donald Trump i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rrjeti t\u00eb dyshuar p\u00ebr pastrim parash t\u00eb Kartelit t\u00eb Sinaloas, n\u00eb qendr\u00ebn e t\u00eb cili ndodhet familja shqiptare Hysa dhe nj\u00eb grup prej 20 kompanish e dhjet\u00ebra kazinosh n\u00eb Meksik\u00eb, Kanada e Poloni.<\/p>\n<p>N\u00eb fokus t\u00eb shkrimit \u00ebsht\u00eb familja Hysa, tashm\u00eb e sanksionuar nga SHBA, dhe m\u00ebnyra se si ajo ka operuar n\u00eb Meksik\u00eb p\u00ebrmes kazinove, restoranteve dhe kompanive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas El Pa\u00eds, autoritetet amerikane dhe meksikane e shohin k\u00ebt\u00eb rast si shembull t\u00eb zgjerimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes klaneve t\u00eb Ballkanit dhe kartelit meksikan, duke u bazuar te aft\u00ebsia e grupeve shqiptare p\u00ebr t\u00eb menaxhuar pastrim parash dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur lidhjet e tyre n\u00eb portet dhe tregjet europiane.<\/p>\n<p>Shkrimi shpjegon se pse k\u00ebto struktura shqiptare jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr Sinaloan dhe pse dyshimet p\u00ebr pranin\u00eb e tyre n\u00eb Meksik\u00eb po shtohen.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i nga Karina Suarez dhe Andres Rodriguez,\u00a0<a href=\"https:\/\/elpais.com\/mexico\/2025-11-17\/la-mafia-albanesa-de-los-casinos-del-cartel-de-sinaloa-hacia-apuestas-simuladas-y-transferencias-millonarias-al-extranjero.html\">El Pais<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Nga dritat e makinave t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe kuzhina gourmet, deri te dyshimet p\u00ebr pastrim parash p\u00ebr Kartelin e Sinaloas. Qeveria e Donald Trump ka goditur k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb zem\u00ebr financat e organizat\u00ebs kriminale q\u00eb kontrollohet nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e Joaqu\u00edn El Chapo Guzm\u00e1n dhe Ismael El Mayo Zambada. Departamenti i Thesarit i SHBA-s\u00eb ka bllokuar perandorin\u00eb e bizneseve t\u00eb familjes shqiptare Hysa dhe rreth dhjet\u00ebra kazinove p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve se kan\u00eb pastruar para n\u00eb favor t\u00eb band\u00ebs. Raporti i fundit i Zyr\u00ebs s\u00eb Krimeve Financiare (FinCEN) detajon nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar q\u00eb p\u00ebrfshinte kompani guack\u00eb, transferta milion\u00ebshe jasht\u00eb vendit dhe pagesa p\u00ebr kartelin p\u00ebrmes k\u00ebtyre sht\u00ebpive t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dukej si nj\u00eb histori suksesi \u2013 bare, kazino, restorante luksoze, kompani energjetike dhe kompani tregtare \u2013 \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb makth. Familja shqiptare Hysa dhe 20 prej firmave t\u00eb tyre jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs financiare t\u00eb Trump kund\u00ebr karteleve meksikane. \u201cGrupi i krimit t\u00eb organizuar Hysa, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon, ka p\u00ebrdorur ndikimin e tij p\u00ebrmes investimeve dhe bizneseve t\u00eb ndryshme n\u00eb Meksik\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar para t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. Besohet se ky grup kriminal operon me p\u00eblqimin e Kartelit t\u00eb Sinaloas\u201d, njoftoi Thesari. P\u00ebr k\u00ebto arsye, administrata Trump ka bllokuar financiarisht gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Hysa, bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tyre meksikan Gilberto L\u00f3pez dhe rreth nj\u00ebzet kompani n\u00eb Meksik\u00eb, Kanada dhe Poloni.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb SHBA, Luftar Hysa, 57 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb organizat\u00ebs, me udh\u00ebtime t\u00eb vazhdueshme mes Meksik\u00ebs dhe Kanadas\u00eb. Nj\u00eb figur\u00eb tjet\u00ebr ky\u00e7e n\u00eb kontraband\u00ebn e shumave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave n\u00eb dor\u00eb, sipas Thesarit, \u00ebsht\u00eb Arben Hysa, pronar dhe drejtor i disa kompanive t\u00eb grupit. Autoritetet amerikane pretendojn\u00eb gjithashtu se Fatos dhe Fabjon Hysa kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb enti t\u00eb bazuar n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar n\u00ebp\u00ebrmjet pastrimit t\u00eb fondeve t\u00eb paligjshme t\u00eb trafikant\u00ebve. Pas hetimeve, Thesari njoftoi se do t\u00eb ngrinte t\u00eb gjitha asetet e individ\u00ebve dhe kompanive t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb SHBA dhe u ndaloi qytetar\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb transaksione me to.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb hija e narkotrafikut bie mbi bizneset e familjes Hysa. Edhe pse familja q\u00ebndron larg reflektor\u00ebve, n\u00eb shtator 2022, Luftar Hysa publikoi n\u00eb disa media nj\u00eb mbrojtje publike kund\u00ebr shkrimeve q\u00eb ekspozonin lidhjet e supozuara me Kartelin e Sinaloas, konkretisht me El Mayo Zambada. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Luftar mohoi \u00e7do lidhje me veprimtari t\u00eb paligjshme. Inxhinieri dhe biznesmeni deklaroi se kur emigroi n\u00eb Meksik\u00eb, n\u00eb vitin 2004, k\u00ebrkonte vet\u00ebm t\u2019i shp\u00ebtonte kriz\u00ebs ekonomike n\u00eb vendin e tij: \u201cUn\u00eb, Luftar Ali Hysa, kurr\u00eb i d\u00ebnuar, kurr\u00eb i proceduar, kurr\u00eb i arrestuar, deklaroj se nuk kam pasur kurr\u00eb asnj\u00eb problem me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. T\u00eb gjitha problemet e mia n\u00eb jet\u00eb kan\u00eb qen\u00eb me padrejt\u00ebsin\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Tre vjet m\u00eb par\u00eb, Luftar Hysa mbrojti ashp\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e bizneseve t\u00eb tij dhe t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb familjes. Ai p\u00ebrshkroi nj\u00eb jet\u00eb plot sakrifica, emigrim dhe diskriminim. \u201cDit\u00ebn q\u00eb u largova nga Shqip\u00ebria, synimi im i vet\u00ebm ishte t\u00eb largohesha nga varf\u00ebria p\u00ebr veten dhe familjen time, duke k\u00ebrkuar mund\u00ebsi t\u00eb reja zhvillimi. Gjithmon\u00eb kam mbrojtur me krenari komb\u00ebsin\u00eb time. Po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn krenari dua t\u00eb theksoj sot se n\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb kam krijuar me v\u00ebllain tim pun\u00ebsojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1.500 persona vet\u00ebm n\u00eb Meksik\u00eb\u201d, tha ai at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrshkroi edhe udh\u00ebtimin e tij p\u00ebrmes Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut dhe Perus\u00eb, derisa mb\u00ebrriti n\u00eb Meksik\u00eb n\u00eb vitin 2004. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb m\u00eb sulmojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb konkurrenca q\u00eb m\u00eb sulmon. Jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ndyra. Nuk e njoh Ismael El Mayo, nuk e kam par\u00eb kurr\u00eb. Dhuntit\u00eb e mia t\u00eb vetme jan\u00eb karizma dhe aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes\u201d, tha Hysa p\u00ebr mediat shqiptare tre vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, familja Hysa rikthehet s\u00ebrish n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave p\u00ebr lidhje me narkotrafikun. Shtetet e Bashkuara thon\u00eb qart\u00eb se klani Hysa ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb pastrimit t\u00eb parave duke kombinuar kazinot\u00eb, restorantet dhe kompanit\u00eb guack\u00eb p\u00ebr t\u00eb devijuar parat\u00eb q\u00eb vinin nga Karteli i Sinaloas. Sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Kontrollit t\u00eb Aseteve t\u00eb Huaja (OFAC), ky model i ka dh\u00ebn\u00eb fuqi kartelit q\u00eb dikur drejtohej nga El Chapo. Thesari sqaron se Luftar, Fatos, Arben dhe Fabjon kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb shtetas amerikan p\u00ebr t\u00eb pastruar para, duke p\u00ebrfshir\u00eb transportimin e shumave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave n\u00eb dor\u00eb nga Meksika n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e kompanive t\u00eb familjes Hysa t\u00eb sanksionuara financiarisht nga SHBA-ja jan\u00eb Bliri, Cucina Del Porto, Diversiones Los Mochis, El Arte de Cocinas y Beber, Entretenimiento Villahermosa, Entretenimiento y Espect\u00e1culos, Grupo Internacional Canhysamex, H Hidrocarburos Hysa Forwarders, LH Pro-Gaming, Procesadora de Alimentos HS, Rosetta Gaming, Hysa Holdings dhe t\u00eb tjera. Rrjeti i tyre i kompanive t\u00eb bllokuara shtrihet n\u00eb shtetet Nuevo Le\u00f3n, Sinaloa, Sonora dhe Baja California.<\/p>\n<h4><strong>El Mayo dhe lidhja meksikano-shqiptare<\/strong><\/h4>\n<p>Dyshimet p\u00ebr pranin\u00eb e narkotrafikut n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme dhe pastrimi i parave p\u00ebrmes kazinove apo investimeve imobiliare nuk jan\u00eb t\u00eb reja. N\u00eb vitin 2023, gazetarja Jesusa Cervantes, n\u00eb reportazhin BC y sus casinos, el para\u00edso para lavar dinero sucio, shpjegon se kompania Procesadora de Alimentos HS \u2013 nj\u00eb nga ato t\u00eb sh\u00ebnjestruara nga OFAC \u2013 mori autorizim p\u00ebr shitjen dhe konsumin e pijeve alkoolike nga ish-kryetarja Hilda Araceli Brown, n\u00eb Rosarito. Lokali \u201cOchuna\u201d ndodhej brenda Casino Midas, nj\u00eb prej kazinove t\u00eb akuzuara nga SHBA p\u00ebr pastrim parash. Brown, tani deputete e partis\u00eb Morena, u sanksionua nga OFAC n\u00eb shtator p\u00ebr lidhje t\u00eb supozuara me Kartelin e Sinaloas, e akuzuar p\u00ebr grumbullimin e pagesave t\u00eb zhvatjes dhe fshehjen e operacioneve t\u00eb kartelit gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj si kryetare bashkie (2021\u20132024).<\/p>\n<p>Nj\u00eb element dallues n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb prania e supozuar e grupeve kriminale shqiptare n\u00eb Meksik\u00eb. Sipas ekspertit t\u00eb siguris\u00eb publike, profesor V\u00edctor S\u00e1nchez nga Universiteti i Coahuila, lidhjet mes nj\u00eb rrjeti shqiptar dhe Kartelit t\u00eb Sinaloas krijohen, sipas burimeve t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrmes El Mayo-s.<\/p>\n<p>S\u00e1nchez shpjegon se mafiet shqiptare operojn\u00eb kryesisht n\u00eb portet kryesore t\u00eb Evrop\u00ebs \u2013 Rotterdam, Antwerpen, Hamburg, Gioia Tauro, Valencia, Algeciras \u2013 dhe se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fitimeve i pastrojn\u00eb p\u00ebrmes sektorit imobiliar: nd\u00ebrtime apartamentesh, zyrash, komplekse turistike. \u201cP\u00ebr organizatat meksikane, aleanca me k\u00ebto klane ishte nj\u00eb biznes i dyfisht\u00eb: jo vet\u00ebm q\u00eb ishin bler\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr tregun evropian, por i ndihmonin edhe n\u00eb pastrimin e parave n\u00eb tregje ku gjurmimi ishte shum\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai shton se, pik\u00ebrisht sepse organizatat shqiptare funksionojn\u00eb p\u00ebrmes b\u00ebrthamave familjare, ka arsye t\u00eb mendohet se an\u00ebtar\u00ebt e familjes Hysa q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Meksik\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb rrjeti m\u00eb t\u00eb madh kriminal q\u00eb lidhet me klane t\u00eb tjera shqiptare.<\/p>\n<p>S\u00e1nchez thot\u00eb se investimi i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb kazino \u00ebsht\u00eb model universal: \u201cNdodh kudo n\u00eb bot\u00eb\u201d, sqaron ai, \u201csepse u sjell shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr para sesa shfaqin zyrtarisht\u201d. Ai p\u00ebrmend dy milion\u00eb dollar\u00ebt e zbuluar nga OFAC si shembull, duke n\u00ebnvizuar se \u201cjan\u00eb operacione shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u audituar\u201d.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se boom-i turistik i zonave t\u00eb caktuara n\u00eb Meksik\u00eb ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb si n\u00eb Evrop\u00eb: \u201cAty ku \u00ebsht\u00eb vendosur Karteli i Sinaloas jan\u00eb ngritur hotele t\u00eb reja, qendra nate, restorante, spa\u201d.<\/p>\n<h4><strong>Modus operandi i kazinove<\/strong><\/h4>\n<p>FinCEN ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim 10 sht\u00ebpi loj\u00ebrash me qend\u00ebr n\u00eb Meksik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr pastrim parash. Dokumenti q\u00eb shoq\u00ebron dosjen e OFAC p\u00ebrshkruan se si kazinot\u00eb Midas, Emine, Mirage, Palermo dhe Skampa, n\u00eb shtete si Sonora, Sinaloa, Baja California dhe Tabasco, kan\u00eb ndihmuar pastrimin e m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb dollar\u00ebve p\u00ebr Kartelin e Sinaloas mes viteve 2017\u20132024.<\/p>\n<p>Sanksionet amerikane erdh\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb pasi Ministria e Financave n\u00eb Meksik\u00eb njoftoi bllokimin e llogarive bankare t\u00eb 13 kazinove komb\u00ebtare. Hetimet zbuluan operacione me para n\u00eb dor\u00eb, flukse nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrdorim t\u00eb platformave financiare t\u00eb pasupervizuara.<\/p>\n<p>FinCEN specifikon se drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Casino Midas n\u00eb Mazatl\u00e1n d\u00ebrgonin \u00e7do muaj shuma parash tek karteli si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me nj\u00eb drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs kriminale. Dokumenti rendit edhe kazinot\u00eb e tjera t\u00eb drejtuara nga e nj\u00ebjta kompani n\u00eb Sonora, Sinaloa, Baja California dhe Tabasco.<\/p>\n<p>Instruksionet nga Karteli ishin t\u00eb qarta: t\u00eb depozitoheshin jo m\u00eb shum\u00eb se dy pagesa n\u00eb llogari t\u00eb caktuara bankare, me shum\u00ebn n\u00ebn 90.000 pesos (rreth 4.354 dollar\u00eb), pa dit\u00eb t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, p\u00ebr t\u00eb shmangur bllokimet. Alternativa tjet\u00ebr ishte dor\u00ebzimi personal i shumave n\u00eb Casino Midas n\u00eb Mazatl\u00e1n.<\/p>\n<p>\u201cSi prov\u00eb e k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr maskim, drejtuesit e kazinove mor\u00ebn udh\u00ebzime t\u00eb detajuara p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb pagesave ndaj Kartelit t\u00eb Sinaloas, s\u00eb bashku me mbi 30 llogari bankare t\u00eb kompanive me baz\u00eb n\u00eb Meksik\u00eb ku depozitoheshin parat\u00eb\u201d, thekson dokumenti.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/17\/el-pais-pse-klanet-shqiptare-jane-partnere-te-kartelit-sinaloa-per-parate-e-pista\/\">El Pa\u00eds: Pse klanet shqiptare jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb Kartelit Sinaloa p\u00ebr parat\u00eb e pista!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga gazetat m\u00eb prestigjioze n\u00eb bot\u00eb, El Pa\u00eds, ka publikuar nj\u00eb shkrim mbi goditjen e fundit q\u00eb administrata e Donald Trump i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rrjeti t\u00eb dyshuar p\u00ebr pastrim parash t\u00eb Kartelit t\u00eb Sinaloas, n\u00eb qendr\u00ebn e t\u00eb cili ndodhet familja shqiptare Hysa dhe nj\u00eb grup prej 20 kompanish e dhjet\u00ebra kazinosh n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52828","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52828\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}