{"id":52819,"date":"2025-11-17T10:17:05","date_gmt":"2025-11-17T10:17:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/berisha-thirrja-ne-spak-per-21-janarin-per-te-shmangur-vemendjen-nga-balluku\/"},"modified":"2025-11-17T10:17:05","modified_gmt":"2025-11-17T10:17:05","slug":"berisha-thirrja-ne-spak-per-21-janarin-per-te-shmangur-vemendjen-nga-balluku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/17\/berisha-thirrja-ne-spak-per-21-janarin-per-te-shmangur-vemendjen-nga-balluku\/","title":{"rendered":"Berisha: Thirrja n\u00eb SPAK p\u00ebr 21 Janarin, p\u00ebr t\u00eb shmangur v\u00ebm\u00ebndjen nga Balluku!"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, deklaroi se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb njoftim zyrtar p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr 21 janarin dhe se \u00e7do pretendim i kund\u00ebrt \u00ebsht\u00eb, sipas tij, i pav\u00ebrtet\u00eb. Ai tha se \u201cnga data 3 deri sot, asnj\u00eb person nuk ka ardhur t\u00eb m\u00eb thot\u00eb or\u00eb dhe dat\u00eb, t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb let\u00ebr\u201d, duke theksuar se as kutia postare e grupit parlamentar t\u00eb PD nuk ka marr\u00eb njoftim, duke iu referuar deklarat\u00ebs s\u00eb Gazment Bardhit.<\/p>\n<p>Berisha mohoi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur adres\u00ebn elektronike zyrtare t\u00eb parlamentit dhe tha se \u00e7do komunikim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mund t\u2019i jepej n\u00eb numrin e tij personal, t\u00eb cilin, sipas fjal\u00ebve t\u00eb tij, \u201ce njeh e gjith\u00eb bota\u201d. Ai pretendoj se SPAK po p\u00ebrdor emrin e tij p\u00ebr t\u00eb devijuar v\u00ebmendjen nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb, sipas tij, p\u00ebrfshijn\u00eb \u201cafera korruptive\u201d t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e 21 janarit, Berisha tha se nuk \u00ebsht\u00eb thirrur kurr\u00eb nga prokuroria n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe se ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb paraqitet n\u00ebse do t\u00eb ftohej. Ai p\u00ebrs\u00ebriti se protesta e 21 janarit ka qen\u00eb \u201cprotesta m\u00eb e dhunshme q\u00eb ka njohur vendi\u201d dhe se hetimet e m\u00ebparshme kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota, duke \u00e7uar n\u00eb disa d\u00ebnime. Berisha theksoi se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr servera apo materiale t\u00eb tjet\u00ebr lloji n\u00eb Kryeministri, duke th\u00ebn\u00eb se \u00e7do pajisje e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e institucionit vet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Tani, mbetet n\u00eb historin\u00eb e turpit t\u00eb Altin Troplinit, i cili p\u00ebr t\u00eb zhurmuar afer\u00ebn e tmerrshme korruptive t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Lubi Ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpsh\u00ebm t\u00eb ftes\u00ebs time n\u00eb SKAP p\u00ebr t\u2019u pyetur si njeri q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjet e 21 janarit. Ftesa e par\u00eb e Altin Troplinit, sipas tij, mban dat\u00ebn 3 n\u00ebntor, pik\u00ebrisht dat\u00ebn q\u00eb un\u00eb isha k\u00ebtu, isha para jush, isha n\u00eb zyrat e Skapit.<\/p>\n<p>Dhe donte jo njoftimin, por donte q\u00eb mercenar\u00ebt, puthador\u00ebt, lakejt\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb media, t\u00eb hapnin studiot televizive jo me Lubin\u00eb dhe Ram\u00ebn dhe vjedhjet e tyre 90 milion\u00eb n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb, 130-140 milion\u00eb n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs, por se e ftuam, nuk e ftuam, nuk erdhi, tek erdhi. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb turpshme sepse ju duhet t\u00eb q\u00ebndroni fort ndaj k\u00ebtyre akteve t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb turpshme. Njoftim thuhet kur nj\u00eb person merr p\u00ebrsip\u00ebr ta njoftoj\u00eb ose kur njoftohet direkt personi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nga data 3 gjer sot, asnj\u00eb person nuk ka ardhur t\u00eb m\u00eb thot\u00eb or\u00eb dhe dat\u00eb, t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb let\u00ebr, dhe asnj\u00eb person nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Po, t\u00eb sqaroj p\u00ebr post\u00ebn elektronike. Un\u00eb kam dy posta elektronike, nj\u00ebr\u00ebn e kam timen, tjetra \u00ebsht\u00eb e parlamentit, t\u00eb cil\u00ebn nuk e p\u00ebrdor. E kam p\u00ebrdorur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, n\u00eb nj\u00eb korrespondenc\u00eb, e detyrueshme t\u00eb jet\u00eb nga parlamenti dhe jo nga emaili privat. Por un\u00eb kam nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb kam nj\u00eb num\u00ebr telefoni q\u00eb e njeh e gjith\u00eb bot\u00eb, q\u00eb marr \u00e7do dit\u00eb me qindra mesazhe dhe dokumente dhe aty nuk ka ardhur asnj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb them \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb zoti Gazment Bardhi. Zoti Gazment Bardhi ka deklaruar sa vijon: n\u00eb kutin\u00eb postare t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD nuk ka ardhur asnj\u00eb njoftim dhe un\u00eb i besoj 100 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb atij se Altin Troplinit.<br \/>\nNuk mund t\u2019i besohet Troplinit. Pse ju i besoni?\u2026 \u2026Zoti Peleshi nuk ka sjell\u00eb asgj\u00eb. Zoti Peleshi le t\u00eb provoj\u00eb q\u00eb e ka sjell\u00eb. Po un\u00eb nuk mund ta mohoj po ta kishte sjell\u00eb. Tani nj\u00ebher\u00eb m\u00eb thoni grup parlamentar, tani thoni zoti Peleshi.<\/p>\n<p>Po t\u00eb v\u00ebsh dor\u00ebn n\u00eb zjarr p\u00ebr Peleshin, t\u00eb digjet dora dhe trupi. Muhabet \u00ebsht\u00eb ai? T\u00eb m\u00eb pyes\u00ebsh p\u00ebr Peleshin mua\u2026 Tani, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb sqarojm\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Momenti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb absolutisht un\u00eb p\u00ebr \u00e7do thirrje n\u00eb gjykat\u00eb apo prokurori, un\u00eb paraqitem, ai \u00ebsht\u00eb ligji im, ligj i pandryshuar i jet\u00ebs time. Jam paraqitur dhe do paraqitem. Madje p\u00ebr tem\u00ebn, plot\u00ebsisht, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nj\u00eb dosje e hetuar gjer\u00ebsisht nga armiqt\u00eb e mi, armiqt\u00eb e eg\u00ebr publik\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs, ju e dini vet\u00eb si ka qen\u00eb Ina Rama, pra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykuar, sikur t\u00eb isha thirrur 10 her\u00eb, 10 her\u00eb do kisha shkuar. Nuk jam thirrur asnj\u00ebher\u00eb sepse kan\u00eb pasur frik\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb. Kan\u00eb pasur frik\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb e mia\u2026<\/p>\n<p>Si\u00e7 d\u00ebgjove, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb hetuar dhe jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb seri d\u00ebnimesh. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb dark\u00ebn e asaj nate. Nuk \u00ebsht\u00eb thirrur asnj\u00ebher\u00eb, as edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, p\u00ebrkundrazi kan\u00eb biseduar me mua t\u00eb huaj, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, dhe nuk m\u00eb ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk m\u00eb kan\u00eb thirrur asnj\u00ebher\u00eb sepse kan\u00eb pasur frik\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e mia. Sepse ajo ishte demonstrata m\u00eb e dhunshme n\u00eb historin\u00eb e vendit dhe se ka deklarata t\u00eb vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb planetit se PS kishte axhend\u00eb dhune.<br \/>\nPra, axhenda e dhun\u00ebs. Dhe cilido q\u00eb e hap n\u00eb sekuencat m\u00eb minimale, sheh aty mij\u00ebra gur\u00eb duke v\u00ebrshuar drejt mbrojt\u00ebsve t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs, sheh plumba n\u00eb dritaret e nd\u00ebrtes\u00ebs, vrima plumbash, sheh xhama t\u00eb thyer me gur\u00eb, sheh automjete q\u00eb duan t\u00eb thyejn\u00eb der\u00ebn. Pra, kjo ishte protesta m\u00eb e dhunshme q\u00eb ka njohur vendi. Dhe ka nj\u00eb p\u00ebrcaktim nd\u00ebrkomb\u00ebtar se PS kishte nj\u00eb axhend\u00eb dhune. Pra, n\u00eb rast se do isha thirrur, absolutisht do kisha shkuar sa her\u00eb t\u00eb isha thirrur. Por nuk jam un\u00eb, jan\u00eb ata q\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb thirrur.<\/p>\n<p>Nuk kam asnj\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kryeministria nuk ka pasur asnj\u00eb lloj serveri p\u00ebr v\u00ebzhgimin. N\u00eb qoft\u00eb se Garda ka pasur serverin aty, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr. Garda n\u00eb kryeministri, n\u00eb presidenc\u00eb, n\u00eb ministrit\u00eb, kudo ka nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb veten sepse ata kan\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr sigurin\u00eb. \u00c7far\u00eb mbajn\u00eb aty, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e tyre. \u00c7far\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb hetuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hetim i plot\u00eb, i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vite dhe ka d\u00ebnime p\u00ebrkat\u00ebse. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk jam thirrur asnj\u00ebher\u00eb. Meq\u00eb e ndjek k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, a mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtet\u00ebrore? Jo, jo, a mos e ka th\u00ebn\u00eb Sali Berisha i pari para Strasburgut k\u00ebt\u00eb? P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konsekuente me veten t\u00ebnde, jam un\u00eb i pari q\u00eb e kam quajtur pasi nj\u00ebher\u00eb u tha se ishte nga af\u00ebr, u b\u00eb ekspertiza, u tha nuk jan\u00eb nga af\u00ebr, se kishte nj\u00eb ekspertiz\u00eb kirurg\u00ebsh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite m\u00eb par\u00eb at\u00eb ekspertiz\u00eb. Por, ekspertiza tjet\u00ebr tregoi se nuk ishin plag\u00eb nga af\u00ebr dhe un\u00eb bazuar n\u00eb at\u00eb e kam quajtur vrasje shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/17\/berisha-thirrja-ne-spak-per-21-janarin-per-te-shmangur-vemendjen-nga-balluku\/\">Berisha: Thirrja n\u00eb SPAK p\u00ebr 21 Janarin, p\u00ebr t\u00eb shmangur v\u00ebm\u00ebndjen nga Balluku!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, deklaroi se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb njoftim zyrtar p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr 21 janarin dhe se \u00e7do pretendim i kund\u00ebrt \u00ebsht\u00eb, sipas tij, i pav\u00ebrtet\u00eb. Ai tha se \u201cnga data 3 deri sot, asnj\u00eb person nuk ka ardhur t\u00eb m\u00eb thot\u00eb or\u00eb dhe dat\u00eb, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52819","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52819\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}