{"id":52761,"date":"2025-11-16T22:24:00","date_gmt":"2025-11-16T22:24:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/16\/emailet-e-reja-pse-u-prish-miqesia-mes-trump-dhe-epstein\/"},"modified":"2025-11-16T22:24:00","modified_gmt":"2025-11-16T22:24:00","slug":"emailet-e-reja-pse-u-prish-miqesia-mes-trump-dhe-epstein","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/16\/emailet-e-reja-pse-u-prish-miqesia-mes-trump-dhe-epstein\/","title":{"rendered":"Emailet e reja\/ Pse u prish miq\u00ebsia mes Trump dhe Epstein"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka pasur interes mbi skandalin e Jeffrey Epstein, kjo jav\u00eb ka ofruar disa zbulime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi demokrat\u00ebt n\u00eb SHBA, me synimin p\u00ebr t\u00eb goditur Donald Trump, publikuan disa email-e t\u00eb redaktuara t\u00eb Epstein-it, ku emri i presidentit p\u00ebrmendej shpesh. M\u00eb pas republikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb zbehur dokumentat q\u00eb publikuan demokrat\u00ebt, nxorr\u00ebn mij\u00ebra dokumente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb lajm q\u00eb shum\u00eb figura t\u00eb elit\u00ebs amerikane kishin normalizuar miq\u00ebsin\u00eb e tyre me nj\u00eb trafikant vajzash t\u00eb mitura dhe k\u00ebta ishin nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt e politik\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Dokumentet e reja konfirmojn\u00eb, edhe nj\u00eb her\u00eb, llumin moral ku ishin zhytur disa amerikan\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, megjith\u00ebse, ende nuk japin p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr pyetje si: A kishte burra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb kryen marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me vajza t\u00eb mitura? \u00c7far\u00eb lidhjesh kishte Epstein me sh\u00ebrbimet sekrete? Dhe, a \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb Donald Trump n\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal?<\/p>\n<h4><strong>Emailet e Epstein shfaj\u00ebsojn\u00eb Donald Trump<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb email-in e par\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt publikuan: nj\u00eb email i vitit 2011, q\u00eb Epstein i d\u00ebrgon bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij, Ghislaine Max\u00ebell pak pasi ishte liruar nga burgu.<\/p>\n<p>Aty ai shkruante: \u201c<strong>Dua q\u00eb ti t\u00eb kuptosh se qeni q\u00eb nuk ka lehur \u00ebsht\u00eb Trump\u2026 [VIKTIMA] ka kaluar or\u00eb t\u00eb t\u00ebra te sht\u00ebpia ime me t\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb. Shefi i policis\u00eb, etj. Jam 75 p\u00ebrqind i sigurt.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Me emrin e viktim\u00ebs t\u00eb redaktuar, email-i dukej sikur sugjeronte ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb viktime t\u00eb panjohur me t\u00eb cil\u00ebn Epstein supozonte se Trump kishte pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale. Por m\u00eb von\u00eb u m\u00ebsua se emri i fshehur ishte <strong>Virginia Giuffre<\/strong>, viktima m\u00eb e famshme e Epstein, e cila kishte punuar n\u00eb Mar-a-Lago dhe e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kishte mohuar q\u00eb Trump t\u00eb kishte pasur ndonj\u00eb akt seksual me t\u00eb, apo me vajza t\u00eb tjera, ndon\u00ebse ajo kishte b\u00ebr\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj shum\u00eb figurave t\u00eb tjera t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>Qartazi ky email nuk ishte prova e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb q\u00eb tregon p\u00ebrfshirjen e Trump n\u00eb krime seksuale. Madje emaili mund t\u00eb lexohet edhe ndryshe: si <strong>n\u00ebnkuptim i Epstein se Trump ishte personi q\u00eb e kishte denoncuar at\u00eb n\u00eb policin\u00eb e Palm Beach<\/strong>, nj\u00eb version q\u00eb p\u00ebrputhet me narrativ\u00ebn q\u00eb disa mbrojt\u00ebs t\u00eb Trump p\u00ebrpiqen t\u00eb ngren\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dokumentet p\u00ebrmbajn\u00eb edhe nj\u00eb email t\u00eb shum\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb Epstein, nj\u00eb p\u00ebrzierje e \u00e7organizuar mendimesh, t\u00eb cilin ai ia d\u00ebrgonte vetes pak para arrestimit t\u00eb vitit 2019. N\u00eb at\u00eb email, ai duket se p\u00ebrshkruan operacionin e tij <strong>(\u201c200 dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rub-and-tug\u2026 pa seks\u2026 shumica n\u00eb t\u00eb nj\u00ebzetat e mesme\u2026\u201d)<\/strong> dhe pastaj shkruan se <strong>Trump \u201cerdhi shum\u00eb her\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time gjat\u00eb asaj periudhe\u201d, por \u201ckurr\u00eb nuk mori masazh\u201d,<\/strong> para se t\u00eb kaloj\u00eb te<strong> nj\u00eb ankes\u00eb e gjat\u00eb se si Trump e kishte mashtruar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje hotelerie.<\/strong><\/p>\n<p>Ky email sugjeron, se kishte nj\u00eb m\u00ebri t\u00eb hershme personale mes Epstein dhe Trump, por p\u00ebr arsye tregtare dhe jo p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Trump n\u00eb shfryt\u00ebzimin e vajzave t\u00eb mitura p\u00ebr prostitucion.<\/p>\n<p>N\u00eb emaile po ashtu mediat amerikane raportojn\u00eb se kan\u00eb gjetur prova se Epstein p\u00ebrdori disa kontakte p\u00ebr t\u00eb ndihmuar<strong> inteligjenc\u00ebn izraelite<\/strong> n\u00eb projekte t\u00eb caktuara, por aty nuk ka asgj\u00eb q\u00eb tregon se ai drejtonte nj\u00eb operacion shantazhi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<\/p>\n<h4><strong>Presion p\u00ebr transparenc\u00eb mbi administrat\u00ebn Trump<\/strong><\/h4>\n<p>Xhefri Epshtejn dhe Donald Trump<\/p>\n<p>\u201cDosjet Epstein\u201d kan\u00eb p\u00ebrndjekur administrat\u00ebn e Trump prej muajsh, teksa ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb thell\u00eb mbi krimet seksuale t\u00eb financierit t\u00eb ndjer\u00eb pedofil t\u00eb d\u00ebnuar Jeffrey Epstein.<\/p>\n<p>Presioni \u00ebsht\u00eb rritur nga vet\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e presidentit Donald Trump dhe nga z\u00ebra brenda Partis\u00eb Republikane p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb kan\u00eb zbuluar hetimet p\u00ebr Epstein.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, mij\u00ebra dokumente q\u00eb i p\u00ebrkisnin pasuris\u00eb s\u00eb Epstein u publikuan nga Komisioni i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, kryesisht email-e.<\/p>\n<p>Pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb, Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve njoftoi se jav\u00ebn e ardhshme do t\u00eb zhvillohet nj\u00eb votim p\u00ebr publikimin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb materialeve t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb ashtuquajturat dosjet Epstein.<\/p>\n<p>Njoftimi u detyrua pasi nj\u00eb peticion procedurial arriti firm\u00ebn e tij t\u00eb 218-t\u00eb vendimtare, e cila e detyron \u00e7\u00ebshtjen t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebr votim n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>\u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien Trump\/Epstein?<\/strong><\/h4>\n\n<p>Trump dhe Epstein duket se kan\u00eb qen\u00eb miq p\u00ebr disa vite, duke ndar\u00eb rrethe t\u00eb ngjashme shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Materialet e m\u00ebhershme tregojn\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat e Trump figuronin n\u00eb \u201clibrin e zi\u201d t\u00eb kontakteve t\u00eb Epstein. Regjistrat e fluturimeve treguan se Trump kishte udh\u00ebtuar me avionin e Epstein disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb fotografuar s\u00eb bashku n\u00eb evente elitare n\u00eb vitet \u201990, dhe CNN ka publikuar foto q\u00eb tregojn\u00eb Epstein n\u00eb dasm\u00ebn e Trump me Marla Maples.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002, Trump e p\u00ebrshkroi Epstein si \u201cnj\u00eb djal\u00eb fantastik\u201d. Epstein m\u00eb von\u00eb u shpreh: \u201cUn\u00eb isha miku m\u00eb i af\u00ebrt i Donaldit p\u00ebr 10 vjet.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Trump, ata u prish\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, dy vjet para arrestimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Epstein. N\u00eb vitin 2008, Trump deklaroi se \u201cnuk ka qen\u00eb kurr\u00eb tifoz i tij\u201d.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ka sugjeruar se prishja lidhej me sjelljen e Epstein, duke th\u00ebn\u00eb se \u201c<strong>presidenti e p\u00ebrzuri nga klubi i tij sepse sillej si maniak ndaj punonj\u00ebseve femra\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Washington Post, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka sugjeruar se konflikti lidhej me nj\u00eb rivalitet mbi prona n\u00eb Florida.<\/p>\n<h4><strong>\u00c7far\u00eb jan\u00eb dosjet Epstein?<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb vitin 2008, Epstein arriti nj\u00eb marr\u00ebveshje me prokuror\u00ebt pasi prind\u00ebrit e nj\u00eb vajze 14-vje\u00e7are i than\u00eb policis\u00eb n\u00eb Florida se Epstein kishte abuzuar me vajz\u00ebn e tyre n\u00eb rezidenc\u00ebn e tij n\u00eb Palm Beach.<\/p>\n<p>Foto t\u00eb vajzave u gjet\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe Epstein u shpall fajtor p\u00ebr k\u00ebrkim prostitucioni nga nj\u00eb e mitur, nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb e regjistroi p\u00ebr krimin seksual dhe i mund\u00ebsoi shmangien e nj\u00eb d\u00ebnimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb fal\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ai u akuzua p\u00ebr drejtimin e nj\u00eb rrjeti vajzash t\u00eb mitura p\u00ebr seks. Ai vdiq n\u00eb burg gjat\u00eb paraburgimit dhe vdekja e tij u cil\u00ebsua vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>T\u00eb dy hetimet penale krijuan nj\u00eb volum t\u00eb madh dokumentesh, duke p\u00ebrfshir\u00eb transkripte intervistash me viktima e d\u00ebshmitar\u00eb, si dhe materiale t\u00eb sekuestruara nga bastisjet n\u00eb pronat e tij t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ka pasur edhe nj\u00eb hetim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj bashk\u00ebpun\u00ebtores britanike dhe ish-t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb Epstein, Ghislaine Maxwell, e cila u d\u00ebnua n\u00eb vitin 2021 p\u00ebr komplot n\u00eb trafikun seksual t\u00eb vajzave t\u00eb mitura.<\/p>\n<p>Epstein dhe Maxwell ishin gjithashtu objekt i disa \u00e7\u00ebshtjeve civile.<\/p>\n<h4><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar deri tani?<\/strong><\/h4>\n<p>Xhefrej Epshtejn dhe bashk\u00ebjetuesja e tij, Maxwell<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, nj\u00eb pjes\u00eb e materialeve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Publikimi i email-eve t\u00eb s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs nuk ishte i pari nga Komisioni i Mbik\u00ebqyrjes, q\u00eb ka thirrur me urdh\u00ebr zyrtar pasurin\u00eb e Epstein m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb publikim i m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb shtator p\u00ebrfshinte nj\u00eb \u201clib\u00ebr urimesh p\u00ebr dit\u00eblindje\u201d me nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr Epstein n\u00eb t\u00eb cilin figuronte emri i Trump, ai ka mohuar se e ka shkruar.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, pak jav\u00eb pasi Trump mori detyr\u00ebn, Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe FBI publikuan at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkruan si \u201cfaza e par\u00eb e dosjeve t\u00eb deklasifikuara Epstein\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup influencuesish t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme u ftuan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, por mbet\u00ebn t\u00eb zhg\u00ebnjyer kur zbuluan se 341 faqet e dor\u00ebzuara ishin kryesisht materiale tashm\u00eb t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>Ato p\u00ebrfshinin regjistrat e fluturimeve t\u00eb avionit t\u00eb Epstein dhe nj\u00eb version t\u00eb redaktuar t\u00eb librit t\u00eb kontakteve t\u00eb tij, ku ndodheshin emrat e personave t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe FBI njoftuan me nj\u00eb memo se nuk do t\u00eb publikoheshin m\u00eb materiale.<\/p>\n<h4><strong>Kush p\u00ebrmendet n\u00eb dosjet Epstein?<\/strong><\/h4>\n<p>Emri i presidentit p\u00ebrmendet disa her\u00eb n\u00eb email-et e fundit t\u00eb publikuara nga pasuria e Epstein. Ai ka mohuar \u00e7do keqb\u00ebrje.<\/p>\n<p>Miliarderi Elon Musk dhe Andrew\u00a0Mountbatten-Windsor (ish-Princi Andrew) u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb regjistrat e fluturimeve t\u00eb publikuar n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Mountbatten-Windsor i ka mohuar kategorikisht t\u00eb gjitha akuzat. Musk ka deklaruar se Epstein e kishte ftuar n\u00eb ishull por ai e kishte refuzuar.<\/p>\n<p>Sipas Wall Street Journal, Trump p\u00ebrmendet gjithashtu n\u00eb dokumente ende t\u00eb papublikuara t\u00eb FBI-s\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb informuar nga Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme Pam Bondi n\u00eb maj. Gazeta vuri n\u00eb dukje se p\u00ebrmendja e emrit nuk provon keqb\u00ebrje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb e quajti artikullin \u201ct\u00eb rrem\u00eb\u201d, megjith\u00ebse nj\u00eb zyrtar i paidentifikuar i tha Reuters se administrata nuk e kund\u00ebrshton faktin q\u00eb emri i Trump p\u00ebrfshihet.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse p\u00ebrmbajtja e dokumenteve t\u00eb papublikuara mbetet e panjohur, materialet ekzistuese n\u00eb domenin publik p\u00ebrmendin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb figurash t\u00eb njohura t\u00eb lidhura me Epstein, gj\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb faj\u00ebsie.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra emra u p\u00ebrmend\u00ebn n\u00eb publikimin e 900 faqeve gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 2024. Mountbatten-Windsor, ish-Presidenti Bill Clinton dhe Michael Jackson ishin mes miqve, shoq\u00ebruesve dhe viktimave t\u00eb pretenduara.<\/p>\n<p>Clinton dhe ish-princi kan\u00eb mohuar t\u00eb ken\u00eb ditur p\u00ebr krimet e Epstein. Michael Jackson vdiq n\u00eb 2009.<\/p>\n<p>K\u00ebto publikime lidhen edhe me \u00e7\u00ebshtjen e Ghislaine Max\u00ebell, e cila po vuan nj\u00eb d\u00ebnim me 20 vite p\u00ebr trafik seksual t\u00eb t\u00eb miturave.<\/p>\n<h4><strong>\u00c7far\u00eb ndodh tani me votimin n\u00eb Dhom\u00eb?<\/strong><\/h4>\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb Dhom\u00ebs Mike Johnson, votimi mund t\u00eb mbahet q\u00eb jav\u00ebn e ardhshme. Kat\u00ebr republikan\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb 214 demokrat\u00ebt n\u00ebnshkruan peticionin.<\/p>\n<p>N\u00ebse projektligji miratohet, ai kalon n\u00eb Senat, ku duhen 60 vota \u2014 nj\u00eb prag i lart\u00eb. M\u00eb pas shkon n\u00eb tryez\u00ebn e presidentit, ku me shum\u00eb gjasa do t\u00eb vetohet.<\/p>\n<h4><strong>Pse ka kaq shum\u00eb interes p\u00ebr Epstein?<\/strong><\/h4>\n\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes MAGA t\u00eb Trump prej koh\u00ebsh besojn\u00eb se zyrtar\u00ebt po fshehin t\u00eb v\u00ebrteta ky\u00e7e p\u00ebr jet\u00ebn dhe vdekjen e Epstein.<\/p>\n<p>Disa prej tyre kan\u00eb besuar se nj\u00eb kabal\u00eb abuzuesish me t\u00eb mitur operon n\u00eb majat e shoq\u00ebris\u00eb amerikane, e mbrojtur nga shteti, teori q\u00eb u p\u00ebrhap\u00ebn p\u00ebrmes mesazheve enigmatike t\u00eb personazhit anonim \u201cQ\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb disa teori konspirative t\u00eb shtyra nga influencues MAGA, Epstein paraqitet si agjent i qeveris\u00eb izraelite.<\/p>\n<p>Disa aleat\u00eb t\u00eb Trump kan\u00eb tentuar t\u00eb shuajn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb. Muajin e kaluar, republikan\u00ebt njoftuan nj\u00eb pushim t\u00eb hersh\u00ebm parlamentar, duke pezulluar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb detyruar publikimin e dokumenteve brenda 30 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Por n\u00eb publikun e gjer\u00eb ka ende shum\u00eb pyetje pa p\u00ebrgjigje, p\u00ebrfshir\u00eb sesi Epstein mori nj\u00eb d\u00ebnim kaq t\u00eb but\u00eb n\u00eb Florida, n\u00ebse ai dhe Maxwell vepronin v\u00ebrtet vet\u00ebm, dhe si u lejua t\u00eb vet\u00ebvritej n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Trump dhe ekipi i tij i kan\u00eb nxitur teori t\u00eb tilla kur ishin n\u00eb opozit\u00eb, por tani q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, nuk po arrijn\u00eb t\u2019ua shpjegojn\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve se nuk ka m\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/16\/emailet-e-reja-cfare-e-ndau-miqesine-mes-trump-dhe-epstein\/\">Emailet e reja\/ Pse u prish miq\u00ebsia mes Trump dhe Epstein<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka pasur interes mbi skandalin e Jeffrey Epstein, kjo jav\u00eb ka ofruar disa zbulime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi demokrat\u00ebt n\u00eb SHBA, me synimin p\u00ebr t\u00eb goditur Donald Trump, publikuan disa email-e t\u00eb redaktuara t\u00eb Epstein-it, ku emri i presidentit p\u00ebrmendej shpesh. M\u00eb pas republikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb zbehur dokumentat q\u00eb publikuan demokrat\u00ebt, nxorr\u00ebn mij\u00ebra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52761","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52761"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52761\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}