{"id":52599,"date":"2025-11-16T08:48:19","date_gmt":"2025-11-16T08:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/16\/europa-juglindore-dhe-narrativa-anti-soros-dw-rama-fanar-ndricues-i-sorosizmit\/"},"modified":"2025-11-16T08:48:19","modified_gmt":"2025-11-16T08:48:19","slug":"europa-juglindore-dhe-narrativa-anti-soros-dw-rama-fanar-ndricues-i-sorosizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/16\/europa-juglindore-dhe-narrativa-anti-soros-dw-rama-fanar-ndricues-i-sorosizmit\/","title":{"rendered":"Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama \u2018fanar ndri\u00e7ues\u2019 i Sorosizmit"},"content":{"rendered":"<p>Oligarku bullgar me ndikim n\u00eb vendin e tij Delian Peevski do t\u00eb kishte dashur prej koh\u00ebsh t\u00eb shihte nj\u00eb hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan t\u00eb burs\u00ebs dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve t\u00eb tij t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur (OSF) n\u00eb Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare p\u00ebr nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb. Nd\u00ebrsa jav\u00ebn e kaluar, m\u00eb n\u00eb fund kjo shumic\u00eb u arrit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komision i Parlamentit Bullgar i quajtur \u201cKomisioni Ad-hoc p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar aktivitetet e\u00a0George dhe Alexander Soros\u00a0dhe fondacioneve t\u00eb tyre n\u00eb territorin e Bullgaris\u00eb\u201d do t\u00eb filloj\u00eb s\u00eb shpejti pun\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Komisioni do t\u00eb raportoj\u00eb se cil\u00ebt individ\u00eb dhe organizata mb\u00ebshteten nga babai dhe i biri Sorosit dhe kush ka marr\u00eb para nga fondacioni i tyre OSF.<\/p>\n<p>Aktualisht nuk jan\u00eb parashikuar pasoja ligjore kund\u00ebr individ\u00ebve dhe organizatave t\u00eb lidhura me Sorosin dhe fondacionet e tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb parlamenti bullgar ndonj\u00ebher\u00eb \u2013 sipas modelit t\u00eb ligjit rus \u201ckund\u00ebr agjent\u00ebve t\u00eb huaj\u201d vendosur n\u00eb vitin 2012 \u2013 mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb till\u00eb. N\u00eb shkurt 2025 pati nj\u00eb p\u00ebrpjekje, por p\u00ebr projektligjin nuk u arrit t\u00eb krijohet shumica e nevojshme p\u00ebr ta kaluar at\u00eb n\u00eb parlament. Derisa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb, p\u00ebrpjekje t\u00eb tilla do t\u00eb mbeten nj\u00eb lloj propagande dhe demaskimi publik: Fjala \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb denigrohet si \u201cSorosoid\u201d \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb fjala fyese n\u00eb bullgarisht \u2013 kushdo q\u00eb me gjas\u00eb apo faktikisht ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me filantropin liberal.<\/p>\n<p>Iniciatori i k\u00ebtij projektligji, Deljan Peevski, q\u00eb prej 20 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb skandale n\u00eb historin\u00eb postkomuniste t\u00eb Bullgaris\u00eb dhe emri i tij lidhet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebshtjellimesh nd\u00ebrmjet kriminalitetit t\u00eb organizuar dhe politik\u00ebs s\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kan\u00eb sanksionuar biznesmenin dhe manjatin e medias dhe kan\u00eb sekuestruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij jasht\u00eb vendit. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj n\u00eb Bullgari q\u00eb \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i BE-s\u00eb Peevski vazhdon t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb debatin p\u00ebr komisionin hetimor n\u00eb parlament ai tha: \u201cKa ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb betej\u00eb vendimtare. Bota e rreme e Sorosit dhe e Sorosoid\u00ebve duhet t\u00eb shkat\u00ebrrohet.\u201d<\/p>\n<p><strong>Hungaria vendi i origjin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ideja, q\u00eb akuzat e korrupsionit dhe kriminalitetit kund\u00ebr tij t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb drrejtimin e kund\u00ebrt ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i kund\u00ebrvihen, duke i cil\u00ebsuar si \u201cagjent\u00eb t\u00eb Sorosit\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e Peevskit. Kjo ide ka lindur n\u00eb Hungarin\u00eb e Viktor Orbanit. Atje mediet e af\u00ebrta me qeverin\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2013 filluan t\u00eb listojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, se sa para dhe kur kan\u00eb marr\u00eb organizata t\u00eb pavarura civle dhe persona kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb prej fondacionit OSF.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga kriza e migracionit m\u00eb 2015 qeveria e kryeministrit Orban p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ushtroi nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb madhe shtet\u00ebrore kund\u00ebr Sorosit, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur narrativa antisemitiste dhe ekstremiste e djath\u00eb. N\u00eb vendlindjen e George Sorosit kjo l\u00eb nj\u00eb shije ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb hidhur: Miliarderi i burs\u00ebs ka prejardhje hungarezo-hebreje dhe i ka mbijetuar si i ri Holokasutit n\u00eb Budapest. Nga qeveria Orban ai u akuzua, se po planifikon shk\u00ebmbimin e popullsis\u00eb n\u00eb Europ\u00eb ose se mish\u00ebron bab\u00ebzin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dmth. t\u00eb kapitalit financiar hebre, q\u00eb zhvat shtetet komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Fushatat impenjative t\u00eb Orbanit kund\u00ebr Sorosit u kuror\u00ebzuan n\u00eb disa ligje, nd\u00ebr to edhe i ashtuquajturi \u201cStop-Soros-Paket\u201d m\u00eb 2018, p\u00ebrmes t\u00eb cilit personat kritik\u00eb ndaj Orbanit dhe organizatat e pavarura u shkat\u00ebrruan financiarisht p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb heshtnin. M\u00eb von\u00eb ato u shpall\u00ebn pa p\u00ebrjashtim si antiligjore nga Gjykata Europiane. Por efekti i tyre propagandistik ka mbetur.<\/p>\n<p>N\u00eb Hungari megjithat\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb konsumuar damkimi i Sorosit si figura e armikut. N\u00eb vend t\u00eb miliaderit t\u00eb burs\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb propaganda e Orbanit po p\u00ebrdor Ukrain\u00ebn si vatr\u00ebn e re t\u00eb s\u00eb keqes. Sidoqoft\u00eb fushtatat hungareze kund\u00ebr Sorosit jan\u00eb p\u00ebrhapur si model sot pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs Juglindore.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia e Veriut<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr vendet e para europiano-lindore, q\u00eb mori modelin e fuhat\u00ebs kund\u00ebr Sorosit pas Hungaris\u00eb, ishte Maqedonia\u00a0(q\u00eb nga shkurti 2019 e em\u00ebrtuar Maqedonia e Veriut). N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017 atje u themelua l\u00ebvizja\u00a0 \u201cStop-Operacionin-Soros\u201d, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e s\u00eb cil\u00ebs ishin pran\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb nacionaliste t\u00eb djatht\u00eb VMRO-DPMNE dhe dor\u00ebs s\u00eb fort\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e at\u00ebhershme,\u00a0Nikola Gruevski.\u00a0Ky i fundit nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb (2016) ishte detyruar t\u00eb hiqte dor\u00eb nga posti n\u00ebn presionin e l\u00ebvizjes masive civile p\u00ebr reforma dhe kund\u00ebr korrupsionit. Ai i akuzonte protestuesit kund\u00ebr qeverisjes s\u00eb tij si t\u00eb \u201cdrejtuar nga Sorosi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Polonia<\/strong><\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Poloni n\u00eb vitet 2015 deri m\u00eb 2023 partia n\u00eb pushtet Ligj dhe Drejt\u00ebsi (PiS) kopjoi fushat\u00ebn e Viktor Orbanit kund\u00ebr Sorosit. N\u00eb vitet 2017\/18 PiS nisi fushtatat kund\u00ebr \u201corganizatave kriminale jo qeveritare\u201d, q\u00eb sipas saj \u201ckomandoheshin s\u00eb largu nga Sorosi dhe Rusia\u201d, pavar\u00ebsisht mosp\u00ebrputhjes nisur nga fakti q\u00eb Soros edhe n\u00eb Rusi ishte stilizuar nd\u00ebrkoh\u00eb si figura e armikut.<\/p>\n<p>N\u00eb fushtat elektorale 2019 dhe 2023 narrativa anti-Soros e PiS dhe t\u00eb tjerave parti nacionaliste t\u00eb djathta luajti nj\u00eb rol t\u00eb madh. \u201cRrjeti Soros\u201d, pra organizatat civile dhe mediet\u00a0 \u201ce blera nga Sorosi\u201d po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb kombin dhe po destabilizojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb polake, thuhej.<\/p>\n<p>Edhe presidenti polak i zgjedhur n\u00eb qershor 2025 Karol Navrocki p\u00ebrdor narrativ\u00ebn anti-Soros. Ai akuzoi p.sh. kund\u00ebrshtarin e tij n\u00eb fushat\u00ebn elektorale Rafal Trzaskovski, se \u201cpaguhet nga fondacionet gjermane dhe nga Sorosi\u201d duke e paraqitur veten si \u201cmbrojt\u00ebs t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Polonis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Serbi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Serbi presidenti\u00a0Aleksandar Vu\u00e7iq,\u00a0p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb pushtet SNS dhe mediat pro-qeveritare prej vitesh ndjekin narrativ\u00ebn, se organizatat e pavarura joqeveritare, personat kritik\u00eb ndaj qeveris\u00eb dhe l\u00ebvizjet civile t\u00eb protest\u00ebs nxiten nga \u201cagjent\u00eb huaj\u201d dhe \u201cfinancohen nga Sorosi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb protestat aktuale, q\u00eb po vazhdojn\u00eb prej nj\u00eb viti kund\u00ebr qeverisjes s\u00eb tij Vu\u00e7iq nuk flet vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite p\u00ebr Sorosin si nxit\u00ebsi n\u00eb prapasken\u00eb, por konsideron se \u201csh\u00ebrbimet e huaja sekrete\u201d dhe \u201cfondet nga jasht\u00eb\u201d jan\u00eb financues t\u00eb \u201crevolucionit t\u00eb ngjyrave\u201d. N\u00eb mediat besnike ndaj Vu\u00e7iqit, si gazeta bulevardeske Informer, her\u00eb pas here botohen kryeartikuj t\u00eb till\u00eb si:<em> \u201cSekreti i Sorosit\u2019 Loja! Dora e p\u00ebrgjakur vjen nga Shqip\u00ebria n\u00eb Beograd: Protestat n\u00eb Serbi jan\u00eb vet\u00ebm fillimi i destabilizimit t\u00eb Ballkanit\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Sllovakia<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0Sllovaki kryeministri Robert Fico, i cili n\u00eb tetor 2023 mori mandatin e kat\u00ebrt, ndoqi nj\u00eb shembull n\u00eb legjsliacion nga vendi fqinj Hungaria. Q\u00eb nga qershori\u00a0 2025 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji i iniciuar nga qeveria e tij, q\u00eb i detyron organizatat joqeveritare p\u00ebr\u00a0 \u201craporte transparence\u201d. P\u00ebrpara nism\u00ebs ligjore Fico dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues qeveris\u00eb dhe partis\u00eb s\u00eb tij Drejtimi-Socialdemokracia (SMER-SD) akuzuan Sorosin dhe \u201cagjent\u00ebt e huaj\u201d se vazhdimisht influencojn\u00eb n\u00eb Sllovaki.<\/p>\n<p>Fico vet e akuzoi l\u00ebvizjen e protest\u00ebts, q\u00eb m\u00eb 2018 \u00e7oi nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb dor\u00ebheqjen e tij, se \u00ebsht\u00eb \u201cfinancuar nga rrjeti i Sorosit\u201d. Duke argumentuar ligjin e tij n\u00eb fuqi q\u00eb nga qershori \u201cligji i transparenc\u00ebs\u201d ai thot\u00eb, se \u201ct\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Sllovaki duhet ta din\u00eb, se cil\u00ebn k\u00ebng\u00eb k\u00ebndon secila organizat\u00eb joqeveritare\u201d.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vende si \u00c7ekia, Rumania, Kroacia dhe Mali i Zi ka pasur n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn vazhdimisht fushata t\u00eb politikan\u00ebve nacionalist\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe populist\u00eb kund\u00ebr Sorosit dhe rrjetit t\u00eb tij. Por ligje kund\u00ebr organizatave joqeveritare si n\u00eb Hungari dhe Sllovaki nuk jan\u00eb miratuar.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria rast i ve\u00e7ant\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb narrativ\u00ebn anti-Soros n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore \u00ebsht\u00eb prej koh\u00ebsh Shqip\u00ebria.\u00a0K\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb e p\u00ebrdor opozita, por jo qeveria. Opozita e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb si kritik\u00eb ndaj kryeministrit Edi Rama (PS), i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb post q\u00eb nga viti 2013 dhe shpesh preferon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb metoda t\u00eb qeverisjes autoritare. Partia demokratike nacional-konservatore (PD) e akuzon Ram\u00ebn, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cfanar ndri\u00e7ues i Sorosizmit\u201d. George Soros dhe djali i tij Alexander, sipas opozit\u00ebs, q\u00eb nga viti 2013 bashk\u00eb me Ram\u00ebn kan\u00eb zbatuar nj\u00eb plan sekret, p\u00ebr t\u00eb qendruar n\u00eb pushtet n\u00eb Shqip\u00ebri afatgjat\u00eb p\u00ebrmes reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, kushtuese dhe elektorale.<\/p>\n<p><strong>\/DW<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/europa-juglindore-dhe-narrativa-anti-soros-dw-rama-fanar-ndricues-i-sorosizmit\/\">Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama \u2018fanar ndri\u00e7ues\u2019 i Sorosizmit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Oligarku bullgar me ndikim n\u00eb vendin e tij Delian Peevski do t\u00eb kishte dashur prej koh\u00ebsh t\u00eb shihte nj\u00eb hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan t\u00eb burs\u00ebs dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve t\u00eb tij t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Hapur (OSF) n\u00eb Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare p\u00ebr nj\u00eb hap [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}