{"id":52597,"date":"2025-11-16T08:48:18","date_gmt":"2025-11-16T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/16\/pa-qeveri-dhe-pa-buxhet-kosova-drejt-kolapsit-institucional-nese-deshton-edhe-mandati-i-glauk-konjufces\/"},"modified":"2025-11-16T08:48:18","modified_gmt":"2025-11-16T08:48:18","slug":"pa-qeveri-dhe-pa-buxhet-kosova-drejt-kolapsit-institucional-nese-deshton-edhe-mandati-i-glauk-konjufces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/16\/pa-qeveri-dhe-pa-buxhet-kosova-drejt-kolapsit-institucional-nese-deshton-edhe-mandati-i-glauk-konjufces\/","title":{"rendered":"Pa qeveri dhe pa buxhet: Kosova drejt kolapsit institucional n\u00ebse d\u00ebshton edhe mandati i Glauk Konjufc\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Glauk Konjufca \u00ebsht\u00eb i mandatuari i dyt\u00eb i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr t\u00eb krijuar shumic\u00ebn parlamentare dhe p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re t\u00eb\u00a0Kosov\u00ebs. Nuk ka ndonj\u00eb njoftim n\u00ebse Konjufca ka arritur ta siguroj\u00eb shumic\u00ebn.\u00a0Asnj\u00eb nga partit\u00eb e deritashme n\u00eb opozit\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb, nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i bashkohet Vet\u00ebvendosjes n\u00eb nj\u00eb koalicion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.<\/p>\n<p><strong>Kontaktet me AAK-n\u00eb pa rezultat<\/strong><\/p>\n<p>E vetmja parti q\u00eb tha, se \u00ebsht\u00eb kontaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nga Vet\u00ebvendosja, ishte Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, nj\u00eb p\u00ebrpjekje kjo p\u00ebr t\u00eb koordinuar takime lidhur me votimin e qeveris\u00eb. Kryetari i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t\u2019i takoj\u00eb zyrtar\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes, sikund\u00ebr q\u00eb do t\u00eb refuzonte edhe n\u00ebse do t\u00eb merrte propozime konkrete p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb qeverisje. Haradinaj konsideron, se \u201czgjedhjet e parakohshme jan\u00eb rrug\u00ebdalja e vetme nga ng\u00ebr\u00e7i politik\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cNe nuk kemi pasur propozim apo k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo bashk\u00ebpunimi. Kan\u00eb k\u00ebrkuar komunikim, ka pasur k\u00ebrkesa p\u00ebr takim ose konsulta me koleg\u00eb nga radh\u00ebt tona edhe me mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Por nuk e shohim t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb takime\u201d,<\/em>\u00a0ka th\u00ebn\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p><strong>Partit\u00eb e tjera opozitare\u00a0refuzojn\u00eb bashk\u00ebpunimin<\/strong><\/p>\n<p>Dy partit\u00eb e tjera t\u00eb deritashme n\u00eb opozit\u00eb, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK), thon\u00eb se nuk jan\u00eb kontaktuar fare nga Vet\u00ebvendosja dhe nuk duan t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb parti. Deputeti i LDK-s\u00eb, Alban Zogaj, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media tha se q\u00ebllimi i LVV-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta siguroj\u00eb shumic\u00ebn parlamentare, por vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb blej\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00c7ka po shohim ne k\u00ebto dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht qasja e nj\u00ebjt\u00eb sikurse me mandatarin e par\u00eb. Mandatari i par\u00eb nuk ka pasur as tendenc\u00eb e as interesim t\u00eb krijoj\u00eb institucionet e vendit. E nj\u00ebjta gj\u00eb po ndodh edhe me mandatarin e dyt\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0ka th\u00ebn\u00eb Zogaj, duke shtuar se LDK-ja nuk ka vot\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb Konjufca.<\/p>\n<p>Edhe kryetari n\u00eb dor\u00ebheqje i partis\u00eb tjet\u00ebr, PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, tha dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se \u201cnuk ka pasur kontakte me LVV-n\u00eb dhe as k\u00ebrkesa prej saj p\u00ebr votimin e qeveris\u00eb\u201d. Sipas tij, \u201czgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme duhet t\u00eb mbahen pa humbur koh\u00eb\u201d. PDK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pritje t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb ri t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e reja jan\u00eb t\u00eb pashmangshme edhe p\u00ebr Nism\u00ebn Socialdemokrate t\u00eb Fatmir Limajt. N\u00eb Vet\u00ebvendosje nd\u00ebrkaq, nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00ebse kan\u00eb siguruar ndonj\u00eb vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb p\u00ebrpjekjen e par\u00eb p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb, ku Albin Kurti mori vet\u00ebm 56 vota nga 120 deputet\u00eb sa ka parlamenti i Kosov\u00ebs.\u00a0 Glauk Konjufca i partis\u00eb Vet\u00ebvendosja i ngarkuarii dyt\u00eb p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb reFotografi: Press office of the political party Vet\u00ebvendosje. Vet\u00eb Glauk Konjufca, n\u00eb dit\u00ebn e mandatimit nga presidentja p\u00ebr ta krijuar shumic\u00ebn parlamentare, tha se \u201cd\u00ebshiron bashk\u00ebpunim me partit\u00eb shqiptare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb kuvend, por jo koalicion\u201d.\u00a0Ai tha se me zgjedhjen e nj\u00eb qeverie t\u00eb re t\u00eb udh\u00ebhequr nga ai do t\u00eb shmangej mund\u00ebsia e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb dhjetor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb mos ket\u00eb dy pal\u00eb zgjedhje p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, pasi n\u00eb prill duhet t\u00eb zgjidhet presidenti i ri i vendit.<\/p>\n<p><strong>Osmani: Seanca duhet t\u00eb ftohet brenda afatit kushtetues<\/strong><\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, q\u00eb tashm\u00eb e ka mandatuar Glauk Konjufc\u00ebn si mandatar t\u00eb dyt\u00eb, pret q\u00eb seanca p\u00ebr qeverin\u00eb e re t\u00eb thirret sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><em>\u201cI mandatuari i dyt\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr akoma \u00ebsht\u00eb brenda afatit kushtetues. Pra, si\u00e7 e dini, seanca duhet t\u00eb ftohet brenda afatit kushtetues. Kan\u00eb mbetur edhe pak dit\u00eb. Shpresojm\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe t\u00eb shohim rezultatin e k\u00ebsaj seance\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb presidentja Osmani.<\/p>\n<p><strong>Analist\u00ebt: Ng\u00ebr\u00e7i kryene\u00e7\u00ebsi e partive politike<\/strong><\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e rrethanave politike thon\u00eb se \u2018kryene\u00e7\u00ebsia\u2019 e partive politike p\u00ebr t\u00eb mos bashk\u00ebpunuar nd\u00ebrmjet vete, \u00ebsht\u00eb rezultati q\u00eb shihet: shteti pa qeveri dhe n\u00eb shum\u00eb segmente jofunksional.\u00a0Zgjedhjet shihen n\u00eb sfond. Blerim Burjani, analist politik, i tha DW-s\u00eb se \u201cpozita e deritashme e do pushtetin e plot\u00eb me formul\u00ebn, ose krejt ose hi\u00e7, nd\u00ebrsa partit\u00eb e deritashme opozitare nuk duan bashk\u00ebpunim me Vet\u00ebvendosjen.<\/p>\n<p><em>\u201cPra, sipas mendimit tim, n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i ikin dy pal\u00eb zgjedhjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, at\u00ebher\u00eb partit\u00eb politike, pozit\u00eb dhe opozit\u00eb, t\u00eb pajtohen p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri teknike t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga ekspert\u00eb t\u00eb pavarur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb presidentja s\u00eb bashku me partit\u00eb politike do t\u00eb propozonin p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb dhe kjo qeveri do t\u00eb ishte kalimtare gjasht\u00ebmujore ku do t\u00eb aprovohej buxheti dhe do t\u00eb shp\u00ebtohej shteti nga kolapsi\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Burjani. Sipas tij, k\u00ebto parti politike kan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha dhe jan\u00eb kompromentuar te qytetar\u00ebt, me sjelljet e tyre karshi vendit.<\/p>\n<p><em>\u201cPartit\u00eb politike duhet t\u2019i th\u00ebrrasin nd\u00ebrgjegjes, vet\u00ebdijes politike dhe t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve. P\u00ebr momentin e kan\u00eb sjell\u00eb shtetin n\u00eb gjendje t\u00eb bllokad\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen, n\u00ebse nuk komunikojn\u00eb nj\u00ebra me tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje kalimtare\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Burjani, duke shtuar se Kosova, si\u00e7 duket, ka nevoj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb re, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sken\u00eb tjet\u00ebr politike, p\u00ebr t\u00eb mos humbur koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb institucionale duke mos arritur t\u00eb krijoj\u00eb qeveri. Pa nj\u00eb qeveri t\u00eb re, ndon\u00ebse me parlament t\u00eb konstituuar, Kosova rrezikon t\u00eb futet edhe n\u00eb kriz\u00eb financiare p\u00ebr shkak t\u00eb mosmiratimit t\u00eb buxhetit p\u00ebr vitin 2026 q\u00eb duhet propozuar nga qeveria.Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani,u k\u00ebrkon partive politike kompromis, pasi Kosova rrezikon t\u00eb mbetet edhe pa buxhet.<\/p>\n<p><em>\u201cE kam ngritur edhe \u00e7\u00ebshtjen e planit t\u00eb rritjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 800 milion\u00eb euro, \u00e7\u00ebshtjen e marr\u00ebveshjeve me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, q\u00eb tani n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit jan\u00eb 100 milion\u00eb euro, por q\u00eb jan\u00eb edhe 200 milion\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb mund t\u00eb humbasin n\u00ebse nuk ratifikohen. Pra, po flasim p\u00ebr nj\u00eb miliard euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e kat\u00ebrta e buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb Kosova nuk do duhej t\u2019i humbiste, por t\u2019i p\u00ebrfitonte. Krejt \u00e7ka duhet \u00ebsht\u00eb vullneti i partive politike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto vendime t\u00eb merren nga ky kuvend, nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtij kuvendi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb votuar m\u00eb 9 shkurt, por akoma nuk kan\u00eb vendosur asgj\u00eb\u201d<\/em>, thot\u00eb presidentja Osmani.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar presidentes Osmanit, nd\u00ebrkaq 21 organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile than\u00eb se mungesa e buxhetit t\u00eb ri t\u00eb vendit do t\u00eb paralizonte pagesat p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, mjek\u00eb, administrat\u00ebn publike dhe transfere sociale p\u00ebr qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cE ardhmja financiare e vendit dhe mir\u00ebqenia e qytetar\u00ebve nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen peng i bllokadave politike. Ne besojm\u00eb se p\u00ebrvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktues p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb do t\u00eb prekte shum\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb letr\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb civile drejtuar presidentes. Sidoqoft\u00eb, sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebse as mandatari i dyt\u00eb, Glauk Konjufca, deri m\u00eb dat\u00ebn 19 n\u00ebntor nuk arrin ta krijoj\u00eb mazhoranc\u00ebn, kur kjo t\u00eb v\u00ebrtetohet p\u00ebrmes nj\u00eb seance parlamentare, at\u00ebher\u00eb Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, duhet t\u2019i shpall\u00eb zgjedhjet e reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen jo m\u00eb von\u00eb se 40 dit\u00eb nga data e shpalljes s\u00eb tyre.<strong>\/DW<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pa-qeveri-dhe-pa-buxhet-kosova-drejt-kolapsit-institucional-nese-deshton-edhe-mandati-i-glauk-konjufces\/\">Pa qeveri dhe pa buxhet: Kosova drejt kolapsit institucional n\u00ebse d\u00ebshton edhe mandati i Glauk Konjufc\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Glauk Konjufca \u00ebsht\u00eb i mandatuari i dyt\u00eb i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr t\u00eb krijuar shumic\u00ebn parlamentare dhe p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re t\u00eb\u00a0Kosov\u00ebs. Nuk ka ndonj\u00eb njoftim n\u00ebse Konjufca ka arritur ta siguroj\u00eb shumic\u00ebn.\u00a0Asnj\u00eb nga partit\u00eb e deritashme n\u00eb opozit\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb, nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i bashkohet Vet\u00ebvendosjes n\u00eb nj\u00eb koalicion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangeshin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52597","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52597"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52597\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}