{"id":52533,"date":"2025-11-15T15:48:30","date_gmt":"2025-11-15T15:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/15\/elton-arbana-i-varur-nga-mafia-i-jep-tenderin-1-miliard-leke-biznesmenit-te-denuar-per-korupsion\/"},"modified":"2025-11-15T15:48:30","modified_gmt":"2025-11-15T15:48:30","slug":"elton-arbana-i-varur-nga-mafia-i-jep-tenderin-1-miliard-leke-biznesmenit-te-denuar-per-korupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/15\/elton-arbana-i-varur-nga-mafia-i-jep-tenderin-1-miliard-leke-biznesmenit-te-denuar-per-korupsion\/","title":{"rendered":"Elton Arbana, i varur nga mafia, i jep tenderin 1 miliard lek\u00eb biznesmenit t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korupsion"},"content":{"rendered":"<p>Elton Arban\u00ebs i kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb dosjet e SPAK kontaktet me krer\u00ebt e bandave t\u00eb Shijakut, t\u00eb cil\u00ebve u b\u00ebn ndere dhe u jep tendera. Tashm\u00eb, q\u00eb ndodhet n\u00eb mandatin e dyt\u00eb, kryebashkiaku ka dal\u00eb hapur dhe i ndan parat\u00eb e tenderave me biznesmen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p><strong>Tender me flamur korrupsioni<\/strong><\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb i fundit \u00ebsht\u00eb tenderi mbi 1 miliard lek\u00eb p\u00ebr asfaltimin e 5 rrugicave n\u00eb fshatra, t\u00eb cilin komisioni i Eton Arban\u00ebs ia dha Bujar Muratit. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjithe operator\u00ebve konkurrues pervec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebt\u00eb metod\u00eb ka p\u00ebrdorur stafi i Arban\u00ebs p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn kompanis\u00eb \u201cLIS KONSTRUKSION\u201d shpk t\u00eb Bujar Muratit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, po raportojm\u00eb p\u00ebr tenderin e bashkis\u00eb Shijak, me objekt \u201cRikonstruksion i 5 rrug\u00ebve n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb e Bashkis\u00eb Shijak: Rikonstruksion i rrug\u00ebs \u201cStallat e reja (oksigjeni) Rikonstruksion i rruges \u201cDum Alla\u201d, Rikonstruksion i rrug\u00ebs \u201cKoci\u201d, Rikonstruksion i rrug\u00ebs s\u00eb \u201cVarrezave\u201d Vlashaj, KUZ dhe rikonstruksion i rrug\u00ebs \u201cTerzie\u201d\u201d. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb njoftuar n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 24 shtator 2025 dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 10 tetor 2025.<\/p>\n<p>Projekti i asfaltimit me bitum t\u00eb k\u00ebtyre rrugicave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur me Fondin Limit 100 001 000,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Po ku do t\u00eb hidhet ky asfalt? Jan\u00eb rreth 700 metra rrugica, me gjer\u00ebsi 3 deri n\u00eb 4 metra. Projekti nuk parashikon as trotuar anash, as ndri\u00e7im dhe as mbjellje pem\u00ebsh. Ndoshta m\u00eb von\u00eb, auditi i KLSH do t\u00eb na jap\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se ku \u00ebsht\u00eb \u00e7uar ky fond prej 1 miliard lek\u00ebsh!<\/p>\n<p><strong>Si u eliminua konkurrenca n\u00eb tenderin e paracaktuar p\u00ebr Bujar Muratin <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 6 n\u00ebntor 2025, kompania \u201cLIS KONSTRUKSION\u201d u shpall fituese megjith\u00ebse kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Bujar Murati b\u00ebri ofert\u00ebn 86 370 393,00 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konkurrent\u00ebt propozuan ta b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn me m\u00eb pak lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 15 pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi, 12 jan\u00eb eliminuar qysh n\u00eb fillim me justifikimin se kan\u00eb mungesa n\u00eb dokumente.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, \u201cSHPRESA \u2013 AL\u201d shpk me vler\u00ebn e ofert\u00ebs 61.511.947,35 lek\u00eb pa TVSH \u00ebsht\u00eb skualifikuar sepse n\u00eb formular p\u00ebr inxhinieret e ndertimit, stafin drejtues, nuk kishte sh\u00ebnuar num\u00ebr, dat\u00eb t\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cT &amp; XH\u201d shpk me vler\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs 61.919.340 lek\u00eb pa TVSH se p\u00ebr punonj\u00ebsit e thjesht\u00eb nuk ka sh\u00ebnuar num\u00ebr dhe dat\u00eb t\u00eb lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe bashkimi i operator\u00ebve \u201cDESARET\u201d shpk dhe \u201cLACAJ\u201d shpk me ofert\u00ebn 61.983.742,28 lek\u00eb pa TVSH, \u00ebsht\u00eb skualifikuar nga gara p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin probem si dy kompanit\u00eb e para. Kurse oferta e \u201cNDERTIMI\u201d shpk q\u00eb ka propozuar vler\u00ebn 65.142.168 lek\u00eb pa tvsh \u00ebsht\u00eb konsideruar anomalisht e ul\u00ebt.<\/p>\n\n<p>Edhe firma \u201cRSM COMPANY\u201d e cila kishte ofert\u00ebn me \u00a0vler\u00eb 69.779.042 pa tvsh, \u00ebsht\u00eb skualifikuar p\u00ebr mang\u00ebsi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb firmosja e bilanceve financiare nga Tatimet, apo nuk ka sh\u00ebnuar numrin e kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs t\u00eb inxhinier\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cPEPA GROUP\u201d shpk ka gabim dat\u00ebn e v\u00ebrtetimit t\u00eb statusit aktiv. \u00a0\u201cALMO KONSTRUKSION\u201d shpk me ofert\u00ebn 77.220.098 lek\u00eb pa TVSH nuk ka vulosur pasqyrat financiare t\u00eb vitit 2023 nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ka disa kompani q\u00eb jan\u00eb kualifikuar fillimisht dhe jan\u00eb t\u00ebrhequr nga tenderi duke mos dor\u00ebzuar dosjen fizike pran\u00eb komisionit. Nj\u00ebra nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb \u201cBAMI HOLDING me vler\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs 72.411.055,50 pa tvsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cSHKELQIMI 07\u201d me vler\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs 70.000.000 leke pa tvsh i kualifikuar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, pas dor\u00ebzimit t\u00eb dosjes fizike, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re mungesa e aktit t\u00eb miratimit t\u00eb nj\u00eb lejeje nga ministria p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu, kompania \u201c2 N\u201d shpk me ofert\u00ebn 75.555.555 lek\u00eb pa TVSH, e kualifikuar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, pas dor\u00ebzimit t\u00eb dosjes fizike u zbulua se asfaltoshtruesja e marr\u00eb me qera nuk kishte dokumentet n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se diferenca e t\u00eb ofertave t\u00eb skualifikuara me at\u00eb fituese \u00ebsht\u00eb nga 100 deri n\u00eb 250 milion\u00eb lek\u00eb, komisioni duhet t\u00eb komunikonte me subjektet dhe k\u00ebto t\u00eb plot\u00ebsonin mang\u00ebsit\u00eb brenda afatit. M\u00eb e pakta q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhej, duhet t\u00eb anulohej tenderi dhe t\u00eb rishpallej p\u00ebr oferta m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Por duket qart\u00eb se fituesi ka qen\u00eb i paracaktuar nga Elton Arbana.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Bujar Murati?<\/strong><\/p>\n<p>Murati \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm zhvat\u00ebs serial i fondeve publike, por nuk ka as humaniz\u00ebm. Mori tenderin 2.5 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb rregulluar nj\u00eb pallat n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb krisur nga t\u00ebrmeti dhe e la pa rind\u00ebrtuar. Banor\u00ebt e detyruan t\u00eb paguanin nga xhepi p\u00ebr t\u00eb mbaruar punimet. T\u00eb revoltuar ata shkuan n\u00eb SPAK ku b\u00ebn\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr kompanin\u00eb.<\/p>\n\n<p>Historia nisi m\u00eb 12 prill 2021, kur Bashkia Durr\u00ebs shpalli tenderin p\u00ebr \u201cRiforcim godine banimi 12-13 kate mbi tok\u00eb dhe nj\u00eb kat n\u00ebntok\u00eb, rruga \u201cJahja Ballhysa\u201d nr.6, kod GIS 3092 me fond limit 247 milion\u00eb lek\u00eb ose rreth 2.5 milion\u00eb euro me procedur\u00eb t\u00eb kufizuar. Ky fond ishte akorduar p\u00ebr riforcimin e nj\u00ebsive t\u00eb banimit n\u00eb nd\u00ebrtesat (pallat), q\u00eb ishin klasifikuar si godina t\u00eb pabanueshme ose t\u00eb d\u00ebmtuara r\u00ebnd\u00eb apo t\u00eb d\u00ebmtuara leht\u00eb q\u00eb nuk duhej t\u00eb rind\u00ebrtoheshin nga e para, por kishin nevoj\u00eb p\u00ebr punime rikonstruksioni ose riparime n\u00eb lote.<\/p>\n<p>Kompania \u201cLis Konstruksion\u201d (ish EURO-ALB) \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1999 nga Bujar Murati, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u2019i shiste aksionet gruas s\u00eb vet Doriana Murati, e cila n\u00eb 2012 do ia dhuronte aksionet mbes\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, Erilda Murati, e bija e Imer Muratit, pronar i nj\u00eb tjet\u00ebr kompanie nd\u00ebrtimi \u201cMurati\u201d shpk, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur me \u201cLis konstruksion\u201d. M\u00eb pas n\u00eb 2013, kjo e fundit do ia dhuronte aksionet Bujar Muratit, i cili do t\u00eb rimerrte kontrollin e kompanis\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dhuruar m\u00eb pas kompanin\u00eb bashk\u00ebshortes, Doriana Murati.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e QKB, rezulton se n\u00eb vitin 2013, kompania \u201cLis Konstruksion\u201d (ish EURO-ALB) e Bujar Muratit do t\u00eb fillonte procedurat e bashkimit n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrthithjes me kompanin\u00eb \u201cMURATI\u201d shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vet, Imer Murati.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve zyrtare t\u00eb bashkimit, \u201cMURATI\u201d shpk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kontratat e pun\u00ebs t\u00eb siguruara nga \u201cEURO-ALB\u201d, sot \u201cLis konstruksion\u201d.<\/p>\n<p>Dhurimi i aksioneve dhe ndryshimi i emrit kan\u00eb ndodhur n\u00eb periudh\u00ebn mars-prill 2023, dy vite pas operacionit t\u00eb Prokuris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb 2021, ku u arrestua ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, pasi ky i fundit kishte favorizuar kompanin\u00eb \u201cLis Konstruksion\u201d (Ish EURO-ALB) p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb akorduar nga Bashkia e Lushnjes.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e kanalit t\u00eb ujit, me vler\u00eb 24 milion\u00eb lek\u00eb, ku s\u00eb bashku me ish- kryebashkiakun u arrestua edhe Murati n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr falsifikim dokumentesh e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Por Bujar Murati nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i panjohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe fush\u00ebn e prokurimeve publike. N\u00eb vitin 2009, Murati ka qen\u00eb Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Prokurimeve Publike n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u arrestua p\u00ebr dosjen e tenderit t\u00eb uniformave t\u00eb policis\u00eb. Sipas akuzave t\u00eb ngritura asokohe nga prokuroria dhe policia, biznesmen\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimesh do t\u2019u jepnin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fitimit zyrtar\u00ebve publik\u00eb p\u00ebr t\u2019i shpallur fitues t\u00eb tenderit. N\u00eb janar 2014, Murati depozitoi nj\u00eb padi civile n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, duke k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr dit\u00ebt e burgut.<\/p>\n<p>Me ardhjen e Rilindjes ne pushtet rilindi edhe \u201cbiznesi\u201d i Muratit me tenderat. N\u00eb vitet e fundit, kompania e \u201cLis konstruksion\u201d (EURO-ALB) e vetme, por edhe si bashkim kompanish me \u201cMURATI\u201d shpk, \u00ebsht\u00eb shpallur fituese e mbi 90 tenderave me vler\u00eb dhjetra miliona euro<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre tenderave rezultojn\u00eb pa gar\u00eb ose kompanit\u00eb konkurruese jan\u00eb skualifikuar nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebto tendera t\u00eb sh\u00ebnohen me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d nga Open Data Albania.<\/p>\n<p>I till\u00ebs ishte tenderi i dh\u00ebn\u00eb Muratit nga Armando Subashi i Fierit, me objekt \u201cBlerje hekur (zgara, profile hekuri, plegma, rrjeta metalike, tel bari, llamarine, panel sanduic, ele)\u201d. Fondi limit i p\u00ebrllogaritur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebto materiale ishte 24 746 000,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p><strong>Arbana, kryetari i varur nga mafia e Shijakut<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Elton Arbana \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjimeve n\u00eb dosjen e Vangjush Dakos. N\u00eb p\u00ebrgjimin e publikuar nga media gjermane \u201cBild\u201d, Elton Arbana flet n\u00eb telefon me Astrit Avdylajn n\u00eb lidhje me disa gjoba t\u00eb vendosur nga INUK. Mes tyre shfaqet nj\u00eb miq\u00ebsi shum\u00eb e ngusht\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjim shihet se si zyrtar\u00ebt e PS i binden urdhrave t\u00eb Astrit Abvdylajt.<\/p>\n<p>\u201cAstrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal \u2018Avdylaj\u2019 n\u00eb Shijak i telefonon kryetarit t\u00eb PS p\u00ebr Shijakun, Elton Arbana, q\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kandidat i PS p\u00ebr kryebashkiak n\u00eb Shijak.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb ton t\u00eb irrituar t\u00eb z\u00ebrit, ai i telefonon Arban\u00ebs dhe i thot\u00eb se Inspektorati Shtet\u00ebror i Nd\u00ebrtimit po i vendos gjoba disa njer\u00ebzve n\u00eb Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durr\u00ebsit) p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb kjo, pasi kryebashkiaku i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb me Edi Ram\u00ebn n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p>Kur Arbana pretendon se nuk ka autoritetet p\u00ebr shkak se e kan\u00eb hequr nga posti n\u00eb Inspektoratin e Nd\u00ebrtimit, bosi i krimit, Avdylaj k\u00ebkon q\u00eb ai t\u2019u telefonoj\u00eb inspektor\u00ebve, t\u00eb ndalojn\u00eb gjob\u00ebn, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndjes\u00eb, p\u00ebrndryshe do e b\u00ebj\u00eb vet\u00eb. N\u00eb fund, kreu i PS n\u00eb Shijak pranon dhe i thot\u00eb Astrit Avdylajt se ai do t\u2019u telefonoj\u00eb dhe do u thot\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr \u2018problemin\u2019,\u201d shkruan Bild.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 mars 2024, emri i tij ishte n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb organizat\u00ebs \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d q\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb SPAK. Elton Arbana ishte mes 22 kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, q\u00eb rezultojn\u00eb se shp\u00ebrdoruan aseteve publike dhe nuk p\u00ebrmbush\u00ebn detyrimet ligjore t\u00eb parashikuara n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2025, Arbana do t\u2019i jepte tenderin e pastrimit t\u00eb qytetit mafiozit Fadil (Julian) Balla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fond afro 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb (pa TV SH) \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Bashkia Shijak m\u00eb 8 prill 2025 p\u00ebrmes nj\u00eb prokurimi t\u00eb dyshimt\u00eb, t\u00eb zhvilluar me 1 pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit, grumbullimit dhe depozitimi i mbetjeve urbane, mir\u00ebmbajtje e hap\u00ebsirave publike dhe varrezave n\u00eb bashkin\u00eb Shijak\u201d me Fondin Limit\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 125 128 146,00 lek\u00eb pa TV SH.<\/p>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb hapur m\u00eb 27 shkurt 2025, nd\u00ebrsa data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 17 mars 2025. Megjithat\u00eb, tenderi ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, kompanin\u00eb \u201cAMR\u201d shpk me pronar Fadil Ball\u00ebn nga Xhafzotaj. Dhe rezultati i tenderit me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb pranimi i ofert\u00ebs 124 742 586,00 gati 99% e fondit limit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkeljet e kryera, procedura e bashkis\u00eb Shijak ka marr\u00eb nga Open Data Albania vler\u00ebsimin me \u201cFlamurin e kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>Balla, i njohur gjithashtu si president i ekipit t\u00eb futbollit \u201cErzeni\u201d, ndodhet n\u00eb arrati, nd\u00ebrsa SPAK ka sekuestruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb tij, duke p\u00ebrfshir\u00eb kompleksin turistik \u201cAjman Park\u201d n\u00eb Shijak dhe nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Dh\u00ebrmi me vler\u00eb rreth 1 milion euro. K\u00ebto prona dyshohet se jan\u00eb nd\u00ebrtuar me para t\u00eb p\u00ebrfituara nga trafiku i drog\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/elton-arbana-i-varur-nga-mafia-i-jep-tenderin-1-miliard-leke-biznesmenit-te-denuar-per-korupsion\/\">Elton Arbana, i varur nga mafia, i jep tenderin 1 miliard lek\u00eb biznesmenit t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korupsion<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Elton Arban\u00ebs i kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb dosjet e SPAK kontaktet me krer\u00ebt e bandave t\u00eb Shijakut, t\u00eb cil\u00ebve u b\u00ebn ndere dhe u jep tendera. Tashm\u00eb, q\u00eb ndodhet n\u00eb mandatin e dyt\u00eb, kryebashkiaku ka dal\u00eb hapur dhe i ndan parat\u00eb e tenderave me biznesmen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion. Tender me flamur korrupsioni Shembulli m\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52533","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52533\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}