{"id":52495,"date":"2025-11-15T11:48:16","date_gmt":"2025-11-15T11:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/15\/landfillet-klandestine-pushtojne-brigjet-e-lumenjve-nga-jugu-ne-veri-institucionet-heshtin\/"},"modified":"2025-11-15T11:48:16","modified_gmt":"2025-11-15T11:48:16","slug":"landfillet-klandestine-pushtojne-brigjet-e-lumenjve-nga-jugu-ne-veri-institucionet-heshtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/15\/landfillet-klandestine-pushtojne-brigjet-e-lumenjve-nga-jugu-ne-veri-institucionet-heshtin\/","title":{"rendered":"Landfillet klandestine pushtojn\u00eb brigjet e lumenjve nga jugu n\u00eb veri. Institucionet heshtin"},"content":{"rendered":"<p>Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit t\u00eb Elbasanit, nd\u00ebrsa n\u00eb rrjedh\u00ebn e Shkumbinit mb\u00ebrrijn\u00eb plehra t\u00eb tjera nga venddepozitimet an\u00ebs p\u00ebrroit Pap\u00ebr. M\u00eb tej, n\u00eb Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt n\u00eb lum\u00eb.<\/p>\n<p>Dikur me uj\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb, lumi i Shkumbinit \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndoturit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201c<em>I gjith\u00eb lumi Shkumbin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hotspot i madh, sepse venddepozitimet buz\u00eb Shkumbinit nuk u rehabilituan asnj\u00ebher\u00eb. Nuk e di n\u00ebse bashkit\u00eb jan\u00eb duke i derdhur mbetjet n\u00eb landfillin e Elbasanit\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb Ornela \u00c7u\u00e7i, eksperte e mjedisit.<\/p>\n<p>Por Shkumbini nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi. Nga jugu n\u00eb veri, n\u00eb shtret\u00ebrit e lumenjve derdhen prej vitesh pirgje me plehra n\u00eb venddepozitime t\u00eb paligjshme, duke i ndotur uj\u00ebrat me grumbuj plastike, qese q\u00eb val\u00ebviten n\u00eb pem\u00ebt p\u00ebrreth dhe inerte q\u00eb ngrihen si kodra dhe rr\u00ebshqasin n\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lumin Devoll q\u00eb kalon pran\u00eb Gramshit, mbetje urbane dhe inerte gjenden n\u00eb shtratin e lumit, duke pritur stin\u00ebn e rreshjeve q\u00eb t\u2019i zhvendos\u00eb prej aty drejt liqenit t\u00eb Banj\u00ebs. N\u00eb Obot t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit, p\u00ebrrenjt\u00eb q\u00eb zbresin drejt lumit Buna sjellin mbetje t\u00eb vendbanimeve p\u00ebrreth, nj\u00ebsoj si n\u00eb brigjet e lumenjve Fan dhe Gjad\u00ebr, ku gjenden vendgrumbullime t\u00eb paligjshme mbetjesh q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb detin Adriatik.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e mjedisit faj\u00ebsojn\u00eb sistemin jofunksional t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve urbane n\u00eb Shqip\u00ebri, sikurse institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe vet\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Denisa Kas\u00ebs, aktiviste mjedisore, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e komuniteteve lokale nuk jan\u00eb ende t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar p\u00ebr d\u00ebmet mjedisore.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ne si pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile, vazhdimisht kemi organizuar pastrime p\u00ebrgjat\u00eb lumenjve, por edhe aktivitete p\u00ebr t\u2019u njohur me lumenjt\u00eb. Duhet t\u00eb kemi parasysh se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e komuniteteve dhe njer\u00ebzve nuk jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr vijim\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb lumi nga fillimi deri n\u00eb fund dhe \u00e7far\u00eb ndodh p\u00ebrgjat\u00eb tij,<\/em>\u201d tha Kasa.<\/p>\n<p>Edhe Aleko Miho, profesor n\u00eb Departamentin e Biologjis\u00eb n\u00eb Fakultetin e Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs e vendos theksin te nevoja p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim.<\/p>\n<p>\u201c<em>Pjesa qytetare \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku duhet t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin si shoq\u00ebri. Shoq\u00ebria ka nevoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, shkolla ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb p\u00ebr edukimin mjedisor,<\/em>\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Mes dhjetra venddepozitimeve klandestine, ka edhe nga ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb certifikuara dhe p\u00ebrdoren nga pushteti vendor n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet ligjore. Landfille t\u00eb tilla jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht problematike p\u00ebr lumin e Vjos\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb Vjos\u00eb kemi disa vendgrumbullime q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb af\u00ebr lumit. Kemi t\u00eb K\u00eblcyr\u00ebs, t\u00eb Tepelen\u00ebs, pra gjat\u00eb gjith\u00eb Vjos\u00ebs kemi disa vendgrumbullime mbetjesh. Sa m\u00eb af\u00ebr lumit, kuptohet q\u00eb ndotja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb direkte n\u00eb lum\u00eb,<\/em>\u201d thot\u00eb Besjana Guri, drejtuese e qendr\u00ebs mjedisore \u201cLumi\u201d.<\/p>\n<p>Edhe profesori Aleko Miho \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndotjen e lumit Vjosa, i shpallur Park Komb\u00ebtar nga qeveria shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjat\u00eb Vjos\u00ebs ka disa shkarkime q\u00eb vijn\u00eb nga zonat e banuara, q\u00eb jan\u00eb shkarkime t\u00eb l\u00ebng\u00ebta q\u00eb i shihni dhe nuk i shihni. Ne shpesh shohim ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme, nj\u00eb landfill apo shp\u00ebrndarje gjat\u00eb lumit apo n\u00eb delt\u00ebn e tij t\u00eb mbetjeve plastike. Por ndotja \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb, ka n\u00eb lum\u00eb, ka n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pellgun e saj,\u201d tha Miho.<\/p>\n<p>Efektet e ndotjes s\u00eb lumenjve nga mbetjet i kan\u00eb kap\u00ebrcyer kufinjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Prej vitesh, Mali i Zi dhe Kroacia ankohen p\u00ebr mbetjet e plastik\u00ebs, t\u00eb cilat zhvendosen n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tyre p\u00ebrmes rrymave detare.<\/p>\n<p>\u201c<em>Fatmir\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri, rrymat bregdetare nuk na i l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha mbetjet q\u00eb ne depozitojm\u00eb n\u00eb detin Adriatik, por i marrin rrymat bregdetare dhe i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kroaci ose n\u00eb fund t\u00eb brigjeve t\u00eb Malit t\u00eb Zi. K\u00ebsisoj, duke e hequr nga momenti jon\u00eb, ne i marrim mbetjet dhe i fshehim posht\u00eb tapetit si gjithmon\u00eb,\u201d thot\u00eb Ornela \u00c7u\u00e7i. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, tapeti yn\u00eb i posht\u00ebm qenka Kroacia, dhe ata ankohen<\/em>,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Profesori Aleko Miho thot\u00eb se mbetjet e plastik\u00ebs n\u00eb lumenjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb shkaktojn\u00eb probleme t\u00eb shumta mjedisore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore,\u00a0 ndaj ai b\u00ebn thirrje q\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebm ta paguajn\u00eb ndot\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb plastik\u00eb n\u00eb uj\u00eb ka gjith\u00eb koh\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet dhe t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb mikroplastika, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cilave jan\u00eb kancerogjene,\u201d shpjegon Miho.<\/p>\n<p>\u201cNdot\u00ebsi duhet t\u00eb paguaj\u00eb. Edhe qytetari q\u00eb ndot duhet t\u00eb paguaj\u00eb, edhe ai q\u00eb shkarkon plehra n\u00eb buz\u00eb t\u00eb lumit pa pyetur duhet t\u00eb paguaj\u00eb, edhe bashkia q\u00eb nuk kujdeset p\u00ebr mbledhjen e plehrave ka pjes\u00ebn e vet t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb,\u201d shton m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Pas d\u00ebshtimit t\u00eb investimeve prej dhjetramilion\u00eb eurosh n\u00eb trajtimin e mbetjeve urbane, qeveria ka p\u00ebrgatitur s\u00eb fundmi nj\u00eb tjet\u00ebr ligj dhe strategji. Por ekspert\u00ebt e mjedisit jan\u00eb mosbesues p\u00ebr aplikimin e tyre n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Kjo \u00e7\u00ebshtja e strategjive ka filluar t\u00eb b\u00ebhet komike. Strategjia e par\u00eb q\u00eb u b\u00eb n\u00eb 2011 u pa q\u00eb ishte implementuar shum\u00eb pak. Me ndihm\u00ebn e GIZ u b\u00eb strategjia tjet\u00ebr. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb strategji pas 5 vitesh s\u00ebrish, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne jemi t\u00eb paaft\u00eb edhe t\u00eb planifikojm\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, dhe kjo kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosmenaxhimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb veprave madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend,<\/em>\u201d p\u00ebrfundoi \u00c7u\u00e7i.\/BIRN\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/landfillet-klandestine-pushtojne-brigjet-e-lumenjve-nga-jugu-ne-veri-institucionet-heshtin\/\">Landfillet klandestine pushtojn\u00eb brigjet e lumenjve nga jugu n\u00eb veri. Institucionet heshtin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit t\u00eb Elbasanit, nd\u00ebrsa n\u00eb rrjedh\u00ebn e Shkumbinit mb\u00ebrrijn\u00eb plehra t\u00eb tjera nga venddepozitimet an\u00ebs p\u00ebrroit Pap\u00ebr. M\u00eb tej, n\u00eb Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt n\u00eb lum\u00eb. Dikur me uj\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb, lumi i Shkumbinit \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndoturit n\u00eb vend. \u201cI gjith\u00eb lumi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52495","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52495\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}