{"id":52472,"date":"2025-11-15T09:48:26","date_gmt":"2025-11-15T09:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/15\/integrimi-ne-be-me-kosto-te-larta-qeveria-ende-pa-strategji-per-te-mbrojtur-prodhuesit-shqiptare\/"},"modified":"2025-11-15T09:48:26","modified_gmt":"2025-11-15T09:48:26","slug":"integrimi-ne-be-me-kosto-te-larta-qeveria-ende-pa-strategji-per-te-mbrojtur-prodhuesit-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/15\/integrimi-ne-be-me-kosto-te-larta-qeveria-ende-pa-strategji-per-te-mbrojtur-prodhuesit-shqiptare\/","title":{"rendered":"Integrimi n\u00eb BE me kosto t\u00eb larta: Qeveria ende pa strategji p\u00ebr t\u00eb mbrojtur prodhuesit shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kroacis\u00eb n\u00eb BE, n\u00eb vitin 2013, nj\u00eb konglomerat i madh, grupi Agrokor, me pesh\u00eb sa 15% e PBB-s\u00eb s\u00eb vendit, falimentoi.<\/p>\n<p>Keqmenaxhimi financiar para an\u00ebtar\u00ebsimit e b\u00ebri t\u00eb pap\u00ebrballueshme konkurrenc\u00ebn pas hapjes s\u00eb tregjeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb, falimenti i Agrokor vuri n\u00eb rrezik gjith\u00eb ekonomin\u00eb e Kroacis\u00eb, nd\u00ebrsa u desh nd\u00ebrhyrja e BE-s\u00eb p\u00ebr ristrukturimin e grupit. Shembulli i Kroacis\u00eb \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm edhe p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse qeveria shqiptare p\u00ebrmbush mbylljen e negociatave dhe realizon an\u00ebtar\u00ebsimin brenda vitit 2030, shumica e bizneseve shqiptare, sidomos n\u00eb sektorin prodhues, do t\u00eb p\u00ebrballen me presion t\u00eb fort\u00eb nga hapja e tregjeve me BE-n\u00eb, n\u00ebse nuk p\u00ebrmbushin standardet.<\/p>\n<p>Ekspozimi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb tregu t\u00eb madh do ti vendos\u00eb sektor\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb konkurrence q\u00eb mund t\u2019u rrezikoj\u00eb tregun ku kan\u00eb operuar deri tani n\u00ebse nuk nd\u00ebrmerren hapa t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr modernizim dhe p\u00ebrshtatje, tha Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv \u00a0Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb dhe industris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, nd\u00ebrmarrjet e vogla e t\u00eb mesme, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, karakterizohen nga produktivitet i ul\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar vet\u00ebm nevoja t\u00eb vogla lokale, kan\u00eb num\u00ebr t\u00eb ul\u00ebt punonj\u00ebsish dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb financim.<\/p>\n<p>Pa mb\u00ebshtetje, ato nuk do t\u00eb mund t\u00eb rrisin kapacitetet apo cil\u00ebsin\u00eb e prodhimit dhe do ta ken\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbeten konkurruese.<\/p>\n<p>Mullai theksoi se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb bizneset t\u00eb fokusohen tek investimi n\u00eb teknologji moderne dhe automatizim, n\u00eb marrjen e certifikatave dhe p\u00ebrputhjen me standardet e BE-s\u00eb, si dhe tek diversifikimi i produkteve dhe tregjeve.<\/p>\n<p>Samir Mane, president i BALFIN Group, tha m\u00eb her\u00ebt n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE do t\u00eb sjell\u00eb konkurrenc\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por edhe mund\u00ebsi p\u00ebr bizneset q\u00eb p\u00ebrshtaten shpejt.<\/p>\n<p>Sipas tij, sip\u00ebrmarrjet shqiptare duhet t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb inovacion, teknologji dhe kapital njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb nj\u00eb treg m\u00eb t\u00eb madh e t\u00eb strukturuar.<\/p>\n<p>Ai shtoi se brenda Grupit po digjitalizohen proceset kryesore dhe po implementohen projekte me Inteligjenc\u00eb Artificiale p\u00ebr efikasitet. Modernizimi i vazhduesh\u00ebm dhe fokusi te njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta kthyer integrimin n\u00eb motor zhvillimi afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Nikolin Jaka, i cili drejton Dhom\u00ebn e Tregtis\u00eb, thekson se k\u00ebto investime mund t\u00eb rikuperohen n\u00eb 3\u20135 vjet p\u00ebrmes aksesit n\u00eb tregun e BE-s\u00eb, rritjes s\u00eb eksporteve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb produktit.<\/p>\n<p>Por bizneset, sidomos ato t\u00eb mesme e t\u00eb vogla, duhet t\u00eb nisin p\u00ebrshtatjen tani p\u00ebr t\u00eb shmangur falimentin kur tregjet t\u00eb hapen.<\/p>\n<p>Shum\u00eb biznese shqiptare \u2013 nga tregtar\u00ebt e produkteve t\u00eb falsifikuara e deri te fabrikat pa standarde dhe fermat q\u00eb nuk plot\u00ebsojn\u00eb kriteret e BE-s\u00eb \u2013 rrezikojn\u00eb falimentimin pas an\u00ebtar\u00ebsimit, n\u00ebse nuk p\u00ebrshtaten. M\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb do ta ken\u00eb bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, rreth 80% e bizneseve shqiptare e konsideruan integrimin n\u00eb BE zhvillim pozitiv, sipas Barometrit t\u00eb Ballkanit \u2013 p\u00ebrqindja m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb rajon, megjith\u00ebse ra nga 96% n\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Shumica nuk i njohin pasojat, pasi n\u00eb vitet e para, kostot e p\u00ebrshtatjes jan\u00eb t\u00eb larta dhe shum\u00eb prodhues mund t\u00eb mos konkurrojn\u00eb pas heqjes s\u00eb tarifave doganore.<\/p>\n<p>Alban Zusi, prodhues me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb industrin\u00eb ushqimore, pohon se shum\u00eb biznese do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb disavantazh, sepse duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb investime joproduktive p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar standardet mjedisore, ushqimore dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto investime k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb financime dhe kan\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb operative e mir\u00ebmbajtjeje, pa sjell\u00eb domosdoshm\u00ebrisht rritje produktiviteti\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Z.Mullaj shton se bizneset shqiptare q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrshtaten me standardet e BE-s\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen me disa kosto t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe lidhet me investimet teknike, ku hyjn\u00eb blerja e pajisjeve t\u00eb reja, modernizimi i linjave prodhuese, p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve higjieno-sanitare sipas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, deri te masat e siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe eficienca energjetike.<\/p>\n<p>Sigurisht, k\u00ebto jan\u00eb investime q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb likuiditete financiare, por ai shton se, nj\u00eb pjes\u00eb mund t\u00eb subvencionohet nga fonde t\u00eb BE-s\u00eb dhe institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Luan Leka, nj\u00eb nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb industris\u00eb prodhues, p\u00ebrmes grupit EHW thot\u00eb se duhet ta shohim me optimiz\u00ebm aderimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb do t\u00eb jemi pjes\u00eb e nj\u00eb tregu shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte investime m\u00eb eficente. Shpresoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb edhe investime n\u00eb infrastruktur\u00eb, t\u00eb ndihmuara edhe nga fonde t\u00eb BE, proces q\u00eb ka ndodhur edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Por, ai shton se ka vend p\u00ebr nj\u00eb shqet\u00ebsim, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb rruga p\u00ebr tu larguar forcat e pun\u00ebs, \u201cfenomen q\u00eb duhet ta p\u00ebrballojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga ky proces, hapin e par\u00eb duhet pa humbur koh\u00eb ta b\u00ebj\u00eb shteti. Ky hap duhet t\u00eb jet\u00eb: \u201cP\u00ebrputhja e legjislacionit t\u00eb siguris\u00eb ushqimore me at\u00eb t\u00eb BE\u201d<\/p>\n<p>\u201cMbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb duhet t\u00eb ristrukturohet sektori bujq\u00ebsor dhe ai blegtoral. Ky sektor vuan edhe parcelizimin ekstrem t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb pengon zhvillimin e nj\u00eb bujq\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrparuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu duhet t\u00eb ristrukturohet industria agrop\u00ebrpunuese, konform standardeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkurruese n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb hapur. Sa m\u00eb shpejt t\u00eb nis\u00eb ky proces aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb jen\u00eb shanset p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE\u201d, sugjeron Z.Leka.<\/p>\n<p><strong>Kostot<\/strong><\/p>\n<p>Bizneset shqiptare q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrshtaten me standardet e BE-s\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen me disa kosto t\u00eb menj\u00ebhershme. Pjesa m\u00eb e madhe lidhet me investimet teknike, ku hyjn\u00eb blerja e pajisjeve t\u00eb reja, modernizimi i linjave prodhuese, p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve higjieno-sanitare sipas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, deri te masat e siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe eficienca energjetike.<\/p>\n<p><strong>Kostot e an\u00ebtar\u00ebsimit, m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr prodhuesit e ushqimeve<\/strong><\/p>\n<p>Kostot me t\u00eb cilat bizneset shqiptare do t\u00eb p\u00ebrballen nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE lidhen kryesisht me p\u00ebrshtatjen me standardet europiane dhe mund t\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 700 mij\u00eb euro n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, sipas Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sektorin e prodhimit dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb vogla e t\u00eb mesme, pasojat mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, si\u00e7 tregon p\u00ebrvoja e Kroacis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb.<\/p>\n<p>Standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, cil\u00ebsin\u00eb e produktit, gjurmueshm\u00ebrin\u00eb dhe efikasitetin energjetik k\u00ebrkojn\u00eb linja prodhimi moderne.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrmarrje prodhuese me 40\u201360 punonj\u00ebs, modernizimi i makinerive dhe instalimi i sistemeve t\u00eb kontrollit cil\u00ebsor p\u00ebrkthehet n\u00eb 150\u2013300 mij\u00eb euro shpenzim fillestar. N\u00eb sektor\u00eb me rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb (ushqim, pije, kimikate), shifra mund t\u00eb arrij\u00eb 400\u2013700 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Certifikata si ISO 22000 p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, CE p\u00ebr produkte industriale apo HACCP p\u00ebr p\u00ebrpunim ushqimor jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. \u00c7do certifikim kushton 5\u201320 mij\u00eb euro p\u00ebr implementim dhe auditim, plus 2\u20135 mij\u00eb euro n\u00eb vit p\u00ebr rinovim.<\/p>\n<p>Trajnimet p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb, menaxhimin mjedisor dhe raportimin financiar sipas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb llogariten 500\u20131,000 euro p\u00ebr punonj\u00ebs n\u00eb vitin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Direktivat europiane p\u00ebr uj\u00ebrat e ndotura, emetimet dhe riciklimin mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb stacione filtruese, depo mbetjesh ose kontrata riciklimi. P\u00ebr nj\u00eb kompani prodhuese t\u00eb mesme, kostoja fillestare varion 50\u2013200 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa mir\u00ebmbajtja vjetore 10\u201320 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Rregullat e raportimit financiar dhe t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebs shtojn\u00eb zakonisht 5\u201310% n\u00eb shpenzimet vjetore operative. Harmonizimi i tatimeve (TVSH minimale 20%, akcizat) mund t\u00eb rris\u00eb kostot n\u00eb disa sektor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, p\u00ebr nj\u00eb biznes prodhimi t\u00eb mes\u00ebm, hyrja n\u00eb BE n\u00ebnkupton nj\u00eb investim fillestar prej 200\u2013600 mij\u00eb eurosh gjat\u00eb 2\u20133 viteve t\u00eb para e pas an\u00ebtar\u00ebsimit, plus 10\u201315% rritje t\u00eb kostove operative vjetore p\u00ebr mir\u00ebmbajtje standardesh, auditime dhe trajnime.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb kompani shqiptare n\u00eb agroindustri me rreth 50 punonj\u00ebs, q\u00eb merret me p\u00ebrpunimin e qum\u00ebshtit ose mishit, p\u00ebrmbushja e plot\u00eb e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb paket\u00eb investimesh edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, rreth 700 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa kostot operative vjetore mund t\u00eb rriten me 120\u2013200 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kjo varet nga niveli aktual i teknologjis\u00eb: impiantet moderne jan\u00eb m\u00eb pran\u00eb kufirit t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrsa pajisjet e vjetra kan\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Paulin Gega, i GEGA OIL GROUP, thekson se sip\u00ebrmarrjet q\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb inovacionin, forcojn\u00eb menaxhimin financiar dhe rrisin standardet e sh\u00ebrbimit do t\u00eb jen\u00eb fituesit e procesit t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare dhe nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb bizneset t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb aktor\u00eb konkurrues jo vet\u00ebm n\u00eb rajon, por edhe n\u00eb tregun europian\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>Kostot<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb total, p\u00ebr nj\u00eb biznes prodhimi t\u00eb mes\u00ebm, hyrja n\u00eb BE n\u00ebnkupton nj\u00eb investim fillestar prej 200\u2013600 mij\u00eb eurosh gjat\u00eb 2\u20133 viteve t\u00eb para e pas an\u00ebtar\u00ebsimit, plus 10\u201315% rritje t\u00eb kostove operative vjetore p\u00ebr mir\u00ebmbajtje standardesh, auditime dhe trajnime. P\u00ebr nj\u00eb kompani shqiptare n\u00eb agroindustri me rreth 50 punonj\u00ebs, q\u00eb merret me p\u00ebrpunimin e qum\u00ebshtit ose mishit, p\u00ebrmbushja e plot\u00eb e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb paket\u00eb investimesh edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, rreth 700 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa kostot operative vjetore mund t\u00eb rriten me 120\u2013200 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfitimet nga tregu 450 milion\u00eb banor\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi i plot\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE pritet t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb transformim gradual, por t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme (SME). P\u00ebrve\u00e7 kostove, do t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebrfitime p\u00ebr ato q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten.<\/p>\n<p>Dhoma e Tregtis\u00eb analizon se hyrja n\u00eb tregun unik europian hap hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>Bizneset shqiptare nuk do t\u00eb p\u00ebrballen m\u00eb me tarifa doganore apo kuota, nd\u00ebrsa procedurat doganore do t\u00eb thjeshtohen. Nj\u00eb prodhues i vog\u00ebl tekstilesh apo nj\u00eb punishte artizanale ushqimore do t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg prej mbi 450 milion\u00eb konsumator\u00ebsh.<\/p>\n<p>Standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb, sigurin\u00eb ushqimore, gjurmueshm\u00ebrin\u00eb dhe etiketimin jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato aktuale shqiptare, prandaj \u00e7do kompani eksportuese duhet t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb pajisje, laborator\u00eb testimi, sisteme kontrolli cil\u00ebsie dhe certifikime nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Rritja e konkurrenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Tregu shqiptar do t\u00eb hapet p\u00ebr kompani europiane me kapital m\u00eb t\u00eb madh, teknologji t\u00eb avancuar dhe p\u00ebrvoj\u00eb menaxheriale, duke ushtruar presion mbi bizneset vendase p\u00ebr t\u00eb rritur produktivitetin, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebrbimin dhe p\u00ebr t\u00eb optimizuar kostot.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa nd\u00ebrmarrje, kjo mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb rrezik mbylljeje, por p\u00ebr t\u00eb tjera do t\u00eb nxis\u00eb partneritete strategjike, investime n\u00eb teknologji digjitale dhe rritje profesionale t\u00eb stafit.<\/p>\n<p>Integrimi n\u00eb BE sjell akses m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb fonde zhvillimi: fondet strukturore dhe t\u00eb kohezionit ofrojn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr bashk\u00ebfinancim t\u00eb pajisjeve moderne ose trajnime t\u00eb stafit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi i k\u00ebtyre fondeve k\u00ebrkon kapacitete menaxheriale dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur projekte konkurruese, \u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr shum\u00eb SME.<\/p>\n<p>Legjislacioni i BE-s\u00eb p\u00ebr mjedisin, pun\u00ebsimin dhe mbrojtjen e konsumatorit n\u00ebnkupton detyrime t\u00eb reja p\u00ebr trajtimin e mbetjeve, raportim financiar transparent, respektim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb punonj\u00ebsve dhe sigurime m\u00eb t\u00eb larta. N\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb, kjo krijon klim\u00eb m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb konkurruese dhe ul rrezikun e gjobave apo konflikteve ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb plan m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi p\u00ebrmir\u00ebson perceptimin e stabilitetit politik dhe ekonomik t\u00eb vendit, duke ulur koston e kapitalit dhe duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr SME-t\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin investime ose kredi me interesa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e lir\u00eb e pun\u00ebtor\u00ebve mund t\u00eb sjell\u00eb sfida me emigrimin e punonj\u00ebsve t\u00eb kualifikuar, por edhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rekrutuar specialist\u00eb nga vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfitimet<\/strong><\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb tregun unik europian hap hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr eksport. Bizneset shqiptare nuk do t\u00eb p\u00ebrballen m\u00eb me tarifa doganore apo kuota, nd\u00ebrsa procedurat doganore do t\u00eb thjeshtohen. Nj\u00eb prodhues i vog\u00ebl tekstilesh apo nj\u00eb punishte artizanale ushqimore do t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg prej mbi 450 milion\u00eb konsumator\u00ebsh.\/Monitor.al\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/integrimi-ne-be-me-kosto-te-larta-qeveria-ende-pa-strategji-per-te-mbrojtur-prodhuesit-shqiptare\/\">Integrimi n\u00eb BE me kosto t\u00eb larta: Qeveria ende pa strategji p\u00ebr t\u00eb mbrojtur prodhuesit shqiptar\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kroacis\u00eb n\u00eb BE, n\u00eb vitin 2013, nj\u00eb konglomerat i madh, grupi Agrokor, me pesh\u00eb sa 15% e PBB-s\u00eb s\u00eb vendit, falimentoi. Keqmenaxhimi financiar para an\u00ebtar\u00ebsimit e b\u00ebri t\u00eb pap\u00ebrballueshme konkurrenc\u00ebn pas hapjes s\u00eb tregjeve t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb, falimenti i Agrokor vuri n\u00eb rrezik gjith\u00eb ekonomin\u00eb e Kroacis\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52472","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52472"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52472\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}