{"id":52257,"date":"2025-11-13T22:01:24","date_gmt":"2025-11-13T22:01:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/investigimi-proceset-qe-i-shkurtuan-jeten-gilmando-danit\/"},"modified":"2025-11-13T22:01:24","modified_gmt":"2025-11-13T22:01:24","slug":"investigimi-proceset-qe-i-shkurtuan-jeten-gilmando-danit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/investigimi-proceset-qe-i-shkurtuan-jeten-gilmando-danit\/","title":{"rendered":"Investigimi\/ Proceset q\u00eb \u201ci shkurtuan jet\u00ebn\u201d Gilmando Danit"},"content":{"rendered":"<p><span><strong><em>N\u00eb dokumentet e n\u00ebnshkruara nga zyrtar\u00ebt e drejtoris\u00eb s\u00eb burgjeve, autoritetet e p\u00ebrshkruanin 47-vje\u00e7arin Gilmando Danin si nj\u00eb person q\u00eb nuk paraqiste rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore, t\u00eb disiplinuar, me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe pjes\u00ebmarrje aktive n\u00eb programe kulturore dhe rehabilituese, elemente q\u00eb sh\u00ebrbyen si baz\u00eb p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit.<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><em><span>Nga Lindita \u00c7ela<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Gilmando Dani q\u00eb dit\u00ebn kur u arrestua, duket se kishte nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb, i bindur se kurr\u00eb nuk do t\u00eb ndryshonte n\u00eb burg, aq sa Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda vendosi d\u00ebnimin e tij m\u00eb 29 n\u00ebntor 2018.<\/span><\/p>\n<p><span>I d\u00ebnuar me 12 vjet heqje lirie pasi hetimi gjyq\u00ebsor v\u00ebrtetoi se s\u00eb bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zel\u00ebn dhe Edrit Qyqen, kishin k\u00ebrc\u00ebnuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marr\u00eb pes\u00eb her\u00eb \u00e7eqe bankare dhe 23% t\u00eb ish-hotelit \u201cVollga\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, Gilmando Dani ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb vendim.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrmes t\u00eb pakt\u00ebn 13 proceseve gjyq\u00ebsore t\u00eb hapura n\u00eb gjykatat e rrethit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe Kavaj\u00ebs, Gilmando Dani arriti t\u00eb p\u00ebrfitonte ulje d\u00ebnimi, duke siguruar lirin\u00eb m\u00eb 6 tetor 2024.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumentet e siguruara nga hetimi tregojn\u00eb se 47-vje\u00e7ari q\u00ebndroi n\u00eb qelin\u00eb e izolimit p\u00ebr 8 vite, 5 muaj e 19 dit\u00eb dhe ai ia kishte dal\u00eb t\u00eb ulte koh\u00ebn e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr 4 vite e 7 muaj.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebto dokumente, Dani p\u00ebrshkruhet nga autoritetet e burgjeve si nj\u00eb person i rehabilituar, q\u00eb nuk paraqiste rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore, dhe gjat\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit kishte krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sh\u00ebndetshme me personelin e institucionit dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, nj\u00eb vit pas lirimit, Gilmando Dani duket se nuk kishte mbyllur llogarit\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn. Mesdit\u00ebn e 11 n\u00ebntorit, bresh\u00ebrit\u00eb e plumbave u derdh\u00ebn mbi makin\u00ebn q\u00eb ai po udh\u00ebtonte n\u00eb zon\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt t\u00eb vendit, at\u00eb t\u00eb aeroportit N\u00ebn\u00eb Tereza, n\u00eb Rinas.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>I rehabilituari nga burgjet<\/strong><\/span><\/p>\n<p>Credits: shteg.org \u2013 Burgu i Rrogozhin\u00ebs, Gilmando Dani<\/p>\n<p><span>Dokumentat gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se Gilmando Dani u arrestua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2006 nga forcat speciale RENEA, pas nj\u00eb urdhri k\u00ebrkimi t\u00eb l\u00ebshuar ndaj tij p\u00ebr akuzat e \u201cmbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake\u201d dhe \u201cvjedhjes\u201d. Aso kohe u d\u00ebnua me 2 vjet e 8 muaj burgim, por ky nuk do t\u00eb ishte d\u00ebnimi i vet\u00ebm q\u00eb ai do t\u00eb merrte nga drejt\u00ebsia shqiptare. Me von\u00eb ai s\u00ebrish p\u00ebrfundoi n\u00eb burg n\u00eb vitin 2012 ku u gjet fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cProdhim dhe mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake dhe municionit\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u d\u00ebnua vet\u00ebm me nj\u00eb vit heqje lirie, edhe pse ligji i koh\u00ebs parashikonte d\u00ebnime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ashpra.<\/span><\/p>\n<p><span>I riu rifiton lirin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar 4 vite m\u00eb von\u00eb s\u00ebrish n\u00eb dyert e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>U arrestua n\u00eb 2016, ku u d\u00ebnua me 12 vite burg p\u00ebr veprat penale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gjob\u00ebv\u00ebnie dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb organizat\u00eb kriminale, t\u00eb drejtuar nga Emiljano Shullazi.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, Dani, s\u00eb bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zel\u00ebn dhe Edrit Qyqen, kishin k\u00ebrc\u00ebnuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marr\u00eb pes\u00eb her\u00eb \u00e7eqe bankare dhe 33% t\u00eb ish-hotelit \u201cVollga\u201d n\u00eb Durr\u00ebs. Ai u d\u00ebnua p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cshtr\u00ebngimit me an\u00eb t\u00eb kanosjes p\u00ebr marrje pasurie\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e \u201cgrupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d. Grupi i Shullazit u d\u00ebnua n\u00eb total me 55 vite burg, nd\u00ebrsa kreu i band\u00ebs, Emiljano Shullazi, mori 14 vite dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr vepra t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda penale.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, pas arrestimit, Dani p\u00ebrdori t\u00eb gjitha manovrat ligjore q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonin lirimin e hersh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumentet e siguruara nga \u201cshteg.org\u201d tregojn\u00eb se, pa marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, ai iu drejtua gjykatave t\u00eb rretheve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ulje d\u00ebnimi, dhe k\u00ebrkesat e tij u miratuan nga drejtor\u00ebt e burgjeve ku ai vuante d\u00ebnimin.<\/span><\/p>\n<p><span>Fillimisht, Dani p\u00ebrfitoi nj\u00eb ulje d\u00ebnimi prej 2 vite, 9 muaj e 23 dit\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit q\u00eb llogarit koh\u00ebn e paraburgimit gjat\u00eb pritjes s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor dhe marrjes s\u00eb vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por menj\u00ebher\u00eb pas miratimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese rezulton se Gilmando Dani i \u00ebsht\u00eb drejtuar serish gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit ku k\u00ebrkonte nj\u00eb \u201culje e mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb 500 dit\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ai i referohej periudh\u00ebs q\u00eb ka q\u00ebndruar n\u00eb burg nga prilli i vitit 2016 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrkon edhe me vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb apelit, e cila la n\u00eb fuqi mas\u00ebn e d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr grupin e strukturuar kriminal nga gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata e Durr\u00ebsit e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, si t\u00eb pa mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj, por interesante n\u00eb dokumentet gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si autoritetet e burgjeve p\u00ebrshkruajn\u00eb Gilmando Danin gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai vuante d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Rrogozhin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha proceset q\u00eb Dani ka hapur n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ulje t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit ai p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb njeri me sjellje t\u00eb mira dhe nuk paraqiste rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAi nuk u nd\u00ebshkua me mas\u00eb disiplinore, ruajti komunikim t\u00eb mir\u00eb dhe krijoi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sh\u00ebndetshme me personelin e institucionit dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit. Dani u tregua i motivuar p\u00ebr t\u00eb respektuar etik\u00ebn e komunikimit dhe manifestoi sjellje t\u00eb rregullta dhe tolerante n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb tjer\u00ebt\u201d<\/em> \u2013 p\u00ebrshkruhet nga autoritetet e burgjeve Gilmando Dani.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe pse n\u00eb asnj\u00eb dokument q\u00eb \u201cshteg.org\u201d disponon nuk shkruhet se 47-vje\u00e7ari \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar nga autoritetet, n\u00eb media \u00ebsht\u00eb raportuar se Dani s\u00eb bashku me grupin e tij ka q\u00ebndruar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 1 vit n\u00eb izolimin \u201c41-BISS\u201d. Termi \u201c41-bis\u201d p\u00ebrdoret shpesh si referenc\u00eb ndaj izolimit t\u00eb fort\u00eb q\u00eb aplikohet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb rreziksh\u00ebm ose p\u00ebr persona q\u00eb konsiderohen \u201cbos\u00eb t\u00eb krimit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00ebllimi i \u201c41-BISS\u201d \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb \u00e7do kontakt mes t\u00eb burgosurit dhe organizat\u00ebs jasht\u00eb burgut, duke shmangur urdhrat apo komunikimet q\u00eb mund t\u00eb drejtojn\u00eb veprimtari kriminale nga qelit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Masa p\u00ebrfshin izolim total, ndalim t\u00eb komunikimeve, kufizim t\u00eb vizitave dhe kontroll t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb \u00e7do kontakti me bot\u00ebn e jashtme.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumentet e tjera tregojn\u00eb se Dani mori pjes\u00eb n\u00eb aktivitete rehabilituese dhe kulturore. Ai u p\u00ebrfshi n\u00eb seanca k\u00ebshillimi individuale dhe grupore, si dhe n\u00eb aktivitete kulturore, sportive dhe fetare t\u00eb institucionit. Autoritetet e drejtoris\u00eb s\u00eb burgjeve t\u00eb Rrogozhin\u00ebs theksuan:<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cAi mori pjes\u00eb aktive n\u00eb temat e diskutimeve, respektoi ritet dhe aktivitetet fetare, dhe tregoi sjellje t\u00eb mir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb tjer\u00ebt.\u201d<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Si rezultat i sjelljes s\u00eb tij t\u00eb mir\u00eb dhe pretendimit p\u00ebr rehabilitim, Dani p\u00ebrfitoi nj\u00eb ulje t\u00eb d\u00ebnimit prej 80 dit\u00ebsh nga Gjykata e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrsa nj\u00eb ulje tjet\u00ebr prej 2 muajsh e 28 dit\u00ebsh i ishte njohur p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb kryer n\u00eb ambientet e izolimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, dokumentet e drejtoris\u00eb s\u00eb burgjeve tregojn\u00eb se ai nuk ka shfaqur interes p\u00ebr pun\u00eb, por ishte i interesuar p\u00ebr kurset e formimit profesional, pa ndjekur programe arsimore, megjith\u00ebse kishte p\u00ebrfunduar arsimin 12-vje\u00e7ar.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAi mori pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet rehabilituese, duke p\u00ebrfshir\u00eb seancat e k\u00ebshillimit individuale dhe grupore, ku u b\u00eb pjes\u00eb aktive e tematikave t\u00eb diskutuara. Gjithashtu, ai u p\u00ebrfshi n\u00eb aktivitetet kulturore, sportive dhe fetare t\u00eb institucionit, duke respektuar ritet dhe duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet fetare t\u00eb organizuara\u201d<\/em> \u2013 vijon p\u00ebrshkrimi i zyrtar\u00ebve t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb burgjeve.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr sjellje t\u00eb mir\u00eb dhe me pretendimin se \u00ebsht\u00eb reabilituar dhe se duhet shp\u00ebrblyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, ai ia doli t\u00eb p\u00ebrfitonte nj\u00eb ulje d\u00ebnimi prej 80 dit\u00ebsh nga gjykata e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb ulje tjet\u00ebr prej 2 muajsh dhe 28 dit\u00ebsh duket se e ka p\u00ebrfituar p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb kryer n\u00eb ambientet e izolimit. \u201cShteg.org\u201d e pati t\u00eb pamundur t\u00eb verifikoj\u00eb se \u00e7far\u00eb pune ka kryer konkretisht Gilmando Dani, por n\u00eb dokumentet e l\u00ebshuara nga drejtoria e burgjeve t\u00eb Rrogozhin\u00ebs thuhet se ai nuk ka shfaqur kurr\u00eb interes p\u00ebr pun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cEdhe pse nuk shfaqi interes p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb institucion dhe nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb organik\u00ebn e pun\u00ebs, Dani ishte i interesuar p\u00ebr kurset e formimit profesional, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk tregoi d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr programe arsimore, megjith\u00ebse kishte mbaruar arsimin 12-vje\u00e7ar\u201d<\/em> thuhet n\u00eb dosjet e k\u00ebrkesave t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb gjykat\u00eb nga Gilmando Dani.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb kontradita e vetme q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrshkrimin e Gilmando Danit nga drejtoria e burgjeve.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata e Durr\u00ebsit konstaton se nuk ka gjetur prova q\u00eb lidhin p\u00ebrshkrimin pozitiv nga autoritetet e burgjeve me k\u00ebrkesat p\u00ebr ulje t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb Danit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>I s\u00ebmur\u00eb dhe pun\u00ebtor<\/strong><\/span><\/p>\n<p>Credits: News24 \u2013 Gjykata e Posa\u00e7me Gilmando Dani dhe Emiljano Shullazi 2019<\/p>\n<p><span>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, Gilmando Dani iu drejtua gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit m\u00eb t\u00eb 10-t\u00ebn padi brenda nj\u00eb viti ku k\u00ebrkonte ulje t\u00eb muajve t\u00eb d\u00ebnimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Kur i kishin mbetur 1 vit e 6 muaj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar d\u00ebnimin, Dani iu drejtua gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb d\u00ebnim alternativ, si\u00e7 ishte q\u00ebndrimi n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb d\u00ebnimit q\u00eb kishte pa p\u00ebrfunduar. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn gjyq\u00ebsore, 47-vje\u00e7ari i ligjitimoi k\u00ebrkes\u00ebn e zvog\u00eblimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit me faktin se ishte i s\u00ebmur\u00eb dhe se do t\u00eb pun\u00ebsohej, si mir\u00ebm\u00ebngjajt\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kompani brokerimi sapo t\u00eb dilte nga burgu.<\/span><\/p>\n<p><span>Po ashtu dhe rrethet familjare t\u00eb tij jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si arsye p\u00ebr t\u2019u ligjitimuar daljen nga burgu dhe vuajtjen e d\u00ebnimit me kushte n\u00eb sht\u00ebpi.<\/span><\/p>\n<p><span>Komisioni i ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim pran\u00eb IEVP Rrogozhin\u00eb, shprehet: <em>\u201cI d\u00ebnuari ka shfaqur sjellje dhe q\u00ebndrim t\u00eb mir\u00eb, duke mos u nd\u00ebshkuar me masa disiplinore dhe ka shfaqur komunikim t\u00eb rregullt verbal dhe joverbal me stafin e institucionit dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e tjer\u00eb, duke nd\u00ebrvepruar dhe bashk\u00ebpunuar me ta,\u201d<\/em> nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb administruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs dokumentare kopje sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cGjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb IEVP Rrogozhin\u00eb gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e t\u00eb d\u00ebnuarit ka ardhur n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim pasi ai \u00ebsht\u00eb hasur me probleme t\u00eb theksuara kardiake t\u00eb cilat shpesh her\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr shoq\u00ebrimin e tij drejt spitaleve. P\u00ebrkeq\u00ebsimi i gjendjes s\u00eb tij sh\u00ebndet\u00ebsore e b\u00ebn thuajse t\u00eb pamundur q\u00eb i d\u00ebnuari t\u00eb marr\u00eb kujdesin e vazhduesh\u00ebm dhe sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb nevojsh\u00ebm gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij\u201d<\/em> \u2013 thuhet n\u00eb dokument.<\/span><\/p>\n<p><span>Por gjat\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor, trupi gjykues nuk gjeti prova q\u00eb Dani kishte probleme sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ligjitimonte k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr daljen nga burgu.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPyetjes s\u00eb mjekut p\u00ebrgjegj\u00ebs s\u00eb IEVP-s\u00eb, dhe informacionit t\u00eb marr\u00eb nga Qendra Spitalore e Burgjeve, rezulton se i d\u00ebnuari, me gjith\u00eb orientimin e personelit sh\u00ebndet\u00ebsor, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb paraqitur dhe t\u00eb jet\u00eb hospitalizuar pran\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore t\u00eb Burgjeve. Prej k\u00ebtej Gjykata konkludon se qartazi nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore e t\u00eb d\u00ebnuarit nuk u v\u00ebrtetua p\u00ebr t\u00eb legjitimuar aplikimin\u201d<\/em> \u2013 thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs e cila vendos rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr lirimin me kusht.<\/span><\/p>\n<p><span>Por dokumentet tregojn\u00eb se Gilmando Dani ka vijuar betejat n\u00eb shkall\u00ebt e tjera t\u00eb gjyq\u00ebsorit, deri sa m\u00eb 6 tetor 2024 ai u lirua nga burgu, ku sipas shkresave t\u00eb para nga shteg rezulton se ai ka kryer fizikisht vet\u00ebm 8 vite, 5 muaj, 19 dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, Drejtoria e Burgjeve nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve q\u00eb \u201cshteg.org\u201d d\u00ebrgoi sa i p\u00ebrket vendeve t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb Gilmando Danit, raporteve t\u00eb p\u00ebrpilura nga institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit dhe p\u00ebrfitimeve q\u00eb ka marr\u00eb brenda sistemit, nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb k\u00ebto 20 vitet e fundit, i d\u00ebnuar p\u00ebr vepra penale q\u00eb nga arm\u00ebmbajtja pa leje e deri tek pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, si\u00e7 ishte ajo q\u00eb dokumentet e organeve ligjzbatuese tregojn\u00eb se drejtohej nga Emiliano Shullazi.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>N\u00ebn hijen e Shullazit<\/strong><\/span><\/p>\n<p>Credits: Top Channel \u2013 Gjykata e Tiran\u00ebs, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani<\/p>\n<p><span>Historia e Gilmando Danit \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb njeriu q\u00eb, q\u00eb prej fillimit, dukej i lidhur ngusht\u00eb me bot\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb pasviteve 2000.<\/span><\/p>\n<p><span>Emri i tij shfaqet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dosjet e policis\u00eb m\u00eb 11 shkurt 2006, kur arrestohet nga forcat RENEA, bashk\u00eb me vet\u00eb Emiljano Shullazin dhe nj\u00eb tjet\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor. Ai u akuzua p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje dhe kanosje n\u00eb bashk\u00ebpunim. Ishte hera e par\u00eb, por jo e fundit, q\u00eb dyshja Shullazi\u2013Dani do t\u00eb p\u00ebrmendej bashk\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitet q\u00eb pasuan, Gilmando Dani u b\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e njohur n\u00eb qarqet kriminale t\u00eb kryeqytetit. Ai shihej si njeriu q\u00eb \u201cb\u00ebnte pun\u00ebn\u201d p\u00ebr Shullazin, besnik deri n\u00eb fund, gjithmon\u00eb n\u00eb hije. N\u00eb prill 2011, gjat\u00eb nj\u00eb mitingu elektoral t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Dani u shoq\u00ebrua nga policia bashk\u00eb me Shullazin, pasi ky i fundit pengoi aktivitetin politik. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po atij viti, t\u00eb dy u arrestuan s\u00ebrish p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Dani mori p\u00ebrsip\u00ebr fajin, duke shp\u00ebtuar mikun e tij, dhe duke forcuar reputacionin e tij si \u201cnjeriu i bes\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas 8 vitesh t\u00eb kryera, n\u00eb tetor 2024, ai fitoi lirin\u00eb, por pa ndonj\u00eb sinjal p\u00ebr ndryshim. N\u00eb rrethin e tij, thuhej se \u201cnuk kishte dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar nga e para, por p\u00ebr t\u00eb mbyllur hesapet e vjetra\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Dani kishte shp\u00ebtuar dy her\u00eb nga plumbat, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 2011 dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb 2015. T\u00eb dyja her\u00ebt n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Shullazit, me 11 n\u00ebntor t\u00eb 2025 fati s\u2019qe n\u00eb an\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Ashtu si\u00e7 kishte nisur, jeta e Gilmando Danit p\u00ebrfundoi n\u00eb rrug\u00eb e sh\u00ebnjuar nga krimi, e mb\u00ebshtjell\u00eb me dokumente t\u00eb rreme dhe e mbyllur n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e plumbave n\u00eb Rinas. Nj\u00eb histori q\u00eb flet jo vet\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshtimin e nj\u00eb njeriu p\u00ebr t\u2019u rehabilituar, por edhe p\u00ebr d\u00ebshtimin e nj\u00eb sistemi q\u00eb, p\u00ebrmes shkresave, i hapi der\u00ebn e liris\u00eb drejt vdekjes. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/shteg.org\/proceset-qe-i-shkurtuan-jeten-gilmando-danit\/\">Shteg.org<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/13\/investigimi-proceset-qe-i-shkurtuan-jeten-gilmando-danit\/\">Investigimi\/ Proceset q\u00eb \u201ci shkurtuan jet\u00ebn\u201d Gilmando Danit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dokumentet e n\u00ebnshkruara nga zyrtar\u00ebt e drejtoris\u00eb s\u00eb burgjeve, autoritetet e p\u00ebrshkruanin 47-vje\u00e7arin Gilmando Danin si nj\u00eb person q\u00eb nuk paraqiste rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore, t\u00eb disiplinuar, me marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe pjes\u00ebmarrje aktive n\u00eb programe kulturore dhe rehabilituese, elemente q\u00eb sh\u00ebrbyen si baz\u00eb p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit. Nga Lindita \u00c7ela Gilmando Dani q\u00eb dit\u00ebn kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":52258,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52257","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52257\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}