{"id":52253,"date":"2025-11-13T22:48:20","date_gmt":"2025-11-13T22:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/do-te-perkeqesohen-marredheniet-mosbesimi-midis-serbeve-dhe-shqiptareve-ne-kosove-mbetet-i-thelle\/"},"modified":"2025-11-13T22:48:20","modified_gmt":"2025-11-13T22:48:20","slug":"do-te-perkeqesohen-marredheniet-mosbesimi-midis-serbeve-dhe-shqiptareve-ne-kosove-mbetet-i-thelle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/do-te-perkeqesohen-marredheniet-mosbesimi-midis-serbeve-dhe-shqiptareve-ne-kosove-mbetet-i-thelle\/","title":{"rendered":"\u201cDo t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen marr\u00ebdh\u00ebniet!\u201d, mosbesimi midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb mbetet i thell\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb e thell\u00eb, nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet tyre r\u00ebndohen edhe m\u00eb shum\u00eb nga mosbesimi i madh, sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb organizat\u00ebs joqeveritare Qendra p\u00ebr Veprime Shoq\u00ebrore (CASA).<\/p>\n<p>Hulumtimi me titullin \u201cRaporti mbi indeksin e besimit p\u00ebr gjendjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, u prezantua m\u00eb 13 n\u00ebntor n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hulumtim u anketuan 800 veta, 500 nga komuniteti shqiptar dhe 300 nga ai serb. Hulumtimi bazohet n\u00eb perceptimet e serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre dhe perspektivat p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb anketuarve nga komuniteti serb, mbi 51 p\u00ebr qind, besojn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen m\u00eb tej, nd\u00ebrsa rreth 28 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve mendojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Studimi tregoi gjithashtu se t\u00eb dy komunitetet \u2013 mbi 70 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve \u2013 besojn\u00eb se tensionet politike midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs kontribuojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasjet nd\u00ebretnike. Po ashtu, 79.6 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve shqiptar\u00eb e konsiderojn\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb si nxit\u00ebse t\u00eb tensioneve, nd\u00ebrsa 74.5 p\u00ebr qind e serb\u00ebve mendojn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse Qeveria e Kosov\u00ebs. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb do t\u00eb ndihmonin paqen dhe stabilitetin, mbi 62 p\u00ebr qind e serb\u00ebve besojn\u00eb se kjo do t\u00eb ishte autonomia e tyre, nd\u00ebrsa mbi 44 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve mendojn\u00eb se zgjidhja \u00ebsht\u00eb integrimi i serb\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Miodrag Marinkoviq, drejtor i CASA-s, vler\u00ebsoi se rezultatet e indeksit t\u00eb besimit tregojn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet etnike midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebrgjegj\u00ebs jan\u00eb politikan\u00ebt nga Kosova dhe Serbia. Ai theksoi se \u201cpolitika populiste\u201d q\u00eb ndjekin t\u00eb dyja pal\u00ebt ndikon negativisht n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm, n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre dhe n\u00eb procesin e pajtimit.<\/p>\n<p><strong>\u201c\u00c7lirimi nga frika dhe iluzionet \u00ebsht\u00eb rruga drejt bashk\u00ebjetes\u00ebs\u201d<\/strong><br \/>\nVisar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit Musine Kokalari n\u00eb Prishtin\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi n\u00eb panel tha se komunitetet shqiptare dhe serbe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrballen me dy problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb lidhje me bashk\u00ebpunimin dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn: \u201cjetojn\u00eb n\u00eb frik\u00eb dhe n\u00eb iluzion t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSipas tij, iluzioni te shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs bazohet n\u00eb iden\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet shqiptar, q\u00eb u p\u00ebrket shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa te serb\u00ebt ekziston iluzioni se Kosova do t\u00eb kthehet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb. Nuk po flas p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt apo serb\u00ebt, por p\u00ebr Ai shtoi se ekziston nj\u00eb frik\u00eb e vazhdueshme mes k\u00ebtyre komuniteteve \u2013 shqiptar\u00ebt kan\u00eb frik\u00eb se Serbia mund t\u00eb sulmoj\u00eb Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa serb\u00ebt se vendimet e autoriteteve kosovare mund t\u2019i rrezikojn\u00eb.<\/p>\n<p>Marigona Shabiu, drejtoresh\u00eb ekzekutive e Iniciativ\u00ebs s\u00eb t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut \u2013 YIHR Kosova, theksoi se sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb n\u00eb vitin 2023 ndikoi ndjesh\u00ebm n\u00eb polarizimin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe \u201cveprimet e nj\u00ebanshme t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, t\u00eb cilat, sipas saj, kan\u00eb cenuar komunitetet joshumic\u00eb pasi nuk u \u00ebsht\u00eb ofruar nj\u00eb zgjidhje alternative. N\u00eb sulmin e armatosur t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, u vra nj\u00eb polic kosovar, nd\u00ebrsa m\u00eb pas edhe tre sulmues. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e mori p\u00ebrsip\u00ebr Millan Radoi\u00e7iq, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb kryesore t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila mb\u00ebshtetet nga Beogradi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, autoritetet e Prishtin\u00ebs, q\u00eb nga t\u00ebrheqja e serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor 2022, kan\u00eb punuar aktivisht p\u00ebr vendosjen e kontrollit shtet\u00ebror n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes mbylljes s\u00eb institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb, ndalimit t\u00eb dinarit serb, targave serbe e masave t\u00eb ngjashme. Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka kritikuar shumic\u00ebn e k\u00ebtyre hapave, pasi shum\u00eb serb\u00eb n\u00eb veri marrin paga nga buxheti i Serbis\u00eb dhe g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta p\u00ebrmes sistemit institucional serb. Darko Dimitrijeviq, kryeredaktor i Radios Gora\u017edevac, konsideron se p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve etnike p\u00ebrgjegj\u00ebs jan\u00eb kryesisht Beogradi dhe Prishtina, pasi vazhdimisht e faj\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr gjendjen e keqe n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cAi narrativ toksik, ajo komunikim toksik, po v\u00ebzhgohet me shum\u00eb indiferenc\u00eb nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha ai, duke shtuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe ajo mban nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Kosova dhe Serbia q\u00eb nga viti 2011 zhvillojn\u00eb dialog p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, gjat\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb n\u00ebnshkruar dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje, por shum\u00eb prej tyre nuk jan\u00eb zbatuar n\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, dialogu politik \u00ebsht\u00eb bllokuar q\u00eb nga viti 2023, pasi Kosova k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb. Serbia ka mohuar \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm, por refuzon ta dor\u00ebzoj\u00eb Radoi\u00e7iqin dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, ndaj t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr terroriz\u00ebm.\/rel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/do-te-perkeqesohen-marredheniet-mosbesimi-midis-serbeve-dhe-shqiptareve-ne-kosove-mbetet-i-thelle\/\">\u201cDo t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen marr\u00ebdh\u00ebniet!\u201d, mosbesimi midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb mbetet i thell\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb e thell\u00eb, nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet tyre r\u00ebndohen edhe m\u00eb shum\u00eb nga mosbesimi i madh, sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb organizat\u00ebs joqeveritare Qendra p\u00ebr Veprime Shoq\u00ebrore (CASA). Hulumtimi me titullin \u201cRaporti mbi indeksin e besimit p\u00ebr gjendjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, u prezantua m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52253","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52253"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52253\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}