{"id":52189,"date":"2025-11-13T17:48:16","date_gmt":"2025-11-13T17:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/shba-shpall-sanksione-per-luftar-hysajn-mikun-e-rames-e-takoi-dhe-i-dha-licence-per-kazino\/"},"modified":"2025-11-13T17:48:16","modified_gmt":"2025-11-13T17:48:16","slug":"shba-shpall-sanksione-per-luftar-hysajn-mikun-e-rames-e-takoi-dhe-i-dha-licence-per-kazino","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/shba-shpall-sanksione-per-luftar-hysajn-mikun-e-rames-e-takoi-dhe-i-dha-licence-per-kazino\/","title":{"rendered":"SHBA shpall sanksione p\u00ebr Luftar Hysajn, mikun e Ram\u00ebs, e takoi dhe i dha licenc\u00eb p\u00ebr kazino"},"content":{"rendered":"<p>SHBA sanksionon Organizat\u00ebn Kriminale Shqiptare \u2018Hysa\u2019, vepron n\u00eb Meksik\u00eb dhe Kanada.<\/p>\n<p>Thesari i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb enjten vendosi sanksione ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes shqiptare Hysa n\u00eb Meksik\u00eb, duke e akuzuar at\u00eb se e ka p\u00ebrdorur perandorin\u00eb e kazinove dhe restoranteve si mbules\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb kartelit meksikan, Sinaloa.<\/p>\n<p>Thesari amerikan tha se \u201cGrupi i Krimit t\u00eb Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas nj\u00eb pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Meksik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb luftuar pastrimin e parave n\u00eb sektorin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit n\u00eb Meksik\u00eb. Mesazhi yn\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb mb\u00ebshtesin kartelet \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Do t\u00eb mbaheni p\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d, tha n\u00ebnsekretari i Thesarit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Terrorizmit dhe Inteligjenc\u00ebn Financiare, John K. Hurley.<\/p>\n<p><strong>Lidhja me Ram\u00ebn\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kur gazetari italian Xhorxhio Motola p\u00ebrmendi biznesmenin e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, Luftar Hysa dhe takimin q\u00eb pat\u00ebn bashk\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb kryeministri, Edi Rama fillimisht b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta shmangur k\u00ebt\u00eb tem\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr Report, duke th\u00ebn\u00eb se po i p\u00ebrmendnin\u00a0<em>\u201cemra, q\u00eb nuk di as \u00e7far\u00eb duan t\u00eb thon\u00eb apo kush jan\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Por kur Motola vazhdoi duke cituar mediat kanadeze q\u00eb kan\u00eb shkruar se Hysa dyshohet se pastronte parat\u00eb e kartelit meksikan t\u00eb Sinaloas p\u00ebrmes kazinove dhe se ai ka hapur nj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, Rama u shtr\u00ebngua t\u00eb jap\u00eb versionin e tij p\u00ebr takimin. Kryeministri zbuloi se n\u00eb zyr\u00ebn e tij ishte folur p\u00ebr kazinon\u00eb q\u00eb do t\u00eb hapej n\u00eb Vlor\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishin nd\u00ebrmjet\u00ebsuar pronar\u00ebt e Marina Bay.<\/p>\n<p><em>\u201cAtje (n\u00eb Vlor\u00eb) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i nj\u00eb familjeje vlonjate. I ati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i njohur n\u00eb Vlor\u00eb sepse ishte nj\u00eb nga aktivist\u00ebt e gjelb\u00ebrt kund\u00ebr Petrolifer\u00ebs Italiane. Ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe familja e tij ka investuar n\u00eb nj\u00eb nga hotelet m\u00eb t\u00eb bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata q\u00eb un\u00eb i njoh sepse jam deputet i Vlor\u00ebs m\u00eb than\u00eb duam t\u00eb t\u00eb takojm\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kush\u00ebri, apo nj\u00eb i njohur, k\u00ebt\u00eb nuk e di, q\u00eb jeton n\u00eb Meksik\u00eb dhe d\u00ebshiron t\u00eb na ndihmoj\u00eb, t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar kazinon\u00eb. I thash\u00eb dakord. Hajdeni. Erdh\u00ebn. I takova. M\u00eb than\u00eb thjesht cfar\u00eb.. informacione mbi mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb till\u00eb dhe u thash\u00eb ne kemi nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb stimuluar hotelet me 5 yje, q\u00eb nuk kishte n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebm\u00eb nj\u00eb paket\u00eb pa taksa p\u00ebr 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit\u201d\u00a0<\/em>shpjegoi Rama.<\/p>\n<p>Gjithsesi Rama deshi ta minimizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me Luftar Hys\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin dikur kishte faj\u00ebsuar mediat se po i hidhnin balt\u00eb pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb verifikim.<em>\u00a0\u201cAi (Hysa) erdhi me ata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kjo m\u00eb kujtohet. Nj\u00eb her\u00eb e kam par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. M\u00eb pas kam par\u00eb se e kan\u00eb hapur. kaq. A \u00ebsht\u00eb investitor, apo administrator apo.. nuk e di\u201d<\/em>\u00a0u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Pyetjeve t\u00eb Motol\u00ebs se p\u00ebrse nj\u00eb kryeminist\u00ebr duhet t\u00eb takohet me nj\u00eb biznesmen t\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr lidhjet me kartelin e Sinaloas n\u00eb Meksik\u00eb, Rama iu p\u00ebrgjigj se ndodh q\u00eb ai t\u00eb takoj\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz. N\u00ebse del m\u00eb pas se kan\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen e daljes s\u00eb shkrimeve p\u00ebr t\u00eb u publikua nj\u00eb foto e tetorit t\u00eb vitit 2020 kur ai, s\u00eb bashku me Besnik Lulaj dhe nj\u00eb deputet gjerman dilte nga godina e kryeministris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ky ishte ish-deputeti i CDU-SCU, Mark Hauptmann. 2 muaj pas takimit u dha lincenca p\u00ebr kazinon\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb<\/p>\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb jan\u00eb futur 27 individ\u00ebve dhe entiteteve.<\/p>\n<p>Familja Hysa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka mohuar publikisht \u00e7do lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb familja Hysa dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb akuzohen?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, p\u00ebrfshin an\u00ebtar\u00ebt e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.<\/p>\n<p>Kjo familje akuzohet se e ka p\u00ebrdorur ndikimin e vet p\u00ebrmes investimeve ose kontrollit mbi biznese t\u00eb ndryshme me baz\u00eb n\u00eb Meksik\u00eb \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb lokale bastesh dhe restorante \u2013 p\u00ebr t\u2019i pastruar parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga trafiku i narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>SHBA-ja beson se HOCG vepron me p\u00eblqimin e kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Luftari, i cili jeton mes Meksik\u00ebs dhe Kanadas\u00eb, shihet shpesh n\u00eb media si nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb familjes Hysa, duke dh\u00ebn\u00eb intervista publike mbi bizneset e familjes n\u00eb Meksik\u00eb dhe Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kan\u00eb punuar ngusht\u00eb me nj\u00eb person amerikan p\u00ebr pastrimin e parave, p\u00ebrfshir\u00eb transportimin e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave t\u00eb gatshme nga Meksika n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku kompania e atij personi amerikan \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pastrimin e parave, sipas Thesarit amerikan.<\/p>\n<p>Luftari dhe Arbeni kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb entitet me baz\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar nga pastrimi i parave t\u00eb paligjshme q\u00eb i p\u00ebrkisnin personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh. Luftar gjithashtu zot\u00ebron ose drejton disa kompani q\u00eb p\u00ebrdoren nga familja Hysa.<\/p>\n<p>Arbeni zot\u00ebron ose drejton disa kompani q\u00eb p\u00ebrdoren nga familja Hysa n\u00eb Meksik\u00eb. Ai gjithashtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontrabandimin e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave t\u00eb gatshme n\u00eb Shtetet e Bashkuara me synimin p\u00ebr t\u2019i pastruar ato, si dhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e lokaleve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe restoranteve luksoze n\u00eb Meksik\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00eblar\u00eb parat\u00eb e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Ramizi ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e lokaleve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit dhe restoranteve luksoze n\u00eb Meksik\u00eb si mbulim p\u00ebr shp\u00eblarjen e parave nga shitja e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Fatosi, s\u00eb bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontrabandimin e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave t\u00eb gatshme n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u2019i shp\u00eblar\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Fatosi dhe Fabjoni kan\u00eb qen\u00eb gjithashtu t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb entiteti me baz\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar nga pastrimi i parave t\u00eb paligjshme q\u00eb u p\u00ebrkisnin personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Me veprimin e sot\u00ebm, OFAC-i synon gjithashtu disa individ\u00eb dhe entitete brenda rrjetit t\u00eb familjes Hysa.<\/p>\n<p>Kompania me baz\u00eb n\u00eb Meksik\u00eb, Entretenimiento Palmero, S.A. de C.V., n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Arbenit, \u00ebsht\u00eb qendrore n\u00eb operacionet e HOCG-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez vepron si komisionar i saj. Nd\u00ebrsa shtetasja shqiptare, por me baz\u00eb n\u00eb Meksik\u00eb, Eselda Baku (ish Eselda Hysa), vajza e Ramizit, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bordit t\u00eb Drejtor\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb sanksionet ndaj tyre?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do aset i familjes Hysa n\u00eb SHBA, ose q\u00eb varet nga sistemet financiare amerikane, \u00ebsht\u00eb i bllokuar dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan.<\/p>\n<p>Personat apo entitetet amerikane nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me ta (transferim parash, mallrash, sh\u00ebrbimesh) pa licenc\u00eb.<\/p>\n<p>Institucionet financiare, amerikane ose nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb p\u00ebrdorin sistemin amerikan, duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ose t\u00eb mos bashk\u00ebpunojn\u00eb me k\u00ebto entitete ose me entitete q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 p\u00ebr qind n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shba-shpall-sanksione-per-luftar-hysajn-mikun-e-rames-e-takoi-dhe-i-dha-licence-per-kazino\/\">SHBA shpall sanksione p\u00ebr Luftar Hysajn, mikun e Ram\u00ebs, e takoi dhe i dha licenc\u00eb p\u00ebr kazino<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHBA sanksionon Organizat\u00ebn Kriminale Shqiptare \u2018Hysa\u2019, vepron n\u00eb Meksik\u00eb dhe Kanada. Thesari i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb enjten vendosi sanksione ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes shqiptare Hysa n\u00eb Meksik\u00eb, duke e akuzuar at\u00eb se e ka p\u00ebrdorur perandorin\u00eb e kazinove dhe restoranteve si mbules\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb kartelit meksikan, Sinaloa. Thesari amerikan tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52189","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52189\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}