{"id":52187,"date":"2025-11-13T17:48:16","date_gmt":"2025-11-13T17:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/marreveshjet-e-firmosura-dekor-paloka-takimi-rama-melonishow-mes-skandaleve\/"},"modified":"2025-11-13T17:48:16","modified_gmt":"2025-11-13T17:48:16","slug":"marreveshjet-e-firmosura-dekor-paloka-takimi-rama-melonishow-mes-skandaleve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/marreveshjet-e-firmosura-dekor-paloka-takimi-rama-melonishow-mes-skandaleve\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshjet e firmosura dekor\/Paloka: Takimi Rama-Meloni,show mes skandaleve"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka komentuar takimin Rama-Meloni k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Syri TV, Paloka e ka cil\u00ebsuar mbledhjen si nj\u00eb \u201cshow mes skandaleve\u201d teksa akuzoi Ram\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb manov\u00ebr propagandistike p\u00ebr t\u00eb fshehur marr\u00ebveshjen p\u00ebr emigrant\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se 16 marr\u00ebveshjet e tjera t\u00eb firmosura ishin thjesht dekor, nd\u00ebrsa theksoi se qeveria shqiptare ka humbur lidhjen me realitetin dhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar me t\u00eb keqen.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga deklarata:<\/strong><\/p>\n<p><em>Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sinqeritet, kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sho\u00eb-t. Dometh\u00eb. Gjith\u00eb qeverisja e Ram\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb dy fjal\u00eb: skandale dhe sho\u00eb. N\u00eb 12 vjet, 13 vjet q\u00eb Rama qeveris, k\u00ebto e kan\u00eb shoq\u00ebruar gjith\u00eb koh\u00ebn qeverisjen, as nuk mund t\u00eb quhet qeverisje se s\u2019ka lidhje fare me qeverisjen ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Rama k\u00ebto 13 vjet, por thash\u00eb, k\u00ebto dy aspekte kan\u00eb qen\u00eb tiparet dalluese t\u00eb k\u00ebtij pushtet\u00ebrimi t\u00eb Ram\u00ebs. Skandalet pa fund nga nj\u00ebra an\u00eb dhe sho\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pastaj ai mbulimi, se s\u2019dua t\u00eb p\u00ebrdor at\u00eb fjal\u00ebn popullore q\u00eb lan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb me nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb mbulimi q\u00eb i b\u00ebhet gjith\u00eb k\u00ebtyre skandaleve. Sa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbledhjen e fundit n\u00eb Itali, n\u00eb fakt as nuk \u00ebsht\u00eb mbledhje e dy qeverive, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkrimi i disa marr\u00ebveshjeve.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, 16 marr\u00ebveshje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre thjesht nj\u00eb dekor p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja kryesore dhe q\u00eb i intereson Italis\u00eb, ajo e emigrant\u00ebve. Pra t\u00eb gjitha k\u00ebto marr\u00ebveshjet e tjera jan\u00eb si garnitur\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb mes dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja e vetme q\u00eb i intereson Italis\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse u b\u00eb ky show i radh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebr emigracionin, p\u00ebr emigrant\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb butafori. Meloni i b\u00ebn qejfin Ram\u00ebs, se e di tashm\u00eb ku e ka hallin ky palloshi, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrfiton at\u00eb q\u00eb i duhet p\u00ebr qeverin\u00eb e saj dhe p\u00ebr pjes\u00ebn politike t\u00eb programit t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Absolutisht, gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb. Po edhe n\u00eb Itali kjo marr\u00ebveshje p\u00ebr emigrant\u00ebt 90% propagand\u00eb \u00ebsht\u00eb. Sepse e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jan\u00eb hedhur miliona tek ato kampet n\u00eb Gjad\u00ebr dhe fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb emigrant, me sa di un\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn. Edhe ajo pra \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e propagand\u00ebs. Po mua m\u00eb intereson pjesa jon\u00eb, pjesa e Shqip\u00ebris\u00eb, jo se \u00e7\u2019b\u00ebhet n\u00eb Itali. Nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebtu vazhdojn\u00eb skandalet te skandalet, ngjarjet te ngjarjet, nga nj\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se tjetra. Ti i them fakt, u shokuan shqiptar\u00ebt? P\u00ebr fat t\u00eb keq nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Shqiptar\u00ebt nuk shokohen m\u00eb. As nga skandalet e qeveris\u00eb, as nga krimi, as nga t\u00eb gjitha t\u00eb zezat q\u00eb i vijn\u00eb k\u00ebtij vendi p\u00ebrdit\u00eb. Dhe un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe s\u2019th\u00ebn\u00eb, e keqja m\u00eb e madhe q\u00eb Rama i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij vendi, k\u00ebtyre njer\u00ebzve, \u00ebsht\u00eb se i ka m\u00ebsuar me t\u00eb keqen. Nuk i b\u00ebn m\u00eb p\u00ebrshtypje shqiptar\u00ebve, nuk shokohen m\u00eb shqiptar\u00ebt. E keqja u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq.<\/em><\/p>\n<p><em>Jo, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa krimi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. Krimi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb me qeverin\u00eb. Pik\u00ebrisht gjith\u00eb ajo q\u00eb u p\u00ebrshkrua, ti e di ku \u00ebsht\u00eb ai rrethrrotullimi ku ka ndodhur ngjarja. Kush shkon p\u00ebr Rinas dhe kush shkon p\u00ebr Fush\u00eb-Kruj\u00eb e di q\u00eb te ai rrethrrotullimi rri nja gjysm\u00eb ore, sepse \u00ebsht\u00eb pothuajse i bllokuar gjithmon\u00eb. Dhe her\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht ishte i past\u00ebr. Dhe ata erdh\u00ebn brenda nj\u00eb minute, kryen vrasjen, ik\u00ebn, u zhduk\u00ebn. Nuk i kapi as policia, as satelit\u00ebt. Aty pak sekonda m\u00eb von\u00eb kaloi nj\u00eb kortezh qeveritar, si\u00e7 u pa nga pamjet.<\/em><\/p>\n<p><em>Kuptohet, kur them nuk shokohen m\u00eb shqiptar\u00ebt, jo se ngjarjet nuk jan\u00eb shokuese. P\u00ebrkundrazi, jan\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. \u00c7far\u00eb ndodhi meq\u00eb po flasim p\u00ebr Evrop\u00ebn? Edhe sot Rama mori prap\u00eb guximin t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, madje do t\u2019i shkulte veshin kryeministrit grek, qoft\u00eb se do ta pengonte rrug\u00ebn e Ram\u00ebs drejt Evrop\u00ebs. \u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb Evrop\u00eb? Vet\u00ebm dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Slloveni, dhan\u00eb dor\u00ebheqjen dy ministra, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe ministri i Brendsh\u00ebm, sepse nj\u00eb grup rom\u00ebsh rrah\u00ebn n\u00eb nj\u00eb lokal p\u00ebr vdekje nj\u00eb burr\u00eb. Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. P\u00ebr nj\u00eb rrahje q\u00eb p\u00ebrfundoi me vdekje, dhan\u00eb dor\u00ebheqje dy ministra. K\u00ebtu ndodh atentat, dhe nuk e di \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr, se as n\u00ebp\u00ebr filma nuk ka nga k\u00ebto. N\u00eb fakt as n\u00eb filma nuk ndodh ajo q\u00eb ndodh n\u00eb realitetin shqiptar. K\u00ebtu krimi \u00ebsht\u00eb sheshuar. K\u00ebtu shkon policia, merr, shoq\u00ebron kriminelin se edhe ai q\u00eb u vra dihet q\u00eb ka qen\u00eb nga kriminel\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Po pra, dhe ky atentati i fundit ndodhi pik\u00ebrisht te zona VIP e aeroportit. Kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb makin\u00eb, i ka shp\u00ebtuar Zoti. Larg qoft\u00eb t\u00eb kishte kaluar Rama aty dhe na kishin kapur palloshin plumbat. Kjo \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb Shqip\u00ebri. Rama \u00ebsht\u00eb autori, \u00ebsht\u00eb kryefajtori i k\u00ebsaj situate. Krimi n\u00eb Shqip\u00ebri gjallon n\u00eb saj\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, sepse krimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe me Ram\u00ebn: \u201cNe t\u00eb ndihmojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb pushtet duke vjedhur zgjedhje, duke manipuluar, dhe ti do na l\u00ebsh t\u00eb b\u00ebjm\u00eb si t\u00eb duam ne.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb tashm\u00eb e di edhe shqiptari m\u00eb i fundit.<\/em><\/p>\n<p><em>Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb korrupsioni, q\u00eb thash\u00eb prap\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhin k\u00ebto. Nuk ka gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. K\u00ebtu thuhet p\u00ebr Ballukun 50 milion\u00eb euro. Jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 milion\u00eb. 50 milion\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shtesa q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kontrat\u00ebs pas takimit me turqit. Por edhe te pjesa tjet\u00ebr, \u00e7far\u00eb kujton se nuk \u00ebsht\u00eb vjedhur? Jan\u00eb zhdukur dy ura. Nuk gjenden. Dy ura q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb projekt dhe parat\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr ato jan\u00eb zhdukur. Dhe ajo sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb Itali, \u00ebsht\u00eb n\u00eb krah t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb krah t\u00eb kryeministres s\u00eb Italis\u00eb, e akuzuar, e marr\u00eb e pandehur p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 50 milion\u00eb euro vjedhje. Jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara. Derisa \u00ebsht\u00eb detyruar Dumani ta marr\u00eb t\u00eb pandehur Ballukun, imagjino se sa \u00ebsht\u00eb thesi i provave.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa tjet\u00ebr e skandalit q\u00eb vazhdon pjesa e drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebshtu jan\u00eb t\u00eb lidhura t\u00eb gjitha hallkat k\u00ebtu, kjo \u00ebsht\u00eb e keqja. K\u00ebtu nuk ke nj\u00eb institucion q\u00eb t\u00eb rri drejt. Sikur drejt\u00ebsia t\u00eb ishte e lir\u00eb, shum\u00eb ndryshe do ishte situata. Balluku duhet t\u00eb ishte n\u00eb pranga sot, jo n\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebskryeministres.<\/em><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/marreveshjet-e-firmosura-dekor-paloka-takimi-rama-melonishow-mes-skandaleve\/\">Marr\u00ebveshjet e firmosura dekor\/Paloka: Takimi Rama-Meloni,show mes skandaleve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka komentuar takimin Rama-Meloni k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte. Duke folur p\u00ebr Syri TV, Paloka e ka cil\u00ebsuar mbledhjen si nj\u00eb \u201cshow mes skandaleve\u201d teksa akuzoi Ram\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb manov\u00ebr propagandistike p\u00ebr t\u00eb fshehur marr\u00ebveshjen p\u00ebr emigrant\u00ebt. Ai deklaroi se 16 marr\u00ebveshjet e tjera t\u00eb firmosura ishin thjesht dekor, nd\u00ebrsa theksoi se qeveria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52187","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52187\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}