{"id":52102,"date":"2025-11-13T10:48:49","date_gmt":"2025-11-13T10:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/nje-qepen-i-mbyllur-qe-mund-te-sjelle-dicka\/"},"modified":"2025-11-13T10:48:49","modified_gmt":"2025-11-13T10:48:49","slug":"nje-qepen-i-mbyllur-qe-mund-te-sjelle-dicka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/13\/nje-qepen-i-mbyllur-qe-mund-te-sjelle-dicka\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb qepen i mbyllur q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb di\u00e7ka"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani<\/p>\n<p>Ende jam i keqardhur p\u00ebr shkalafatjen disorientuese t\u00eb PD-s\u00eb. <\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb nj\u00eb parti numerikisht e madhe,kur rrudhet, sjell d\u00ebm n\u00eb mjedisin politik. Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri politikisht t\u00eb ngurta si e jona t\u00eb mbijetojn\u00eb demokratikisht, kur parti t\u00eb m\u00ebdha alternative ndaj asaj q\u00eb qeveris, kolapsin. <\/p>\n<p>Ngritja e nj\u00eb partie t\u00eb re alternative \u00ebsht\u00eb praktikisht e v\u00ebshtir\u00eb. E disa partive edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se shumica mendojn\u00eb, \u201cpo ja e kemi opozit\u00ebn, megjithse ajo s\u2019b\u00ebn..\u201d Ideja q\u00eb e kemi opozit\u00ebn, por z\u00ebre se nuk e kemi, nuk ngjit. Duket si shaka me t\u00eb cil\u00ebn jemi m\u00ebsuar\u2026<\/p>\n<p>Prandaj duhet t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb shok i madh social, politik dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ekonomik q\u00eb t\u00eb vij\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr si alternativ\u00eb. <\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se sot nuk jemi n\u00eb shok, por jemi n\u00eb shkalafatje t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb farfallave politike. P\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb ligat na vijn\u00eb natyrsh\u00ebm dhe pranuesh\u00ebm p\u00ebr ne. <\/p>\n<p>Kjo spjegon pse anormalja tashm\u00eb quhet norm\u00eb sjellje. Shoq\u00ebria, nga pak e \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me t\u00eb keqen. <\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur edhe me shthurjen e PD, partia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb vend. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngulitur thell\u00eb n\u00eb memorien e \u201cnormalitetit\u201d popullor q\u00eb PD \u00ebsht\u00eb aty sa p\u00ebr ta mundur n\u00eb zgjedhje dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb gallat\u00eb me d\u00ebshmi nga \u201cqytetari digjital, apo prodhuar \u201clibra t\u00eb zinj\u201d me ankesa p\u00ebr vjedhje votash. <\/p>\n<p>Nuk e kam besuar kurr\u00eb teorin\u00eb terapis\u00eb s\u00eb shok-ut, por kur shoh se si PD e shpartalluar shk\u00ebpurdhet me thirrje p\u00ebr protesta, bojkote, greva urie e pushtime imagjinare t\u00eb parlamentit, mendoj se kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb terapi. Nuk sh\u00ebrohet kanceri me sod\u00eb buke.<\/p>\n<p>Na duhet nj\u00eb shok i madh q\u00eb t\u00eb mbledhim mendjen dhe t\u00eb provojm\u00eb realisht sa vlen demokratikisht kjo shoq\u00ebri. <\/p>\n<p>Mendoj se sh\u00ebrbimi m\u00eb i mir\u00eb politik q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb PD, \u00ebsht\u00eb ta ul\u00eb qepenin. T\u00eb pranoj\u00eb e shpall\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt: Faliment politik. <\/p>\n<p>Nuk e kisha menduar e as e pranoja k\u00ebt\u00eb konkluzion m\u00eb par\u00eb. Por ja q\u00eb vjen natyrsh\u00ebm edhe mendimi q\u00eb nuk e pranon. <\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas nj\u00eb shoku t\u00eb till\u00eb politik,mbase shoq\u00ebria zgjohet dhe fillon t\u00eb gatuaj\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pluralizmin, demokracin\u00eb dhe garantuar ndryshim qeverisje.<\/p>\n<p>Do marr\u00eb koh\u00eb, padyshim. Po ne po humbim koh\u00eb t\u00eb \u00e7muar gjithashtu. Do rrij\u00eb Rama n\u00eb pushtet? Po, do rrij\u00eb. Por ai po rri q\u00eb po rri. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb vrapoj\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria politike. <\/p>\n<p>Me filma t\u00eb djegur protestash, ankesash, denoncimesh e humbje zgjedhjesh pambarim nuk shkohet askund, p\u00ebrve\u00e7 se tek anormalja q\u00eb duket gjithnj\u00eb e m\u00eb normale. <\/p>\n<p>Politikisht vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr ballanc\u00eb, dmth p\u00ebr nj\u00eb krah tjet\u00ebr q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnon seriozisht at\u00eb q\u00eb qeveris dhe, p\u00ebr shpres\u00eb, dmth alternativ\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb. <\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto PD e as kjo opozit\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nuk i garanton dot m\u00eb. Nga ky plesht nuk del dhjam\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj qepeni i mbyllur \u00ebsht\u00eb terapia e shok-ut, q\u00eb ndoshta funksionon disi. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/nje-qepen-i-mbyllur-qe-mund-te-sjelle-dicka\/\">Nj\u00eb qepen i mbyllur q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb di\u00e7ka<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani Ende jam i keqardhur p\u00ebr shkalafatjen disorientuese t\u00eb PD-s\u00eb. Padyshim q\u00eb nj\u00eb parti numerikisht e madhe,kur rrudhet, sjell d\u00ebm n\u00eb mjedisin politik. Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri politikisht t\u00eb ngurta si e jona t\u00eb mbijetojn\u00eb demokratikisht, kur parti t\u00eb m\u00ebdha alternative ndaj asaj q\u00eb qeveris, kolapsin. Ngritja e nj\u00eb partie t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-52102","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52102\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}