{"id":5197,"date":"2025-01-13T07:00:03","date_gmt":"2025-01-13T07:00:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/13\/skerdi-i-ost-i-dehur-nga-viti-i-ri-firmos-220-mln-leke-per-mish-vere-lule-dhe-mikrofona\/"},"modified":"2025-01-13T07:00:03","modified_gmt":"2025-01-13T07:00:03","slug":"skerdi-i-ost-i-dehur-nga-viti-i-ri-firmos-220-mln-leke-per-mish-vere-lule-dhe-mikrofona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/13\/skerdi-i-ost-i-dehur-nga-viti-i-ri-firmos-220-mln-leke-per-mish-vere-lule-dhe-mikrofona\/","title":{"rendered":"Skerdi i OST \u201ci dehur\u201d nga Viti i Ri, firmos 220 MLN lek\u00eb p\u00ebr mish, ver\u00eb, lule dhe mikrofona"},"content":{"rendered":"<p>Skandal n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore OST, ku harxhohen qindra milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ver\u00eb, lule, ushqime dhe lloj lloj xhinglash. Nuk ka si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe, kur drejtori Skerdi Drenova \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar pasi ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb \u201cspecializim\u201d p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra pran\u00eb Erion Veliajt. Nga n\u00ebndrejtor i Top Channel, p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb i kryente n\u00eb media, Veliaj e mori kryeinspektor n\u00eb bashki dhe m\u00eb pas e katapultoi n\u00eb krye t\u00eb OST.<\/p>\n<p>Vlera e k\u00ebtij tenderi nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb para d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara buxhetit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb evidentuara nga raportet e KLSH gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb drejtimit nga Skerdi Drenova, por ka nj\u00eb arsye pse e raportojm\u00eb: Objekti i tenderit ilustron m\u00eb s\u00eb miri se sa i pangopur dhe i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky drejtor n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin e parave q\u00eb i jan\u00eb besuar nga shteti.<\/p>\n<p><strong>Tenderi p\u00ebr mish, ver\u00eb dhe lule<\/strong><\/p>\n<p>Tenderi i Skerdit p\u00ebr ver\u00eb, mish dhe lule \u00ebsht\u00eb njoftuar m\u00eb 31 dhjetor 2024. Objekti i tenderit \u201cSh\u00ebrbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi, produkte me qira si dhe organizime t\u00eb<\/p>\n<p>ndryshme p\u00ebr nevojat e OST sh.a.\u201d \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb maskim, sepse thelbi i k\u00ebtij shpenzimi nuk ka lidhje me dizenjimin e kart\u00ebvizitave t\u00eb Skerdit, por me sh\u00ebrbime dhe produkte t\u00eb tjera.<\/p>\n\n<p>Pra ishte goditja e fundit p\u00ebr vitin e kaluar nga drejtor Skerdi. Me siguri, kur firmoste, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb kishte stilografin, n\u00eb tjetr\u00ebn got\u00ebn e fest\u00ebs! Kjo ishte nj\u00eb nga ato firmat 100 milion\u00eb lek\u00ebshe, t\u00eb dizajnuara p\u00ebr miq, q\u00eb jan\u00eb si \u00e7ek i hapur dhe (si\u00e7 do ta zbulojm\u00eb) deri n\u00eb fund vlera shkon n\u00eb afro 220 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shkelja e par\u00eb i b\u00ebhet planit buxhetor. Ky tender \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Nga ana tjet\u00ebr, tenderi b\u00ebhet pa mbaruar sendet e furnizuara p\u00ebrmes prokurimit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, t\u00eb kryer n\u00eb janar t\u00eb vitit 2023 dhe me afat 2 vjet. Pra, Skerdi i paska mbaruar parat\u00eb e luleve para afatit.<\/p>\n\n<p>Tenderi i ri i ver\u00ebs dhe i mishit \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb KPP p\u00ebr parregullsit\u00eb e tij nga nj\u00eb operator ekonomik. Kompania ankimuese Optima Communication sh.p.k. ka shprehur interes p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u00a0\u201cSh\u00ebrbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi,<\/p>\n<p>produkte me qira si dhe organizime t\u00eb ndryshme p\u00ebr nevojat e OST sh.a\u201d. Kujtojm\u00eb se ky tender \u00ebsht\u00eb njoftuar n\u00eb faqen e APP-se nga autoriteti kontraktor Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit OST m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2024 dhe ishte parashikuar p\u00ebr tu zhvilluar n\u00eb dat\u00eb 22 janar 2025.<\/p>\n<p><strong>Skerdi i b\u00ebn rrush e kumbulla parat\u00eb e shtetit <\/strong><\/p>\n<p>Para se t\u00eb ndalemi t\u00eb shkeljet e denoncuara, ka di\u00e7ka q\u00eb na t\u00ebrheq v\u00ebmendjen: Lista e produkteve dhe sh\u00ebrbimeve q\u00eb ka porositur Skerdi Drenova. Jan\u00eb 40 artikuj, ku lista nis me produktin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: \u201cVer\u00eb s\u00ebbashku me kuti vere prej druri me printime t\u00eb personalizuara p\u00ebr dhurata\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej vazhdohet me nj\u00eb send tjet\u00ebr: Printim n\u00eb pllaka druri me imazhe t\u00eb personalizuara p\u00ebr dhurata.<\/p>\n<p>Kart\u00ebvizita t\u00eb personalizura me logon e OST. Printim kart\u00ebvizite bazuar n\u00eb dizajnin e kryer.<\/p>\n<p>Kurora me lule p\u00ebr raste festash. Lule natyrale t\u00eb kompozuara n\u00eb forme buqete p\u00ebr raste festash, me 5 lloje te ndryshme lulesh cop\u00eb.<\/p>\n<p>Dizenjim pritnim \u00c1anta kartoni. Dizenjim \u00e7anta toteBAG me logo.<\/p>\n<p>Dizenjim, Printim kartoline Kartoline me urimet e fundvitit, p\u00ebrmasa 20 x 20 cm me palosje, printim 4 color, efekte printimi, let\u00ebr speciale. Dizenjim, printim zarfa p\u00ebr kartolina.<\/p>\n<p>Flamuj tekstil me logo te ndryshme t\u00eb personalizuar, p\u00ebrmasat n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe eventit. Bazament p\u00ebr flamuj p\u00ebr ambient t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Stilolapsa dhe lapsa t\u00eb loguar me logon e OST. \u00a0CD me logo CD 700 MB t\u00eb personalizuara + cover, me logo, USB t\u00eb loguara.<\/p>\n<p>Pllak\u00eb qelqi p\u00ebr dhurat\u00eb. Pllake qelqi me qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ose personalitete t\u00eb shquara, gdhendje t\u00eb logos me lazer.<\/p>\n<p>Set stilolaps + stilograf p\u00ebr dhurat\u00eb, me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, me logo.<\/p>\n<p>Sall\u00eb p\u00ebr eveniment t\u00eb mes\u00ebm (50 \u2013 100 veta) N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga OST p\u00ebr numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve k\u00ebrkohet nj\u00eb sall\u00eb p\u00ebr kapacitetin e k\u00ebrkuar. Z\u00ebrat e m\u00ebposht\u00ebm jan\u00eb t\u00eb<\/p>\n<p>nevojsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do eveniment, sado i vog\u00ebl qofte. Diferenca \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sasin\u00eb e secilit produkt.<\/p>\n<p>Sall\u00eb p\u00ebr eveniment t\u00eb vog\u00ebl (deri 50 veta). Ne var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga OST p\u00ebr numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve k\u00ebrkohet nj\u00eb sall\u00eb p\u00ebr kapacitetin e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>\u00c7ad\u00ebr p\u00ebr organizimin e eventit p\u00ebr rreth 40 persona, e cila do t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb ambiente t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>\u00c7ad\u00ebr p\u00ebr organizimin e eventit sipas nevoj\u00ebs p\u00ebr rreth 60 persona.<\/p>\n<p>\u00c7ad\u00ebr p\u00ebr organizimin e eventit sipas nevoj\u00ebs mbi 80 persona.<\/p>\n<p>Struktur\u00eb metalike p\u00ebr banner. Nevojitet p\u00ebr t\u00eb mbajtur banerin, n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb ndryshme. Baner wall.<\/p>\n<p>Pedan\u00eb p\u00ebr sken\u00eb. P\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb kryer ndarjen e fol\u00ebsit dhe sken\u00ebs me pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Tapete me ngjyr\u00eb p\u00ebr veshje salle. Tapete q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb veshur pedanat, me ngjyr\u00ebn q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson OST.<\/p>\n<p>Foltore (plexiglass + forex) P\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ndrysh\u00ebm n\u00eb event, material plexi me vendosje t\u00eb titullit t\u00eb eventit me material forex.<\/p>\n<p>Karrige p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit me ngjyr\u00ebn q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson OST.<\/p>\n<p>Kolltuk\u00eb p\u00ebr fol\u00ebsit n\u00ebse evenimenti do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb format kinemaje, fol\u00ebsit duhet t\u00eb ken\u00eb ndenj\u00ebse ndryshe nga salla, t\u00eb rehatshme, t\u00eb paraqitshme, me ngjyr\u00ebn q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson OST.<\/p>\n<p>Gjenerator n\u00eb kapacitet 80 k\u00eb, p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb gjith\u00eb sken\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb led wall, audio, ndri\u00e7im, backup (n\u00eb momentin q\u00eb ik\u00ebn energjia kalon n\u00eb funksion pa patur shk\u00ebputje).<\/p>\n<p>Tavolin\u00eb protokolli e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb par\u00eb, e mbyllur n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrpara, d\u00ebrras\u00eb ose e veshur me l\u00ebkur\u00eb, p\u00ebrmasat n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ambientit ku do te organizohet eventi.<\/p>\n<p>Bokse me fuqi 500 W, 1000 W. Miksera fonie me 8 dalje dhe 16 dalje. Mikrofon wireless glx Shure GLX. Mikrofona sennheiser p\u00ebr foltore. Mikrofon Headset q\u00eb vendosen p\u00ebr prezantim.<\/p>\n<p>Stativ mikrofoni. Pajisje q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb mbajtur mikrofona. Drit\u00eb e bardh\u00eb. Ndri\u00e7im 3200 w i ngroht\u00eb dhe i ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Ekran Led n\u00eb ambient t\u00eb brendsh\u00ebm P3.9 indoor, P6 indoor dhe outdoor, P10 indoor dhe outdoor<\/p>\n<p>Ekran Led n\u00eb ambient t\u00eb jasht\u00ebm P7, P8 outdoor, P6 indoor dhe outdoor, P10 indoor dhe outdoor<\/p>\n<p>Laptop me video software. Nevojitet nj\u00eb kompjuter laptop p\u00ebr t\u00eb kryer lidhjen me Led Wall p\u00ebr t\u00eb vendosur videot t\u00eb cilat do t\u00eb animohen n\u00eb Led wall<\/p>\n<p>Laptop p\u00ebr audio. Nevojitet nj\u00eb kompjuter laptop p\u00ebr t\u00eb kryer lidhjen me Led Wall p\u00ebr t\u00eb vendosur audiot t\u00eb cilat do t\u00eb animohen n\u00eb Led wall.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthyes n\u00eb gjuh\u00eb angleze, gjermane dhe italiane. Kufje wireless p\u00ebr p\u00ebrkthimin. Pajisje q\u00eb u shp\u00ebrndahet pjes\u00ebmarr\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebrkthimin, Fotograf profesionist p\u00ebr t\u00eb realizuar foto p\u00ebrgjat\u00eb eventit. Kameraman profesionist p\u00ebr t\u00eb realizuar video p\u00ebrgjat\u00eb eventit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbim Promocioni 2 persona p\u00ebr t\u00eb realizuar shp\u00ebrndarjen e dhuratave apo n\u00eb raste inaugurimesh mbajtjen e shiritit.<\/p>\n<p>Katering menu e par\u00eb. Ofrimi i ushqimit me vet\u00ebsh\u00ebrbim p\u00ebr t\u00eb ftuarit e eventit. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ofrohen ushqime t\u00eb lehta duke p\u00ebrfshir\u00eb kroketa, brusketa dhe pije.<\/p>\n<p>Katering menu e dyte. Ofrimi i ushqimit me sh\u00ebrbim p\u00ebr t\u00eb ftuarit e eventit. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ofrohen ushqime si brusketa, djath\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm (2-3 lloje), proshuta t\u00eb ndryshme (2-3 lloje) dhe pije.<\/p>\n<p>Katering menu e trete. Ofrimi i ushqimit me sh\u00ebrbim p\u00ebr t\u00eb ftuarit e eventit. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ofrohen ushqime si djath\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm (2-3 lloje), mishra (2-3 lloje) dhe pije.<\/p>\n<p>Transport. Nevojiten automjete t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb transportuar produktet e nevojshme p\u00ebr nj\u00eb eveniment. km 100, 180<\/p>\n<p>Realizim Spotesh: Tv Grafik 30 sec. Realizim storyboard p\u00ebr spot grafik 30 sec, modelim 3D, animacion 2D dhe 3D, efekte grafike, kompozim 2D, regjistrim z\u00ebri, muzik\u00eb dhe efekte, montazh.<\/p>\n<p>Realizim Spot Tv 30 sec me xhirime. Realizim storyboard per spot me xhirime 30 sec, gjetje aktor\u00ebsh kryesor\u00eb, gjetje lokacionesh, modelim 3D, animacion 2D dhe 3D, efekte grafike, kompozim 2D, regjistrim z\u00ebri, muzik\u00eb dhe efekte, montazh.<\/p>\n<p>Realizim Video Prezantim (Led Wall) Prezantime te nevojshme p\u00ebr evenimente t\u00eb ndryshme t\u00eb OST. N\u00eb k\u00ebto prezantime kryhet nj\u00eb nd\u00ebrthurje midis xhirimeve, grafikave dhe fotove t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Kur tenderi hartohet me q\u00ebllim vjedhjen <\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjykimin ton\u00eb, ka kritere p\u00ebr kualifikim dhe specifikime t\u00eb vendosura nga AK n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paqarta ose n\u00eb shkelje t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimet Publike\u201d, shkruan ankimuesi.<\/p>\n<p>Komisioni i Skerdit ka p\u00ebrcaktuar produktet q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb prokuroj\u00eb, por \u00e7udit\u00ebrisht ka vendosur edhe \u00e7mimin limit p\u00ebr secilin prej produkteve.<\/p>\n<p>Vendosja e \u00e7mimeve nj\u00ebsi limit p\u00ebr \u00e7do produkt krijon v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr OE, pengon ofertimin, nuk ka baz\u00eb ligjore, nuk ka asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr argumentimin e k\u00ebtij kushti nga ana e OST ne proces-verbalin e argumentimit te kritereve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb kriteri i vler\u00ebsimit t\u00eb ofert\u00ebs fituese.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb rregullon termat e nj\u00eb marr\u00ebveshje kuad\u00ebr me nj\u00eb OE, me kushte t\u00eb p\u00ebrcaktuara,<\/p>\n<p>nuk parashihet e drejta e AK t\u00eb vendos\u00eb \u00e7mime limit p\u00ebr \u00e7do produkt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast OST ka t\u00eb drejten t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb nj\u00eb shumatore limit (shuma e \u00e7mimeve p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb produkteve), kur gjykon t\u00eb drejte q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb bazuar n\u00eb shumatoren e \u00e7mimeve p\u00ebr nj\u00ebsi, por n\u00eb asnj\u00eb rast nj\u00eb AK nuk mund t\u00eb vendos\u00eb kufij p\u00ebr secilin produkt.<\/p>\n<p>Po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb llogari, me \u00e7mimet e p\u00ebrcaktuara nga vet\u00eb AK, dhe me sasit\u00eb orientuese, rezulton nj\u00eb vlere totale 17.916.580 lek\u00eb pa tvsh. Pra sipas \u00e7mimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga vete OST fondi limit i procedur\u00ebs duhej t\u00eb ishte 17.916.580 lek\u00eb pa tvsh, nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb 10.000.000 leke pa tvsh. \u201cPra nuk kuptojm\u00eb as logjiken pas k\u00ebtyre \u00e7mimeve dhe si i ka percaktuar komsioni k\u00ebto \u00e7mime limit, pasi vet\u00eb AK n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e fondit limit, mesa rezulton, nuk i \u00ebsht\u00eb referuar k\u00ebtyre \u00e7mimeve nj\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb presupozohet q\u00eb llogaritja e fondit limit t\u00eb jet\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebto \u00e7mime nj\u00ebsi\u201d, denoncon ky biznes.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb kuptojm\u00eb \u00ebsht\u00eb se Skerdi Drenova nga 100 milion\u00eb lek\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb plan q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb 2 vjet\u00ebve t\u00eb kontrat\u00ebs, t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb mikut t\u00eb tij 220 milion\u00eb lek\u00eb (p\u00ebrfshir\u00eb TVSH).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb l\u00ebmsh kur flitet p\u00ebr kapacitetet e fituesit. Termi \u00ec \u201c3 vitet e fundit financiare\u201d b\u00ebhet i paqart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb periudh\u00ebs kur po zhvillohet kjo procedur\u00eb. Viti i fundit financiar 2024 \u00ebsht\u00eb mbyllur me 31.12.2024, por xhiro vjetore p\u00ebr vitin 2024 \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb gjenerohet nga e-albania sepse Administrata Tatimore akoma nuk ka mbyllur<\/p>\n<p>p\u00ebrllogaritjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit financiar, t\u00eb cilat p\u00ebrfundojn\u00eb pas dor\u00ebzimit dhe konfirmimit t\u00eb bilanceve n\u00eb fund t\u00eb marsit 2025.<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e ekzagjeruar lidhet me numrin e punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebrkuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i larte krahasuar me objektin e prokurimit. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb afat zbatimi 24 muaj, pra nuk ka asnj\u00eb urgjenc\u00eb, asnj\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb OE t\u00eb ket\u00eb kaq shum\u00eb punonj\u00ebs (10)\u201d, ankohet firma q\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet se tenderi \u00ebsht\u00eb qepur p\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Tenderi fiktiv i Skerdi Drenov\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, edhe n\u00eb janar t\u00eb viti 2023, \u00ebsht\u00eb firmosur ky lloj tenderi me vler\u00ebn 100 milion\u00eb lek\u00eb. Ishte nj\u00eb procedur\u00eb fiktive e zhvilluar formalisht.<\/p>\n<p>Tenderi, sipas dokumenteve q\u00eb Gijotina.com i disponon, u \u00e7el n\u00eb 14 tetor 2023 dhe pa kaluar 10 dit\u00eb u anulua. \u201cAutoriteti kontraktor anulon procedur\u00ebn e prokurimit p\u00ebr arsye se: n\u00eb procedurat me nj\u00eb faz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar asnj\u00eb ofert\u00eb e p\u00ebrshtatshme\u201d, njoftonte zyrtarisht Drenova n\u00eb APP.<\/p>\n\n<p>Tenderi u rihap m\u00eb 29 dhjetor 2022 dhe m\u00eb 22 shkurt 2023 u n\u00ebnshkrua kontrata me kompanin\u00eb \u201cLizard\u201d me pronar\u00eb Dritan Meron dhe Alba Mit\u00ebn.<\/p>\n\n<p>N\u00eb tender merrnin pjes\u00eb edhe tre kompani t\u00eb tjera q\u00eb mor\u00eb pjes\u00eb fiktivisht duke dor\u00ebzuar ofert\u00ebn zero lek\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skandal n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore OST, ku harxhohen qindra milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ver\u00eb, lule, ushqime dhe lloj lloj xhinglash. Nuk ka si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe, kur drejtori Skerdi Drenova \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar pasi ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb \u201cspecializim\u201d p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra pran\u00eb Erion Veliajt. Nga n\u00ebndrejtor i Top Channel, p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb i kryente n\u00eb media, Veliaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5197","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5197\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}