{"id":51770,"date":"2025-11-11T16:13:33","date_gmt":"2025-11-11T16:13:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/keqkuptimi-me-kandidatet-e-pavarur-te-berishizmit\/"},"modified":"2025-11-11T16:13:33","modified_gmt":"2025-11-11T16:13:33","slug":"keqkuptimi-me-kandidatet-e-pavarur-te-berishizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/keqkuptimi-me-kandidatet-e-pavarur-te-berishizmit\/","title":{"rendered":"Keqkuptimi me kandidat\u00ebt \u201ce pavarur\u201d t\u00eb berishizmit"},"content":{"rendered":"<p><span>Pas humbjes s\u00eb thell\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve \u201ct\u00eb pavarur\u201d t\u00eb berishizmit n\u00eb zgjedhjet e pjes\u00ebshme lokale filluan menj\u00ebher\u00eb edhe reagimet q\u00eb kritikonin d\u00ebshtimin e strategjis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe Berish\u00ebs p\u00ebr tu futur n\u00eb zgjedhje me kandidat\u00eb t\u00eb pavarur. N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtyre reagimeve ishte idea se PD-ja duhet t\u00eb ish p\u00ebrballur vet\u00eb me PS-n\u00eb dhe jo duke u fshehur pas kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur, q\u00eb n\u00eb fakt as nuk u mb\u00ebshtet\u00ebn nga strukturat e saj.<\/span><br \/>\n<span>Problemi themelor me kritik\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb supozimi se n\u00eb thelb t\u00eb strategjis\u00eb elektorale t\u00eb berishizmit ishte fitorja e zgjedhjeve lokale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb supozim i ar\u00ebsyesh\u00ebm n\u00eb teorin\u00eb demokratike ku opozita ka si synim kryesor ardhjen n\u00eb pushtet, por q\u00eb nuk ka lidhje me llogjik\u00ebn politike t\u00eb \u201copozit\u00ebs\u201d berishiste.<\/span><\/p>\n<p><span>Synimi kryesor i k\u00ebsaj t\u00eb fundit nuk \u00ebsht\u00eb ardhja n\u00eb pushtet, pasi ajo e ka t\u00eb qart\u00eb q\u00eb me Berish\u00ebn n\u00eb ball\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur. Ndaj synimi kryesor i berishizmit sot \u00ebsht\u00eb ruajtja e monopolit opozitar. Kjo n\u00ebnkupton eleminimin e \u00e7do faktori social apo politik q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb kontrollin e opozitarizmit politik nga berishizmi.<\/span><\/p>\n<p><span>Po t\u00eb vendosim supozimin e m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb themel t\u00eb analiz\u00ebs son\u00eb politike, at\u00ebher\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e pjes\u00ebshme berishizmi jo vet\u00ebm nuk d\u00ebshtoi me \u201ckandidat\u00ebt e pavarur\u201d por pati nj\u00eb sukses t\u00eb hatash\u00ebm. D\u00ebshtimi i k\u00ebtyre t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt fitorja m\u00eb e madhe <\/span><span>politike e berishizmit.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/09\/pjesemarrja-skandaloze-ne-votimet-e-5-bashkive-me-e-uleta-ne-historine-e-zgjedhjeve\/\">Pjes\u00ebmarrja skandaloze n\u00eb votimet e 5 bashkive, m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb historin\u00eb e zgjedhjeve<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Me d\u00ebshtimin spekatakolar t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur berishizmi \u201cv\u00ebrtetoi\u201d se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka alternativ\u00eb politike jo vet\u00ebm ndaj Ram\u00ebs, por as ndaj opozit\u00ebs berishiste. Fakti q\u00eb \u201ct\u00eb pavarurit\u201d d\u00ebshtuan m\u00eb thell\u00eb se kandidat\u00ebt berishist\u00eb do p\u00ebrdoret si evidenc\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr formimin e alternativave opozitare jasht\u00eb k\u00ebnet\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye PD-ja dhe kryetari i saj mor\u00ebn t\u00eb gjitha masat q\u00eb kandidat\u00ebt e pavarur t\u00eb d\u00ebshtonin me sukses. S\u00eb pari, em\u00ebrimi apo mb\u00ebshtetja publike nga Berisha i hoqi atyre \u00e7do kapital politik q\u00eb mund t\u00eb pretendonin si t\u00eb pavaruar. S\u00eb dyti, strukturat e shpartalluara t\u00eb PD-s\u00eb nuk kishin as mund\u00ebsin\u00eb, as motivimin dhe as shtys\u00ebn nga familja Berisha p\u00ebr ti mb\u00ebshtetur k\u00ebta kandidat\u00eb, q\u00eb u vendos\u00ebn aty p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb kuptohemi, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me konspiracion politik, dhe as me ndonj\u00eb strategji t\u00eb menduar holl\u00eb nga ana e berishizmit. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me nj\u00eb llogjik\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb politike q\u00eb buron nga fakti se PD-ja tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar me nj\u00eb parti q\u00eb sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur <\/span><span>gjall\u00eb politikisht familjen Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor me t\u00eb cilin p\u00ebrballet sot berishimzi nuk \u00ebsht\u00eb pushteti i Ram\u00ebs, por\u00a0 form\u00ebsimi i figurave apo alternativave politike jasht\u00eb hijes s\u00eb saj. Pushteti vendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga hap\u00ebsirat ku ky rrezik \u00ebsht\u00eb m\u00eb akut. Prodhimi i nj\u00eb figure apo l\u00ebvizje politike n\u00eb nivel komb\u00ebtar shpesh \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se sa n\u00eb nivel lokal.<\/span><br \/>\n<span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye si PD-ja edhe PS-ja nxitojn\u00eb q\u00eb t\u00eb eleminojn\u00eb, kooptojn\u00eb apo t\u00eb djegin cdo embrion politik q\u00eb lind jasht\u00eb bipolarizmit PD-PS. Natyrisht q\u00eb procesi i eleminimit t\u00eb alternativave politike \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet pushtetit t\u00eb saj ajo t\u00ebrheq dhe kap <\/span><span>figura t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb nivel lokal q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqura nga berishizmi, duke i em\u00ebruar n\u00eb pozicione qeveris\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrve\u00e7se e dob\u00ebson opozit\u00ebn berishiste kjo strategji eleminon edhe lindjen e \u00e7far\u00ebdolloj alternative politike n\u00eb nivel lokal. Sidomos po t\u00eb kemi parasysh se individ\u00ebt q\u00eb kap Rama kan\u00eb eksperienc\u00eb organizative dhe nj\u00eb far\u00eb kapitali social dhe politik n\u00eb nivel vendor.<\/span><br \/>\n<span>Ndaj kooptimi i tyre nga pushteti socialist me nj\u00eb gur vret dy zogj, dob\u00ebson opozit\u00ebn berishiste dhe eleminon \u00e7do embrion politik q\u00eb nes\u00ebr mund t\u00eb transformohet n\u00eb alternative politike n\u00eb nivel lokal.<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Rama jo vet\u00ebm e b\u00ebn m\u00eb asimetrik, por edhe mban gjall\u00eb bipolaritetin PS- PD, pasi form\u00ebsimi i \u00e7do alternative politike n\u00eb nivel vendor rrezikon pateric\u00ebn e kryesore t\u00eb pushtetit, opozit\u00ebn berishiste.<\/span><br \/>\n<span>Ndryshe nga pushteti Rama, berishizmi nuk ka as kapacitetin as interesin t\u00eb kap, kooptoj\u00eb apo pun\u00ebsoj\u00eb figura me kapital social n\u00eb nivel vendor apo qendror. Nuk ka interes sepse nj\u00eb bashki<\/span><span>e fituar nga nj\u00eb figur\u00eb popullore e opozit\u00ebs, por q\u00eb nuk kontrollohet nga Berisha, qoft\u00eb edhe n\u00eb C\u00ebrrik, ofron nj\u00eb shpres\u00eb dhe model alternativ p\u00ebr opozitarizmin e PD-s\u00eb. Kjo p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr <\/span><span>monopolin berishist t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse ka d\u00ebshp\u00ebrimin.<\/span><br \/>\n<span>Natyrisht q\u00eb berishizmit i mungon edhe kapaciteti, sidomos krahasuar me pushtetin, pasi vendet e pun\u00ebsimit q\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb jan\u00eb t\u00eb kufizuara ose tek struktura partiake dhe grupi parlamentar ose tek televizioni i familjes.<\/span><br \/>\n<span>Ndaj funksioni i berishizmit \u00ebsht\u00eb djegia politike e figuara t\u00eb pavarura, apo e \u00e7do embrioni politik q\u00eb lind nga shoq\u00ebria civile. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim PD-ja nuk u fsheh aspak pas \u201ct\u00eb pavarurve\u201d por i p\u00ebrqafoi ata publikisht duke larguar nj\u00ebkoh\u00ebsisht si elektoratin gri edhe at\u00eb berishist, q\u00eb k\u00ebrkonte kandidat\u00ebt e tij.<\/span><br \/>\n<span>Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e \u201ct\u00eb pavarurve\u201d m\u00eb e thell\u00eb se ajo e t\u00eb varurve q\u00eb tashm\u00eb ka filluar t\u00eb p\u00ebrdoret si justifikim p\u00ebr riciklimin e berishizmit. Q\u00eb tani n\u00eb media kan\u00eb filluar parrullat e tipit, \u201cme Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje\u201d, \u201cn\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka t\u00eb pavarur\u201d, \u201cberishizmi \u00ebsht\u00eb opozita m\u00eb fort\u00eb e mund\u00ebshme p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs\u201d, \u201cn\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e pamundur lindja e nj\u00eb force t\u00eb re\u201d.<\/span><br \/>\n<span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ligj\u00ebrim d\u00ebshp\u00ebrues q\u00eb i sh\u00ebrben sa Ram\u00ebs edhe Berish\u00ebs. S\u00eb pari, sepse e demoralizon elektoratin opozitar n\u00eb at\u00eb pik\u00eb saq\u00eb i garanton Ram\u00ebs zgjedhjet e ardh\u00ebshme. S\u00eb dyti, sepse ky ligj\u00ebrim injoron ekzistenc\u00ebn e opozitarizmit real q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po <\/span><span>send\u00ebrtohet n\u00eb Tiran\u00eb tek forca politike si L\u00ebvizja Bashk\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Debatet bosh n\u00eb lidhje me pavar\u00ebsin\u00eb e t\u00eb varurve nga berishizmi, me kapjen e berishizmit nga Rama, apo me strategjin\u00eb politike q\u00eb duhet t\u00eb kish ndjekur Berisha p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhje q\u00eb nuk i fiton dot, n\u00eb fakt sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen nga kandidat si Arlind Qori apo forca politike si L\u00ebvizja Bashk\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr problemet reale t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb po e rrisin gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre elektorale.<\/span><br \/>\n<span>Ndryshe nga zhurma Rama-Berisha, q\u00eb fokusohet sa tek hallet e Ram\u00ebs edhe tek ato t\u00eb Berish\u00ebs, L\u00ebvizja Bashk\u00eb dhe kandidati i saj Qori flasin p\u00ebr \u00e7mimet e larta, p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ul\u00ebt t\u00eb edukimit, p\u00ebr hap\u00ebsirat e munguara publike ku duhet t\u00eb luajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr orarin e reduktuar t\u00eb <\/span><span>shkollave publike q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebson prind\u00ebrimin, p\u00ebr transportin e kolapsuar publik apo t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve dhe minator\u00ebve.<\/span><br \/>\n<span>K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u201cbanale\u201d p\u00ebr ekosistemin ton\u00eb mediatik q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebn si k\u00ebmban\u00eb e debatit Rama-Berisha, ku m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se mungesa e nj\u00eb autostrade cil\u00ebsore apo e trenit Tiran\u00eb \u2013 Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsia politike e kandidatit Florjan Bino.<\/span><br \/>\n<span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye duhet eleminuar o m\u00ebnjanuar \u00e7do embrion politik q\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb tu flas qytetar\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje \u201cbanale\u201d q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thjesht me mbijetes\u00ebn e tyre n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb qaj\u00eb hallet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Berish\u00ebs, Ram\u00ebs, Veliajt, apo t\u00eb Ballukut.<\/span><\/p>\n<p><span>Zgjedhjet e pjes\u00ebshme lokale e arrit\u00ebn k\u00ebt\u00eb objektiv. Ato dogj\u00ebn nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb mir\u00eb kandidat\u00ebsh t\u00eb pavarur n\u00eb nivel lokal q\u00eb s\u00eb shpejti, me siguri, do gjejn\u00eb strehim tek pushteti i Ram\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ato ishin nj\u00eb fitore politike si p\u00ebr Ram\u00ebn edhe p\u00ebr Berish\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt do vazhdojn\u00eb p\u00ebrballjen e tyre n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme p\u00ebr tu ricikluar pafund\u00ebsisht.<\/span><br \/>\n<span>Q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb fitojn\u00eb ata duhet t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme lokale p\u00ebr ata kandidat\u00eb politik q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb as me Ram\u00ebn, as me Berish\u00ebn dhe as me satelit\u00ebt e tyre.<\/span><br \/>\n<span>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje sa e leht\u00eb edhe e qart\u00eb, midis atyre q\u00eb qajn\u00eb hallet e qytetar\u00ebve dhe atyre q\u00eb qajn\u00eb hallet e pushtetit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>*Shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/11\/kajsiu-keqkuptimi-me-kandidatet-e-pavarur-te-berishizmit\/\">Keqkuptimi me kandidat\u00ebt \u201ce pavarur\u201d t\u00eb berishizmit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas humbjes s\u00eb thell\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve \u201ct\u00eb pavarur\u201d t\u00eb berishizmit n\u00eb zgjedhjet e pjes\u00ebshme lokale filluan menj\u00ebher\u00eb edhe reagimet q\u00eb kritikonin d\u00ebshtimin e strategjis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe Berish\u00ebs p\u00ebr tu futur n\u00eb zgjedhje me kandidat\u00eb t\u00eb pavarur. N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtyre reagimeve ishte idea se PD-ja duhet t\u00eb ish p\u00ebrballur vet\u00eb me PS-n\u00eb dhe jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51770","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51770\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}