{"id":51737,"date":"2025-11-11T14:48:19","date_gmt":"2025-11-11T14:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/berisha-i-drejtohet-ambasadorit-gonzato-kush-mohon-narkoshtetin-me-dashje-ose-pa-dashje-mbeshtet-ramen\/"},"modified":"2025-11-11T14:48:19","modified_gmt":"2025-11-11T14:48:19","slug":"berisha-i-drejtohet-ambasadorit-gonzato-kush-mohon-narkoshtetin-me-dashje-ose-pa-dashje-mbeshtet-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/berisha-i-drejtohet-ambasadorit-gonzato-kush-mohon-narkoshtetin-me-dashje-ose-pa-dashje-mbeshtet-ramen\/","title":{"rendered":"Berisha i drejtohet ambasadorit Gonzato: Kush mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje mb\u00ebshtet Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partiis\u00eb\u00a0Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se cildo q\u00eb\u00a0q\u00eb mohon \u201cnarkoshtetin\u201d, mb\u00ebshtet sipas tij Kryeministrin Edi Ram\u00ebn.\u00a0Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mbledhjen me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, Berisha u shpreh se\u00a0Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb\u00a0eksportuesi m\u00eb i madh i krimit n\u00eb\u00a0Europ\u00eb dhe bot\u00eb.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs u ndal s\u00ebrish tek ligji mbi barazin\u00eb gjinore, duke th\u00ebn\u00eb se\u00a021 vende an\u00ebtare t\u00eb BE, nuk e kan\u00eb miratuar k\u00ebt\u00eb ligj p\u00ebr vendet e tyre. N\u00eb fund, Kryedemokrati tha se\u00a01 milion e 99 mij\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cnarkoshtetit\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb ka sjell\u00eb kjo ? Kjo ka sjell\u00eb tretjen e kombit shqiptar para syve tan\u00eb. R\u00ebnien e prodhimit. R\u00ebnien e pun\u00ebsimit.\u00a0Largimin masiv t\u00eb qytetar\u00ebve nga Shqip\u00ebria. Shqip\u00ebria eksportues madhor i krimit n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. Rr\u00ebmbimin e zgjedhjeve nga krimi. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr \u00e7do shqiptar. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ka pasuri p\u00ebrrallore, m\u00eb t\u00eb pakrahasueshme me \u00e7do lloj tjet\u00ebr pasurie natyrore. Dhe \u00e7do pasuri e ka. Nuk ka nj\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb bekuar si Shqip\u00ebria q\u00eb t\u00eb ket\u00eb gjith\u00eb pasurit\u00eb. Ne jemi t\u00eb bekuar me uj\u00eb, me naft\u00eb, me \u00e7do gj\u00eb. K\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb studiues serioz publikoi nj\u00eb studim t\u00eb tij.<br \/>\n\u00c7far\u00eb gjeti ? \u00c7mimet e ushqimeve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb 118 p\u00ebrqind m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb BE. Po ky q\u00eb jeton k\u00ebtu me 300 euro, me 500 euro, pra ky shpenzon 18 p\u00ebrqind se sa po t\u00eb ishte n\u00eb Itali, Greqi apo ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb BE.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ne kemi q\u00ebndruar kund\u00ebr narkoshtetit. PD ka q\u00ebndruar. Por duhet t\u00eb them k\u00ebtu se ky nuk zbriti nga qielli. Natyrisht q\u00eb Edi Rama ishte promotor, por Edi Rama u mb\u00ebshtet dhe vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtetet p\u00ebr narkoshtetin e tij. Vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nga Kakavija gjer n\u00eb kufi me Plav\u00ebn, Shqip\u00ebria u mboll me mij\u00ebra plantacione kanabis. Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 polic\u00eb n\u00eb Pallatin e Kongreseve dhe u thot\u00eb: p\u00ebrg\u00ebzime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr luft\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb i b\u00ebni drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb e shihja se ajo ishte shkat\u00ebrrimi i vendit. E takova dhe i thash\u00eb, ambasador, kjo q\u00eb b\u00ebre ti, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr vendosjen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb narkoshtetit. Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta. Ashtu, i thash\u00eb un\u00eb, t\u00eb them nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, gjat\u00eb 8 viteve n\u00eb pushtet, agjencit\u00eb tuaja t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit b\u00ebnin nga 10-15 mbledhje n\u00eb vit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se mmos ka kund burime t\u00eb financimit t\u00eb terrorizmit dhe un\u00eb isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. Tani q\u00eb nja 200-300 shqiptar\u00eb luftojn\u00eb me ISIS p\u00ebr kauz\u00ebn e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t\u2019u thot\u00eb shkoni mbillni kanabis dhe na sillni parat\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodhi? Trafikant\u00ebt shqiptar\u00eb pushtuan Italin\u00eb dhe Europ\u00ebn me kanabis. U b\u00ebn\u00eb nj\u00eb me Ndraget\u00ebn dhe Kamorr\u00ebn. N\u00eb 18 muaj, autoritetet italiane kan\u00eb konfiskuar 830 skafe, kan\u00eb arrestuar, q\u00eb zakonisht kapen 10 p\u00ebrqind, 720 skafist\u00eb. Dhe ushtria e kanabist\u00ebve, bashk\u00eb me kumbar\u00ebt e tyre, u v\u00ebrsul\u00ebn drejt Amerik\u00ebs latine dhe kan\u00eb kapur sot majat. P\u00ebrs\u00ebri sot mb\u00ebshtetet.<\/p>\n<p>Ju e keni d\u00ebgjuar reagimin e ambasadorit t\u00eb BE, reagimin e fundit. Un\u00eb duhet t\u2019u them ju dhe shqiptar\u00ebve se kund\u00ebrshtit\u00eb e mia me k\u00ebt\u00eb zot\u00ebri, sigurisht q\u00eb kishin lidhje me ligjin q\u00eb nuk mund ta pranoj kurr\u00eb, nj\u00eb ligj t\u00eb cilin nuk e kan\u00eb pranuar 21 vende an\u00ebtare t\u00eb BE. Nj\u00eb ligj, t\u00eb cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur posht\u00eb n\u00eb vitin 2016. Nj\u00eb ligj, t\u00eb cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi posht\u00eb para dy dit\u00ebsh. Nj\u00eb ligj, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata Europiane e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Luksemburg, ka shkruar se \u00e7\u00ebshtja e gjinis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vendeve an\u00ebtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit. Dhe e mor\u00ebn dhe e vun\u00eb me urgjenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Por un\u00eb pranoj, secili duhet t\u00eb mbaj\u00eb pik\u00ebpamjet q\u00eb ka dhe t\u00eb mbroj\u00eb at\u00eb q\u00eb mendon.<br \/>\nPor at\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn nuk bie dakord kurr\u00eb me t\u00eb, \u00ebsht\u00eb sepse ky zot\u00ebri s\u00eb pari u thot\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb PD, dhe jo vet\u00ebm, se ai narkoshteti p\u00ebr t\u00eb cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as k\u00ebtu as n\u00eb Luksemburg. Sigurisht se ti \u00e7on ato informacione, t\u00eb cilat jan\u00eb absolutisht t\u00eb pav\u00ebrteta, se narkoshteti \u00ebsht\u00eb realiteti m\u00eb dramatik, m\u00eb tragjik i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb un\u00eb i drejtoj pyetjen: na thuaj pse ik\u00ebn 1 milion e 99 mij\u00eb shqiptar\u00eb gjat\u00eb viteve n\u00eb narkoshtetit ? Na thuaj \u00e7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto kulla, t\u00eb cilat vet\u00ebm 20 p\u00ebrqind i kan\u00eb nga bankat? Na thuaj \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Adelajda Roko, motra e v\u00ebllez\u00ebrve Roko, drejtoresh\u00eb e planifikimit dhe urbanistik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, z\u00ebvend\u00ebse e Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebto funksione ? Na thuaj \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky kurs me 35 p\u00ebrqind, i rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb ? Un\u00eb, zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe cilido q\u00eb mohon narkoshtetin, i them me dashje ose pa dashje e mb\u00ebshtet Edi Ram\u00ebn n\u00eb platform\u00ebn e tij.\u201d\u00a0tha Berisha.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-i-drejtohet-ambasadorit-gonzato-kush-mohon-narkoshtetin-me-dashje-ose-pa-dashje-mbeshtet-ramen\/\">Berisha i drejtohet ambasadorit Gonzato: Kush mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje mb\u00ebshtet Ram\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partiis\u00eb\u00a0Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se cildo q\u00eb\u00a0q\u00eb mohon \u201cnarkoshtetin\u201d, mb\u00ebshtet sipas tij Kryeministrin Edi Ram\u00ebn.\u00a0Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb mbledhjen me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, Berisha u shpreh se\u00a0Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb\u00a0eksportuesi m\u00eb i madh i krimit n\u00eb\u00a0Europ\u00eb dhe bot\u00eb. Lideri i opozit\u00ebs u ndal s\u00ebrish tek ligji mbi barazin\u00eb gjinore, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51737","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51737"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51737\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}