{"id":51733,"date":"2025-11-11T13:07:53","date_gmt":"2025-11-11T13:07:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/deshmia-oltion-kila-kundershton-deshmine-e-dumanit-shfajeson-suel-celen\/"},"modified":"2025-11-11T13:07:53","modified_gmt":"2025-11-11T13:07:53","slug":"deshmia-oltion-kila-kundershton-deshmine-e-dumanit-shfajeson-suel-celen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/deshmia-oltion-kila-kundershton-deshmine-e-dumanit-shfajeson-suel-celen\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia\/ Oltion Kila kund\u00ebrshton d\u00ebshmin\u00eb e Dumanit, shfaj\u00ebson Suel \u00c7el\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb procesit \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d, ka d\u00ebshmuar Elton Kila, i cili \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr dyshimet mbi p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb ngjarjet kriminale ku p\u00ebrmendet emri i Suel \u00c7el\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb para trupit gjykues, Kila mohoi \u00e7do lidhje me \u00c7el\u00ebn, duke deklaruar se nuk ka pasur asnj\u00eb kontakt me t\u00eb q\u00eb prej vitit 2015 dhe se \u201clajmet p\u00ebr pagesa t\u00eb pretenduara ndaj meje ishin plot\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d. Ai shtoi se pas publikimeve n\u00eb media kishte shkuar n\u00eb tregun ushqimor p\u00ebr t\u00eb takuar familjar\u00ebt e Suel \u00c7el\u00ebs, por takimi, sipas tij, ishte zhvilluar n\u00eb qet\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cElton Kila: N\u00eb gazet\u00eb doli lajmi q\u00eb ka paguar Suel \u00c7ela p\u00ebr mua. Shkova te tregu ushqimor dhe takova familjar\u00ebt e Suelit. Ishte dhe i v\u00ebllai i Suelit Marjo dhe i ati i Suelit, Astriti. V\u00ebrtet\u00eb m\u00eb than\u00eb \u2018je b\u00ebr\u00eb merak?\u2019 M\u00eb gjuajt\u00ebn te shpatullat. Un\u00eb isha i qet\u00eb. Me Suel \u00c7el\u00ebn jam takuar n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Nuk ndodhi asnj\u00ebher\u00eb takim mes nesh apo telefonat\u00eb p\u00ebr at\u00eb ngjarje. At\u00eb koh\u00eb kam qen\u00eb i distancuar, nuk kam pasur kontakte. Luan Tabakun e njoh, kam 30 vite njohje q\u00eb f\u00ebmi. Luan Tabaku \u00ebsht\u00eb funksionar shteti, ka qen\u00eb n\u00eb dogan\u00eb, shok i v\u00ebllait tim ka qen\u00eb. Lajmin p\u00ebr mua e nxor\u00ebn t\u00eb gjitha mediat. Ka pasur interes nga ana ime p\u00ebr t\u00eb takuar gazetar\u00ebt. U interesova t\u00eb hiqeshin lajmet sepse nuk isha un\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr vrasjen n\u00eb Bradashesh n\u00eb dhjetor 2018, Kila deklaroi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodhej n\u00eb burg dhe se \u201casnj\u00ebri prej viktimave nuk ishte i njohur p\u00ebr mua\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebn q\u00eb ndodhi vrasja n\u00eb Bradashesh n\u00eb dhjetor 2018 me tre t\u00eb vrar\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb burg. Dit\u00ebn q\u00eb dola nga burgu shkova n\u00eb sht\u00ebpi sepse ishin 50 vet\u00eb q\u00eb m\u00eb prisnin. T\u00eb nes\u00ebrmen e mora vesh, asnj\u00ebri prej viktimave nuk ishte i njohur p\u00ebr mua. Erjon Alibej e njoh, \u00ebsht\u00eb askushi p\u00ebr mua. Nga t\u00eb pandehurit njoh Gentjan Sharr\u00ebn, Xhuljan Hoxh\u00ebn, njoh Erjon Alibejn. Jam takuar me Erjon Alibejn m\u00eb p\u00ebrpara. Nuk kam shk\u00ebmbyer mesazhe me Erjon Alibej n\u00eb koh\u00ebn kur kam qen\u00eb n\u00eb burg. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb isha n\u00eb burg, ishte dhe Erjon Alibej aty, n\u00eb ambiente t\u00eb ndara. Un\u00eb nuk dilja sepse nuk doja t\u00eb p\u00ebrzihesha me njeri. Lulzim Bitrin e kam njohur. Kur \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb te nj\u00eb karburant vend q\u00eb e frekuentoj sot e k\u00ebsaj dite. Lulezimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Eljo Bitrit, e njihja si em\u00ebr. Me Eljon kam qen\u00eb i af\u00ebrt.\u201d<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Kil\u00ebs, e cila synon t\u00eb shk\u00ebput\u00eb \u00e7do lidhje t\u00eb tij me personazhet e dosjes, vjen n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku procesi \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d po p\u00ebrfshin d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb t\u00eb pandehurve dhe personave t\u00eb lidhur me ngjarjet e Elbasanit.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt Nuredin Dumani ka th\u00ebn\u00eb se i ishin premtuar 200 mij\u00eb euro nga Suel \u00c7ela p\u00ebr t\u00eb eliminuar biznesmenin Elton Kila (i thirrur Oti), ngjarje kjo q\u00eb u tentua t\u00eb realizohej m\u00eb 29 mars t\u00eb k\u00ebtij viti, pik\u00ebrisht data ku Dumani mbeti i plagosur dhe m\u00eb pas u arrestua n\u00eb qytetin e Fierit.<\/p>\n<p>Nuredin Dumani n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje nd\u00ebr t\u00eb tjera ka shpjeguar se ka qen\u00eb Suel \u00c7ela q\u00eb i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb vras\u00eb biznesmenin e thirrur Oti, nd\u00ebrsa Dumani kishte kontaktuar Henrik Hoxhajn p\u00ebr t\u00eb kryer porosin\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Henrik Hoxhaj nuk po e gjente Otin, Nuredini ka ardhur vet\u00eb nga Kosova. N\u00eb deklarimet e tij Nuredin Dumani ka shpjeguar holl\u00ebsisht rrethanat lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt penal dhe personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kryerjen e k\u00ebtij akti.<\/p>\n<p>Por di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb atentat ka shkuar keq dhe si\u00e7 ndodhi, Dumani mbeti i plagosur. Dumani ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb mjet Benz me targa t\u00eb Elbasanit t\u00eb vjetra ku ndodheshin tre persona me maska i kishin sht\u00ebne me arm\u00eb n\u00eb befasi.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebfimet n\u00eb Prokurori:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt penal shtetasi Henrik Hoxhaj ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera se, me Nuredinin \u00ebsht\u00eb takuar para 3-4 vitesh. Nuredinin e kam njohur tek dit\u00eblindja e nj\u00eb mikut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Njohja ime me Nuredinin ka qen\u00eb graduale dhe me kalimin e koh\u00ebs un\u00eb e kam forcuar lidhjen time me t\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 3-4 vje\u00e7are kontaktet nuk i kemi pasur t\u00eb shpeshta me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur Nuredini m\u00eb k\u00ebrkonte ta ndihmoja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb periudha n\u00eb t\u00eb cilat i kemi shpeshtuar kontaktet dhe lidhjet me nj\u00ebri tjetri. Nuredini ka ardhur nga Kosova q\u00eb t\u00eb mbaronin nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e kishte porositur m\u00eb par\u00eb\u2026. Konkretisht rreth 15-20 dit\u00eb para se t\u00eb vinte Nuredini m\u00eb ka shkruar mesazh n\u00eb telefon duke m\u00eb d\u00ebrguar foton e nj\u00eb personi n\u00eb Elbasan emrin e t\u00eb cilit nuk e di por m\u00eb ka treguar se ai kishte nj\u00eb pik\u00eb shitje automjetesh e cila ndodhet p\u00ebrpara Restorant \u201cZykollari\u201d n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb karburanti dhe mobilierie. M\u00eb tej Henriku ka shpjeguar se ka vajtur disa her\u00eb n\u00eb Elbasan q\u00eb t\u00eb vriste personin foton e t\u00eb cilit ia kishte d\u00ebrguar Nuredini me foto. Nuredini i ka premtuar se do t\u00eb paguhej 70 000 Euro\u2026Pasi ka studiuar terrenin e ka par\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ta vriste vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb person dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka ardhur Nuredini q\u00eb ta kryenin bashk\u00eb vrasjen. M\u00eb dat\u00eb 26.03.2022 kan\u00eb vajtur me Nuredinin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb personin n\u00eb fjal\u00eb por nuk e kan\u00eb par\u00eb. M\u00eb tej Henriku shpjegon se kan\u00eb vendosur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Elbasan n\u00eb dat\u00ebn 29.03.2022 p\u00ebr t\u00eb mbaruar pun\u00ebn\u2026. Ne jemi nisur nga Fieri rreth or\u00ebs 09.15, un\u00eb dhe Nuredini, ai me BMV X5 me targa AA\u2026. dhe un\u00eb me automjetin Benz me targa AA\u2026. Un\u00eb isha para BMV p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn dhe Nuredini pas meje. Para se t\u00eb niseshim, Nuredini ka futur n\u00eb automjetin BMV X5 dy automatik\u00eb kallashnikov me fishek\u00eb n\u00eb fole dhe dy pistoleta. Un\u00eb kam ndaluar p\u00ebr t\u2019i hedhur benzit tim karburant n\u00eb nj\u00eb karburant q\u00eb nuk kishte kamera para se te shkosh te Jet Oil n\u00eb Rrap\u00ebz. Kam hedhur 30 mij\u00eb lek\u00eb naft\u00eb nd\u00ebrsa Nuredini n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ka parkuar n\u00eb rrug\u00eb para karburantit tek nj\u00eb xhep rruge. Pasi hodha naft\u00ebn un\u00eb jam nisur p\u00ebr destinacion dhe rreth or\u00ebs 11.30 kam arritur n\u00eb Elbasan. Un\u00eb vazhdoj p\u00ebr n\u00eb qytet duke marre unaz\u00ebn dhe jam kthyer tek karburant \u201cFeleqi\u201d nd\u00ebrsa Nuredini me BMV e tij ka q\u00ebndruar tek vendi ku rrinte zakonisht tek kryq\u00ebzimi C\u00cbrrikut. Nuredini do t\u00eb q\u00ebndronte aty derisa un\u00eb ta njoftoja q\u00eb kisha n\u00eb sy personin qe do t\u00eb vrisnim. N\u00eb ikje e sip\u00ebr kam kaluar para vendit ku shet makina personi qe do vrisnim dhe nuk e kam par\u00eb t\u00eb ishte aty dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam futur makin\u00ebn time p\u00ebr ta lar\u00eb tek nj\u00eb lavazho q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb me servis \u201cKadiun\u201d dhe vet\u00eb jam ulur n\u00eb lokal p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb bir\u00eb. Kam q\u00ebndruar tek lokali rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb dhe m\u00eb pas b\u00ebra nj\u00eb xhiro me makin\u00eb duke kaluar para pik\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb makinave t\u00eb personit q\u00eb do t\u00eb vrisnim me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse personi ishte aty por nuk e kam par\u00eb personin aty dhe kam vazhduar rrug\u00ebn p\u00ebr qytet dhe m\u00eb pas jam kthyer dhe kam shkuar p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb di\u00e7ka tek lokali \u201cEurodriza\u201d tek Rotondo n\u00eb hyrje t\u00eb Elbasanit. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe un\u00eb i thash\u00eb Nuredinit se nuk e kisha par\u00eb personin q\u00eb do vrisnim por kam fiksuar nj\u00eb benz t\u00eb parkuar aty jasht\u00eb dhe e kam pyetur Nuredinin n\u00ebse personi q\u00eb ne k\u00ebrkonim kishte apo jo benz por ai m\u00eb tha q\u00eb donte par\u00eb ai mjet. Un\u00eb e pash\u00eb mjetin por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin p\u00ebr faktin. Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mosgjetjen e personit q\u00eb ne k\u00ebrkonim un\u00eb jam ulur p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb buke tek \u201cEurodriza\u201d si\u00e7 thash\u00eb ku kam q\u00ebndruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dhe m\u00eb pas jam \u00e7uar dhe kam ikur me mjetin Benz p\u00ebrs\u00ebri tek lavazho te \u201cKadiu\u201d. Q\u00ebndrova tek lavazhi dhe e lava p\u00ebrs\u00ebri mjetin nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb koh\u00ebn dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Ai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte aty ku e kisha l\u00ebn\u00eb n\u00eb fillim tek kryq\u00ebzimi Cerrikut. N\u00eb nj\u00eb moment Nuredini m\u00eb pyeti me sms duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe kjo dit\u00eb na iku bosh. Pas k\u00ebtij mesazhi un\u00eb kam q\u00ebndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin. Rrug\u00ebs p\u00ebr aty m\u00eb ka ndaluar policia rrugore dhe sapo m\u00eb lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb polic\u00ebt nga Nuredini m\u00eb ka ardhur sms ku m\u00eb ka njoftuar t\u00eb shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Un\u00eb nuk kam arritur ta pyes se \u00e7far\u00eb ndodhi por kam ecur drejt tij. Un\u00eb kam konstatuar mjetin BMV X5 me targa AA801 t\u00eb d\u00ebmtuar anash rrug\u00ebs n\u00eb krahun e majt\u00eb timin me drejtim Elbasan Peqin anash nj\u00eb restoranti. Ndalova tek mjeti duke marr\u00eb kthes\u00ebn dhe kam shkuar direkt paralel me mjetin BMV. Aty kam par\u00eb se mjeti BMV i kishte gomat dhe disqet e d\u00ebmtuara pash\u00eb shishen e benzin\u00ebs s\u00eb hapur dhe kam sp\u00ebrkatur pak me t\u00eb me q\u00ebllim djegien e mjetit BMV por nuk kam mundur ta ndez. Gjithashtu kam fiksuar Nuredinin i ulur tek sedilja e par\u00eb e pasagjerit t\u00eb mjetit BMV me k\u00ebmb\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb zbritur posht\u00eb dhe po l\u00ebvizte me v\u00ebshtir\u00ebsi por un\u00eb e kam kapur nga sqetullat p\u00ebr ta l\u00ebvizur pasi kishte dhimbje sepse m\u00eb tha se ishte plagosur n\u00eb kurriz. Un\u00eb e kam futur Nuredinin n\u00eb makin\u00ebn Benz tek sedilja prapa nga ana pasagjerit dhe kur po e fusja n\u00eb makin\u00eb kam par\u00eb se ai n\u00eb xhepin e djatht\u00eb kishte nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb model izraelit Boll-5 si dhe n\u00eb sediljen e par\u00eb t\u00eb pasagjerit ku ai ishte ulur gjendjen pistoleta model TT t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e kam futur n\u00eb brezin tim. Un\u00eb nuk kam fiksuar brenda mjetit BMV dy automatik\u00ebt kallashnikov q\u00eb kishte vendosur tek makina BM\u00cb Nuredini para se t\u00eb niseshim. Mora TT e futa n\u00eb brez, mora dhe arm\u00ebn Izraelite e lash\u00eb n\u00eb makin\u00eb. Pasi hipa Nuredinin n\u00eb makin\u00eb me shpejt\u00ebsi jam nisur drejt Fierit pa ndaluar n\u00eb asnj\u00eb vend. Rrug\u00ebs e kam pyetur Nuredinin se kush i kishte sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb dhe ai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb mjet Benz me targa t\u00eb Elbasanit t\u00eb vjetra ku ndodheshin tre persona me maska i kishin sht\u00ebne me arm\u00eb n\u00eb befasi. Direkt nga Elbasani kam shkuar tek sht\u00ebpia n\u00eb Fier dhe me v\u00ebshtir\u00ebsi e kam futur Nuredinin n\u00eb ashensor dhe m\u00eb pas tek sht\u00ebpia ku ishte e dashura e tij. Kur e futa n\u00eb sht\u00ebpi e kam zhveshur Nuredinin dhe pasi u zhvesh ai filloi t\u00eb villte. Menj\u00ebher\u00eb duke par\u00eb gjendjen e Nuredinit kam dal\u00eb dhe kam k\u00ebrkuar p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore ku kam gjetur shtetasit Bledar Berdalli, dhe dy tjer\u00ebt nuk i njoh me em\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt i kam t\u00eb njohur n\u00eb qytet dhe jan\u00eb me profesion mjek e infermier. T\u00eb tre ata kan\u00eb ardhur tek sht\u00ebpia dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn mjek\u00ebsore Nuredinit p\u00ebr sa kishin mund\u00ebsi dhe m\u00eb pas jan\u00eb larguar. Rreth or\u00ebve t\u00eb mbr\u00ebmjes or\u00ebn e sakt\u00eb nuk e di mua m\u00eb ka kapur policia n\u00eb trotuarin para pallatit ku ishte Nuredini dhe n\u00eb brez m\u00eb ka gjetur arm\u00ebn TT q\u00eb kisha marr\u00eb nga makina e Nuredinit. M\u00eb pas kam par\u00eb q\u00eb policia u fut edhe te hyrja e pallatit ku ishte Nuredini. Un\u00eb jam shoq\u00ebruar n\u00eb polici dhe nuk fiksova gj\u00eb tjet\u00ebr se vrar\u00eb ndodhi aty.<\/p>\n<p>Shtetasi Nuredin Dumani n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje nd\u00ebr t\u00eb tjera ka shpjeguar se ka qen\u00eb Suel \u00c7ela q\u00eb i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb vras\u00eb shtetasin e thirrur Oti. Sueli i \u00e7onte foton e Otit n\u00eb telefon. Duke qen\u00eb se Henriku nuk po e gjente Otin Nuredini ka ardhur vet\u00eb nga Kosova. N\u00eb deklarimet e tij shtetasi Nuredin Dumani ka shpjeguar holl\u00ebsisht rrethanat lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt penal dhe personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kryerjen e k\u00ebtij akti.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/11\/deshmia-oltion-kila-kundershton-deshmine-e-dumanit-shfajeson-suel-celen\/\">D\u00ebshmia\/ Oltion Kila kund\u00ebrshton d\u00ebshmin\u00eb e Dumanit, shfaj\u00ebson Suel \u00c7el\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb procesit \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d, ka d\u00ebshmuar Elton Kila, i cili \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr dyshimet mbi p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb ngjarjet kriminale ku p\u00ebrmendet emri i Suel \u00c7el\u00ebs. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb para trupit gjykues, Kila mohoi \u00e7do lidhje me \u00c7el\u00ebn, duke deklaruar se nuk ka pasur asnj\u00eb kontakt me t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51733","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51733","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51733"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51733\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51733"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51733"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51733"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}