{"id":51716,"date":"2025-11-11T11:00:44","date_gmt":"2025-11-11T11:00:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/ngriten-skeme-mashtruese-me-tvsh-shpallen-fajtore-6-shtetas\/"},"modified":"2025-11-11T11:00:44","modified_gmt":"2025-11-11T11:00:44","slug":"ngriten-skeme-mashtruese-me-tvsh-shpallen-fajtore-6-shtetas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/ngriten-skeme-mashtruese-me-tvsh-shpallen-fajtore-6-shtetas\/","title":{"rendered":"Ngrit\u00ebn skem\u00eb mashtruese me TVSH, shpallen fajtor\u00eb 6 shtetas"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb, ka shpallur fajtor 6 persona dhe 5 kompani p\u00ebr krijimin e nj\u00eb skeme mashtruese lidhur me p\u00ebrfitimin e rimbursimit t\u00eb TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e t\u00eb shpallurve fajtor\u00eb jan\u00eb edhe dy shtetas italian\u00eb dhe kompanit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb, t\u00eb pandehurit kan\u00eb ngritur kontrata fiktive konsulence juridike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb parat\u00eb dhe shmangur detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Ilir Qafa dhe Elton Beqiraj, s\u00eb bashku me italian\u00ebt Andrea Emanuele di Dio, Salvatore Castorina, dhe Salvatore Cascino, kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e skem\u00ebs mashtruese, ku organizatori kryesor rezulton t\u00eb jet\u00eb Andrea Emanuele di Dio. Kontabilisti Zaho Kuka \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr trajtim kontab\u00ebl t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i Prokuroris\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb u shpall\u00ebn fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoq\u00ebrit\u00eb \u2018Sidec Alenergy\u2019 shpk, \u2018Primis\u2019, \u2018Gainsbourg\u2019 shpk, \u2018Al Nair Trading\u2019 shpk dhe \u2018CS International Consulting\u2019 shpk, p\u00ebr veprat penale \u2018Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u2019 e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u2018Falsifikimi i vulave, stampave ose formular\u00ebe\u2019, \u2018Mospagimi i taksave dhe tatimeve\u2019 si dhe \u2018Fshehja e t\u00eb ardhurave\u2019, parashikuar nga nenet 144\/a dhe 25, 190\/2, 181 dhe 180\/a t\u00eb Kodit Penal.<br \/>\nNga hetimet mbi procedimi penal nr.252 t\u00eb vitit 2021, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb, provoi se shtetasit I.Q. dhe E.B, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasit italian\u00eb A.D, S.C dhe S.C., kan\u00eb ngritur nj\u00eb skem\u00eb mashtruese p\u00ebr p\u00ebrfitimin e rimbursimit t\u00eb TVSH, n\u00ebp\u00ebrmjet kontratave fiktive t\u00eb konsulenc\u00ebs juridike.<\/p>\n<p>K\u00ebta persona dhe shoq\u00ebrit\u00eb e tyre krijuan nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuar t\u00eb qarkullimit t\u00eb parave p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve fiktive, me synim shp\u00ebrndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb TVSH-s\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>T\u00eb pandehurit I. Q., E.B., S. C. dhe S.C. kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rolin e ndihm\u00ebsit t\u00eb t\u00eb pandehurit A.D., i cili rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rolin e organizatorit, krijuesit dhe p\u00ebrfituesit kryesor nga kjo skem\u00eb mashtruese.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb pranuar t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive fatura tatimore p\u00ebr sh\u00ebrbime konsulence n\u00eb favor t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ose t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cSidec\u201d t\u00eb pandehurit A. D., duke e ditur shum\u00eb mir\u00eb se shoq\u00ebrit\u00eb e tyre dhe ajo e t\u00eb pandehurit u krijuan n\u00eb funksion t\u00eb ngritjes dhe vazhdimit t\u00eb skem\u00ebs mashtruese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb i pandehuri Z. K., me detyr\u00eb kontabilist, duke qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs financiare, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb trajtim kontab\u00ebl plot\u00ebsisht t\u00eb gabuar. Sa m\u00eb sip\u00ebr, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb u shpall\u00ebn fajtor shtetasit:<\/p>\n<p>I.Q. \u2013 P\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 144\/a dhe 25 t\u00eb Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 3 vjet burgim;<\/p>\n<p>E.B.,- P\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 144\/a dhe 25 i Kodit Penal \u201cMospagimi i taksave dhe tatimeve\u201d, dhe d\u00ebnimin e tij me 3 vjet burgim;<\/p>\n<p>A.D \u2013 P\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 180\/3 i Kodit Penal dhe \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe d\u00ebnimin e tij me 4 vjet burgim;<\/p>\n<p>S.C. \u2013 P\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d dhe \u201cMospagimi i taksave dhe tatimeve\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 3 (tre) vjet burgim;<\/p>\n<p>S.C. \u2013 P\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cMospagimi i taksave dhe tatimeve\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe d\u00ebnimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.<\/p>\n<p>Z.K. \u2013 P\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 300 dhe d\u00ebnimin e tij me 180 (nj\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb) or\u00eb pun\u00eb n\u00eb interes publik;<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb personit juridik, shoq\u00ebris\u00eb \u201cSidec Albenergy\u201d sh.p.k. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d dhe d\u00ebnimin e tij me gjob\u00eb 1.500.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb personit juridik, shoq\u00ebris\u00eb \u201cPrimis\u201d sh.p.k. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe d\u00ebnimin e tij me gjob\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 1 000 000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb personit juridik, shoq\u00ebris\u00eb \u201cGainsbourg\u201d sh.p.k. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cMospagimi i taksave dhe tatimeve\u201d dhe d\u00ebnimin me gjob\u00eb 1.200.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb personit juridik, shoq\u00ebris\u00eb \u201cAl Nair Trading\u201d sh.p.k. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cMospagimi i taksave dhe tatimeve\u201d dhe d\u00ebnimin me gjob\u00eb 1.200.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarimin fajtor t\u00eb personit juridik, shoq\u00ebris\u00eb \u201cCS International Consulting\u201d p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKrijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cMospagimi i taksave dhe tatimeve\u201d dhe d\u00ebnimin e tij me nj\u00eb gjob\u00eb prej 1.200.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/11\/ngriten-skeme-mashtruese-me-tvsh-shpallen-fajtore-6-shtetas\/\">Ngrit\u00ebn skem\u00eb mashtruese me TVSH, shpallen fajtor\u00eb 6 shtetas<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb, ka shpallur fajtor 6 persona dhe 5 kompani p\u00ebr krijimin e nj\u00eb skeme mashtruese lidhur me p\u00ebrfitimin e rimbursimit t\u00eb TVSH-s\u00eb. N\u00eb mesin e t\u00eb shpallurve fajtor\u00eb jan\u00eb edhe dy shtetas italian\u00eb dhe kompanit\u00eb e tyre. Sipas hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb, t\u00eb pandehurit kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51716","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51716\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}