{"id":51678,"date":"2025-11-11T09:48:20","date_gmt":"2025-11-11T09:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/jo-shkembim-territoresh-ne-ballkan-nje-projektligj-mberrin-ne-kongresin-e-shba-2\/"},"modified":"2025-11-11T09:48:20","modified_gmt":"2025-11-11T09:48:20","slug":"jo-shkembim-territoresh-ne-ballkan-nje-projektligj-mberrin-ne-kongresin-e-shba-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/jo-shkembim-territoresh-ne-ballkan-nje-projektligj-mberrin-ne-kongresin-e-shba-2\/","title":{"rendered":"\u201cJo shk\u00ebmbim territoresh n\u00eb Ballkan\u201d, nj\u00eb projektligj mb\u00ebrrin n\u00eb Kongresin e SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Projektligji \u201cAkti p\u00ebr Demokracin\u00eb dhe Prosperitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, i sponsorizuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi demokrat, William Keating, i \u00ebsht\u00eb referuar Komitetit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb Kongresit amerikan.<\/p>\n<p>Me plot 12 nene, ai, mes tjerash, p\u00ebrcakton se \u201c\u00ebsht\u00eb politik\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb t\u00eb mos ndjek\u00eb asnj\u00eb politik\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet shk\u00ebmbimin e territoreve, ndarjen ose forma t\u00eb tjera t\u00eb rivizatimit t\u00eb kufijve p\u00ebrgjat\u00eb vijave etnike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si mjet p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet mes shteteve t\u00eb rajonit\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej viteve t\u00eb para pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, debatet p\u00ebr ndryshimin apo korrigjimin e kufijve kan\u00eb kaluar n\u00eb cikle: her\u00eb t\u00eb nxehta, her\u00eb t\u00eb ftohta, por nuk jan\u00eb zhdukur kurr\u00eb nga skena politike e rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2003, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Serbis\u00eb, Zoran Gjingji\u00e7, deklaroi p\u00ebr \u201cDer Spiegel\u201d se \u201cn\u00ebse shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin p\u00ebr pavar\u00ebsi, Beogradi do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb re t\u00eb Dejtonit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb e rinj n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim, at\u00ebkoh\u00eb, e irritoi Brukselin, i cili tha se koha kur kufijt\u00eb n\u00eb Ballkan vendoseshin n\u00eb konferenca, ka ikur, por ngjalli shpresa n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u2019i vler\u00ebsonim modifikimet, dhe n\u00ebse kjo deklarat\u00eb [nga Gjingjiqi] \u00ebsht\u00eb e sinqert\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pozitiv p\u00ebrpara\u201d, tha kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Kosov\u00ebs, Bajram Rexhepi.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, debati m\u00eb i madh p\u00ebr kufijt\u00eb u ndez n\u00eb vitin 2018, kur president\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Hashim Tha\u00e7i dhe Aleksandar Vu\u00e7iq, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb than\u00eb hapur se ndryshimi i kufijve mund t\u00eb ishte opsioni m\u00eb realist p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb propozim zyrtar nuk u b\u00eb publik, por, n\u00eb terma t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ideja parashihte q\u00eb Serbia t\u00eb merrte kontrollin mbi zon\u00ebn me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebmbim, Lugina e Preshev\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb, e banuar kryesisht me shqiptar\u00eb, do t\u2019i bashkohej Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se ka ardhur momenti q\u00eb, definitivisht, n\u00eb mes t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb korrigjimi i kufijve, q\u00eb jan\u00eb diku rreth 400 kilometra\u201d, tha Tha\u00e7i n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Ideja u prit me reagime t\u00eb forta, si pro ashtu dhe kund\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, Serbi, Evrop\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, nd\u00ebrsa administrata e at\u00ebhershme e presidentit amerikan, Donald Trump, dukej e hapur ndaj saj.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi yn\u00eb, q\u00ebndrimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb se, n\u00ebse dy pal\u00ebt mund ta zgjidhin \u00e7\u00ebshtjen mes tyre dhe arrijn\u00eb marr\u00ebveshje, ne nuk e p\u00ebrjashtojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e rregullimeve territoriale. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb na takon neve ta p\u00ebrcaktojm\u00eb\u201d, tha n\u00eb vitin 2018 k\u00ebshilltari i at\u00ebhersh\u00ebm i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare i SHBA-s\u00eb, John Bolton.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Departamentin amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebrmes emailit se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi aktual i administrat\u00ebs amerikane, n\u00eb lidhje me kufijt\u00eb dhe ndryshimet territoriale n\u00eb Ballkan, por nuk mori p\u00ebrgjigje. Pyetjes s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj as Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Muajt e fundit, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka p\u00ebrmendur disa her\u00eb Kosov\u00ebn, por gjithmon\u00eb n\u00eb kontekstin e rolit t\u00eb tij si nd\u00ebrmjet\u00ebs q\u00eb ka parandaluar ose ndaluar konfliktet \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Truth Social m\u00eb 15 qershor, ai ka shkruar se \u201cgjat\u00eb mandatit tim t\u00eb par\u00eb, Serbia dhe Kosova po luftonin ashp\u00ebr, si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, dhe ky konflikt i gjat\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohej n\u00eb luft\u00eb. Un\u00eb e ndalova at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, n\u00eb shkurt, Trump shkruante se \u201clidhjet midis popujve tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb forta\u201d dhe se pret me padurim q\u00eb t\u2019i zgjeroj\u00eb ato, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes rritjes s\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Arsyeja p\u00ebrse projektligji q\u00eb p\u00ebrfshin edhe \u00e7\u00ebshtjen e kufijve n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb paraqitur tani, mbetet e paqart\u00eb. Sipas v\u00ebzhguesve, ai duket t\u00eb jet\u00eb nism\u00eb individuale e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit demokrat, William Keating, ndoshta si reagim ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb votuesve t\u00eb tij n\u00eb Masa\u00e7usets, dhe jo pasoj\u00eb e ndonj\u00eb zhvillimi t\u00eb ri n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Meq\u00eb nuk ka bashk\u00ebsponsorizues, Charles Kupchan, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb n\u00eb Uashington, nuk pret q\u00eb ai t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb politik\u00ebn amerikane ndaj Ballkanit.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj se ky projektligj do t\u00eb b\u00ebhet ligj. Edhe sikur t\u00eb miratohej nga t\u00eb dyja dhomat e Kongresit, supozoj se Trump do t\u2019i vinte veto. Trump, sipas t\u00eb gjitha gjasave, do ta injoronte at\u00eb, sepse kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, si dhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme, ai \u00ebsht\u00eb duke zgjeruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb autoritetin ekzekutiv dhe duke injoruar Kongresin\u201d, thot\u00eb Kupchan p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kupchan shton se qasja e Trumpit \u00ebsht\u00eb pragmatike, e p\u00ebrqendruar n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sukses diplomatik, m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb kund\u00ebrshtimin apo mb\u00ebshtetjen e ides\u00eb n\u00eb parim.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj se administrata e Trumpit ka ndjenja t\u00eb forta p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij debati. Mendoj se Trump \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i etur t\u00eb shihet si paqeb\u00ebr\u00ebs, si negociator, si njeri q\u00eb arrin marr\u00ebveshje. Prandaj, n\u00ebse Prishtina dhe Beogradi do t\u2019i drejtoheshin atij duke th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr shk\u00ebmbim territoresh dhe se mendojn\u00eb se mund t\u2019i normalizojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet, mendoj se administrata e tij do t\u2019u thoshte: Shum\u00eb mir\u00eb, vazhdoni\u201d, shprehet Kupchan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mendim ndryshe ndan profesori i Studimeve Evropiane n\u00eb Universitetin Johns Hopkins, David Kanin. Sipas tij, ky projektligj nuk prezanton ndonj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re apo ndryshim thelb\u00ebsor \u2013 ai thjesht rithekson q\u00ebndrimet e hershme t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb lidhje me Ballkanin.<\/p>\n<p>Kanin nuk beson se pik\u00ebpamjet e Boltonit n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar politik\u00ebn aktuale t\u00eb SHBA-s\u00eb ndaj Ballkanit.<\/p>\n<p>\u201cJohn Bolton nuk ka pasur ndikim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuza penale. Trump e ndjek at\u00eb. Asnj\u00eb deklarat\u00eb e tij nuk duhet konsideruar si politik\u00eb e SHBA-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjendet ndonj\u00eb deklarat\u00eb e m\u00ebhershme q\u00eb p\u00ebrputhet ose nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb q\u00eb thuhet n\u00eb projektligj, por, n\u00eb fakt, kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi tani\u201d, thot\u00eb Kanin p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Kanin mendon se ideja e ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb rajon mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e rrezikshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe gjat\u00eb debatit p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve m\u00eb 2018, q\u00eb ka shkaktuar protesta t\u00eb m\u00ebdha dhe shqet\u00ebsim n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se propozimet e tilla, shpesh, krijojn\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebri dhe polemik\u00eb, por v\u00ebren se, aktualisht, nuk ka ndonj\u00eb nism\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kufijt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimet e kufijve p\u00ebrmenden her\u00eb pas here, nga dikush diku. Por, sinqerisht, tani p\u00ebr tani, nuk ka asnj\u00eb l\u00ebvizje serioze n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebrpjekja e vetme serioze do t\u00eb ishte n\u00ebse kroat\u00ebt do t\u00eb insistonin p\u00ebr krijimin e nj\u00eb entiteti t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme sesa po e b\u00ebjn\u00eb aktualisht\u201d, thot\u00eb Kanin.<\/p>\n<p>Ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, Millorad Dodik, njihet prej vitesh p\u00ebr retorik\u00ebn e tij secesioniste. Ai ka qen\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb SHBA-s\u00eb, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve dhe vendimeve q\u00eb shkelin paqen, deri n\u00eb fund t\u00eb tetorit.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit shpjegoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se veprimet e Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, e cila ka anuluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh jokushtetuese, kan\u00eb ndikuar n\u00eb vendimin p\u00ebr heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe disa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb dhe biznesor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit aktual\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr \u00e7do ideje p\u00ebr korrigjimin e kufijve. Nga Presidenca theksojn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se e para e shtetit, Vjosa Osmani, n\u00eb t\u00eb gjitha takimet me administrat\u00ebn amerikane, ka marr\u00eb rikonfirmim t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPresidentja Osmani e mir\u00ebpret \u00e7do nism\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb synon t\u00eb ruaj\u00eb paqen, stabilitetin dhe rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar n\u00eb parime t\u00eb qarta t\u00eb sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs. Propozimi p\u00ebr ndalimin e mb\u00ebshtetjes ndaj \u00e7do p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr ndryshim kufijsh n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me q\u00ebndrimet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe me parimet q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme me SHBA-n\u00eb\u201d, tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb k\u00ebshilltari i presidentes, Bekim Kupina.<\/p>\n<p>Presidenca e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb REL-it p\u00ebr komente n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Kupchan thekson se administrata amerikane, e angazhuar kryesisht n\u00eb kriza globale si Ukraina dhe Lindja e Mesme, ka pasur nj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb kufizuar n\u00eb Ballkan, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjeve si heqja e sanksioneve ndaj Dodikut.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ngjash\u00ebm me SHBA-n\u00eb dhe shpreh rezerv\u00eb ndaj ndryshimit t\u00eb kufijve, duke paralajm\u00ebruar p\u00ebr rreziqe ndaj multietnicitetit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kupchan mendon se \u00e7do ide e till\u00eb mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit duhet shqyrtuar seriozisht vet\u00ebm n\u00ebse t\u00eb dyja pal\u00ebt e mb\u00ebshtesin dhe n\u00ebse ajo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>\u201cTrump e ka n\u00eb fokus Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb. Ai e ka p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje her\u00eb pas here dhe ia atribuon vetes meritat p\u00ebr avancimin e marr\u00ebveshjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nuk m\u00eb duket e pamundur q\u00eb ai t\u00eb kthehet s\u00ebrish te ky konflikt dhe t\u00eb thot\u00eb: Mendoj se mund t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb fitore k\u00ebtu\u201d, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fitore, secili ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb seriozitetin e vet\u2026 por jo tani. Kosova dhe Serbia po p\u00ebrballen me nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb jostabilitetit t\u00eb brendsh\u00ebm politik, dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, asnj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb dialogun diplomatik dhe perspektivat p\u00ebr normalizim. \/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/jo-shkembim-territoresh-ne-ballkan-nje-projektligj-mberrin-ne-kongresin-e-shba\/\">\u201cJo shk\u00ebmbim territoresh n\u00eb Ballkan\u201d, nj\u00eb projektligj mb\u00ebrrin n\u00eb Kongresin e SHBA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projektligji \u201cAkti p\u00ebr Demokracin\u00eb dhe Prosperitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, i sponsorizuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi demokrat, William Keating, i \u00ebsht\u00eb referuar Komitetit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb Kongresit amerikan. Me plot 12 nene, ai, mes tjerash, p\u00ebrcakton se \u201c\u00ebsht\u00eb politik\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb t\u00eb mos ndjek\u00eb asnj\u00eb politik\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet shk\u00ebmbimin e territoreve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51678","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51678\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}