{"id":51666,"date":"2025-11-11T08:48:15","date_gmt":"2025-11-11T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/rel-a-eshte-be-ja-gati-te-pranoje-anetare-te-rinj-mali-i-zi-mund-te-jete-anetari-me-i-ri\/"},"modified":"2025-11-11T08:48:15","modified_gmt":"2025-11-11T08:48:15","slug":"rel-a-eshte-be-ja-gati-te-pranoje-anetare-te-rinj-mali-i-zi-mund-te-jete-anetari-me-i-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/11\/rel-a-eshte-be-ja-gati-te-pranoje-anetare-te-rinj-mali-i-zi-mund-te-jete-anetari-me-i-ri\/","title":{"rendered":"REL: A \u00ebsht\u00eb BE-ja gati t\u00eb pranoj\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj? Mali i Zi mund t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtari m\u00eb i ri"},"content":{"rendered":"<p>Dy gj\u00ebra jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta pas publikimit t\u00eb Raportit vjetor t\u00eb Progresit nga Komisioni Evropian m\u00eb 4 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Ekzekutivi i Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioz p\u00ebr pranimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj deri n\u00eb mbarim t\u00eb mandatit pes\u00ebvje\u00e7ar, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2029. Dhe tashm\u00eb i ka identifikuar kandidat\u00ebt: Shqip\u00ebrin\u00eb, Malin e Zi, Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb raporti i par\u00eb q\u00eb e ka publikuar p\u00ebrb\u00ebrja e re e Komisionit prej kur e ka nisur pun\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Si zakonisht, n\u00eb dokument p\u00ebrmendet p\u00ebrparimi \u2013 ose mungesa e tij \u2013 n\u00eb 10 vendet q\u00eb e synojn\u00eb BE-n\u00eb: Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, Bosnje-Hercegovin\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni t\u00eb Veriut, Serbi, Turqi, Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, duket se raportet e k\u00ebtij viti kan\u00eb pasur nj\u00eb prekje gjeopolitike.<\/p>\n<p>Pas diskutimeve q\u00eb i ka pasur Radio Evropa e Lir\u00eb me disa zyrtar\u00eb n\u00eb Bruksel n\u00eb muajt e fundit, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se zgjerimi i bllokut evropian \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb prioritet.<\/p>\n<p>Shteti i fundit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashkuar BE-s\u00eb ka qen\u00eb Kroacia m\u00eb 2013 dhe prej at\u00ebher\u00eb blloku evropian, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb tkurrur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, me largimin e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe m\u00eb 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e k\u00ebtij viti p\u00ebrmendet se \u201cky \u00ebsht\u00eb mandati i par\u00eb i Komisionit prej periudh\u00ebs 2010-2014, kur, marr\u00eb parasysh p\u00ebrparimin e p\u00ebrshpejtuar t\u00eb disa vendeve kandidate, zgjerimi \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi reale\u201d dhe q\u00eb i gjith\u00eb procesi i zgjerimit \u201cpo l\u00ebviz m\u00eb shpejt sesa n\u00eb 15 vjet\u00ebt e fundit\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshimi i kahes ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sulmin rus ndaj Ukrain\u00ebs m\u00eb 2022, prandaj, sipas kryediplomates s\u00eb Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, \u201cndryshimet gjeopolitike e b\u00ebjn\u00eb zgjerimin di\u00e7ka t\u00eb domosdoshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZgjerimi nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb me patjet\u00ebr, n\u00ebse duam t\u00eb jemi lojtar\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p class=\"wsw__h2\"><strong>Mali i Zi i pari?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha parashikimet tregojn\u00eb se Mali i Zi mund t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtari m\u00eb i ri. Podgorica ka th\u00ebn\u00eb se synon p\u00ebrfundimin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026 dhe n\u00eb raport p\u00ebrmendet se ky shtet \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb objektiv ambicioz\u201d.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb vendim q\u00eb i p\u00ebrket Komisionit Evropian, dhe as vendit kandidat, por t\u00eb 27 vendeve an\u00ebtare q\u00eb vendosin me unanimitet p\u00ebr hapjen dhe mbylljen e 33 kapitujve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb shum\u00eb fusha, t\u00eb cilat vendet q\u00eb e synojn\u00eb BE-n\u00eb duhen t\u2019i miratojn\u00eb si ligje komb\u00ebtare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislatur\u00ebn e bllokut evropian.<\/p>\n<p>Podgorica \u00ebsht\u00eb duke negociuar q\u00eb 13 vjet, dhe ndon\u00ebse i ka hapur t\u00eb 33 kapitujt, ajo ka arritur t\u2019i mbyll\u00eb vet\u00ebm shtat\u00eb sosh \u2013 dhe shumic\u00ebn prej tyre n\u00eb 12 muajt e fundit, duke treguar nj\u00eb lloj momentumi. N\u00eb dhjetor, Mali i Zi synon mbylljen e pes\u00eb kapitujve tjer\u00eb, ndon\u00ebse disa diplomat\u00eb evropian\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se di\u00e7ka e till\u00eb ting\u00ebllon shum\u00eb optimiste.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimet kryesore lidhen me luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, si dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb tjera, viti 2026 mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb ambicioz, mir\u00ebpo secil\u00ebn her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ka z\u00ebra q\u00eb Mali i Zi mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtari i 28-t\u00eb m\u00eb 2028.<\/p>\n<p class=\"wsw__h2\"><strong>Shqip\u00ebria n\u00eb radh\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pas n\u00eb radh\u00eb. Qeveria shqiptare shpreson n\u00eb mbylljen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim m\u00eb 2027, ndon\u00ebse Komisioni dyshon q\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb mund t\u00eb arrihet.<\/p>\n<p>P\u00ebrparimi i k\u00ebtij vendi n\u00eb 12 muajt e fundit ka qen\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, pasi ai ka arritur t\u2019i hap\u00eb 28 prej 33 kapitujve dhe pritet t\u2019i nis\u00eb negociatat p\u00ebr pes\u00eb kapitujt e mbetur m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbyllja e kapitujve \u00ebsht\u00eb proces m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb sesa hapja. Dhe n\u00eb aspektin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe ndryshime tjera. Ndon\u00ebse ky shtet \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb destinacion p\u00ebr turist\u00eb, dhe shum\u00eb evropian\u00eb jan\u00eb duke bler\u00eb prona af\u00ebr bregdetit, shum\u00eb zyrtar\u00eb evropian\u00eb thon\u00eb se Shqip\u00ebria ende vuan nga ajo q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb si nj\u00eb vat\u00ebr e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Prandaj, mund t\u00eb mos jet\u00eb befasi q\u00eb nj\u00ebra prej rekomandimeve t\u00eb Komisionit Evropian \u00ebsht\u00eb q\u00eb Tirana duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr \u201chetim t\u00eb trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u2019i identifikoj\u00eb dhe shkat\u00ebrroj\u00eb grupet kriminale\u201d.<\/p>\n<p class=\"wsw__h2\"><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebr Moldavin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Aplikimet e tyre jan\u00eb \u201cn\u00eb \u00e7ift\u201d dhe ashtu kan\u00eb qen\u00eb prej fillimit pasi t\u00eb dyja kan\u00eb aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim m\u00eb 2022 dhe pritet q\u00eb ashtu t\u00eb vazhdojn\u00eb, pavar\u00ebsisht disa z\u00ebrave se k\u00ebt\u00eb vit secili aplikim mund t\u00eb trajtohet ve\u00e7 e ve\u00e7.<\/p>\n<p>Kjo do t\u2019ia mund\u00ebsonte Moldavis\u00eb ecjen p\u00ebrpara dhe nisjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, pasi Ukraina vazhdon t\u00eb jet\u00eb e bllokuar nga Hungaria dhe pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb at\u00eb pozicion deri n\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet n\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore n\u00eb prill t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Moldavia shpreson se mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE m\u00eb 2028, nd\u00ebrsa Ukraina beson se mund t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00eb, pavar\u00ebsisht luft\u00ebs n\u00eb territorin e vet.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja shtetet kan\u00eb marr\u00eb vler\u00ebsime shum\u00eb t\u00eb mira nga Komisioni, ndon\u00ebse Kievit i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtje p\u00ebr tentimet p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb agjencit\u00eb kund\u00ebr korrupsionit NABU dhe SAP.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse k\u00ebto dy shtete vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bllokuara, t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare te BE-s\u00eb \u2013 p\u00ebrve\u00e7 Hungaris\u00eb \u2013 jan\u00eb pajtuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn teknike me Kishinjevin dhe Kievin derisa t\u00eb marrin dit\u00ebn e gjelb\u00ebr politike prej Budapestit, ku mund t\u00eb ket\u00eb ndryshim t\u00eb pushtetit vitin tjet\u00ebr. At\u00ebher\u00eb ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb hapen sa m\u00eb shum\u00eb kapituj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e kryeqyteteve evropiane ekziston nj\u00eb bindje q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn gjysma e kapitujve mund t\u00eb hapen, pavar\u00ebsisht se Komisionarja e BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos ka th\u00ebn\u00eb se negociatat mund t\u00eb nisin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb 33 kapitujt, n\u00ebse Budapesti e b\u00ebn kthes\u00ebn e madhe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, diskutime do t\u00eb ket\u00eb edhe se si t\u00eb b\u00ebhet procesi i zgjerimit sa m\u00eb praktik.<\/p>\n<p>Presidenti i K\u00ebshillit Evropian, Antonio Costa ka th\u00ebn\u00eb se mund\u00ebsia e unanimitetit mund t\u00eb nevojitet p\u00ebr nisje dhe p\u00ebrfundim t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilat preferojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb duar p\u00ebr t\u00eb bllokuar procesin.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pozicioni i Hungaris\u00eb, por edhe i vendeve tjera q\u00eb kan\u00eb problemet me vendet fqinje joan\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shembull, Bullgaria \u00ebsht\u00eb duke e bllokuar tani Maqedonin\u00eb e Veriut, apo \u00ebsht\u00eb edhe Kroacia q\u00eb d\u00ebshiron t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb llogari Serbis\u00eb, para se Beogradi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet.<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebt e fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb plot parashikime tjera, p\u00ebr t\u00eb kuptuar si mund t\u00eb funksionoj\u00eb puna e zgjerimit. Nj\u00ebri diskutim p\u00ebrfshin iden\u00eb q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb mos ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje \u2013 nj\u00eb lloj an\u00ebtar\u00ebsimi dyt\u00ebsor q\u00eb presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka hedhur posht\u00eb menj\u00ebher\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb pyetur jav\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>Mes gjith\u00eb k\u00ebtyre diskutimeve, Komisioni Evropian do t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb analizim t\u00eb politikave t\u00eb para-an\u00ebtar\u00ebsimit dhe reforma, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb ndikimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb sfera t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kos ve\u00e7se e ka p\u00ebrmendur iden\u00eb e prezantimit t\u00eb nj\u00eb mekanizmi q\u00eb mund t\u00eb pezulloj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs apo t\u00eb bllokoj\u00eb qasjen n\u00eb fonde t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr vendet e reja an\u00ebtare, n\u00eb rast t\u00eb shkeljeve n\u00eb sektorin p\u00ebr sundim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Vendet tjera duket se mezi e kan\u00eb pritur k\u00ebt\u00eb propozim, pasi sidomos vendet per\u00ebndimore frik\u00ebsohen se mos po e zgjerojn\u00eb bllokun me \u201cnj\u00eb tjet\u00ebr Hungari\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb probleme n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia m\u00eb reale p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb zgjerimin t\u00eb menaxhuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb mekanizimi i periudhave trazitore \u2013 di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe n\u00eb proceset paraprake, shembull m\u00eb 2004 kur jan\u00eb pranuar tet\u00eb shtete t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore.<\/p>\n<p>Shembull, shtetasit e k\u00ebtyre vendeve, nuk jan\u00eb lejuar q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Polonia, vend me treg t\u00eb madh bujq\u00ebsor, nuk \u00ebsht\u00eb integruar plot\u00ebsisht n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE-s\u00eb. Nj\u00eb aranzhim i ngjash\u00ebm p\u00ebr produktet bujq\u00ebsore ukrainase, nuk do t\u00eb ishte i befasish\u00ebm.<\/p>\n<p>Prej shumic\u00ebs s\u00eb vendeve, Ukraina do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb sfiduesja, marr\u00eb parasysh madh\u00ebsin\u00eb dhe pasojat e luft\u00ebs. P\u00ebr ta \u201cabsorbuar\u201d Shqip\u00ebrin\u00eb, Moldavin\u00eb dhe Malin e Zi, disi do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Komisionarja Kos aludon n\u00eb faktin se popullsia e Malit t\u00eb Zi, rreth 600.000 banor\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me qytetin port Antverpen t\u00eb Belgjik\u00ebs, dhe q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Moldavia, me m\u00eb pak se tre milion\u00eb banor\u00eb, jan\u00eb secila sa Roma e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb tjera, BE-s\u00eb i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb ndryshime n\u00eb rregullat dhe planet buxhetore, n\u00ebse do t\u2019i shtohet kjo trio.<\/p>\n<p>Prandaj, nuk duhet befasuar n\u00ebse ato do t\u00eb jen\u00eb vendet e 28, 29 dhe 30 t\u00eb BE-s\u00eb.\/REL<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rel-a-eshte-be-ja-gati-te-pranoje-anetare-te-rinj-mali-i-zi-mund-te-jete-anetari-me-i-ri\/\">REL: A \u00ebsht\u00eb BE-ja gati t\u00eb pranoj\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj? Mali i Zi mund t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtari m\u00eb i ri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy gj\u00ebra jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta pas publikimit t\u00eb Raportit vjetor t\u00eb Progresit nga Komisioni Evropian m\u00eb 4 n\u00ebntor. Ekzekutivi i Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioz p\u00ebr pranimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj deri n\u00eb mbarim t\u00eb mandatit pes\u00ebvje\u00e7ar, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2029. Dhe tashm\u00eb i ka identifikuar kandidat\u00ebt: Shqip\u00ebrin\u00eb, Malin e Zi, Moldavin\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51666","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51666"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51666\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}