{"id":51629,"date":"2025-11-10T21:48:14","date_gmt":"2025-11-10T21:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/banda-shqiptare-dhe-nje-spanjoll-para-gjykates-per-kultivimin-e-kanabisit-ne-katalonje\/"},"modified":"2025-11-10T21:48:14","modified_gmt":"2025-11-10T21:48:14","slug":"banda-shqiptare-dhe-nje-spanjoll-para-gjykates-per-kultivimin-e-kanabisit-ne-katalonje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/banda-shqiptare-dhe-nje-spanjoll-para-gjykates-per-kultivimin-e-kanabisit-ne-katalonje\/","title":{"rendered":"Banda shqiptare dhe nj\u00eb spanjoll, para gjykat\u00ebs p\u00ebr kultivimin e kanabisit n\u00eb Katalonj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gazeta spanjolle,\u00a0CRONICA GLOBAL ka shkruar nj\u00eb artikull, ku tregon me detaje sesi banda shqiptare mbushte Katalonj\u00ebn me kanabis. N\u00eb artikull theksohet se operacioni policor i dha fund aktivitetit t\u00eb rrjetit, por kapitulli vendimtar do t\u00eb zhvillohet tani, n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>Mes grupit shqiptar ndodhet edhe nj\u00eb shtetas spanjoll, ku s\u00eb bashku me band\u00ebn shqiptare, p\u00ebrballen me akuza p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup kriminal, trafik t\u00eb kanabisit, vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe posedim t\u00eb paligjsh\u00ebm arm\u00ebsh.<\/p>\n<p>CRONICA GLOBAL thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera se organizata p\u00ebrb\u00ebhej nga dy grupe t\u00eb dallueshme, por t\u00eb nd\u00ebrlidhura, t\u00eb cilat kishin ngritur tre plantacione t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb Santa Coloma de Cervell\u00f3, Granollers dhe Vallirana. Dhe n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende u zbuluan lidhje t\u00eb paligjshme me rrjetin elektrik, sisteme trefazore dhe pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb fundit, me vler\u00eb prej mij\u00ebra eurosh.<\/p>\n<p>Sipas gazet\u00ebs spanjolle, vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto tre plantacione, vjedhja e energjis\u00eb elektrike kapte vler\u00ebn e mbi 230.000 eurove. Gjithashtu n\u00eb artikull m\u00ebsohet se udh\u00ebheq\u00ebsi band\u00ebs i njohur si \u201cArias Basurto\u201d, kishte n\u00eb banes\u00ebn e tij bllokun e plot\u00eb me fitimet, kostot, shp\u00ebrndarjet dhe parashikimet e korrjeve.<\/p>\n<p><em>Kan\u00eb kaluar tet\u00eb muaj q\u00eb nga momenti kur skuadrat speciale t\u00eb policis\u00eb spanjolle nd\u00ebrmor\u00ebn operacionin \u201cTrif\u00e1sico\u201d, nj\u00eb aksion kund\u00ebr nj\u00eb rrjeti kriminal me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb merrej me kultivimin dhe trafikun e kanabisit n\u00eb Katalonj\u00eb. Operacioni policor i dha fund aktivitetit t\u00eb rrjetit, por kapitulli vendimtar do t\u00eb zhvillohet tani, n\u00eb gjykata.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykata ka l\u00ebshuar nj\u00eb vendim p\u00ebr nisjen e procedurave t\u00eb p\u00ebrshpejtuara gjyq\u00ebsore, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja ka kaluar faz\u00ebn hetimore dhe se gjykat\u00ebsja e konsideron se ka prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar. Ky \u00ebsht\u00eb hapi paraprak p\u00ebrpara se Prokuroria t\u00eb paraqes\u00eb aktakuz\u00ebn dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hapjen e gjykimit oral.<\/em><\/p>\n<p><em>12 t\u00eb hetuarit jan\u00eb \u00e7do her\u00eb e m\u00eb pran\u00eb bank\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuarve. Mes tyre ndodhet edhe nj\u00eb shtetas spanjoll, s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen me akuza p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup kriminal, trafik t\u00eb kanabisit, vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe posedim t\u00eb paligjsh\u00ebm arm\u00ebsh.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2018Cr\u00f3nica Global\u2019 publikoi ekskluzivisht lajmin p\u00ebr \u00e7montimin e k\u00ebtij rrjeti. Megjithat\u00eb, nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb k\u00ebta \u201cnarkos\u201d p\u00ebrballeshin me policin\u00eb. Sipas n\u00ebn\/inspektorit \u00d3scar Dur\u00e1n, shefit t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Territoriale t\u00eb Hetimit, shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij grupi ishin arrestuar dhe proceduar m\u00eb par\u00eb n\u00eb Katalonj\u00eb p\u00ebr ngjarje t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, risi nuk ishte vet\u00eb krimi, por niveli i profesionalizimit, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u rikthyer dhe p\u00ebrmasat industriale t\u00eb aktivitetit. Sipas vendimit gjyq\u00ebsor, organizata p\u00ebrb\u00ebhej nga dy grupe t\u00eb dallueshme, por t\u00eb nd\u00ebrlidhura, t\u00eb cilat kishin ngritur tre plantacione t\u00eb m\u00ebdha: n\u00eb Santa Coloma de Cervell\u00f3, Granollers dhe Vallirana.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende u zbuluan lidhje t\u00eb paligjshme me rrjetin elektrik, sisteme trefazore dhe pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb fundit, me vler\u00eb prej mij\u00ebra eurosh. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto tre plantacione, vjedhja e energjis\u00eb elektrike kapte vler\u00ebn e mbi 230.000 eurove.<\/em><\/p>\n<p><em>Udh\u00ebheq\u00ebsi operativ i grupit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, i njohur si \u201cArias Basurto\u201d, shfaqet si b\u00ebrthama logjistike, tregtare dhe kontab\u00ebl e rrjetit. N\u00eb fakt, gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij u gjet edhe nj\u00eb agjend\u00eb e plot\u00eb me sh\u00ebnime p\u00ebr fitimet, kostot, shp\u00ebrndarjet dhe parashikimet e korrjeve: nj\u00eb lib\u00ebr llogarish kriminal i v\u00ebrtet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pran\u00eb tij vepronin dy personat e besuar, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr: sigurimin e mjeteve, blerjen e materialeve n\u00eb dyqane, transportimin e ushqimit dhe veglave p\u00ebr \u201ckopshtar\u00ebt\u201d q\u00eb punonin n\u00eb magazina, dhe kontrollin e rotacionit t\u00eb plantacioneve dhe prerjen e drog\u00ebs. Puna ishte e ndar\u00eb n\u00eb: \u201ckopshtar\u00eb\u201d, transportues, furnizues dhe drejtim. Asgj\u00eb e improvizuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Figura ky\u00e7e p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb rrjetit nj\u00eb pamje ligjore ishte Ram\u00f3n C. C., i vetmi spanjoll nd\u00ebr 12 t\u00eb hetuarit. Mes funksioneve t\u00eb tij ishin marrja me qira e magazinave dhe banesave n\u00eb emrin e tij ose p\u00ebrmes t\u00eb tjer\u00ebve, veprimi si lidhje mes dy grupeve dhe leht\u00ebsimi i logjistik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb rrjetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb kontrollit n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb Vallirana, u sekuestruan gjithashtu tre arm\u00eb zjarri dhe municion: nj\u00eb pistolet\u00eb Llama 9 mm, nj\u00eb Star kalib\u00ebr 7,65 mm dhe nj\u00eb Astra 9 mm. Ky arsenal sht\u00ebpiak forcon, sipas gjykat\u00ebses, karakterin e organizuar dhe potencialisht t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb grupit.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjykat\u00ebsja e hetimit shprehet se ekzistojn\u00eb indikacione t\u00eb arsyeshme t\u00eb kriminalitetit t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur akuz\u00ebn, t\u00eb bazuara n\u00eb: raportet policore, informacionet e E-Distribuci\u00f3n, bim\u00ebt e konfiskuara, llogarit\u00eb e shkruara me dor\u00eb dhe arm\u00ebt e gjetura.<\/em><\/p>\n<p><em>Po ashtu, \u2018modus operandi\u2019 i p\u00ebrshkruar tregon p\u00ebr nj\u00eb mafie t\u00eb \u201cartit t\u00eb gjelb\u00ebr\u201d me dizajn pothuajse biznesi. Me aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me qira magazina t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u2019i kthente ato n\u00eb serra industriale kanabisi, me nj\u00eb hierarki vertikale dhe me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me qira ambientet dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur parat\u00eb q\u00eb vinin nga trafiku i drog\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Tet\u00eb muaj pas arrestimeve, procesi hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ky\u00e7e: Prokuroria dhe pal\u00ebt kan\u00eb dhjet\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur akuzat. Pas k\u00ebsaj, mbetet trajtimi i fundit: gjyqi oral. Pra, t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb magazina do t\u00eb duhet t\u00eb shpjegohen para nj\u00eb gjykate. Megjithat\u00eb, si n\u00eb \u00e7do histori, ekzistojn\u00eb versione t\u00eb ndryshme. \u00c1lvaro Machado, avokat n\u00eb zyr\u00ebn Vosseler, p\u00ebrfaq\u00ebson disa nga t\u00eb arrestuarit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb agjent\u00ebt e kan\u00eb quajtur udh\u00ebheq\u00ebsi i grupit.<\/em><\/p>\n<p><em>Avokati konsideron se, ndoshta p\u00ebr munges\u00eb kohe, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim \u201ct\u00eb shpejt\u00eb\u201d, i cili sipas tij \u201cshpesh p\u00ebrkthehet n\u00eb hetime t\u00eb paplota, t\u00eb kryera shpejt dhe me ngut\u201d. Sipas tij, ky lloj hetimi shkel shpesh t\u00eb drejtat e personave t\u00eb hetuar, ku, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sigurohet se nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i organizat\u00ebs vet\u00ebm bazuar n\u00eb dy fotografi t\u00eb marra gjat\u00eb nj\u00eb ndjekjeje, p\u00ebrfundon ai.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/banda-shqiptare-dhe-nje-spanjoll-para-gjykates-per-kultivimin-e-kanabisit-ne-katalonje\/\">Banda shqiptare dhe nj\u00eb spanjoll, para gjykat\u00ebs p\u00ebr kultivimin e kanabisit n\u00eb Katalonj\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta spanjolle,\u00a0CRONICA GLOBAL ka shkruar nj\u00eb artikull, ku tregon me detaje sesi banda shqiptare mbushte Katalonj\u00ebn me kanabis. N\u00eb artikull theksohet se operacioni policor i dha fund aktivitetit t\u00eb rrjetit, por kapitulli vendimtar do t\u00eb zhvillohet tani, n\u00eb gjykata. Mes grupit shqiptar ndodhet edhe nj\u00eb shtetas spanjoll, ku s\u00eb bashku me band\u00ebn shqiptare, p\u00ebrballen me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51629","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51629"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51629\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}