{"id":51622,"date":"2025-11-10T20:44:05","date_gmt":"2025-11-10T20:44:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/raporti-sekret-i-rrezuar-nga-ked-po-perdoret-per-te-sulmuar-gjyqtarin-asim-vokshi\/"},"modified":"2025-11-10T20:44:05","modified_gmt":"2025-11-10T20:44:05","slug":"raporti-sekret-i-rrezuar-nga-ked-po-perdoret-per-te-sulmuar-gjyqtarin-asim-vokshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/raporti-sekret-i-rrezuar-nga-ked-po-perdoret-per-te-sulmuar-gjyqtarin-asim-vokshi\/","title":{"rendered":"Raporti \u201csekret\u201d i rr\u00ebzuar nga KED po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi"},"content":{"rendered":"<p><span>Zgjedhja e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, <strong>Asim Vokshi<\/strong>, si an\u00ebtari m\u00eb i ri i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, po shoq\u00ebrohet me nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr akuzash publike n\u00eb media.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij debati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raportim i televizionit komb\u00ebtar Top Channel, i dat\u00ebs 9 n\u00ebntor 2025, i cili pretendon se kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, KED, <strong>Sokol Sadushi<\/strong>, i ka <em>\u201cfshehur\u201d<\/em> Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nj\u00eb informacion komprometues, sipas t\u00eb cilit gjyqtari Vokshi ka qen\u00eb <em>\u201cinformator ose agjent i sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Top Channel, ky informacion, i ardhur nga AKSIK, p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb kriter ndalues p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e Vokshit si an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span>Televizioni pretendon n\u00eb raportimin e tij se KED, i drejtuar nga kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi, nuk e kreu detyr\u00ebn p\u00ebr verifikimin e raportit t\u00eb AKSIK-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat nuk u vler\u00ebsuan, nuk u pan\u00eb dhe u anashkaluan,\u201d<\/em> raportoi Top Channel t\u00eb diel\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjyqtari Asim Vokshi i cil\u00ebsoi akuzat e Top Channel si t\u00eb pav\u00ebrteta dhe si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar em\u00ebrimin e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cFakti q\u00eb b\u00ebhet scoop tani, flet vet\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet dashakeqe dhe t\u00eb paligjshme me t\u00eb cilat m\u00eb bie rasti t\u00eb p\u00ebrballem, vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ndokujt nuk i p\u00eblqen profili im p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese,\u201d<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>\u00c7far\u00eb e b\u00ebn situat\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb dokumentet e publikuara nga televizioni \u2013 nj\u00eb faksimile e vendimmarrjes s\u00eb KED \u2013 bien n\u00eb kontradikt\u00eb me raportimin e tij, nd\u00ebrsa tregojn\u00eb se K\u00ebshilli jo vet\u00ebm q\u00eb e ka verifikuar dokumentin e AKSIK-s\u00eb, por ka kryer edhe nj\u00eb hetim administrativ dhe e ka rr\u00ebzuar at\u00eb si t\u00eb pabazuar.<\/span><\/p>\n<p><span>KED reagoi gjithashtu t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb raportimin e Top Channel.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKy publikim mb\u00ebshtetet mbi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme, t\u00eb marra nga burime t\u00eb dyshimta, n\u00eb kufijt\u00eb e shkeljeve penale,\u201d<\/em> thuhet n\u00eb njoftimin p\u00ebr mediat.<\/span><\/p>\n<p><span>I kontaktuar nga BIRN, drejtori i informacionit n\u00eb Top Channel, <strong>Robert Rakipllari<\/strong>, tha se televizioni i q\u00ebndronte v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb raportimit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>P\u00ebrplasja p\u00ebr zgjedhjen n\u00eb Kushtetuese<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Kur krijohet nj\u00eb vend vakant, Gjykata e Lart\u00eb shpall thirrjen p\u00ebr aplikime dhe KED vler\u00ebson kandidat\u00ebt q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet ligjore dhe kriteret profesionale, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn mbi 15-vje\u00e7are n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, integritetin moral dhe etik, si dhe munges\u00ebn e lidhjeve politike apo d\u00ebnimeve penale.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse Gjykata e Lart\u00eb nuk arrin shumic\u00ebn 3\/5 p\u00ebr zgjedhjen e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese brenda afatit 30-ditor, kandidati i renditur i pari n\u00eb list\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi shpallet automatikisht i zgjedhur.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues i pozicionit vakant n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese m\u00eb 30 shtator. Nga votimi i fsheht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, kandidatja <strong>Naureda Llagami<\/strong> kishte siguruar 8 vota, Vokshi 6 vota, nd\u00ebrsa nj\u00eb vot\u00eb u shpall e pavlefshme. Me arsyetimin se asnj\u00ebri nuk arriti t\u00eb siguroj\u00eb 3\/5 e votave, u shpall fitues Vokshi, i cili n\u00eb pik\u00ebzimin e KED kishte siguruar vendin e par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebzimi nga KED, nj\u00eb organ kolegjial me 9 an\u00ebtar\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjytar\u00eb e prokuror\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve p\u00ebrfshi 2 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr verifikimin e kushteve ligjore, integritetit dhe vler\u00ebsimin profesional t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ndryshimet thelb\u00ebsore t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span>KED \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuesi i kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Kushtetuese dhe pik\u00ebzimi e b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb organet em\u00ebruese, Parlamenti, Presidenti dhe Gjykata e Lart\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb procesin.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb rastin e Vokshit q\u00eb u p\u00ebrzgjodh nga pik\u00ebzimi, konkurrentja e tij Llagami ngriti pretendime p\u00ebr vot\u00ebn e pavlefshme, me argumentin se vullneti i zgjedh\u00ebsit ishte i qart\u00eb n\u00eb favor t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo u ankua fillimisht n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative dhe m\u00eb pas edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimit q\u00eb shpalli fitues Vokshin.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykatat Kushtetuese do ta shqyrtoj\u00eb t\u00eb mart\u00ebn 11 n\u00ebntor ankes\u00ebn e LLagamit. Gjykata Administrative shpalli moskompetenc\u00eb. E pyetur nga BIRN p\u00ebr procedur\u00ebn e KED, Llagami tha se: <em>\u201cNuk kam asnj\u00eb informacion dhe nuk kam si t\u00eb kem informacion. Kjo \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb e mediave\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Lidhur me vot\u00ebn e pavlefshme, Gjykata e Lart\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb vendimmarrje t\u00eb drejt\u00eb. Ajo sqaroi se vota e pavlefshme p\u00ebr Llagamin kishte shenj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb c\u00ebnonte fsheht\u00ebsin\u00eb e saj.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKy parim cil\u00ebsohet si nj\u00eb garanci substanciale q\u00eb siguron q\u00eb asnj\u00eb gjyqtar t\u00eb mos ndjehet i ekspozuar, i identifikuesh\u00ebm apo i ndikuar nga m\u00ebnyra si voton\u201d,<\/em> arsytoi Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Raporti kontradiktor i Top Channel<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Burimi i raportit q\u00eb po p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje \u00ebsht\u00eb Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar (AKSIK), nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministrit.<\/span><\/p>\n<p><span>AKSIK, i njohur m\u00eb par\u00eb si DSIK, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga institucionet kryesore q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb procesin e vetingut p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, duke verifikuar n\u00ebse ata kan\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, raportet e ardhura nga ky institucion u rr\u00ebzuan si t\u00eb pabaza nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit apo Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb disa raste, AKSIK d\u00ebshtoi t\u00eb raportonte problemet e figur\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve, q\u00eb u gjet\u00ebn m\u00eb pas nga hetimet administrative.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb publikimin fillestar t\u00eb dat\u00ebs 9 n\u00ebntor, Top Channel k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dokumente q\u00eb provonin se KED kishte lejuar pjes\u00ebmarrjen e Vokshit n\u00eb gar\u00eb, edhe pse, sipas tij, para se t\u00eb merrej vendimi, kishte informacione se gjyqtari ndodhej n\u00eb kushtet e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPor me gjith\u00eb informacionin q\u00eb duhej t\u00eb ishte lexuar m\u00eb pas nga KED si kriter ndalues, t\u00eb dh\u00ebnat nuk u vler\u00ebsuan, nuk u pan\u00eb dhe u anashkaluan gjat\u00eb vler\u00ebsimit, dhe gjyqtari Asim Vokshi u listua m\u00eb 17 qershor 2025 p\u00ebr t\u00eb vijuar gar\u00ebn\u201d,<\/em> thuhej n\u00eb raportimin e dat\u00ebs 9 n\u00ebntor.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nj\u00eb faksimile e publikuar nga vet\u00eb televizioni t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 10 n\u00ebntor, q\u00eb sipas pretendimit <em>\u201cv\u00ebrteton p\u00ebrcjelljen e t\u00eb dh\u00ebnave sekrete p\u00ebr gjyqtarin e lart\u00eb\u201d<\/em>, n\u00eb fakt referon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb faksimile b\u00ebhet e qart\u00eb se informacioni kishte ardhur pas vendimit t\u00eb KED p\u00ebr t\u00eb lejuar garimin e Vokshit, t\u00eb marr\u00eb m\u00eb 17 qershor, dhe po ashtu aty thuhet se KED dhe an\u00ebtar\u00ebt e saj kishin kryer hetimet dhe verifikimet e k\u00ebrkuara.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMe q\u00ebllim verifikimin e informacioneve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi kreu veprimtarin\u00eb hetimore administrative t\u00eb nevojshme p\u00ebr rastin konkret\u2026 duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe takime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb caktuar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve ligjzbatuese,\u201d<\/em> thuhet n\u00eb pasazhin e faksimiles q\u00eb Top Channel publikoi.<\/span><\/p>\n<p><span>KED shprehet po aty se pas k\u00ebtij procesi u vendos q\u00eb vendimmarrja p\u00ebr lejimin e garimit t\u00eb Vokshit n\u00eb Kushtetuese nuk c\u00ebnohej.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk ndodhemi p\u00ebrpara kushteve t\u00eb rishikimit t\u00eb Vendimit nr. 14, dat\u00eb 17.06.2025,\u201d<\/em> thuhet n\u00eb dokumentin e referuar nga media \u2013 t\u00eb cilin, kjo e fundit, e ka lexuar si prov\u00eb p\u00ebr pretendimet e ngritura.<\/span><\/p>\n<p><span>I pyetur nga BIRN, Vokshi tha se e shihte veten p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb fushate <em>\u201ct\u00eb orkestruar shpifjesh, q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim \u2013 t\u00eb njollos\u00eb procesin dhe ta delegjitimoj\u00eb at\u00eb\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Ai vuri n\u00eb dukje se figura e tij ishte verifikuar dy her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut dhe kur garoi p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cUn\u00eb jam vetuar n\u00eb procesin e vettingut dhe gjithashtu edhe n\u00eb procedur\u00ebn e konkurimit p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk kam pasur as t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn apo hamend\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb tilla aludime halu\u00e7inante,\u201d<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>KED reagoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn duke e cil\u00ebsuar raportimin t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cPublikimi i djesh\u00ebm p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb akt t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, q\u00eb cenon r\u00ebnd\u00eb integritetin e magjistrat\u00ebve,\u201d<\/em> tha KED.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cP\u00ebrhapja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb klasifikuara ose interpretimi i shtremb\u00ebruar i tyre p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb ligjit dhe d\u00ebmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese,\u201d<\/em> p\u00ebrfundoi K\u00ebshillli. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/11\/10\/raporti-sekret-i-rrezuar-nga-ked-po-perdoret-per-te-sulmuar-gjyqtarin-asim-vokshi\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/10\/raporti-sekret-i-rrezuar-nga-ked-po-perdoret-per-te-sulmuar-gjyqtarin-asim-vokshi\/\">Raporti \u201csekret\u201d i rr\u00ebzuar nga KED po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhja e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Asim Vokshi, si an\u00ebtari m\u00eb i ri i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, po shoq\u00ebrohet me nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr akuzash publike n\u00eb media. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij debati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raportim i televizionit komb\u00ebtar Top Channel, i dat\u00ebs 9 n\u00ebntor 2025, i cili pretendon se kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51622","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51622\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}