{"id":51597,"date":"2025-11-10T18:48:39","date_gmt":"2025-11-10T18:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/21-janari-berisha-ne-spak-e-valixhja-diplomatike-e-zyrtarit-amerikan\/"},"modified":"2025-11-10T18:48:39","modified_gmt":"2025-11-10T18:48:39","slug":"21-janari-berisha-ne-spak-e-valixhja-diplomatike-e-zyrtarit-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/21-janari-berisha-ne-spak-e-valixhja-diplomatike-e-zyrtarit-amerikan\/","title":{"rendered":"21 janari, Berisha n\u00eb SPAK e \u2018valixhja diplomatike\u2019 e zyrtarit amerikan"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Sali Berisha do t\u00eb p\u00ebrballet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me SPAK, jo m\u00eb p\u00ebr akuza t\u00eb lehta t\u00eb cilave mund t\u2018ju shmanget n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me procedur\u00eb apo p\u00ebrmes kund\u00ebrakuzave sikurse u \u00ebsht\u00eb shmangur deri m\u00eb tani, por p\u00ebr krimin shtet\u00ebror t\u00eb 21 janarit 2011. Me sa duket p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm, do t\u00eb shkoj\u00eb \u2018haka tek i zoti\u2019, dhe do t\u00eb hetohet gjith\u00eb zinxhiri i komandimit t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs at\u00eb dit\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa duhen dhe dy muaj q\u00eb t\u00eb mbush\u00ebn plot 15 vite nga kjo ngjarje makabre kur nga plumbat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs u vran\u00eb kat\u00ebr demonstrues t\u00eb opozit\u00ebs, konkretisht Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, sot d\u00ebshmor\u00eb, teksa turma po shp\u00ebrndahej, ish kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte do t\u00eb paraqitet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, i thirrur nga Prokuroria e Posa\u00e7me. Dhe nuk ka q\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb urdh\u00ebr thirje, por ekzakt\u00ebsisht dy urdh\u00ebra, ku Berisha si gjithnj\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet SPAK, pasi me sa duket e ka problem kur e pyesin p\u00ebr emrin e bab\u00ebs, n\u00ebn\u00ebs dhe dat\u00eblindjen. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit stonon m\u00eb shum\u00eb, se ka dy dit\u00eblindje, p\u00ebr arsye personale, q\u00eb nuk po hyjm\u00eb p\u00ebr t\u2019i rishpjeguar. pasi shqiptar\u00ebt e din\u00eb me koh\u00eb dhe vakt!<br \/>\nProkuroria e Posa\u00e7me sipas dokumentit origjinal ia d\u00ebrgoi flet\u00ebthirrjen Sali Berish\u00ebs n\u00eb adres\u00ebn, n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMustafa Matohiti\u201d, n\u00eb Kuvend si edhe n\u00eb selin\u00eb e PD. Kjo \u00ebsht\u00eb thirrja e dyt\u00eb q\u00eb SPAK ka firmosur n\u00eb drejtim t\u00eb ish kryeministrit demokrat pasi thirrja e par\u00eb, e firmosur m\u00eb dat\u00eb 3 n\u00ebntor, ishte kthyer mbrapsht pa u hapur fare. Si gjithnj\u00eb! Berisha b\u00ebn sikur s\u2019banon te pallati n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMustafa Matohiti\u2019, megjith\u00ebse p\u00ebr gati nj\u00eb vit nga ballkoni i k\u00ebtij pallati ai mbante fjalime kund\u00ebr qeveris\u00eb, SHBA, BE e kund\u00ebr SPAK teksa ishte n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak. Por megjithat\u00eb, mungesa e \u2018v\u00ebmendjes\u2019 nga Berisha, e ka detyruar SPAK q\u00eb t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr flet\u00eb thirrje, q\u00eb mban dat\u00ebn 7 n\u00ebntor, k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb banes\u00ebn e ish Kryeministrit, por edhe n\u00eb adresat e tij n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe PD.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nevoja t\u00eb hetimit, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ram\u00eb dhe Shiqere, i dat\u00eblindjes 15.10.1944, me komb\u00ebsi dhe shtet\u00ebsi shqiptare, lindur n\u00eb Tiran\u00eb dhe banues n\u00eb Rruga \u201cMustafa Matohiti Nd\u00ebrtesa nr. 36, Hyrja nr. 1. Nj\u00ebsia Bashkiake nr. 2 Tiran\u00eb, me num\u00ebr personal E40\u2026..1R, p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit e Krimit t\u00eb Organizuar, me q\u00ebllim pyetjen e tij me cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb tregon rrethana t\u00eb dobishme p\u00ebr hetimin, n\u00eb lidhje me procedimin penal nr.138 t\u00eb vitit 2024, konkretisht p\u00ebr rrethanat e hetimit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ngjarjen e dat\u00ebs 21 Janar 2011\u201d, thuhet n\u00eb esenc\u00eb t\u00eb thirrjes p\u00ebr Berish\u00ebn! Dhe ky procedim ka n\u00eb fokus veprat penale t\u00eb \u201cVrasjes n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cKryerjes s\u00eb veprimeve q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim, sipas neneve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kodit Penal. Jan\u00eb vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, por q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb \u2018mot a mot\u2019, me t\u00eb gjitha akuzat q\u00eb p\u00ebr 15 vite me radh\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj Berish\u00ebs p\u00ebr 21 janarin!<\/p>\n<p>Berisha si gjithnj\u00eb ka hedhur vickla duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb paditurin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb thirrje, pavar\u00ebsisht se kishte jav\u00eb q\u00eb e kishte marr\u00eb vesh se do t\u00eb p\u00ebrfundonte t\u00eb dyert e SPAK zyrtarisht si nj\u00eb person q\u00eb di shum\u00eb p\u00ebr rrethanat e ngjarjes makabre t\u00eb 21 janarit 2011, ku u vran\u00eb kat\u00ebr demomonstrues t\u00eb opozit\u00ebs e u plagos\u00ebn dhjetra t\u00eb tjer\u00eb dhe ku u konsumuan shum\u00eb vepra penale, q\u00eb nga pengimi i drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur prova n\u00eb vendngjarje dhe p\u00ebr t\u00eb hetuar, fshirja e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, mosdor\u00ebzimi i zinxhirit komandues t\u00eb policis\u00eb dhe Gard\u00ebs p\u00ebr hetim, ndryshimi i shulave dhe fshirja e provave tek arm\u00ebt me t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb vrasjet dhe mbi t\u00eb gjitha zbardhjen e faktit se kush i ka dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb \u2018mish\u2019, pra  mbi turm\u00ebn q\u00eb po largohej nga bulevardi p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb!<\/p>\n<p>Berisha e dinte se kishte nj\u00eb flet\u00ebthirrje p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr ta pyetur p\u00ebr 2 janarin, pasi informacionet \u2018rrjedhin\u2019 n\u00eb drejtim t\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD si dhe njer\u00ebzve t\u00eb tij kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr hetimin ndaj ish kryeministrit demokrat. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte d\u00ebshmuar n\u00eb SPAK vart\u00ebsi i tij, apo numri dy n\u00eb zinxhirin komandues t\u00eb Gard\u00ebs m\u00eb 21 janar 2011, ministri i Brendsh\u00ebm i asaj kohe, Lulzim Basha. I cili b\u00ebri diskretin kur doli nga SPAK, por m\u00eb her\u00ebt kishte deklaruar se ai nuk ishte urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr Gard\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar mbi demonstruesit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u2018goj\u00ebt e liga\u2019 thon\u00eb se Basha \u00ebsht\u00eb \u2018zb\u00ebrthyer\u2019 jo vet\u00ebm para aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrtej oqeanit, duke mos mbajtur asgj\u00eb n\u00eb \u2018bark\u2019 por p\u00ebrmes garancive solide dhe t\u00eb vijueshme, \u00ebsht\u00eb \u2018zbrazur\u2019 mjaftuesh\u00ebm edhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me Shqiptare. Pra, mendohet se Basha ka folur me emra dhe fakte konkrete!<\/p>\n<p>Q\u00eb Berisha kishte dijeni p\u00ebr flet\u00ebthirrjen p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb SPAK p\u00ebr 21 janarin, u vu re dhe n\u00eb \u2018sag\u00ebn\u2019 e sulmeve me regji q\u00ebndrore ndaj  zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, teksa n\u00ebn \u2018kujdesin\u2019 personal t\u00eb vet\u00eb kreut t\u00eb PD, dosjet e hetimit u botuan n\u00eb ato pjes\u00eb ku d\u00ebshironin, jasht\u00eb kontekstit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb \u2018cirkuitin\u2019 e \u2018lin\u00e7imit publik\u2019, i p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e \u2018gjyqeve popullore\u2019 me rrjedhje selektive informacionesh nga SPAK, p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb socialist\u00eb q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar, apo po hetohen ose jan\u00eb n\u00eb paraburgim p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs Berisha deklaroi se ka k\u00ebrkuar hetim nga nj\u00eb prokuror nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke tentuar t\u00eb shpang\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare, praktikisht SPAK p\u00ebr t\u00eb hetuar k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb krimi, e cila ka 15 vite q\u00eb q\u00ebndron n\u00ebp\u00ebr sirtare e ku vet\u00ebm nj\u00eb vendim i gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut b\u00ebri q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rihapej, p\u00ebr t\u00eb hetuar jo gardist\u00ebt e thjesht\u00eb q\u00eb q\u00eblluan mbi turm\u00ebn por ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb \u2018mish\u2019 e mbi t\u00eb gjitha prish\u00ebn provat dhe shkat\u00ebrruan drejt\u00ebsin\u00eb nga themelet vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbyllej pa prekur nivelet e larta t\u00eb komandimit t\u00eb Gard\u00ebs m\u00eb 21 janar 2011! Dhe meq\u00eb jemi tek Strasburgu, mos e dh\u00ebnt\u00eb Zoti q\u00eb Strasburgu t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb \u2018d\u00ebshir\u00ebn\u2019 dhe t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb ndonj\u00eb prokuror nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si\u00e7 e k\u00ebrkon Berisha, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u2018dor\u00eb\u2019 ndihme p\u00ebr prokuror\u00ebt e SPAK q\u00eb t\u00eb hetohet m\u00eb n\u00eb themel kjo \u00e7\u00ebshtje! At\u00ebher\u00eb do ta d\u00ebgjonim \u2018piskam\u00ebn\u2019 e Berish\u00ebs, piskam\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb dheut!<br \/>\nDhe ne fund t\u00eb her\u00ebs, na vjen habi q\u00eb dhe avokati i Berish\u00ebs b\u00ebri t\u00eb habiturin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet\u00ebthirrje, teksa deklaron se \u00ebsht\u00eb lajm  i rrem\u00eb pasi nuk ka njoftim nga ana e SPAK p\u00ebr Berish\u00ebn q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebr 21 janarin 2011 e ku avokati k\u00ebmb\u00ebngul se prokurori ka shpifur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke e v\u00ebn\u00eb sipas tij,  institucionin e hetimit n\u00eb funksion t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb! Por me Berish\u00ebn dhe avokat\u00ebt e tij bie n\u00eb hall, pasi Prokuroria i \u00e7ojn\u00eb thirrjet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb SPAK, nd\u00ebrsa k\u00ebta b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e kan\u00eb mendjen, sikur s\u2019jan\u00eb aty! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre politik\u00eb, flet\u00ebthirrja kapet n\u00eb aj\u00ebr dhe \u2018\u00e7ohet\u2019 m\u00eb par\u00eb nga ana e selis\u00eb s\u00eb PD, shum\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb se t\u00eb dal\u00eb shkresa zyrtare! Shp\u00ebrndahet n\u00eb media n\u00ebn \u2018kujdesin personal\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs! K\u00ebto i \u2018kap\u2019 shpejt Berisha, q\u00eb n\u00eb \u2018embrion\u2019, vet\u00ebm t\u00eb vetat nuk i sheh dhe as nuk i \u2018shkojn\u00eb\u2019 n\u00eb adres\u00ebn e tij!<\/p>\n<p>Dhe teksa k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb mor\u00ebm vesh zyrtarisht e me dokumente me firm\u00eb dhe me vul\u00eb, lajmin e thirrjes s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr 21 janarin, ku n\u00eb mendje na vijn\u00eb deklaratat e tij q\u00eb nga viti 2011 e deri koh\u00ebt e fundit, ku b\u00ebn me dije se vet\u00eb ai kishte urdh\u00ebruar t\u00eb q\u00eblloheshin deri n\u00eb 300 demonstrues n\u00ebse kalonin gardhin e kryeministris\u00eb apo kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb vendosur 5 snajper\u00eb t\u00eb mir\u00ebst\u00ebrvitur n\u00eb tarrac\u00ebn e kryeministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar kreun e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs, sot kryeministri Edi Rama, jan\u00eb m\u00eb z\u00eb dhe figur\u00eb k\u00ebto deklarata, pyetja q\u00eb na del vet\u00ebvetiu ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin, se si ka mund\u00ebsi q\u00eb SPAK e p\u00ebrshpejtoi procesin e thirrjes s\u00eb niveleve t\u00eb larta t\u00eb zinxhirit komandues t\u00eb Gard\u00ebs, n\u00eb fillim numrin dy, ish ministrin e Brendsh\u00ebm Basha dhe m\u00eb pas \u2018maj\u00ebn\u2019 e zinxhirit komandues, vet\u00eb Berish\u00ebn! Dometh\u00ebn\u00eb si \u2018guxoi\u2019 SPAK q\u00eb nuk i p\u00ebrmend as emrin, t\u00eb th\u00ebrras\u00eb Berish\u00ebn, p\u00ebr nj\u00eb dosje v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vrasja e 4 demonstruesve t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb 21 janar 2011, p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb nga Garda!<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjie jo shterruese e jozyrtare, t\u00eb kuptohemi, ndoshta p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe ne t\u00eb \u2018mod\u00ebs\u2019 sikurse \u2018hamend\u00ebsuesit zyrtar\u00eb\u2019 n\u00ebp\u00ebr panelet televizive apo n\u00eb mediat af\u00ebr Berish\u00ebs, kuptohet  ne po sillemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb kujdesshme  t\u00eb mundshme pasi jemi rishtar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018zanat\u2019 q\u00eb ka p\u00ebrmbytur opinion-b\u00ebrjen n\u00eb vend, n\u00eb kujtes\u00eb na vjen vizita n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb fundin e tetorit, e Zv.ndihm\u00ebs Sekretarit t\u00eb Shtetit n\u00eb SHBA, Mark Fleming. I cili sapo \u2018zbarkoi\u2019 n\u00eb Shqip\u00ebri, ka vizituar  Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani si dhe nj\u00eb prokuror t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ku n\u00eb munges\u00eb t\u00eb njoftimit zyrtar nga pal\u00ebt n\u00eb takim, mediat vet\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur emra si\u00e7 ua ka dashur shpirti. Ama Dumani ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim!<br \/>\nN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme Albana Ko\u00e7iu si dhe ministrin e Drejt\u00ebsis\u00eb, Besfort Lamallari, si dhe funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ishte gjithashtu n\u00eb takim me Fleming. Nd\u00ebrsa zyrtari amerikan \u00ebsht\u00eb takuar edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs, ku n\u00eb takim kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb Gazment Bardhi, Belind K\u00eblli\u00e7i dhe Jorida Tabaku. Vlen t\u00eb theksohet se kryeministri Edi Rama ishte n\u00eb Forumin e Parisit, dhe nuk pati mund\u00ebsi takimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kreu i PD Sali Berisha ishte n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb selin\u00eb buz\u00eb Lan\u00ebs, por si gjithnj\u00eb as nuk e thirri njeri p\u00ebr ta takuar zv.sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit! Megjith\u00ebse zyrtari i SHBA \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e administrat\u00ebs Trump!<\/p>\n<p>Pra, pas vendimit t\u00eb Strasburgut q\u00eb e riktheu p\u00ebr hetim \u00e7\u00ebshtjen e 21 janarit, ka nj\u00eb p\u00ebrshpejtim t\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebsaj dosjeje, dosje q\u00eb \u2018fle\u2019 k\u00ebtu e 15 vite n\u00ebp\u00ebr sirtar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, pa e marr\u00eb askush p\u00ebrsip\u00ebr, vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pas vizit\u00ebs s\u00eb papritur t\u00eb zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb DASH. Dhe n\u00ebse ne i dor\u00ebzohemi si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt \u2018hamend\u00ebsimeve\u2019, at\u00ebher\u00eb i bie q\u00eb thirrja e Bash\u00ebs n\u00eb fillim dhe m\u00eb pas e vet\u00eb Berish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e hapjes s\u00eb \u2018valixhes diplomatike\u2019 t\u00eb SHBA, t\u00eb sjell\u00eb nga Fleming! \u2018Kasandrat\u2019 jan\u00eb munduar t\u2019i japin drejtime t\u00eb tjera p\u00ebr ta orientuar goditjen n\u00ebp\u00ebr \u2018rrug\u00eb qorre\u2019 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta e kulluar paska q\u00ebn\u00eb e qart\u00eb. Masazhi paska q\u00ebn\u00eb p\u00ebr hetimin e 21 janarit, dhe mbi t\u00eb gjitha \u2018maj\u00ebs\u2019 s\u00eb zinxhirit komandues t\u00eb Gard\u00ebs at\u00eb dit\u00eb, Berish\u00ebs!<\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb jemi tek \u2018zb\u00ebrthimi hamend\u00ebsues\u2019 i mesazhit t\u00eb Zv.ndihm\u00ebs Sekretarit t\u00eb Shtetit n\u00eb SHBA, Mark Fleming p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, por dhe p\u00ebr organet ligjzbatuese, ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re p\u00ebr hetimin e 21 janarit si dhe ministrin\u00eb e Brendshme p\u00ebr t\u00eb garantuar mbar\u00ebvatjen e siguris\u00eb n\u00eb vend gjat\u00eb hetimeve por dhe ndonj\u00eb \u2018rebelimi\u2019 t\u00eb mundsh\u00ebm opozitar n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, si dhe \u2018joshja\u2019 e grupimit pro-SHBA n\u00eb PD, nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb braktis\u00ebn dhe Bash\u00ebn+K\u00eblli\u00e7in, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar fundin e Berish\u00ebs n\u00eb PD, n\u00ebse do t\u00eb mundin ndonj\u00ebher\u00eb,  p\u00ebr t\u00eb mbajtur \u2018n\u00ebn kontroll\u2019 Flamur Nok\u00ebn me shok\u00eb, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se emri \u201cFleming\u2019 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njohur p\u00ebr bot\u00ebn e zhvilluar dhe demokratike! <\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb, ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb Sir Alexander Fleming (6 gusht 1881-11 mars 1955), i cili ishte nj\u00eb mjek e mikrobiolog skocez, dhe q\u00eb u b\u00eb m\u00eb i njohur p\u00ebr zbulimin e substanc\u00ebs s\u00eb par\u00eb antibiotike me efekt t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e quajti penicilin\u00eb. Dh\u00ebnt\u00eb Zoti q\u00eb vizita e \u2018adashit\u2019 t\u00eb tij, Fleming-ut zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb dhe takimet e tij k\u00ebtu t\u00eb ken\u00eb dh\u00ebn\u00eb efektin e nj\u00eb \u2018antibiotiku\u2019 n\u00eb trupin ende t\u00eb infektuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re shqiptare, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb imune nga \u00e7do lloj presioni apo goditje nga politikan\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri! Pasi, e ritheksoj, pa u dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr \u201921 janarin\u2019 dhe \u201cG\u00ebrdecin\u201d, nuk mund t\u00eb quhet se ka drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/21-janari-berisha-ne-spak-e-valixhja-diplomatike-e-zyrtarit-amerikan\/\">21 janari, Berisha n\u00eb SPAK e \u2018valixhja diplomatike\u2019 e zyrtarit amerikan<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Sali Berisha do t\u00eb p\u00ebrballet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me SPAK, jo m\u00eb p\u00ebr akuza t\u00eb lehta t\u00eb cilave mund t\u2018ju shmanget n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me procedur\u00eb apo p\u00ebrmes kund\u00ebrakuzave sikurse u \u00ebsht\u00eb shmangur deri m\u00eb tani, por p\u00ebr krimin shtet\u00ebror t\u00eb 21 janarit 2011. Me sa duket p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51597","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51597"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51597\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}