{"id":51569,"date":"2025-11-10T16:48:18","date_gmt":"2025-11-10T16:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/zjarr-plehra-dhe-korrupsion-kriza-e-mbetjeve-ne-elbasan-dhe-inceneratori-i-fikur\/"},"modified":"2025-11-10T16:48:18","modified_gmt":"2025-11-10T16:48:18","slug":"zjarr-plehra-dhe-korrupsion-kriza-e-mbetjeve-ne-elbasan-dhe-inceneratori-i-fikur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/zjarr-plehra-dhe-korrupsion-kriza-e-mbetjeve-ne-elbasan-dhe-inceneratori-i-fikur\/","title":{"rendered":"Zjarr, plehra dhe korrupsion\/ Kriza e mbetjeve n\u00eb Elbasan dhe inceneratori i fikur"},"content":{"rendered":"<p>Fusha e mbetjeve pran\u00eb inceneratorit t\u00eb fikur u p\u00ebrfshi nga flak\u00ebt p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb mesdit\u00ebn e 1 Korrikut t\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs jetuan p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb n\u00ebn panik, nd\u00ebrsa flak\u00ebt p\u00ebrparonin me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nd\u00ebrhyrjes, institucionet nuk kishin asnj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve. As Inspektoriati i Mjedisit, as Drejtoria Rajonale, dhe as Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit nuk publikuan raport mbi ndotjen. Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pas zjarrit, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se matjet treguan nivel t\u00eb lart\u00eb dioksidi karboni vet\u00ebm brenda landfillit dhe jo n\u00eb zonat e banuara.<\/p>\n<p>Por matjet e pavarura t\u00eb organizat\u00ebs COPLAN treguan se nivelet e NO\u2082, CO\u2082, metanit, komponimeve organike t\u00eb paq\u00ebndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5\/PM10 ishin shum\u00ebfish mbi normat e BE-s\u00eb, duke rrezikuar sidomos personat me s\u00ebmundje kronike respiratore.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak jav\u00eb para zjarrit, m\u00eb 26 maj 2025, K\u00ebshilli Bashkiak i Elbasanit rriti tarif\u00ebn p\u00ebr depozitimin e mbetjeve nga 2,500 lek\u00eb n\u00eb 2,600 lek\u00eb\/ton. Kryebashkiaku Gledian Llatja argumentoi se rritja lidhej me kostot e landfillimit, por jo me inceneratorin, i cili \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb remont dhe nuk funksionon.\u201d<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se k\u00ebto vendime financiare nuk kan\u00eb ndikim n\u00eb sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7 ndotjes s\u00eb ajrit, flak\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb edhe tok\u00ebn, uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb dhe zinxhirin ushqimor.<\/p>\n<p><strong>Padi p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe ajrin<\/strong><\/p>\n<p>Fatmira Sejrani, banore e zon\u00ebs pran\u00eb inceneratorit<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb e zakonshme korriku\u00a0u shnd\u00ebrrua n\u00eb makth p\u00ebr 63-vje\u00e7aren Fatmira Sejrani.\u00a0E diagnostikuar me astm\u00eb bronkiale n\u00eb form\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn merr edhe pension invaliditeti nga Bashkia e Elbasanit, Fatmira p\u00ebrjetoi v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb kur fusha e mbetjeve pran\u00eb inceneratorit t\u00eb qytetit u p\u00ebrfshi nga flak\u00ebt dhe nj\u00eb re e dendur tymi toksik mbuloi lagjen ku ajo jeton.<\/p>\n<p><em>\u201cAto dit\u00eb kur u dogj\u00ebn mbetjet urbane n\u00eb Bashkin\u00eb e Elbasanit, un\u00eb u b\u00ebra shum\u00eb keq. E p\u00ebrdorja pomp\u00ebn 6 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, sepse nuk mbushesha me frym\u00eb. Por nga p\u00ebrdorimi i shpesht\u00eb i pomp\u00ebs m\u00eb ngrihej tensioni deri n\u00eb 20\u201d \u2013<\/em>\u00a0rr\u00ebfen 63-vje\u00e7arja.<\/p>\n<p>Fatmira iu drejtua Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, ku n\u00eb aktpadin\u00eb e saj p\u00ebr r\u00ebndimin e gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore shihte si shkaktar Bashkin\u00eb e Elbasanit, q\u00eb nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr sigurimin e mbetjeve, por edhe kompanin\u00eb q\u00eb menaxhon landfillin dhe inceneratorin, \u201cEco-Elb\u201d.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr muaj nga depozitimi i padis\u00eb, gjykata e Elbasanit shpalli moskompetenc\u00eb dhe e referoi \u00e7\u00ebshtjen pran\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb administrative n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati Gentian Sejrani pohon se kjo \u00ebsht\u00eb padia e par\u00eb civile n\u00eb rang vendi, kur nj\u00eb qytetar k\u00ebrkon t\u00eb drejt\u00ebn nga pasojat e d\u00ebmeve mjedisore.<\/p>\n<p><em>\u201cDeri m\u00eb sot nuk ka pasur nj\u00eb padi p\u00ebr t\u00eb vendosur para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionet q\u00eb ndotin ambientin dhe, n\u00eb rastin konkret, kompanin\u00eb Eco-Elb apo edhe Bashkin\u00eb e Elbasanit. Bashk\u00eb me Fatmir\u00ebn iu drejtua gjykat\u00ebs me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb krijohet edhe nj\u00eb precedent,\u201d<\/em>\u00a0\u2013 pohon avokati Sejrani.<\/p>\n<p>Fatmira nuk \u00ebsht\u00eb e vetme banore e zon\u00ebs q\u00eb p\u00ebrballet me s\u00ebmundje respiratore si pasoj\u00eb e niveleve t\u00eb larta t\u00eb ndotjes t\u00eb shkaktuara nga zjarret e shpeshta n\u00eb landfillin e Elbasanit.<\/p>\n<p>Rruzhdie Fraholli, banore e zon\u00ebs pran\u00eb inceneratorit<\/p>\n<p>Rruzhdie Fraholli, thot\u00eb se toka dhe ajri jan\u00eb helmuar dhe jetesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pamundur:<\/p>\n<p><em>\u201cKam ardhur nga fshatrat e Kor\u00e7\u00ebs n\u00eb Elbasan p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por k\u00ebtu gjet\u00ebm aj\u00ebr t\u00eb ndotur. Edhe toka nuk prodhon m\u00eb asgj\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb helmuar nga tymi pran\u00eb inceneratorit. Mbi t\u00eb gjitha kemi frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb, sepse ajri \u00ebsht\u00eb i ndotur, por edhe ushqimet,\u201d \u2013<\/em>\u00a0pohon e shqet\u00ebsuar gruaja.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Mjedisit, Drejtoria Rajonale dhe Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit ende nuk kan\u00eb publikuar nj\u00eb raport mbi ndotjen e shkaktuar nga djegja p\u00ebr rreth nj\u00eb jav\u00eb e malit me mbeturina n\u00eb landfillin e<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/100064388275589\/posts\/deklarata-e-bashkise-elbasan-pas-zjarrit-te-rene-ne-landfillprej-disa-or%C3%ABsh-po-p\/1189895839833347\/\">\u00a0Elbasanit<\/a>.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pas zjarrit, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se matjet treguan nivel t\u00eb lart\u00eb dioksidi karboni vet\u00ebm brenda landfillit dhe jo n\u00eb zonat e banuara.<\/p>\n<p>Por matjet e pavarura t\u00eb organizat\u00ebs COPLAN treguan nivele alarmante t\u00eb gazrave t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm dhe grimcave t\u00eb im\u00ebta, shum\u00ebfish mbi normat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cU konstatua nivele alarmante t\u00eb NO\u2082, CO\u2082, metanit, komponimeve organike t\u00eb paq\u00ebndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5\/PM10, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sh\u00ebndetin, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr personat me s\u00ebmundje kronike respiratore,\u201d<\/em>\u00a0sugjerojn\u00eb gjetjet e k\u00ebsaj organizate.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Credits: shteg.org \u2013 Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisor<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, zjarret pran\u00eb vendgrumbullimeve t\u00eb mbetjeve urbane jan\u00eb t\u00eb rrezikshme, sepse ndotin nj\u00ebher\u00ebsh ajrin, mjedisin dhe uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb. Ahmet Mehmeti thekson se niveli i ndotjes n\u00eb k\u00ebto zona \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfish mbi nivelet e lejuara.<\/p>\n<p><em>\u201cKa metale t\u00eb r\u00ebnda, si kromi, nikeli, bakri, plumbi, kadmiumi, q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb te njeriu dhe kafsh\u00ebt. T\u00eb gjitha k\u00ebto kalojn\u00eb te trupi i njeriut dhe pasojat jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. S\u00ebmundjet q\u00eb vijn\u00eb nga ndotja jan\u00eb kryesisht kanceroze, por edhe gjenetike,\u201d<\/em>\u00a0thekson ambientalisti, sipas t\u00eb cilit gjys\u00ebm milioni banor\u00eb preket nga ndotja e mjedisit.<\/p>\n<p>Toka dhe uji i ndotur rrezikojn\u00eb zinxhirin ushqimor. Produktet bujq\u00ebsore refuzohen nga tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, turizmi kulturor d\u00ebmtohet, dhe Elbasani sot \u00ebsht\u00eb \u201chotspot\u201d p\u00ebr ndotje.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb vazhdueshme, ankesat e banor\u00ebve p\u00ebr ndotjen e ajrit dhe rreziqet nga landfilli dhe inceneratori kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebt p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cI kemi b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb thirrje Kryeministrit dhe Bashkis\u00eb, por deri tani asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb Rruzhdie Fraholli, banore e Katundit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, \u201cshteg.org\u201d nuk mori asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga institucionet lokale dhe vendore. Vet\u00ebm pas zjarrit masiv t\u00eb 1 korrikut 2025, Prokuroria e Elbasanit regjistroi procedimin penal p\u00ebr \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cNdotje t\u00eb mjedisit\u201d. Hetimet nuk nis\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb ankesave t\u00eb qytetar\u00ebve, por vet\u00ebm pas incidentit q\u00eb rrezikoi mij\u00ebra jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zjarr, plehra dhe para<\/strong><\/p>\n<p>Credits: Faqja Facebook e Kryeministrit \u2013 Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb inaugurimit t\u00eb inceneratorit t\u00eb Elbasanit<\/p>\n<p>Duket se episodet e zjarreve n\u00eb landfill jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rutin\u00eb. Prokuroria e Elbasanit ka hapur disa hetime pas ngjarjeve t\u00eb vitit 2023, 2024 dhe 2025. Fillimisht, hetimi u regjistrua p\u00ebr veprat penale \u201cshkat\u00ebrrim prone me zjarr\u201d dhe \u201cndotje t\u00eb ajrit\u201d, neni 201 dhe 248. M\u00eb pas u zgjerua p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb akuza p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201ckorrupsion pasiv\u201d.<\/p>\n<p>Kur grupi hetimor vizitoi kompanin\u00eb publike \u201cEco-Elb\u201d m\u00eb 6 mars 2025 p\u00ebr t\u00eb verifikuar nj\u00eb zjarr t\u00eb ndodhur n\u00eb n\u00ebntor 2024, mungesa e energjis\u00eb elektrike pengoi kontrollin e inceneratorit, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur provimin e funksionimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Hetimi i 1 korrikut 2025 u regjistrua si procedim pa autor dhe u bashkua me procedimin e n\u00ebntorit 2024. Policia e Elbasanit konfirmoi se nga<em>\u00a0\u201cverifikimi i kryer lidhur me zjarrin e 01.07.2025 rezulton t\u00eb jet\u00eb regjistruar procedimi penal p\u00ebr veprat penale t\u00eb parashikuara nga nenet 201 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal\u201d-<\/em>\u00a0dhe\u00a0ky procedim ndodhet n\u00eb faz\u00eb hetimi.<\/p>\n<p>Tre jav\u00eb pas zjarrit, m\u00eb 21 korrik, policia dhe prokuroria kontrolluan 14 banesa t\u00eb personave t\u00eb lidhur me inceneratorin dhe eprimet u nd\u00ebrmor\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili fillimisht u regjistrua p\u00ebr zjarrv\u00ebnie.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht volumit t\u00eb dosjes dhe kontrolleve, nuk kishte asnj\u00eb em\u00ebr konkret t\u00eb vendosur para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb momentit procedurial n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet hetimi, nuk mund t\u00eb japim informacion t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm,\u201d<\/em>\u00a0deklaroi p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d Prokuroria e Elbasanit, nd\u00ebrsa Policia konfirmoi se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb referuar p\u00ebr hetim pa dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr konkluzionet paraprake.<\/p>\n<p>Mes banesave t\u00eb kontrolluara rezulton t\u00eb jet\u00eb edhe ajo e administratorit t\u00eb kompanis\u00eb publike t\u00eb landfillit Elbasan, \u201cEco-Elb\u201d, Leli Kaja, si dhe drejtor\u00ebve juridik\u00eb dhe t\u00eb financave nga t\u00eb 8-t\u00eb bashkit\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se kan\u00eb pasur rol aktiv n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet institucionale dhe financiare me kompanin\u00eb q\u00eb menaxhon mbetjet urbane.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 maj 2025, vet\u00ebm pak jav\u00eb para zjarrit, K\u00ebshilli Bashkiak i Elbasanit rriti tarif\u00ebn p\u00ebr depozitimin e mbetjeve nga 2,500 lek\u00eb n\u00eb 2,600 lek\u00eb\/ton. Kryebashkiaku Gledian Llatja argumentoi se rritja lidhej me kostot e landfillimit, por jo me inceneratorin, i cili \u201c\u00ebsht\u00eb n\u00eb remont dhe nuk funksionon.\u201d<\/p>\n<p>Prej vitit 2021, zona e trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Elbasan menaxhohet nga kompania publike Eco-Elb, e cila e mori at\u00eb n\u00eb administrim p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate qiraje nga Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara. Por kompania publike nuk mundi t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb pun\u00eb inceneratorin, nd\u00ebrsa mali i plehrave n\u00eb venddepozitimin pran\u00eb tij sa vjen e rritet.<\/p>\n<p>Credits: shteg.org \u2013 Nj\u00eb dekad\u00eb d\u00ebshtimi<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb<a href=\"https:\/\/www.kryeministria.al\/newsroom\/mbahet-zotimi-per-elbasanin-nis-impianti-i-pare-i-trajtimit-te-mbetjeve\/\">\u00a0vitit 2015,<\/a>\u00a0pran\u00eb ish-kombinatit metalurgjik n\u00eb Elbasan filluan punimet p\u00ebr inceneratorin e par\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb impiant q\u00eb synonte t\u00eb p\u00ebrpunonte mbetjet urbane dhe t\u00eb prodhonte energji elektrike nga procesi i djegies s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Qeveria e prezantoi\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo\/?fbid=10152813078741523&amp;set=ms.c.eJxlzcENwEAIA8GOIgwcmP4bi~%3BKJdOY7WjAMx4mwZieOx4NfurxUVpO9rua6AqJdm701tiR1fUyEdjc4xdImYglVGFBZf9giY~%3BjkBdNTQJY~-.bps.a.10152813077196523\">projektin<\/a>\u00a0si nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, t\u00eb cilat p\u00ebr dekada kishin mbushur qytetin dhe p\u00ebrb\u00ebnin rrezik p\u00ebr mjedisin, duke i kthyer ato n\u00eb nj\u00eb burim energjie t\u00eb gjelb\u00ebr me kapacitet t\u00eb planifikuar prej 17,250 MWh n\u00eb vit. Projekti kushtoi 26 milion\u00eb euro dhe konsiderohej themeli i nj\u00eb transformimi t\u00eb madh mjedisor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 prill 2017, inceneratori u inaugurua me\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=Cnx_FvDSW0A\">pompozitet,<\/a>\u00a0n\u00eb prani t\u00eb kryeministrit dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, duke u prezantuar si nj\u00eb hap drejt standardeve europiane.<\/p>\n<p>Inceneratori i\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo\/?fbid=10154670289281523&amp;set=ms.c.eJxlkUsOA0AIQm~%3BUKH65~%3B8WaNOlicPuCoOjmlT0GRnYX4uN~%3Bsst8CbPoL~%3BF2IWlKfEt8MKops5csy3SqNT1rRRNUTWQq4Qoxis9yDqnbz~_jOuFdolgMnPZQYW3vGyVLnyPuvOTvLFbSCXoqjgf4L~%3BevnC8lnc18~-.bps.a.10154670288406523\">Elbasanit\u00a0<\/a>\u00ebsht\u00eb i vetmi impiant i p\u00ebrfunduar nga tre kontratat e kushtueshme t\u00eb partneritetit publik-privat t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, t\u00eb hetuara p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK). Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministrin e Mjedisit, jan\u00eb gjetur fajtor\u00eb p\u00ebr abuzime me k\u00ebto kontrata.<\/p>\n<p>Qeveria premtonte se mbetjet q\u00eb m\u00eb par\u00eb digjeshin hapur dhe helmonin qytetin do t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin p\u00ebr prodhim energjie, duke ulur ndotjen dhe duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime ekonomike dhe mjedisore.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama e cil\u00ebsoi nj\u00eb \u201ctumor 20-vje\u00e7ar\u201d problematik\u00ebn e mbetjeve urbane p\u00ebr qytetin, por q\u00eb me k\u00ebt\u00eb projekt vendoset nj\u00eb model i ri n\u00eb trajtimin e tyre n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb jam shum\u00eb krenar q\u00eb ky tumor i madh i nj\u00eb kanceri, q\u00eb prej 20 e ca vitesh st\u00ebrmundon organizmin e gjith\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Elbasanit dhe u kthye n\u00eb nj\u00eb problem madhor, jetik, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e zon\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ndotjeje katastrofike t\u00eb gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave, \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb faz\u00ebn e nj\u00eb operacioni rr\u00ebnj\u00ebsor sh\u00ebrues, me nj\u00eb teknologji q\u00eb futet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d<\/em>\u00a0do t\u00eb deklaronte kryeministri Rama n\u00eb mars t\u00eb 2015.<\/p>\n<p>Sot, 10 vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Elbasan \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta emergjenc\u00eb mjedisore. Mjetet e r\u00ebnda vijojn\u00eb t\u00eb transportojn\u00eb tonelata mbetjesh drejt landfillit. Me sy t\u00eb lir\u00eb dallohet se zjarri i dat\u00ebs 1 korrik e ka ulur p\u00ebrkoh\u00ebsisht volumin e pirgut t\u00eb mbetjeve, por \u00ebsht\u00eb e pashmangshme q\u00eb ai \u201cmal\u201d t\u00eb mos rritet s\u00ebrish dhe askush nuk jep garanci se nuk do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zjarr.<\/p>\n<p><strong>\/Entela Mema \u2013\u00a0<a href=\"https:\/\/shteg.org\/kriza-e-mbetjeve-ne-elbasan-zjarr-plehra-dhe-korrupsion\/\">Shteg.org<\/a><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zjarr-plehra-dhe-korrupsion-kriza-e-mbetjeve-ne-elbasan-dhe-inceneratori-i-fikur\/\">Zjarr, plehra dhe korrupsion\/ Kriza e mbetjeve n\u00eb Elbasan dhe inceneratori i fikur<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fusha e mbetjeve pran\u00eb inceneratorit t\u00eb fikur u p\u00ebrfshi nga flak\u00ebt p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb mesdit\u00ebn e 1 Korrikut t\u00eb 2025. Mij\u00ebra banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs jetuan p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb n\u00ebn panik, nd\u00ebrsa flak\u00ebt p\u00ebrparonin me shpejt\u00ebsi. Pavar\u00ebsisht nd\u00ebrhyrjes, institucionet nuk kishin asnj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e qytetar\u00ebve. As Inspektoriati i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51569","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51569","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51569\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}