{"id":51526,"date":"2025-11-10T13:48:18","date_gmt":"2025-11-10T13:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/ked-u-njoftua-per-gjyqtarin-agjent-dokumenti-sekret-per-asim-vokshin-keshilli-nen-drejtimin-e-sokol-sadushit-shkeli-procedurat-per-verifikimin-e-integritetit\/"},"modified":"2025-11-10T13:48:18","modified_gmt":"2025-11-10T13:48:18","slug":"ked-u-njoftua-per-gjyqtarin-agjent-dokumenti-sekret-per-asim-vokshin-keshilli-nen-drejtimin-e-sokol-sadushit-shkeli-procedurat-per-verifikimin-e-integritetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/ked-u-njoftua-per-gjyqtarin-agjent-dokumenti-sekret-per-asim-vokshin-keshilli-nen-drejtimin-e-sokol-sadushit-shkeli-procedurat-per-verifikimin-e-integritetit\/","title":{"rendered":"KED u njoftua p\u00ebr gjyqtarin agjent\/ Dokumenti sekret p\u00ebr Asim Vokshin. K\u00ebshilli n\u00ebn drejtimin e Sokol Sadushit shkeli procedurat p\u00ebr verifikimin e integritetit"},"content":{"rendered":"<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti i dal\u00eb nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb v\u00ebrteton p\u00ebrcjelljen e t\u00eb dh\u00ebnave sekrete p\u00ebr gjyqtarin e lart\u00eb Asim Vokshi, t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebto q\u00eb i ishin p\u00ebrcjell\u00eb nga Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vler\u00ebsoi indicien se gjyqtari q\u00eb u votua p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ishte n\u00eb kushtet e kritereve ndaluese pasi informohet p\u00ebr bashk\u00ebpunim ose kontakte me sh\u00ebrbimet inteligjente. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument \u00ebsht\u00eb vet\u00eb KED q\u00eb pranon t\u00eb jet\u00eb informuar nga nj\u00ebra an\u00eb por nga ana tjet\u00ebr nuk e vler\u00ebson informacionin e institucioneve<\/p>\n<p>Pas vendimmarrjes nr. 14, dat\u00eb 17.06.2025 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, konstatohet se Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar (AKSIK) ka p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb K\u00ebshillit nj\u00eb shkres\u00eb me informacion me p\u00ebrmbajtje t\u00eb klasifikuar \u201csekret\u201d, n\u00eb lidhje me kandidatin (gjat\u00eb muajit qershor dhe gusht 2025).<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim verifikimin e informacionit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi kreu veprimtarin\u00eb hetimore administrative t\u00eb nevojshme p\u00ebr rastin konkre, si verifikime n\u00eb rrug\u00eb shkresore pran\u00eb AKSIK, ILDKPKI-s\u00eb si dhe bankave t\u00eb ndryshme t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe takime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb caktuar t\u00eb KED me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ, K\u00ebshilli ka mbajtur mbledhje me dyer t\u00eb mbyllura, t\u00eb cilat jan\u00eb dokumentuar me procesverbalet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb datave 11 shtator 2025, dhe 16 shtator 2025. KED n\u00eb dat\u00eb 16 shtator referuar dokumentacionit t\u00eb paraqitur ka konkluduar se nuk ndodhemi p\u00ebrpara kushteve t\u00eb rishikimit t\u00eb vendimit dat\u00eb 17 qershor.<\/p>\n<p>Vendimmarrjen e m\u00ebsip\u00ebrme, K\u00ebshilli e ka bazuar n\u00eb rezultatet e p\u00ebrfituara nga verifikimet p\u00ebrkat\u00ebse, po ashtu edhe n\u00eb aksesin e kufizuar q\u00eb AKSIK dhe institucionet ligjzbatuese i kan\u00eb ofruar n\u00eb lidhje me verifikimin e nj\u00eb pjese t\u00eb informacionit. K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi vler\u00ebson se ushtrimi i funksionit t\u00eb tij verifikues k\u00ebrkon jo vet\u00ebm administrimin formal t\u00eb informacionit, por nj\u00eb akses real dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb materialet e p\u00ebrcjella nga organet kompetente.<\/p>\n<p>Asim Vokshi, \u00ebsht\u00eb gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb kaloi faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kandidimit p\u00ebr vakanc\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 9 pjes\u00ebtar\u00eb, mes tyre kryetari i tij i gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Sokol Sadushi si dhe dy an\u00ebtar\u00ebt e kushtetueses Miriana Semini dhe Ilir Toska, ky i fundit nj\u00ebri nga an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb e aprovoi gjat\u00eb vettingut t\u00eb KLGJ.<\/p>\n<p>Burime dhe dokumente t\u00eb brendshme t\u00eb KED tregojn\u00eb se ky institucion ka shkelur procedurat ligjore t\u00eb verifikimit t\u00eb integritetit gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb kandidatur\u00ebs. Gjithashtu mosrespektimi nga KED i detyrimeve t\u00eb qarta ligjore p\u00ebr verifikimin e integritetit t\u00eb kandidat\u00ebve, shkel jo vet\u00ebm ligjin dhe rregulloren e brendshme t\u00eb KED, por cenon Kushtetut\u00ebn dhe krijon rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjithashtu e b\u00ebn t\u00eb pavlefsh\u00ebm vendimin e miratimit t\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb Vokshit me probleme t\u00eb integritetit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mohuar raportimin e Top Channel mbi procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb gjyqtarit Asim Vokshi, K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi publikoi nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb, n\u00eb vetvete, konfirmon ekzistenc\u00ebn e informacionit p\u00ebr t\u00eb cilin Top Channel raportoi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tekst, KED e cil\u00ebson informacionin \u201ct\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb\u201d dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u201ct\u00eb klasifikuar\u201d, nj\u00eb kontradikt\u00eb q\u00eb nuk i shp\u00ebton askujt. Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht e pav\u00ebrtet\u00eb dhe e klasifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime mbi p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij informacioni dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar nga institucioni, K\u00ebshilli ka zgjedhur t\u00eb akuzoj\u00eb median dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb verifikimin e burimeve t\u00eb saj. Nj\u00eb veprim q\u00eb ngre pyetje serioze p\u00ebr q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij reagimi: mbrojtjen e procesit apo shmangien e transparenc\u00ebs?<\/p>\n<p>Top Channel nuk e sheh k\u00ebt\u00eb reagim si nj\u00eb sqarim institucional, por si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion ndaj medias q\u00eb ka kryer detyr\u00ebn e saj, t\u00eb informoj\u00eb publikun mbi fakte dhe dokumente zyrtare.<\/p>\n<p>Detyra p\u00ebr t\u00eb ruajtur sekretin apo konfidencialitetin e dokumenteve nuk i takon medias, por vet\u00eb institucioneve q\u00eb i administrojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse Top Channel do t\u00eb publikoj\u00eb dokumentet n\u00eb fjal\u00eb, at\u00ebher\u00eb jo media, por vet\u00eb K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi duhet t\u00eb hetoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb mbajtur apo trajtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e KED nuk do t\u00eb kufizohej vet\u00ebm tek nxjerrja e sekretit, por edhe tek fshehja e tij ndaj vet\u00eb kandidatit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Asim Vokshi.<\/p>\n<p>Top Channel i q\u00ebndron raportimit t\u00eb tij, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumente dhe burime t\u00eb verifikuara. Ne nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb akuzuar, por p\u00ebr t\u00eb informuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, transparenca nuk \u00ebsht\u00eb rrezik p\u00ebr institucionet; \u00ebsht\u00eb testi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr legjitimitetin e tyre.\/TOP CHANNEL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/ked-u-njoftua-per-gjyqtarin-agjent-dokumenti-sekret-per-asim-vokshin-keshilli-nen-drejtimin-e-sokol-sadushit-shkeli-procedurat-per-verifikimin-e-integritetit\/\">KED u njoftua p\u00ebr gjyqtarin agjent\/ Dokumenti sekret p\u00ebr Asim Vokshin. K\u00ebshilli n\u00ebn drejtimin e Sokol Sadushit shkeli procedurat p\u00ebr verifikimin e integritetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti i dal\u00eb nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb v\u00ebrteton p\u00ebrcjelljen e t\u00eb dh\u00ebnave sekrete p\u00ebr gjyqtarin e lart\u00eb Asim Vokshi, t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebto q\u00eb i ishin p\u00ebrcjell\u00eb nga Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar. N\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vler\u00ebsoi indicien se gjyqtari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51526","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51526\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}