{"id":51521,"date":"2025-11-10T13:48:17","date_gmt":"2025-11-10T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/flluska-hipokrite-e-politikes-humnera-e-saj-me-shoqerine\/"},"modified":"2025-11-10T13:48:17","modified_gmt":"2025-11-10T13:48:17","slug":"flluska-hipokrite-e-politikes-humnera-e-saj-me-shoqerine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/flluska-hipokrite-e-politikes-humnera-e-saj-me-shoqerine\/","title":{"rendered":"Flluska hipokrite e politik\u00ebs, humnera e saj me shoq\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Pakkush e dinte se n\u00eb Shqip\u00ebri kishte zgjedhje t\u00eb parakohshme lokale n\u00eb pes\u00eb qytete. Madje edhe vet\u00eb vlonjat\u00ebt, beratasit, tepelenasit, matjan\u00ebt apo zgjedh\u00ebsit e C\u00ebrrikut, nuk pat\u00ebn pik\u00ebn e interesit p\u00ebr to. N\u00eb rreth 350 mij\u00eb votues t\u00eb regjistruar, n\u00eb total n\u00eb kuti p\u00ebrfunduan vet\u00ebm rreth 2 nga dhjet\u00eb votat e pritshme. N\u00eb Vlor\u00eb ishte edhe m\u00eb qamet, pothuaj vet\u00ebm nj\u00eb votues n\u00eb dhjet\u00eb shkoi t\u00eb votoj\u00eb. Rekordi tjet\u00ebr i \u00e7uditsh\u00ebm ishte se n\u00ebn sigl\u00ebn e partis\u00eb kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, Partis\u00eb Demokratike, nuk garonte asnj\u00eb rival. Tre vjet m\u00eb par\u00eb, fraksioni i doktor Berish\u00ebs, pik\u00ebrisht se mposhti sigl\u00ebn zyrtare t\u00eb PD-s\u00eb, u rikthye n\u00eb kontrolluese t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb pushtetit brenda n\u00eb parti. K\u00ebsaj here e fshehu partin\u00eb mbas kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur, si p\u00ebr t\u2019u d\u00ebshmuar e pavarur nga ambicja p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ky pothuaj sondazh zyrtar, me nj\u00eb kampion jasht\u00ebzakonisht t\u00eb gjer\u00eb, jep disa shpjegime t\u00eb hidhura p\u00ebr humorin gjithmon\u00eb e m\u00eb gri t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Sh\u00ebnjon diferenc\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme, m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb se nj\u00eb humner\u00eb dhe m\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese se nj\u00eb vaki t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nga klasa politike q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebson. P\u00ebrcakton distanc\u00ebn mes asaj q\u00eb pritet, asaj q\u00eb duhet dhe asaj \u00e7far\u00eb premtohet rregullisht me copy paste nga ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb votohen. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi trondit\u00ebse e refuzimit gjithmon\u00eb e m\u00eb masiv t\u00eb nj\u00eb kaste t\u00eb instaluar n\u00eb pushtetin q\u00ebndror, n\u00eb qeverisjen e opozit\u00ebs, n\u00eb maj\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb pushtet lokal. Publiku po jep sinjale t\u00eb qarta se po identifikon nj\u00eb PS t\u00eb rr\u00ebnuar nga skandalet dhe konfliktet e brendshme t\u00eb heshtura, nj\u00eb PD t\u00eb atrofizuar dhe parti t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb tilla kan\u00eb vet\u00ebm siglat. Zgjedhjet e k\u00ebsaj jave d\u00ebshmuan neverin\u00eb nga politika dhe bindjen e publikut se nuk mund t\u00eb pres\u00eb zgjidhje nga politika. Sidomos nga ajo pjes\u00eb e politik\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb e majt\u00eb, por dhe e nj\u00eb kaste t\u00eb caktuar n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar prej vitesh n\u00eb biznesin m\u00eb fitimprur\u00ebs n\u00eb vend. Ky mutacion njer\u00ebzor, me zero shpenzime, zero taksa, shpesh edhe me zero aft\u00ebsi vetjake, \u00ebsht\u00eb simbol i suksesit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme.<\/p>\n<p>Nuk ka pothuaj asnj\u00eb gar\u00eb publike q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb e infektuar nga dyshimi, q\u00eb t\u00eb mos konsiderohet e trukuar nga prapamendimet e parap\u00ebrcaktimet. Q\u00eb t\u00eb mos diktohet nga arroganca dhe makut\u00ebria. Banka Bot\u00ebrore specifikon se mbi dhjet\u00eb p\u00ebrqind e buxheteve shtet\u00ebrore n\u00eb vendet si Shqip\u00ebria, p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb xhepat e zyrtar\u00ebve dhe bizneseve t\u00eb lidhura me ta. N\u00eb Shqip\u00ebri kjo shif\u00ebr me gjas\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>E shoq\u00ebruar kjo me nivelin ende shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb varf\u00ebris\u00eb relative dhe absolute n\u00eb vend, me diferenc\u00ebn e frikshme me standartin e jetes\u00ebs n\u00eb mesataren e Bashkimit Evropian dhe krijimin e konsolidimin e nj\u00eb shtrese super t\u00eb pasur q\u00eb p\u00ebrfiton nga politika, trauma e qytetarit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese. Por e shk\u00ebputur krejt\u00ebsisht nga realiteti ose nga jeta n\u00eb nj\u00eb fllusk\u00eb hipokrizie ku politika ka futur veten, klasa politike nuk ka kuptuar se ajo vet\u00eb \u00ebsht\u00eb e burgosura e luksit n\u00eb Shqip\u00ebri. Qoft\u00eb edhe pse gjith\u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme dhe q\u00eb fundi mund t\u00eb vij\u00eb nga gjurm\u00ebt e pafundme q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb, nga demonstrimi arrogant i stilit t\u00eb jetes\u00ebs, nga m\u00ebnyrat naive t\u00eb vjedhjes dhe nga trokitja n\u00eb der\u00eb nga SPAK-u q\u00eb tashm\u00eb nuk po ndruhet p\u00ebrpara asnj\u00eb dere.<\/p>\n<p>Tentativat q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb adresojn\u00eb betej\u00ebn kinse politike mes t\u00eb majt\u00ebs jo ideologjike dhe t\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb denatyruar si hallin kryesor t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb fakt vet\u00ebm sa maskojn\u00eb tensionin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, stresin e friksh\u00ebm dhe energjin\u00eb prej suste t\u00eb mbledhur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Q\u00eb si rregull, reagimin nuk e ka logjik e t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, por jo proporcional, t\u00eb aty p\u00ebratysh\u00ebm dhe emocional kur ai ndodh. Viti i larg\u00ebt 1991, 1997-a apo shfryrjet e forta n\u00eb 2005 e 2013 me zgjedhje, jan\u00eb nj\u00eb miks q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrziehet s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Historia e k\u00ebtyre tre dekadave e ca pluraliz\u00ebm ka d\u00ebshmuar at\u00eb q\u00eb historia n\u00eb Evrop\u00eb e ka shkruar shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme deri n\u00eb shekullin e shkuar. Revolucionin e b\u00ebjn\u00eb turmat, por si rregull n\u00eb krye t\u00eb tij dalin maskarenjt\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, kur zgjidhjet politike mungojn\u00eb dhe p\u00ebrmenden arm\u00ebt, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb disa skifter\u00eb publik\u00eb, ato drejtohen vet\u00ebm ndaj fqinjit p\u00ebr inate t\u00eb vjetra. Asnj\u00ebher\u00eb ndaj fajtor\u00ebve. Dhe p\u00ebr Evrop\u00ebn q\u00eb zgjidhjet i k\u00ebrkon vet\u00ebm brenda sistemit, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i tejshkuar. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb kurrsesi zgjidhje problemi, por shnd\u00ebrrohet n\u00eb problem q\u00eb duhet zgjidhur. Jo revolucioni, por evolucioni q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb nga nj\u00eb pakic\u00eb m\u00eb e ndri\u00e7uar \u00ebsht\u00eb formula q\u00eb jep zgjidhje. Por kjo gj\u00eb nuk ndodh nes\u00ebr. N\u00eb Evrop\u00eb ai ka qen\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ka zgjatur me shekuj dhe ka kaluar v\u00ebrtet n\u00ebp\u00ebr revolucione. N\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb vonoj\u00eb, por megjithat\u00eb do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. N\u00eb \u00e7astin kur m\u00ebkatar\u00ebt do t\u00eb kuptojn\u00eb se nuk ka drit\u00eb n\u00eb qeli, se brenda saj nata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e err\u00ebt dhe se nuk ka mjerim m\u00eb t\u00eb madh se t\u00eb kujtosh koh\u00ebn e lumtur kur ke r\u00ebn\u00eb n\u00eb fatkeq\u00ebsi! N\u00eb thelb, bota nuk ka ndryshuar shum\u00eb q\u00eb nga ky paralajm\u00ebrim i friksh\u00ebm i Dante Aligerit n\u00eb Ferrin e tij. N\u00eb bot\u00ebn reale, parajsa edhe n\u00ebse ekziston, nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme, por vet\u00ebm nj\u00eb trill i p\u00ebrkohsh\u00ebm i fatit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/flluska-hipokrite-e-politikes-humnera-e-saj-me-shoqerine\/\">Flluska hipokrite e politik\u00ebs, humnera e saj me shoq\u00ebrin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Pakkush e dinte se n\u00eb Shqip\u00ebri kishte zgjedhje t\u00eb parakohshme lokale n\u00eb pes\u00eb qytete. Madje edhe vet\u00eb vlonjat\u00ebt, beratasit, tepelenasit, matjan\u00ebt apo zgjedh\u00ebsit e C\u00ebrrikut, nuk pat\u00ebn pik\u00ebn e interesit p\u00ebr to. N\u00eb rreth 350 mij\u00eb votues t\u00eb regjistruar, n\u00eb total n\u00eb kuti p\u00ebrfunduan vet\u00ebm rreth 2 nga dhjet\u00eb votat e pritshme. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51521","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51521"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51521\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}