{"id":51453,"date":"2025-11-10T07:11:03","date_gmt":"2025-11-10T07:11:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/qeveria-shqiptare-parashikon-te-perfitoje-rreth-6-8-miliarde-leke-financime\/"},"modified":"2025-11-10T07:11:03","modified_gmt":"2025-11-10T07:11:03","slug":"qeveria-shqiptare-parashikon-te-perfitoje-rreth-6-8-miliarde-leke-financime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/qeveria-shqiptare-parashikon-te-perfitoje-rreth-6-8-miliarde-leke-financime\/","title":{"rendered":"Qeveria shqiptare parashikon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 6.8 miliard\u00eb lek\u00eb financime"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 6.8 miliard\u00eb lek\u00eb financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, t\u00eb cilat do t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, n\u00eb baz\u00eb projektesh konkrete.<\/p>\n<p>Kjo shum\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr projekte specifike q\u00eb lidhen me reformat strukturore dhe zhvillimin ekonomik. Fondi prej 6.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e fondeve q\u00eb Bashkimi Europian ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrmes nj\u00eb pakete t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 6 miliard\u00eb eurosh, nga t\u00eb cilat Shqip\u00ebria pritet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 922 milion\u00eb euro deri n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>Fondet nga Plani i Rritjes p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb pak se 4% t\u00eb totalit t\u00eb investimeve publike 179.6 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb buxhetin 2026.<\/p>\n<p>Kjo pesh\u00eb modeste tregon se, p\u00ebr momentin, financimet europiane t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb buxhet jan\u00eb ende n\u00eb fazat e para t\u00eb aktivizimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e burimeve t\u00eb BE-s\u00eb mbetet e lidhur me ecurin\u00eb e reformave dhe me procesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb projekteve q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja financiare e BE-s\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb disa vite dhe do t\u00eb kusht\u00ebzohet me p\u00ebrparimin n\u00eb zbatimin e reformave ekonomike dhe institucionale, duke u fokusuar kryesisht n\u00eb rritjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb biznesit dhe p\u00ebrafrimin me tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt europian.<\/p>\n<p>N\u00ebse reformat p\u00ebr t\u00eb cilat Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb angazhuar do t\u00eb ecin me ritmin e k\u00ebrkuar nga Komisioni Europian, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e administrat\u00ebs publike dhe zbatimin e reformave n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, vendi pritet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fondeve deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria deri m\u00eb tani ka p\u00ebrfituar shum\u00eb pak fonde nga plani i rritjes, p\u00ebr shkak se mekanizmi funksionon sipas parimit \u201creform\u00eb kundrejt financimit\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se disbursimet kryhen vet\u00ebm pasi vendi ka zbatuar reformat e dakord\u00ebsuara n\u00eb fusha si konkurrueshm\u00ebria, administrata publike, energjia dhe sundimi i ligjit. Shqip\u00ebria ndodhet ende n\u00eb faz\u00ebn e zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre reformave dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nuk ka p\u00ebrfunduar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Gjithashtu, procesi i p\u00ebrgatitjes dhe miratimit t\u00eb projekteve p\u00ebr financim k\u00ebrkon koh\u00eb dhe kapacitete t\u00eb forta administrative.<\/p>\n<p>Shpesh, institucionet shqiptare kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrgatitjen e projekteve q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet e BE-s\u00eb, si p\u00ebr analiz\u00ebn e kostos dhe p\u00ebrfitimit, ashtu edhe p\u00ebr garantimin e transparenc\u00ebs n\u00eb prokurim dhe zbatimin teknik. K\u00ebto vonesa kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb fondet e mundshme t\u00eb mos p\u00ebrfshihen menj\u00ebher\u00eb n\u00eb planifikimin buxhetor vjetor.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes i Bashkimit Europian p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e re ekonomike dhe politike q\u00eb synon t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb afrimin e vendeve t\u00eb rajonit me tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt europian dhe me standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u prezantua nga Komisioni Europian n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 dhe mbulon periudh\u00ebn 2024\u20132027, duke kombinuar mb\u00ebshtetjen financiare me nj\u00eb program reformash strukturore q\u00eb duhet t\u00eb zbatohen nga \u00e7do vend p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p>Plani ka nj\u00eb vler\u00eb totale prej 6 miliard\u00eb eurosh, t\u00eb cilat do t\u00eb ndahen nd\u00ebrmjet gjasht\u00eb vendeve t\u00eb rajonit \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs dhe Kosov\u00ebs.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/10\/qeveria-shqiptare-parashikon-te-perfitoje-rreth-6-8-miliarde-leke-financime\/\">Qeveria shqiptare parashikon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 6.8 miliard\u00eb lek\u00eb financime<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb rreth 6.8 miliard\u00eb lek\u00eb financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, t\u00eb cilat do t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, n\u00eb baz\u00eb projektesh konkrete. Kjo shum\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr projekte specifike q\u00eb lidhen me reformat strukturore dhe zhvillimin ekonomik. Fondi prej 6.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51453","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51453\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}