{"id":51442,"date":"2025-11-10T07:48:18","date_gmt":"2025-11-10T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/shqiperia-e-suksesshme-online-por-mbi-100-vite-larg-be-se-ne-arsim-infrastrukture-dhe-qeverisje\/"},"modified":"2025-11-10T07:48:18","modified_gmt":"2025-11-10T07:48:18","slug":"shqiperia-e-suksesshme-online-por-mbi-100-vite-larg-be-se-ne-arsim-infrastrukture-dhe-qeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/10\/shqiperia-e-suksesshme-online-por-mbi-100-vite-larg-be-se-ne-arsim-infrastrukture-dhe-qeverisje\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria e suksesshme \u201conline\u201d, por mbi 100 vite larg BE-s\u00eb n\u00eb arsim, infrastruktur\u00eb dhe qeverisje"},"content":{"rendered":"<p>Instituti i Vjen\u00ebs p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Ekonomike n\u00ebp\u00ebrmjet iniciativ\u00ebs \u201cConverge2eu\u201d, ka mbledhur t\u00eb dh\u00ebna mbi progresin e 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor drejt Bashkimit Evropian, si pjes\u00eb e Procesit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Pas pezullimit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2014, u\u00a0krijua\u00a0Procesi i Berlinit, si ur\u00eb lidh\u00ebse midis unionit dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi, Serbin\u00eb dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto vende, studimi ka vler\u00ebsuar progresin drejt BE-s\u00eb n\u00eb raport me 8 fusha, si: Ekonomia, zhvillimi social, sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, mjedisi, qeverisja, digjitalizimi e infrastruktura. T\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij studimi u paraqit\u00ebn n\u00eb forumin \u2018Ignita\u2019, t\u00eb mbajtur n\u00eb Prizren t\u00eb Kosov\u00ebs tetorin e k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Studimi gjithashtu u kujdes t\u00eb jepte rekomandime n\u00eb raport me fokusin e ardhsh\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si kusht p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Instituti i Vjen\u00ebs thekson se mjedisi, arsimi e infrastruktura duhet t\u00eb jen\u00eb fokusi kryesor i politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve n\u00eb t\u00eb gjashta vendet. Nga ana tjet\u00ebr, studimi thekson se i vetmi aspekt ku t\u00eb gjitha vendet kan\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm e af\u00ebrsi me standardet e BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb digjitalizimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori, studimi e vler\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb me vet\u00ebm 9 vite diferenc\u00eb nga vendet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Sipas ekonomistit t\u00eb Institutit t\u00eb Vjen\u00ebs, Branimir Jovanovi\u00e7, \u201c\u2018Converge2eu\u2019\u00a0synon t\u00eb riformuloj\u00eb konceptin e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb me standardet e BE-s\u00eb, duke u fokusuar te m\u00ebnyra se si njer\u00ebzit n\u00eb rajon jetojn\u00eb realisht, si krahasohet kjo me Bashkimin Evropian dhe n\u00ebse k\u00ebto kushte po p\u00ebrmir\u00ebsohen apo jo\u201d \u2013 duke n\u00ebnvizuar edhe nj\u00ebher\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij studimi.<\/p>\n<p><strong>Renditja e 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aspektin ekonomik, Shqip\u00ebria renditet e dyta p\u00ebr nga af\u00ebrsia me standardet e BE-s\u00eb. Serbia renditet e para me 35 vite larg BE-s\u00eb, Shqip\u00ebria e dyta me 53 vite, t\u00eb ndjekura nga Maqedonia e Veriut 59 vite, e Mali i Zi me 72 vite. Studimi vler\u00ebson m\u00eb tej se Kosova dhe Bosnje-Hercegovina jan\u00eb t\u00eb dyja mbi 100 vite larg standardit ekonomik t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por e kund\u00ebrta vler\u00ebsohet n\u00eb aspektin social, ku Kosova renditet e para. Sipas studimit sistemi i mb\u00ebshtetjes sociale t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb 19 vite larg atij t\u00eb Bashkimit Evropian, nd\u00ebrsa e dyta renditet Serbia me 51 vite larg\u00ebsi nga BE-ja. Renditja m\u00eb pas vijon me Malin e Zi me nj\u00eb diferenc\u00eb prej 59 vitesh dhe nga Shqip\u00ebria, q\u00eb sipas studimit ka 71 vite diferenc\u00eb me BE-n\u00eb kur vjen puna te mbrojtja sociale. N\u00eb fund ndodhet Maqedonia e Veriut me mbi 100 vite diferenc\u00eb nga standardet e BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa sistemi social boshnjak gjykohet nga Instituti si n\u00eb largim nga standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, Instituti gjykon se progresin m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm e ka b\u00ebr\u00eb Maqedonia e Veriut, ku sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor ka 7 vite diferenc\u00eb nga ai i BE-s\u00eb. Mali i Zi renditet i dyti me 17 vite, nd\u00ebrkaq q\u00eb Shqip\u00ebria renditet e treta me 39 vite diferenc\u00eb nga standardi sh\u00ebndet\u00ebsor i BE-s\u00eb. Kosova renditet e kat\u00ebrta me 41 vite nga BE. Raporti v\u00eb n\u00eb fund t\u00eb klasifikimit Bosnje-Hercegovin\u00ebn me 89 vite diferenc\u00eb nga BE-ja dhe Serbin\u00eb si t\u00eb fundit, me mbi 100 vite diferenc\u00eb nga standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Arsimi, i cili u p\u00ebrmend n\u00eb raport si pik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb tek e cila t\u00eb gjitha vendet duhet t\u00eb investojn\u00eb, renditet si fusha m\u00eb e dob\u00ebt e pothuajse t\u00eb gjitha vendeve. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs, sistemi arsimor i s\u00eb cil\u00ebs ka 18 vite diferenc\u00eb me standardet e BE-s\u00eb, vendet e tjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, vler\u00ebsohen si n\u00eb largim nga standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb paraqitet n\u00eb aspektin e politikave mjedisore, ku t\u00eb gjitha vendet paraqiten me problematika t\u00eb thella. Shqip\u00ebria sipas studimit \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 100 vite larg BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, e po ashtu dhe Kosova. T\u00eb gjitha vendet e tjera nga ana tjet\u00ebr vler\u00ebsohen si n\u00eb largim nga standardet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsia e qeverisjes p\u00ebr t\u00eb gjashta vendet ishte gjithashtu objekt studimi. Kosova vler\u00ebsohet si me qeverisje m\u00eb af\u00ebr Unionit n\u00eb raport me vendet e tjera, 26 vite larg standardit t\u00eb BE-s\u00eb. Renditja vijon me Maqedonin\u00eb e Veriut me cil\u00ebsi qeverisjeje 40 vite larg BE-s\u00eb, t\u00eb ndjekura nga Mali i Zi me nj\u00eb diferenc\u00eb prej 57 vitesh, e Shqip\u00ebria q\u00eb ndodhet 64 vite larg BE-s\u00eb n\u00eb qeverisje. Serbia renditet e parafundit me mbi 100 vite diferenc\u00eb n\u00eb qeverisje nga standardi i BE-s\u00eb, nd\u00ebrkaq q\u00eb Bosnje-Hercegovina \u00ebsht\u00eb i vetmi vend i renditur si n\u00eb largim nga standardet e BE-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e qeverisjes.<\/p>\n<p>Raporti i Institutit v\u00ebren arritje nga Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb digjitalizim, ku n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb 4 vite larg atij t\u00eb BE-s\u00eb, nd\u00ebrkaq q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri diferenca me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb 9 vite. Serbia e Shqip\u00ebria ndiqen nga Maqedonia e Veriut me 16 vite larg nga niveli i digjitalizimit t\u00eb Unionit, e nga Mali i Zi me 63 vite. Bosnje-Hercegovina vler\u00ebsohet si n\u00eb largim nga standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Infrastruktura e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar n\u00eb raport me standardet e BE-s\u00eb. Kjo konfirmohet edhe nga studimi q\u00eb vler\u00ebson se infrastruktura e Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Malit t\u00eb Zi e Bosnje-Hercegovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbi 100 vite larg BE-s\u00eb, me Kosov\u00ebn q\u00eb renditet edhe m\u00eb ul\u00ebt, me cil\u00ebsi infrastrukture n\u00eb largim nga standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Renditja e secilit vend<\/strong><\/p>\n<p>Ekipi i Amfor\u00ebs p\u00ebrpunoi renditjen e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb vendeve n\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb t\u00eb pik\u00ebzuar, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb tregoj\u00eb af\u00ebrsin\u00eb dhe larg\u00ebsin\u00eb e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebindor n\u00eb raport me standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Si metodologji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb rankim sasior e cil\u00ebsor i t\u00eb gjitha kategorive. Rankimi cil\u00ebsor i ponderuar 60% p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, nd\u00ebrkaq q\u00eb rankimi sasior 40%. P\u00ebr rankimin sasior, kategori t\u00eb ndryshme larg\u00ebsish nga standardi i BE-s\u00eb pik\u00ebzohen si m\u00eb posht\u00eb: 0\u201310 vjet \u2192 5 pik\u00eb, 11\u201330 vjet \u2192 4 pik\u00eb, 31\u201360 vjet \u2192 3 pik\u00eb, 61\u2013100 vjet \u2192 2 pik\u00eb, mbi 100 vjet \u2192 1 pik\u00eb, \u201cDiverging\u201d (duke u larguar) \u2192 0 pik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, maksimalja q\u00eb Amfora i jep nj\u00eb shteti t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb 40 pik\u00eb e minimalja zero. Nd\u00ebrkaq metoda cil\u00ebsore v\u00eb si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme digjitalizimin, ekonomin\u00eb, qeverisjen e mjedisin, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rankim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre kritereve. T\u00eb dyja metodat e p\u00ebrmbledhura japin grafik\u00ebn e m\u00ebposhtme.<\/p>\n<p><a class=\"glg-a-custom-wrap\" href=\"https:\/\/amfora.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Grafik-ilustures-nga-Amfora-1024x581.png\"><\/a><\/p>\n<p><strong>Metodologjia e studimit t\u00eb Institutit t\u00eb Vjen\u00ebs<\/strong><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>P\u00ebr secil\u00ebn nga 8 fushat e p\u00ebrzgjedhura t\u00eb studimit \u2013 ekonomia, sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, mbrojtja sociale, digjitalizimi, mjedisi, qeverisja e infrastruktura \u2013 studiuesit e Institutit t\u00eb Vjen\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur disa kategori q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u2019i vler\u00ebsuar k\u00ebto fusha. P\u00ebr ekonomin\u00eb, studimi ka p\u00ebrdorur kategori si prodhimi p\u00ebr frym\u00eb, t\u00eb ardhurat mesatare bruto, paga minimale, pensionet mesatare dhe produktiviteti p\u00ebr pun\u00ebtor.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, paga minimale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 385 euro, e cila sipas studimit \u00ebsht\u00eb 40 vite larg pag\u00ebs minimale t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb Serbi, paga minimale \u00ebsht\u00eb 544 euro, t\u00eb cil\u00ebn studimi e vler\u00ebson si 25 vite larg pag\u00ebs minimale t\u00eb BE-s\u00eb. Ky krahasim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjashta vendet, n\u00eb tet\u00eb fushat objekt t\u00eb k\u00ebtij studimi, duke p\u00ebrdorur n\u00ebnkategorit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb konkluzionet.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin social, studimi ka p\u00ebrdorur metrika si papun\u00ebsia, pun\u00ebsimi, varf\u00ebria, pabarazia dhe pabarazia gjinore n\u00eb pun\u00ebsim. P\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrdorur si indikator\u00eb shpenzimi publik p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, jet\u00ebgjat\u00ebsia, vdekshm\u00ebria e t\u00eb vegj\u00eblve, numri i krevateve t\u00eb spitaleve dhe numri i mjek\u00ebve. Niveli i arsimit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb gjasht\u00eb vendet duke p\u00ebrdorur fusha studimi si shpenzimet publike p\u00ebr arsimin, pik\u00ebt n\u00eb PISA, regjistrimi e diplomimi n\u00eb dhe nga shkolla e lart\u00eb, fuqia pun\u00ebtore me arsim t\u00eb lart\u00eb dhe norma NEET (individ\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb as n\u00eb pun\u00eb, as n\u00eb shkoll\u00eb e as nuk po trajnohen).<\/p>\n<p>Cil\u00ebsia mjedisore n\u00eb gjasht\u00eb vendet bazohet n\u00eb tregues si vdekja e parakohshme, p\u00ebrqindja e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme n\u00eb treg, intensiteti energjetik, intensiteti i p\u00ebrdorimit t\u00eb karbonit dhe rip\u00ebrdorimi i mbetjeve.<\/p>\n<p>Qeverisja, nj\u00eb aspekt shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do vend, \u00ebsht\u00eb matur nga studimi duke p\u00ebrdorur metrika si z\u00ebri dhe llogaridh\u00ebnia, stabiliteti politik, efikasiteti qeveris\u00ebs, cil\u00ebsia rregullatore, rendi ligjor dhe korrupsioni. Studimi e mat shkall\u00ebn e digjitalizimit t\u00eb vendeve n\u00ebp\u00ebrmjet numrit t\u00eb banesave me akses n\u00eb internet, p\u00ebrdorimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve online t\u00eb shtetit, sip\u00ebrmarrjeve me website, eksporteve t\u00eb sh\u00ebrbimeve me ICT (Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit), vlerave t\u00eb shtuara e pun\u00ebsimit n\u00eb ICT. S\u00eb fundmi, studimi vler\u00ebson infrastruktur\u00ebn e t\u00eb gjashta vendeve duke marr\u00eb parasysh tregues si gjat\u00ebsia e rrug\u00ebve, numri i shinave hekurudhore, numri i aeroporteve dhe kapaciteti i elektricitetit t\u00eb instaluar.<\/p>\n<p><strong>Rankimi i Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas studimit ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb fushash n\u00eb t\u00eb cilat Shqip\u00ebria po largohet nga standardi i BE-s\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin pensionin mesatar, shpenzimin publik p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, numrin e mjek\u00ebve, hap\u00ebsir\u00ebn gjinore n\u00eb pun\u00ebsim, shpenzimin publik p\u00ebr arsimin, pik\u00ebt mesatare t\u00eb PISA-s, intensitetin e karbonit, rikuperimin e mbeturinave, z\u00ebrin e llogaridh\u00ebnies, stabilitetin politik, cil\u00ebsin\u00eb rregullatore, eksportet n\u00eb sh\u00ebrbimet ICT dhe numrin e shinave hekurudhore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb mbi 30 vite larg BE-s\u00eb n\u00eb fusha si norma e arsimimit t\u00eb lart\u00eb (47 vite larg), vdekjet e parakohshme (60 vite larg), intensiteti energjetik (84 vite larg), kontrolli i korrupsionit (31 vite larg), vlera e shtuar n\u00eb sh\u00ebrbimet ICT (56 vite larg), pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin ICT (44 vite larg) dhe numri i aeroporteve (33 vite larg). Po ashtu, studimi e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb si mbi 100 vite larg BE-s\u00eb n\u00eb tregues si numri i individ\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, pun\u00eb apo trajnim (norma NEET), si edhe n\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e rrug\u00ebve dhe kapacitetin e instalimeve elektrike.<\/p>\n<p>Studimi gjithashtu nxjerr n\u00eb pah edhe fusha ku standardi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian. K\u00ebto kategori p\u00ebrfshijn\u00eb fuqin\u00eb pun\u00ebtore me arsimim t\u00eb p\u00ebrparuar, p\u00ebrqindjen n\u00eb treg t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, numrin e familjeve me akses n\u00eb internet dhe p\u00ebrdorimin e sh\u00ebrbimeve qeveritare digjitale.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, duket se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb progres n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fushash, por ka mang\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb arsim, mjedis, infrastruktur\u00eb e qeverisje. Reformat e qen\u00ebsishme institucionale por edhe shoq\u00ebrore mbeten ky\u00e7e p\u00ebr arritjen e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto fusha.\/Amfora.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shqiperia-e-suksesshme-online-por-mbi-100-vite-larg-be-se-ne-arsim-infrastrukture-dhe-qeverisje\/\">Shqip\u00ebria e suksesshme \u201conline\u201d, por mbi 100 vite larg BE-s\u00eb n\u00eb arsim, infrastruktur\u00eb dhe qeverisje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Instituti i Vjen\u00ebs p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Ekonomike n\u00ebp\u00ebrmjet iniciativ\u00ebs \u201cConverge2eu\u201d, ka mbledhur t\u00eb dh\u00ebna mbi progresin e 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor drejt Bashkimit Evropian, si pjes\u00eb e Procesit t\u00eb Berlinit. Pas pezullimit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2014, u\u00a0krijua\u00a0Procesi i Berlinit, si ur\u00eb lidh\u00ebse midis unionit dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke p\u00ebrfshir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51442","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51442"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51442\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}