{"id":51117,"date":"2025-11-08T06:44:07","date_gmt":"2025-11-08T06:44:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/08\/analiza-sa-shume-na-zgjat-arritja-e-standardeve-te-be-se\/"},"modified":"2025-11-08T06:44:07","modified_gmt":"2025-11-08T06:44:07","slug":"analiza-sa-shume-na-zgjat-arritja-e-standardeve-te-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/08\/analiza-sa-shume-na-zgjat-arritja-e-standardeve-te-be-se\/","title":{"rendered":"Analiza: Sa shum\u00eb na zgjat arritja e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Teksa Shqip\u00ebria synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje n\u00eb drejtimet kryesore, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe qeverisje po b\u00ebhen hapa pas, duke thelluar m\u00eb tej hendekun, n\u00eb vend q\u00eb ta ngushtonim.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shtetet e pjes\u00ebs lindore t\u00eb Europ\u00ebs, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk kan\u00eb p\u00ebrparuar nj\u00ebsoj n\u00eb ekonomi, demokraci, qeverisje dhe infrastruktur\u00eb. Diku regjimet autokratike dhe diku luft\u00ebrat pas viteve 1990 kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pasoja q\u00eb ende nuk po kap\u00ebrcehen.<\/p>\n<p>Instituti i Vjen\u00ebs p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (WIIW) ka nd\u00ebrtuar platform\u00ebn e konvergjenc\u00ebs, e cila tregon se sa vite i duhen secilit prej 6 vendeve t\u00eb arrijn\u00eb standardet e BE-s\u00eb n\u00eb 8 drejtime kryesore dhe 40 n\u00ebnfusha.<\/p>\n<p>Duke analizuar secilin nga komponent\u00ebt shihet se n\u00eb 14 fusha, Shqip\u00ebria po b\u00ebn hapa pas, n\u00eb 4 prej tyre ka arritur standardet dhe n\u00eb 22 t\u00eb tjera duhen dekada deri mbi 100 vite p\u00ebr t\u00eb arritur BE.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE pa arritur standardet rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb m\u00eb tej plag\u00ebn e migracionit, thot\u00eb Selami Xhepa, Ekspert i Ekonomis\u00eb. Sipas tij, p\u00ebrvojat e an\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb BE tregojn\u00eb p\u00ebr val\u00eb emigracioni, t\u00eb cilat stimulohen nga l\u00ebvizja e lir\u00eb dhe hendeku i thell\u00eb i nivelit t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht efekteve pozitive dhe negative q\u00eb ka an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE, qytetar\u00ebt dhe bizneset shqiptare e d\u00ebshirojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr. Barometri i Ballkanit 2024 evidentoi se 77% e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb mb\u00ebshtesin integrimin e plot\u00eb t\u00eb vendit n\u00eb BE, niveli m\u00eb i lart\u00eb nga 6 vendet.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria po b\u00ebn hapa pas n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e fushave<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i konvergjenc\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian po p\u00ebrballet me pengesa serioze n\u00eb 14 fusha ky\u00e7e nga 40 n\u00eb total, ose 35% e tyre, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga platforma Converge2.eu.<\/p>\n<p>T\u00eb klasifikuara si divergjenc\u00eb \u201cdiverging\u201d, k\u00ebto fusha p\u00ebrfshijn\u00eb pensionet mesatare, hendekun gjinor n\u00eb pun\u00ebsim, si dhe shpenzimet publike p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi dhe arsim, q\u00eb mbeten duksh\u00ebm n\u00ebn nivelin e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Po ashtu, jeta e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb reflekton nj\u00eb munges\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi n\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi, numrin e mjek\u00ebve p\u00ebr banor dhe rezultatet n\u00eb testin nd\u00ebrkomb\u00ebtar PISA, q\u00eb masin cil\u00ebsin\u00eb e arsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e mjedisit dhe energjis\u00eb, Shqip\u00ebria po largohet nga BE n\u00eb tregues si intensiteti i karbonit dhe riciklimi i mbetjeve, duke treguar se rritja ekonomike nuk po shoq\u00ebrohet me politika t\u00eb gjelbra.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin e qeverisjes dhe institucioneve, tre tregues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si llogaridh\u00ebnia, stabiliteti politik dhe cil\u00ebsia rregullatore kan\u00eb regjistruar prirje negative. Kjo tregon dob\u00ebsim t\u00eb perceptimit p\u00ebr qeverisjen demokratike dhe t\u00eb kapacitetit institucional p\u00ebr reforma.<\/p>\n<p>N\u00eb sektorin e ekonomis\u00eb dhe infrastruktur\u00ebs, eksportet e sh\u00ebrbimeve ICT dhe rrjeti hekurudhor jan\u00eb dy fusha t\u00eb tjera ku hendeku me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjeruar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka p\u00ebrparuar n\u00eb disa tregues makroekonomik\u00eb dhe digjitalizim, por po humbet terren n\u00eb indikator\u00ebt q\u00eb lidhen me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, qeverisjen dhe kapitalin njer\u00ebzor, elemente thelb\u00ebsore p\u00ebr konvergjenc\u00ebn reale me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb masat kryesore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, Shqip\u00ebria po zgjeron m\u00eb tej hendekun me BE-n\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb ta ngushtoj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb zhvillimi m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e popullsis\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>\u00a04 fushat q\u00eb kemi arritur standardet <\/strong><\/p>\n<p>Nga 48 fusha t\u00eb marra n\u00eb analiz\u00eb, n\u00eb 4 prej tyre ose 8% kemi arritur standardet e BE-s\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb platform\u00ebs Converge2.eu, Shqip\u00ebria ka arritur konvergjenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb me Bashkimin Europian n\u00eb 4 fusha, n\u00eb p\u00ebrdorimin e sh\u00ebrbimeve elektronike t\u00eb qeveris\u00eb (e-government) q\u00eb vler\u00ebsohet 21% mbi mesataren e BE; qasja e familjeve n\u00eb internet q\u00eb \u00ebsht\u00eb 4% mbi mesataren e BE-s\u00eb; p\u00ebrqindja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore me arsim t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebta tregues tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka p\u00ebrparuar ndjesh\u00ebm n\u00eb digjitalizim dhe energjit\u00eb e pastra, fusha q\u00eb po e afrojn\u00eb vendin me standardet e BE-s\u00eb m\u00eb shpejt se sektor\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ekonomia, duhen 53 vite p\u00ebr t\u00eb arritur BE<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn ekonomike, Shqip\u00ebris\u00eb i duhen 53 vite p\u00ebr t\u00eb arritur standardet e BE-s\u00eb. Shqip\u00ebria renditet m\u00eb mir\u00eb se Mali i Zi me 72 vite, Maqedonia e Veriut me 59 vite, Bosnja dhe Kosova (t\u00eb dyja mbi 100 vjet), por m\u00eb keq se Serbia, s\u00eb cil\u00ebs i duhen vet\u00ebm 35 vite.<\/p>\n<p>Ecuria e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aspektin ekonomik tregon zhvillim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar afrimin me BE-n\u00eb, teksa Serbia, me baz\u00eb industriale m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe investime t\u00eb huaja m\u00eb t\u00eb larta, ruan avantazhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb hendek t\u00eb madh n\u00eb shumic\u00ebn e treguesve. Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto p\u00ebr frym\u00eb arrin vet\u00ebm 43% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb k\u00ebrkonte rreth 30 vite p\u00ebr t\u2019u arritur. Paga mesatare bruto \u00ebsht\u00eb 769 euro, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 25% t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb dhe do t\u00eb duheshin rreth 46 vite p\u00ebr konvergjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Paga minimale, me rreth 400 euro, p\u00ebrfaq\u00ebson 32% t\u00eb nivelit europian dhe k\u00ebrkon 40 vite p\u00ebr t\u2019u barazuar.<\/p>\n<p>Pensionet mesatare jan\u00eb m\u00eb problematike, vet\u00ebm 184 euro n\u00eb muaj, ose 8% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb tregojn\u00eb prirje divergjente, pra Shqip\u00ebria po largohet nga standardet europiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa produktiviteti (prodhimi p\u00ebr punonj\u00ebs) \u00ebsht\u00eb 42% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb dhe do t\u00eb duheshin 43 vite p\u00ebr arritjen e saj. Shqip\u00ebria po ec\u00ebn me rit\u00ebm shum\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb drejt standardeve ekonomike t\u00eb BE-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb ardhurat e individ\u00ebve dhe pensionet.<\/p>\n<p><strong>Varf\u00ebria k\u00ebrkon 100 vite, pabarazia 71 vite<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb treguesit social\u00eb, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb nga performancat m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb rajonit, me 71 vjet deri n\u00eb arritjen e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut jan\u00eb m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb mir\u00eb paraqitet Kosova me 19 vite dhe Serbia me 51 vjet, t\u00eb cilat tregojn\u00eb p\u00ebrparim m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb politikat sociale.<\/p>\n<p>Kjo tregon se emigracioni i lart\u00eb, pabarazit\u00eb dhe mungesa e sh\u00ebrbimeve sociale t\u00eb q\u00ebndrueshme po e zvarrisin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Shkalla e papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb 9%, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm 64% t\u00eb nivelit mesatar t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm, vendit do t\u2019i duhen rreth 25 vjet p\u00ebr ta arritur standardin europian.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shkalla e pun\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb relativisht e lart\u00eb, 69%, q\u00eb p\u00ebrkon me 97% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb dhe mund t\u00eb arrij\u00eb nivelin e BE-s\u00eb brenda vet\u00ebm dy vitesh, n\u00ebse trendet aktuale vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Situata m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb shfaqet te treguesit i varf\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i duhen m\u00eb shum\u00eb se 100 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur standardin europian. Edhe pabarazia mbetet e lart\u00eb me nj\u00eb afat prej 71 vitesh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nivelin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr hendekun gjinor n\u00eb pun\u00ebsim, afrohemi n\u00eb 73% t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb. Ky tregues po ec\u00ebn n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt dhe konsiderohet \u201cdivergjent\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se diferenca midis burrave dhe grave n\u00eb tregun e pun\u00ebs nuk po ngushtohet, por p\u00ebrkundrazi, po zgjerohet.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se p\u00ebr disa fusha si pun\u00ebsimi, Shqip\u00ebria po afrohet me BE-n\u00eb, por p\u00ebr treguesit q\u00eb lidhen me cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe barazin\u00eb sociale, ritmet e p\u00ebrmir\u00ebsimit mbeten shum\u00eb t\u00eb ngadalta.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebndet\u00ebsia, hendeku po thellohet<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria shpenzon vet\u00ebm 3% t\u00eb PBB-s\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 43% t\u00eb nivelit mesatar t\u00eb BE-s\u00eb. Ky tregues konsiderohet \u201cdivergjent\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se diferenca me BE-n\u00eb nuk po ngushtohet, por po mbetet e q\u00ebndrueshme ose madje po zgjerohet.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, Shqip\u00ebris\u00eb i duhen 39 vite, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut vet\u00ebm 7 vjet, Malit t\u00eb Zi, 17 vite. Kosov\u00ebs i duhen 41 vite, Bosnj\u00ebs 89 vite, nd\u00ebrsa Serbia duket se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb keq me mbi 100 vite p\u00ebr t\u00eb arritur BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tregon se p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb sistemin shqiptar t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb efekt, ndon\u00ebse n\u00eb cil\u00ebsi dhe shtrirje territoriale mbetet ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Jet\u00ebgjat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb 80 vjet, pra 98% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb, nj\u00eb tregues mjaft i lart\u00eb. Megjithat\u00eb, edhe pse af\u00ebr nivelit europian, ritmi i p\u00ebrmir\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb divergent, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se BE-ja po avancon me shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka 6 vdekje p\u00ebr 1,000 lindje t\u00eb gjalla foshnjore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 54% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tregues, llogaritet se do t\u00eb duhen 14 vite p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin e BE-s\u00eb, n\u00ebse trendet aktuale t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka 365 shtret\u00ebr p\u00ebr \u00e7do 100,000 banor\u00eb, ose 71% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb. Projektohet se do t\u00eb duhen rreth 11 vite p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin europian, me kusht q\u00eb ritmi i rritjes t\u00eb mbetet konstant.<\/p>\n<p>Vendi ka 23 mjek\u00eb p\u00ebr \u00e7do 10,000 banor\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm 55% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb. Edhe ky tregues \u00ebsht\u00eb divergjent, pra diferenca me BE-n\u00eb nuk po zvog\u00eblohet, duke reflektuar munges\u00eb t\u00eb kuadrit mjek\u00ebsor dhe emigrim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb profesionist\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se pavar\u00ebsisht disa arritjeve n\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi, Shqip\u00ebria mbetet shum\u00eb pas BE-s\u00eb n\u00eb investimet publike dhe n\u00eb numrin e mjek\u00ebve, dy fusha ky\u00e7e p\u00ebr konvergjenc\u00ebn n\u00eb standardet sh\u00ebndet\u00ebsore europiane.<\/p>\n<p><strong>Arsimi, Shqip\u00ebria hapa pas<\/strong><\/p>\n<p>Standardet n\u00eb fush\u00ebn e arsimit tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria po e thellon m\u00eb tej hendekun me BE-n\u00eb n\u00eb vend q\u00eb ta ngushtoj\u00eb.<\/p>\n<p>Dy fushat me prapambetje jan\u00eb shpenzimet publike n\u00eb arsim me vet\u00ebm 3% t\u00eb PBB-s\u00eb ose 57% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb, duke u larguar m\u00eb tej nga objektivat e konvergjenc\u00ebs. Edhe rezultatet n\u00eb testet nd\u00ebrkomb\u00ebtare PISA (376 pik\u00eb) mbeten shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb mesatares europiane dhe jan\u00eb n\u00eb prirje divergjente.<\/p>\n<p>N\u00eb arsim, Shqip\u00ebria, si shumica e vendeve t\u00eb rajonit (p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn, Malin e Zi, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Serbin\u00eb), \u00ebsht\u00eb n\u00eb divergjenc\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se po largohet nga standardet europiane. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt vet\u00ebm Bosnja renditet m\u00eb mir\u00eb me 18 vite dhe paraqet nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Arsimi duket t\u00eb jet\u00eb pika e p\u00ebrbashk\u00ebt m\u00eb problematike p\u00ebr rajonin, e lidhur ngusht\u00eb me munges\u00ebn e reformave strukturore dhe t\u00eb investimeve t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrfshirja n\u00eb arsimin e lart\u00eb arrin n\u00eb 65% t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb, me nj\u00eb hendek q\u00eb mund t\u00eb mbyllet brenda 19 vitesh n\u00ebse ritmet aktuale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vijojn\u00eb. Por p\u00ebrqindja e popullsis\u00eb me diplom\u00eb universitare \u00ebsht\u00eb ende e ul\u00ebt, vet\u00ebm 20%, dhe do t\u00eb duhen rreth 47 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur mesataren e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin pozitiv, pjesa e forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs me arsim t\u00eb lart\u00eb tashm\u00eb ka arritur 104% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, treguesi m\u00eb problematik mbetet shkalla e t\u00eb rinjve jasht\u00eb arsimit, pun\u00ebs apo trajnimit (NEET), e cila \u00ebsht\u00eb 23% dhe vet\u00ebm 40% e nivelit t\u00eb mesatar t\u00eb BE-s\u00eb dhe parashikohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull p\u00ebr t\u00eb arritur konvergjenc\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se prioritetet e politikave n\u00eb arsim duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohen te rritja e financimeve publike, p\u00ebrmir\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsimit baz\u00eb dhe krijimi i politikave konkrete p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb rinjve n\u00eb arsim ose pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mjedisi, nj\u00eb shekull pas BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Shqip\u00ebria ka arritje t\u00eb mira n\u00eb p\u00ebrdorimin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, por ngec n\u00eb treguesit e tjer\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb. P\u00ebrdorimi i energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr arrin 97%, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 167% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb, duke e vendosur vendin n\u00eb faz\u00eb konvergjence.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket efikasitetit t\u00eb energjis\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 58% t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb dhe do t\u2019i duhen rreth 84 vite p\u00ebr t\u00eb arritur standardet europiane.<\/p>\n<p>N\u00eb fushat e mjedisit, Shqip\u00ebris\u00eb i duhen mbi 100 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur standardin e BE-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton se i gjith\u00eb rajoni ka vonesa serioze n\u00eb menaxhimin e ndotjes, energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndotja mbetet problemi m\u00eb serioz. Reduktimi i numrit t\u00eb vdekjeve t\u00eb parakohshme nga ndotja do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rreth 60 vite p\u00ebrmir\u00ebsim. Teksa intensiteti i karbonit dhe menaxhimi i mbetjeve po ndjekin nj\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt nga BE-ja, t\u00eb kategorizuara si divergjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria prodhon m\u00eb shum\u00eb karbon p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebsi ekonomike dhe riciklon vet\u00ebm 24% t\u00eb mbetjeve, nj\u00eb nivel duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt se ai europian.<\/p>\n<p><strong>Nga 5 n\u00ebnfusha t\u00eb qeverisjes, n\u00eb 3 hapa pas<\/strong><\/p>\n<p>Vendet e Ballkanit mbeten pas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb shum\u00eb fusha edhe p\u00ebr shkak t\u00eb qeverisjes s\u00eb dob\u00ebt n\u00eb k\u00ebto tre dekadat e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb qeverisje, Shqip\u00ebris\u00eb i duhen 64 vite p\u00ebr t\u00eb arritur standardin e BE-s\u00eb, teksa shtetet e tjera ballkanike, Bosnja dhe Serbia, k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut performojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjitha vendet me nj\u00eb hendek n\u00eb qeverisje me vet\u00ebm 26 vite.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria arrin mesatarisht rreth 74\u201380% t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr treguesit e transparenc\u00ebs, stabilitetit politik dhe kuadrit rregullator, po vendi yn\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb, po b\u00ebn hapa pas n\u00eb k\u00ebto fusha, thekson studimi i Institutit t\u00eb Vjen\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr efektivitetin e qeverisjes (\u201cGovernment Effectiveness\u201d) vendi ndodhet n\u00eb 80% t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb dhe do t\u2019i duhen rreth 15 vite p\u00ebr t\u00eb arritur standardet e saj. Situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb problematike n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe kontrollit t\u00eb korrupsionit, ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb 66% dhe 63% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb, me nj\u00eb vler\u00ebsim se duhen 25 dhe 31 vite p\u00ebr t\u00eb kapur nivelin europian.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb disa p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb aspektin e efikasitetit qeveritar, por mbetet shum\u00eb pas n\u00eb forcimin e shtetit ligjor dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Shumica e treguesve t\u00eb tjer\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb lidhen me lirit\u00eb politike dhe stabilitetin, jan\u00eb n\u00eb stanjacion ose n\u00eb prirje negative ndaj mesatares s\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Digjitalizimi, Shqip\u00ebria af\u00ebr BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Fusha ku Shqip\u00ebria ka p\u00ebrparuar ndjesh\u00ebm n\u00eb afrimin e standardeve me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb digjitalizimi, me vet\u00ebm 9 vjet diferenc\u00eb nga BE-ja, nj\u00eb tregues ku na rendit shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjitha vendet e tjera t\u00eb rajonit, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 4 vjet larg BE-s\u00eb. Kjo reflekton kryesisht reform\u00ebn e sh\u00ebrbimeve e-Albania dhe zgjerimit t\u00eb aksesit n\u00eb internet t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pothuajse t\u00eb gjitha familjet shqiptare (98%) kan\u00eb akses n\u00eb internet, nj\u00eb nivel q\u00eb madje e tejkalon mesataren e BE-s\u00eb me 104%, nd\u00ebrsa p\u00ebrdorimi i sh\u00ebrbimeve elektronike t\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb 121% e mesatares europiane, duke treguar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pjes\u00ebmarrja e bizneseve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn dixhitale mbetet m\u00eb e kufizuar, vet\u00ebm 58% e nd\u00ebrmarrjeve kan\u00eb nj\u00eb faqe interneti dhe sipas vler\u00ebsimeve, do t\u00eb duhen rreth 14 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb TIK-ut, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pas. Eksportet e TIK p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm 1% t\u00eb totalit ose 18% e mesatares europiane, \u00e7ka tregon nj\u00eb prirje divergjente. Edhe vlera e shtuar n\u00eb sektorin e TIK-ut \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt (3% e PBB-s\u00eb, ose 53% e nivelit t\u00eb BE-s\u00eb), dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rreth 56 vjet p\u00ebr konvergjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor \u00ebsht\u00eb po ashtu i kufizuar, me vet\u00ebm 2% t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson 41% t\u00eb nivelit t\u00eb BE-s\u00eb dhe k\u00ebrkon rreth 44 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur standardet europiane.<\/p>\n<p>Teksa Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb aksesin n\u00eb internet dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet publike online, ajo mbetet shum\u00eb pas n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb sektorit t\u00eb TIK-ut dhe n\u00eb eksportet e tij, ku ende mungon konkurrueshm\u00ebria dhe kapaciteti p\u00ebr rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p><strong>Infrastruktura, nj\u00eb shekull larg BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu si dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Rajonit, i duhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull p\u00ebr t\u00eb arritur standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb hekurudhave dhe dend\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt t\u00eb rrjetit rrugor etj.<\/p>\n<p>Aktualisht, vendi yn\u00eb ka munges\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb shumic\u00ebn e treguesve t\u00eb infrastruktur\u00ebs. Autostradat jan\u00eb vet\u00ebm 9 kilometra p\u00ebr \u00e7do 10 mij\u00eb kilometra katror\u00eb, rreth 4% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb dhe p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb nivel do t\u00eb duheshin mbi 100 vjet.<\/p>\n<p>Edhe rrjetet rrugore jan\u00eb t\u00eb pazhvilluara, me 1,254 kilometra p\u00ebr 10 mij\u00eb kilometra katror\u00eb (vet\u00ebm 8% e nivelit t\u00eb BE-s\u00eb), q\u00eb do t\u00eb duheshin mbi nj\u00eb shekull p\u00ebrputhje.<\/p>\n<p>Rrjeti hekurudhor \u00ebsht\u00eb n\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb problematike. Vet\u00ebm 88 kilometra p\u00ebr 10 mij\u00eb kilometra katror\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson 10% t\u00eb mesatares europiane, por k\u00ebtu tendenca \u00ebsht\u00eb negative, pasi infrastruktura hekurudhore po largohet nga standardet e BE-s\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb afrohet.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin ajror, pozita \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb e favorshme. Numri i aeroporteve p\u00ebr nj\u00ebsi sip\u00ebrfaqeje p\u00ebrb\u00ebn 24% t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb, dhe me ritmet aktuale mund t\u00eb arrihet barazia brenda 33 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kapaciteti i instaluar elektrik \u00ebsht\u00eb 1,017 megavat p\u00ebr 10 mij\u00eb kilometra katror\u00eb, rreth 25% e mesatares s\u00eb BE-s\u00eb, por edhe k\u00ebtu progresi \u00ebsht\u00eb i ngadalt\u00eb dhe k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se 100 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur standardet europiane.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat theksojn\u00eb nj\u00eb hendek shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb infrastruktur\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rrug\u00eb, autostrada dhe energji, nd\u00ebrsa transporti hekurudhor sh\u00ebnon hapa pas n\u00eb krahasim me BE.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/08\/analiza-sa-shume-na-zgjat-arritja-e-standardeve-te-be-se\/\">Analiza: Sa shum\u00eb na zgjat arritja e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa Shqip\u00ebria synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje n\u00eb drejtimet kryesore, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe qeverisje po b\u00ebhen hapa pas, duke thelluar m\u00eb tej hendekun, n\u00eb vend q\u00eb ta ngushtonim. Ndryshe nga shtetet e pjes\u00ebs lindore t\u00eb Europ\u00ebs, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk kan\u00eb p\u00ebrparuar nj\u00ebsoj n\u00eb ekonomi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51117","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51117\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}