{"id":5106,"date":"2025-01-10T07:00:24","date_gmt":"2025-01-10T07:00:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/10\/100-mln-euro-per-impiantin-e-trajtimit-te-ujit-qe-nuk-ekziston-si-investimi-u-hodh-ne-lane\/"},"modified":"2025-01-10T07:00:24","modified_gmt":"2025-01-10T07:00:24","slug":"100-mln-euro-per-impiantin-e-trajtimit-te-ujit-qe-nuk-ekziston-si-investimi-u-hodh-ne-lane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/10\/100-mln-euro-per-impiantin-e-trajtimit-te-ujit-qe-nuk-ekziston-si-investimi-u-hodh-ne-lane\/","title":{"rendered":"100 mln euro p\u00ebr impiantin e trajtimit t\u00eb ujit q\u00eb nuk ekziston\/ Si investimi u hodh n\u00eb Lan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka shpenzuar rreth 100 milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb impiant t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotur i cili sot nuk ekziston. Uj\u00ebrat urbane t\u00eb kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojn\u00eb rreth 912 mij\u00eb banor\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb derdh\u00ebn n\u00eb lumenj pa asnj\u00eb trajtim duke shnd\u00ebrruar Lumin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb Lan\u00ebs nd\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb ndotura t\u00eb vendit edhe sipas raporteve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Impianti i Kasharit, punimet e t\u00eb cilit nis\u00ebn 10 vite t\u00eb shkuara, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrfundoi kurr\u00eb por dhe ajo pjes\u00eb e investuar po shkon drejt\u00eb degradimit, duke hedhur n\u00eb \u201clum\u00eb\u201d nj\u00eb investim prej 79 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se institucionet shqiptare u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb \u201ckonflikt\u201d me kompanin\u00eb q\u00eb u p\u00ebrzgjodh n\u00eb 2014 t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb Impiantin e Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura t\u00eb Tiran\u00ebs, \u00e7ka u pasua me nd\u00ebrprerjen e nj\u00ebanshme e kontrat\u00ebs n\u00eb maj t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Kompania u detyrua t\u00eb braktis\u00eb punimet dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj n\u00eb gjykat\u00ebn e Arbitrazhit duke k\u00ebrkuar si d\u00ebmshp\u00ebrblim 90 milion\u00eb euro nga shteti shqiptar.<\/p>\n<p>Institucionet e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb ia kalojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot Tirana \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb katastrofe ekologjike dhe n\u00eb buxhetin e shtetit kemi nj\u00eb kosto t\u00eb shtuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 13.5 milion\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb humbjen s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykat\u00ebn e Arbitrazhit.<\/p>\n<h4><strong>Impianti q\u00eb nuk ekziston<\/strong><\/h4>\n\n<p>N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve njoftohet se \u201c\u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar nj\u00eb Impiant p\u00ebr Trajtimin e Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotura Urbane t\u00eb cilat mblidhen n\u00eb Lumin e Lan\u00ebs, pasi deri m\u00eb tani shkarkimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pa b\u00ebr\u00eb trajtimin e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Njoftimi sakt\u00ebson vendndodhjen e k\u00ebtij impianti, n\u00eb Kashar, si dhe metod\u00ebn e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e Filtrit me Pikim (Trickling Filter).<\/p>\n<p><em>\u201cNga ky projekt do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb 350 mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Besoj se ky impiant vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur, pas p\u00ebrmbytjeve, t\u00eb gjith\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj infrastruktur\u00ebs s\u00eb trash\u00ebguar,\u201d<\/em> do t\u00eb deklaronte n\u00eb janar t\u00eb 2016, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj, teksa inspektonte nisjen e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit s\u00eb bashku me ish-ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto.<\/p>\n<p>Aktualisht, ajo q\u00eb do t\u00eb ishte investimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i kryeqytetit nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb ngrehin\u00eb nd\u00ebrtimi i rrethuar nga ferrat dhe uj\u00ebrat e ndotur.<\/p>\n<p>\u00c7ka gjen n\u00eb impiantin e Kasharit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201croje\u201d q\u00eb nuk di asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb ve\u00e7 faktit q\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb e ndaluar t\u00eb futesh n\u00eb kantier\u201d.<\/p>\n<p>Punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantin nis\u00ebn 11 vjet m\u00eb par\u00eb, pasi n\u00eb janar 2014, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime, sot Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimeve, n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn me shoq\u00ebrin\u00eb, \u201cJoint Venture Dondi &amp; Kubota\u201d, nj\u00eb bashkim i dy kompanive t\u00eb njohura n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb impianteve, sidomos n\u00eb Itali dhe tjetra p\u00ebr tubacionet dhe valvulat me origjin\u00eb Japonin\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania merrte p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrfundimin e impiantit q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr p\u00ebrpunimin e ujar\u00ebve t\u00eb ndotura urbane, brenda nja afati 4-vje\u00e7ar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kosto totale e t\u00eb gjitha punimeve ishte 79 milion\u00eb euro. Financimi ishte garantuar nga nj\u00eb kredi e but\u00eb q\u00eb do t\u00eb l\u00ebvrohej me k\u00ebste nga JICA (Banka Japoneze) dhe qeveria shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes, kredia do t\u00eb shlyhej me k\u00ebste, \u00e7do 20 qeshor dhe \u00e7do 20 dhjetor, duke filluar n\u00eb vitin 2018 deri n\u00eb vitin 2048.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga \u201cshteg.org\u201d tregojn\u00eb se kompania me t\u00eb nisur pun\u00ebn ka pasur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konfliktesh me institucionet shqiptare, q\u00eb nga l\u00ebvrimi me vones\u00eb i fondeve dhe deri tek pretendimet p\u00ebr kushtet teknike dhe cil\u00ebsin\u00eb e punimeve.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nis nga nj\u00eb shkres\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb ku udh\u00ebzon AKUK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb kontroll n\u00eb kantierin e Impiantit t\u00eb Trajtimit t\u00eb Uj\u00ebrave t\u00eb Ndotur.<\/p>\n<p>Aso kohe, n\u00eb janar t\u00eb 2018 punimet shkonin vaj dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kronikash t\u00eb koh\u00ebs, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar\u00eb krenoheshin p\u00ebr investimin q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtonte Tiran\u00ebn nga ndotja.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet midis Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00eb dhe Energjis\u00eb, AKUKM-s\u00eb dhe kompanive jan\u00eb reflektuar n\u00eb nj\u00eb mori shkresash zyrtare, raportesh periodike e mbledhjesh n\u00eb kantier\u00eb.<\/p>\n<p>Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb q\u00eb aso kohe drejtohej nga Damin Gjiknuri nuk ndalet me kaq. Nj\u00eb grup pune nga ky institucion ushtron nj\u00eb audit tek kantieri i punimeve t\u00eb impiantit. Auditi del n\u00eb konkluzionin q\u00eb kompania \u201cDonti &amp; Kubota\u201d nuk kishte respektuar disa kushte t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky raport do t\u00eb shfryt\u00ebzohet nga Ministria p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar insitucionit vart\u00ebs prishjen e kontrat\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb impiantit, edhe pse raportet tregojn\u00eb se 70% e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij ishin kryer. Drejtoria e Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve, m\u00eb 31 maj t\u00eb 2018, me nj\u00eb shkres\u00eb me nr prot 1225\/11 njofton kompanin\u00eb \u201cDonti &amp; Kubota\u201d p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Fill pas k\u00ebsaj shkrese kompania nd\u00ebrpret punimet nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia e vetme q\u00eb mbajn\u00eb institucionet shqiptare \u00ebsht\u00eb marrja e masave p\u00ebr ruajtjen e objektit.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumentacionit t\u00eb p\u00ebrgatitur nga supervizioni, gjat\u00eb periudh\u00ebs pas terminimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb punimeve, AKUK-ja ka marr\u00eb masa t\u00eb nevojshme p\u00ebr ruajtjen dhe mir\u00ebmbajtjen e veprave t\u00eb nd\u00ebrtuara, me q\u00ebllim konservimin e tyre n\u00eb gjendjen e terminimit t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d \u2013<\/em> thuhet n\u00eb reagimin q\u00eb \u201cshteg.org\u201d mori nga AKUK.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb Raportin e auditimit t\u00eb KLSH-s\u00eb t\u00eb tetor 2019, theksohet qartazi se nxitimi p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb kontraktorin nga kantieri ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kryen punimet si izolimi i betoneve dhe i hekurit, mbyllja dhe taposja e pusetave, sistemimi i zonave me rrezikshm\u00ebri rr\u00ebshqitjeje, mbyllja e puseve t\u00eb mikrotunelit, etj.<\/p>\n<p><em>\u201cStrukturat jan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb kushteve atmosferike, ujit, balt\u00ebs, diellit dhe bim\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nuk u kryen dhe sh\u00ebrbimet mir\u00ebmbajt\u00ebse si pastrimi i kanaleve, mir\u00ebmbajtja e rrjetit t\u00eb drenazhimit, ndezja e pompave p\u00ebr ruajtjen e punimeve t\u00eb rrjetit t\u00eb kanalizimeve t\u00eb kryera, etj<\/em>\u201d \u2013 thuhet n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera shtohet se dhe punimet e mikrotunelit, duke qen\u00eb t\u00eb pa lidhura, ekziston mund\u00ebsia q\u00eb pusetat t\u00eb l\u00ebvizin duke humbur kuot\u00ebn dhe t\u00eb dalin jasht\u00eb p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>Raporti i KLSH-s\u00eb parashtron edhe rrezikun e shkat\u00ebrrimit total t\u00eb punimeve t\u00eb kryera t\u00eb impiantit.<\/p>\n<p><em>\u201cRreziku i k\u00ebsaj situate, duke qen\u00eb se punimet konservuese nuk jan\u00eb kryer ekziston mund\u00ebsia q\u00eb punimet e kryera deri m\u00eb tani t\u00eb amortizohen plot\u00ebsisht\u201d<\/em> \u2013 thekson raporti.<\/p>\n<h4><strong>Vendimet q\u00eb shkat\u00ebrruan impiantin<\/strong><\/h4>\n\n<p>P\u00ebrplasjet midis Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00eb dhe Energjis\u00eb, AKUKM-s\u00eb dhe kompanive kontraktuese t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb impiantit jan\u00eb evidentuar edhe nga Kontrolli i Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se ky institucion ka konstatuar nj\u00eb realitet krejt t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb pretendon Ministrisa e Infrastruktur\u00ebs dhe e Energjetik\u00ebs e cila \u201curdh\u00ebroi\u201d nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs me kompanin\u00eb q\u00eb po kryente punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit.<\/p>\n<p>Sikurse pranohet zyrtarisht nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs dhe AKUK n\u00eb momentin q\u00eb vendoset nd\u00ebrprerja e kontrat\u00ebs ishin kryer 70% e punimeve t\u00eb cilat mbartnin vler\u00ebn e 59-t\u00eb milion eurove.<\/p>\n<p>Sipas shkresave, Ministria pretendon se kompania nuk kishte respektuar disa kushte t\u00eb kontrat\u00ebs, nd\u00ebrsa KLSH-ja thot\u00eb se nga kompania kontraktore nuk jan\u00eb shkelur pikat p\u00ebr t\u00eb cilat MEI i ka evidentuar si t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr prishjen e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cAkti i nd\u00ebrprerjes s\u00eb kontrat\u00ebs dhe arsyet e justifikimit nuk q\u00ebndrojn\u00eb dhe ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me kushtet e kontrat\u00ebs. \u201cJoint Venture Dondi &amp; Kubota\u201d i kishte plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet kontratuale, ndryshe nga \u00e7\u2019pretendohej. Kompania nuk kishte shfaqur probleme n\u00eb ngritjen e kantierit, duke respektuar kushtet teknike dhe cil\u00ebsin\u00eb e punimeve si edhe kishte punuar me disa n\u00ebnkontrator n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me standardin e kontratave FIDIC-s\u00eb\u201d<\/em> \u2013 thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Gjithashtu nj\u00eb shkelje tjet\u00ebr e raportuar nga KLSH-ja \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebrgimi me dy muaj vones\u00eb i shkres\u00ebs q\u00eb Ministria i ka d\u00ebrguar Bank\u00ebs Japoneze p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e punimeve.<\/p>\n<p><em>\u201cMIE-ja i \u00e7on shkres\u00eb mbi dy muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb muajin n\u00ebntor, p\u00ebr miratim, pasi kontratori ishte larguar nga kantieri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe miratimi nuk do t\u00eb kishte m\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb juridike\u201d<\/em> \u2013 thekson KLSH-ja.<\/p>\n<p>Duke konstatuar shkelje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme nga ana e MIE dhe AKUK-s\u00eb, KLSH-ja u rekomandon institucioneve shqiptare t\u00eb gjejn\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me kompanin\u00eb kontraktore, pasi rrezikonin si d\u00ebnimin n\u00eb arbitrazh, ashtu edhe nd\u00ebrprerjen e punimeve.<\/p>\n<p><em>\u201cMinistria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pa mundur\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb gjuh\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me Kontraktorin p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar t\u00ebrheqjen e tij nga \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebmbim, t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Kontraktorit t\u00eb rilidh\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr vazhdimin e zbatimit t\u00eb punimeve\u201d<\/em> \u2013 rekomandon KLSH-ja n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Rekomandimet nuk merren n\u00eb konsiderat\u00eb nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs dhe p\u00ebr pasoj\u00eb vepra jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar, por jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje 56 milion\u00eb euro investim.<\/p>\n<h4><strong>Humbja e paralajm\u00ebruar n\u00eb arbitrazh<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018 kompania \u201cJoint Venture Donti &amp; Kubota\u201d iu drejtua Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zgjidhjen e Mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb Investimeve n\u00eb Lond\u00ebr duke k\u00ebrkuar nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim prej 90 milion\u00eb euro nga shteti shqiptar.<\/p>\n<p>Kompania pretendonte se kjo ishte vlera e d\u00ebmeve t\u00eb shkaktuara kryesisht nga humbja e punimeve t\u00eb kryera, vonesat e pagesave dhe likuidimi i TVSH-s\u00eb sa i p\u00ebrket prishjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr impiantin e Kasharit.<\/p>\n<p>M\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit shteti shqiptar u gjet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr prishjen e kontrat\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe u detyrua t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb kompanit\u00eb kontraktore \u201cDonti &amp; Kubota\u201d me 13.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga kjo gjykat\u00eb m\u00eb 26 Korrik 2024 dhe konfirmohet p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d edhe Avokatura e Shtetit, por nuk jep informacion t\u00eb detajuar mbi procesin gjyq\u00ebsor pasi sipas tyre \u201ct\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sekret\u201d.<\/p>\n<p>Humbjen e procesit n\u00eb gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kishte paralajm\u00ebruar edhe nga Kontrolli i Lart\u00eb i shtetit, por megjithat\u00eb shqet\u00ebsimet e ngritura institucionet nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr parandalimin e pasojave ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019 i rekomandon Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masat e menj\u00ebhershme si p\u00ebr t\u00eb rilidhur kontrat\u00ebn q\u00eb e nd\u00ebrpren\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme ashtu edhe arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb mos shkonte n\u00eb Gjykat\u00ebn e Arbitrazhit, pasi rreziku p\u00ebr humbjen e k\u00ebtij gjyqi ishte i lart\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cMe q\u00ebllim, shmangien e d\u00ebmit ekonomik q\u00eb mund t\u2019i shkaktohet buxhetit t\u00eb shtetit i llogaritur af\u00ebrsisht rreth 90 milion Euro, n\u00eb rast t\u00eb humbjes s\u00eb gjyqit n\u00eb gjykat\u00ebn e Dhom\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Tregtis\u00eb Lond\u00ebr, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pa mundur\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb gjuh\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me Kontraktorin\u201d, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar t\u00ebrheqjen e tij nga \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebmbim, t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Kontraktorit t\u00eb rilidh\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr vazhdimin e zbatimit t\u00eb punimeve\u201d<\/em> \u2013 thuhet n\u00eb konkluzionet e raportit t\u00eb KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Uj\u00ebrat e ndotur v\u00ebrshojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit, niveli i ndotjes s\u00eb uj\u00ebrave n\u00eb Lumin e Tiran\u00ebs dhe lumin e Lan\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues. N\u00eb stacionin e Ura e Kamz\u00ebs dhe n\u00eb stacionin L2 (ish-dogana) t\u00eb Lumit t\u00eb Lan\u00ebs, q\u00eb ndodhen pas kolektor\u00ebve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb patrajtuara t\u00eb Tiran\u00ebs, jan\u00eb regjistruar p\u00ebrqendrime t\u00eb larta t\u00eb ndot\u00ebsve \u2013 konkretisht 52 mg\/l dhe 138 mg\/l.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e mjedisit ia atribuojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndotje t\u00eb madhe t\u00eb lumit q\u00eb p\u00ebrshkon Tiran\u00ebn, derdhjes s\u00eb uj\u00ebrave urbane t\u00eb patrajtuara. P\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e matur dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ekspert\u00ebt v\u00ebn\u00eb alarmin jan\u00eb mungesa e oksigjenit, fosforit, nitritet dhe amoniaku.<\/p>\n<p>Aleko Miho, profesor i Botanik\u00ebs dhe ekspert i mjedisit n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d se kur uj\u00ebrat e zeza nuk mblidhen dhe trajtohen si\u00e7 duhet, ato kthehen n\u00eb burime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndotjeje p\u00ebr uj\u00ebrat sip\u00ebrfaq\u00ebsore, uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore, si dhe p\u00ebr ujin e pijsh\u00ebm. Ai thekson se k\u00ebto shkarkime jan\u00eb burim infeksioni dhe s\u00ebmundjesh p\u00ebr ekosistemet ujore dhe p\u00ebr njeriun.<\/p>\n<p>Sipas Mihos kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga menaxhimi i pamjaftuesh\u00ebm i mbetjeve urbane nga bashkit\u00eb, si dhe nga ndotja q\u00eb vjen nga shkarkimet e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura dhe mbetjeve industriale, t\u00eb nd\u00ebrtimit, urbanizmit, infrastruktur\u00ebs turistike, rrug\u00ebve dhe minierave.<\/p>\n<p><em>\u201cSfida m\u00eb e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtimi i uj\u00ebrave urbane n\u00eb pellgjet e lumit Ish\u00ebm dhe Erzen, rajone ku jetojn\u00eb mbi 1 milion banor\u00eb\u201d<\/em> \u2013 thot\u00eb Miho.<\/p>\n<p><em>\u201cNjer\u00ebzit bien n\u00eb kontakt me uj\u00eb t\u00eb papast\u00ebr, sidomos uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe jo t\u00eb sigurt, mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb infeksione bakteriale q\u00eb \u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb vdekje. S\u00ebmundjet bakteriale m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb transmetohen p\u00ebrmes ujit jan\u00eb kolera, ethet tifoide (nga salmonellat) dhe dizenteria bacilare (nga shigellat) dhe diarre akute dhe shqet\u00ebsime t\u00eb stomakut (nga koliform\u00ebt fekal\u00eb)<\/em>\u201d \u2013 thot\u00eb Aleko Miho.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb Ina Medias qeveria shqiptare ka investuar mbi 112 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura. Edhe pse num\u00ebrohen 16 impiante t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, vet\u00ebm 10% e popullsis\u00eb e merr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, nd\u00ebrsa uj\u00ebrat e zeza dhe industriale vijojn\u00eb t\u00eb shkarkohen n\u00eb lumenj e dete, duke krijuar d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme p\u00ebr mjedisin dhe sh\u00ebndetin e popullat\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>\/<a href=\"https:\/\/shteg.org\/100-milione-euro-per-nje-impiant-qe-nuk-ekziston\/\" target=\"_blank\">shteg.org<\/a>\/<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare ka shpenzuar rreth 100 milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb impiant t\u00eb trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotur i cili sot nuk ekziston. Uj\u00ebrat urbane t\u00eb kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojn\u00eb rreth 912 mij\u00eb banor\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb derdh\u00ebn n\u00eb lumenj pa asnj\u00eb trajtim duke shnd\u00ebrruar Lumin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb Lan\u00ebs nd\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb ndotura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5106","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5106\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}