{"id":50847,"date":"2025-11-06T16:48:24","date_gmt":"2025-11-06T16:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/06\/deputetet-e-pd-ne-kuvend-me-makina-150-mije-euro-nikoll-lesi-u-vertetua-se-rama-si-ka-te-gjitha-pushtetet-problemi-i-demokracise-eshte-opozita\/"},"modified":"2025-11-06T16:48:24","modified_gmt":"2025-11-06T16:48:24","slug":"deputetet-e-pd-ne-kuvend-me-makina-150-mije-euro-nikoll-lesi-u-vertetua-se-rama-si-ka-te-gjitha-pushtetet-problemi-i-demokracise-eshte-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/06\/deputetet-e-pd-ne-kuvend-me-makina-150-mije-euro-nikoll-lesi-u-vertetua-se-rama-si-ka-te-gjitha-pushtetet-problemi-i-demokracise-eshte-opozita\/","title":{"rendered":"\u201cDeputet\u00ebt e PD n\u00eb Kuvend me makina 150 mij\u00eb euro\u201d, Nikoll Lesi: U v\u00ebrtetua se Rama s\u2019i ka t\u00eb gjitha pushtetet, problemi i demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqet\u00ebsim situat\u00ebn politike n\u00eb vend, teksa shprehet se problemi m\u00eb i madh i demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita.  <\/p>\n<p>N\u00eb \u201cShqip\u00ebria Live\u201d n\u00eb Top Channel me gazetaren Sidorela Gjoni, duke komentuar protest\u00ebn q\u00eb Berisha kishte thirrur sot jasht\u00eb ambienteve t\u00eb Kuvendi, ku pjes\u00ebmarr\u00ebs ishin pak veta, Lesi u shpreh se lideri i PD \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk ngjall besim dhe njer\u00ebzit nuk e ndjekin.<\/p>\n<p>\u201cMe gjith\u00eb k\u00ebto zhvillime q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte nj\u00eb protest\u00eb madh\u00ebshtore. As 100 veta nuk ishin. K\u00ebto jan\u00eb pamje q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb kjo opozit\u00eb ka mbaruar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto ngjarje q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb mazhoranc\u00eb duhet t\u00eb kishte protesta me t\u00eb pakt\u00ebn 100 mij\u00eb veta. E kam bindje se problemi m\u00eb i madh p\u00ebr demokracin\u00eb, \u00ebsht\u00eb opozita. \u00c7far\u00eb frym\u00eb, \u00e7far\u00eb besimi krijon n\u00eb popull ky lider (Berisha)? Me k\u00ebt\u00eb lider opozita nuk vjen kurr\u00eb n\u00eb pushtet. Ndaj rri Rama n\u00eb pushtet. Se me k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb ndodhur, minist\u00ebr t\u00eb arrestuar, zv. kryeminist\u00ebr n\u00eb arrati, zv. Kryeministre n\u00eb hetim\u2026 nuk ka opozit\u00eb, nuk ka alternativ\u00eb, dhe kjo m\u00eb shqet\u00ebson mua si gazetar.<\/p>\n<p>Doktori e ka b\u00ebr\u00eb historin\u00eb e vet, mir\u00eb apo keq historia e tij ka mbaruar. P\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb qeveri, nuk ka nj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Ai shton se me gjith\u00eb zhvillimet e ndodhur n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb PS, do duhej q\u00eb opozita t\u00eb kishte forc\u00eb dhe t\u00eb shkohej n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sikur Rama t\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb q\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh, s\u00ebrish opozita do t\u00eb humb\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilat u anuluan pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb riktheu Erion Veliajn n\u00eb detyr\u00eb dhe anuloi dekretin e Presidentit, ai tha se edhe n\u00ebse do t\u00eb realizoheshin, PS do ta kishte fituar s\u00ebrish kryeqytetin.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb sepse s\u00ebrish do i fitonte PS. PD duhej t\u00eb kishte dal\u00eb me nj\u00eb kandidat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Edi Rama thot\u00eb Lesi, nuk i ka t\u00eb kapura t\u00eb gjitha pushtetet dhe kjo u tregua me vendimin e Kushtetueses p\u00ebr Veliaj, por dhe me marrjen n\u00ebn hetim nga SPAK t\u00eb numrit 2 t\u00eb qeveris\u00eb, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani flisnim se Rama ka t\u00eb gjitha pushtetet, edhe un\u00eb besoja\u2026. por fakti q\u00eb Kushtetuesja rr\u00ebzoi dekretin, dhe vendimin e Qeveris\u00eb, ishte goditje e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr Ram\u00ebn. Pra nuk i ka t\u00eb gjitha pushtetet. Fakti q\u00eb SPAK mori n\u00eb hetim zv. Kryeministren, tregon se nuk e ka SPAK, se ndryshe nuk do ta kishte lejuar\u201d, deklaroi Lesi n\u00eb Shqip\u00ebria Live.<\/p>\n<p>P\u00ebr Lesin, mes liderit t\u00eb PS dhe atij t\u00eb PD ka nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00ebn tavolin\u00eb, ku si\u00e7 thot\u00eb ai, \u201cnj\u00ebri b\u00ebn sikur qeveris, dhe tjetri b\u00ebn sikur b\u00ebn opozit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ai \u00ebsht\u00eb ndalur edhe te nj\u00eb detaj q\u00eb ka v\u00ebrejtur sot n\u00eb Kuvend, kur thot\u00eb se deputet\u00ebt e opozit\u00ebs shkojn\u00eb n\u00eb Parlament me makin\u00eb 150 mij\u00eb euro, e kjo rrjedhimisht ul besimin n\u00eb publik, sepse njer\u00ebzit presin q\u00eb t\u2019i besojn\u00eb dhe t\u2019i ndjekin n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb dhe fituar zgjedhjet.<\/p>\n<p>\u201cPash\u00eb sot deputet\u00eb t\u00eb PD, jo t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb shkonin me makina 150 mij\u00eb euro\u2026 cili deputet m\u00eb bind mua? Demokrati ka 12 vjet n\u00eb opozit\u00eb? Si m\u00eb bind t\u2019i mua kur shkon me makin\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb?! Ata jan\u00eb t\u00eb dy n\u00eb marr\u00ebveshje n\u00ebn tavolin\u00eb, nj\u00ebri b\u00ebn sikur qeveris dhe tjetri b\u00ebn sikur b\u00ebn opozit\u00eb, dhe t\u00eb dy jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje\u201d, shton Lesi.<\/p>\n<p>\u201cFlori \u00ebsht\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb, artist i shk\u00eblqyer, nuk e di pse i hyri k\u00ebsaj historie, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tij. Po ia them sot publikisht q\u00eb n\u00eb 2027 PD n\u00eb zgjidhjet vendore t\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk do ta mb\u00ebshtes\u00eb, do gjej\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr, nj\u00eb sebep tjet\u00ebr\u2026\u201d, tha ai duke komentuar kandidatur\u00ebn e Florjan Binajt p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe aspirat\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar kurdo t\u00eb mbahen zgjedhjet.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/deputetet-e-pd-ne-kuvend-me-makina-150-mije-euro-nikoll-lesi-u-vertetua-se-rama-si-ka-te-gjitha-pushtetet-problemi-i-demokracise-eshte-opozita\/\">\u201cDeputet\u00ebt e PD n\u00eb Kuvend me makina 150 mij\u00eb euro\u201d, Nikoll Lesi: U v\u00ebrtetua se Rama s\u2019i ka t\u00eb gjitha pushtetet, problemi i demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqet\u00ebsim situat\u00ebn politike n\u00eb vend, teksa shprehet se problemi m\u00eb i madh i demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb opozita. N\u00eb \u201cShqip\u00ebria Live\u201d n\u00eb Top Channel me gazetaren Sidorela Gjoni, duke komentuar protest\u00ebn q\u00eb Berisha kishte thirrur sot jasht\u00eb ambienteve t\u00eb Kuvendi, ku pjes\u00ebmarr\u00ebs ishin pak veta, Lesi u shpreh se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50847","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50847\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}