{"id":5070,"date":"2025-01-09T07:01:00","date_gmt":"2025-01-09T07:01:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/09\/mbreti-i-kokaines-dhe-mjeshter-i-arratisjeve-konfirmohet-ekstradimi-i-dritan-rexhepit\/"},"modified":"2025-01-09T07:01:00","modified_gmt":"2025-01-09T07:01:00","slug":"mbreti-i-kokaines-dhe-mjeshter-i-arratisjeve-konfirmohet-ekstradimi-i-dritan-rexhepit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/09\/mbreti-i-kokaines-dhe-mjeshter-i-arratisjeve-konfirmohet-ekstradimi-i-dritan-rexhepit\/","title":{"rendered":"Mbreti i kokain\u00ebs dhe mjesht\u00ebr i arratisjeve, konfirmohet ekstradimi i Dritan Rexhepit"},"content":{"rendered":"<p>Dritan Rexhepi, shqiptari q\u00eb cil\u00ebsohet si koka e nj\u00eb rrjeti t\u00eb trafikimit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb pritet t\u00eb ekstradohet k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb nga Turqia.<\/p>\n<p><em>\u201cSi rezultat i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Interpol Tiran\u00ebs dhe homolog\u00ebve n\u00eb Turqi, pritet q\u00eb dit\u00ebn e sotme, t\u00eb ekstradohet n\u00eb Shqip\u00ebri, shtetasi i shum\u00ebk\u00ebrkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi\u201d,<\/em> tha n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb shkurt\u00ebr Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Dritan Rexhepi u arrestua n\u00eb Stamboll n\u00eb fillim t\u00eb N\u00ebntorit 2023. Dritan (Gramos) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si vras\u00ebsi i par\u00eb me pages\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai akuzohet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr vrasjen e dy polic\u00ebve. Emri i tij lidhet edhe me rr\u00ebmbimin e Jan Preng\u00ebs n\u00eb Kam\u00ebz n\u00eb janar t\u00eb 2020, pasi v\u00ebllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme kokaine n\u00eb Angli q\u00eb vinte nga Amerika Latine, dhe q\u00eb i p\u00ebrkiste pik\u00ebrisht Dritan Rexhepit.<\/p>\n<p>Dritan Rexhepi<\/p>\n<h4><strong>Si nisi karriera kriminale<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb vitin 1999, kur ishte ende adoleshent (19 vje\u00e7), ai q\u00eblloi me bresh\u00ebri Kallashnikovi polic\u00ebt n\u00eb nj\u00eb lokal. Dyshohet se ai ishte paguar p\u00ebr atentatin dhe plumbat e tij vran\u00eb edhe dik\u00eb tjet\u00ebr. Policia e arrestoi Rexhepin vet\u00ebm n\u00eb janar 2006 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb prej hoteleve m\u00eb luksoze t\u00eb kryeqytetit me nj\u00eb arm\u00eb tip pistolet\u00eb pa leje. Rexhepi u transferua n\u00eb ambientet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb kishte n\u00eb juridiksion zon\u00ebn e Kruj\u00ebs. Po at\u00eb mbr\u00ebmje, Rexhepi u arratis nga dhoma e marrjes n\u00eb pyetje pasi hapi me gisht nj\u00eb brav\u00eb me defekt dhe i tha nj\u00eb roje q\u00eb policia kishte mbaruar pun\u00eb me t\u00eb. Gjykata m\u00eb von\u00eb e d\u00ebnoi n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr vrasje. Ky ishte i pari nga tri arratisjet nga burgu pasi policia evropiane e ndoqi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin p\u00ebr trafik droge dhe akuza t\u00eb tjera.<\/p>\n<h4><strong>\u201cMjeshtri\u201d i arratisjeve nga burgu<\/strong><\/h4>\n<p>Rexhepi do t\u00eb arrestohej n\u00eb vitin 2008 n\u00eb Holand\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb italiane n\u00eb lidhje me nj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr trafik droge. N\u00eb vitin 2011 ai arratiset edhe nga burgu i Voghera-s n\u00eb Itali pasi sharroi hekurat e qelis\u00eb dhe u arratis.<\/p>\n<p>Pas disa muajsh u arrestua n\u00eb Spanj\u00eb si an\u00ebtar i nj\u00eb bande t\u00eb dyshuar p\u00ebr grabitjen e nj\u00eb banke n\u00eb Barcelon\u00eb. Ai nuk u mbajt shum\u00eb n\u00eb qeli atje, por autoritete spanjolle vendos\u00ebn ta ekstradojn\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb ku k\u00ebrkohej p\u00ebr disa krime t\u00eb r\u00ebnda. Rexhepi do t\u00eb arratisej s\u00ebrish nga burgu i Antverpit duke u ngjitur mbi nj\u00eb mur.<\/p>\n<p>Dritan Rexhepi<\/p>\n<p>Her\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb policia e kapi ai ishte n\u00eb Ekuador n\u00eb qershor 2014, n\u00eb posedim t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 272 kg kokain\u00eb, sipas Interpolit, organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb policis\u00eb. Edhe pse i burgosur, Rexhepi e drejtonte trafikun e kokain\u00ebs nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishte n\u00eb liri nga qelia, p\u00ebrmes nj\u00eb telefoni. Ishte aleat me nj\u00eb trafikant droge nga Ekuadori me lidhje me kartele t\u00eb fuqishme n\u00eb Kolumbi dhe Meksik\u00eb. Kokaina d\u00ebrgohej p\u00ebrtej Atlantikut me anije me kontejner\u00eb, kryesisht n\u00eb portet e Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb burg n\u00eb Ekuador n\u00eb n\u00ebntor 2021 k\u00ebrkoi para lirin\u00eb, e njohur si nj\u00eb regjim gjysm\u00eb i hapur. Kjo e drejt\u00eb, e cila i ishte mohuar n\u00eb raste t\u00eb m\u00ebparshme, u pranua k\u00ebt\u00eb her\u00eb. Sipas k\u00ebsaj t\u00eb drejt\u00eb ai duhej t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Ekuador deri m\u00eb 26 qershor t\u00eb vitit 2027, kur i p\u00ebrfundon d\u00ebnimi p\u00ebr trafik droge, por duke e vuajtur d\u00ebnimin n\u00eb liri. Rexhepi, i cili njihet edhe me emrat Lul\u00ebzim Murataj ose Edmir Kraja, duhej t\u00eb paraqitej \u00e7do 15 dit\u00eb p\u00ebrpara nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb riintegrimit social n\u00eb Guayaquil. Rexhepi u favorizua me regjimin gjysm\u00eb t\u00eb hapur pasi kishte kryer t\u00eb pakt\u00ebn dy t\u00eb pestat e d\u00ebnimit. Gjithashtu, n\u00eb dat\u00ebn 4 n\u00ebntor 2021, p\u00ebrmendet se kapoja shqiptare \u201cka nj\u00eb sjellje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj nuk regjistron tentativ\u00eb arratisjeje, po ashtu ka edhe nj\u00eb raport pune. Rexhepi kishte siguruar autoritetet se do t\u00eb jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Central Park t\u00eb Samborond\u00f3n, 14 kilometra nga Guayaquil. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kompleks banesash private, nj\u00eb apartament prej 125 m2 mund t\u00eb kushtoj\u00eb nga 165 000 USD. Mir\u00ebpo, si\u00e7 thuhet n\u00eb raport, m\u00eb 10 shkurt 2022, Rexhepit i \u00ebsht\u00eb autorizuar nd\u00ebrrimi i adres\u00ebs, por adresa e re nuk \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar. A ishte \u201czhdukur\u201d s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Dritan Rexhepi<\/p>\n<h4><strong>Krijoi \u201cmark\u00ebn\u201d e tij n\u00eb biznesin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs<\/strong><\/h4>\n<p>Rexhepi kishte n\u00ebn urdhra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shqiptar\u00ebsh n\u00eb Ekuador, Holand\u00eb, Itali dhe Shqip\u00ebri dhe partner\u00eb biznesi n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, t\u00eb cil\u00ebt kontrollonin kanalet e shp\u00ebrndarjes s\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin. Nd\u00ebrsa grupi i Rexhepit u zgjerua, ai k\u00ebrkoi t\u00eb dallohej nga grupet q\u00eb operonin n\u00eb tregun e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p><em>\u201cLe t\u00eb dalim n\u00eb treg me emrin ton\u00eb\u201d,<\/em> i shkruante koordinatori i grupit n\u00eb Itali Rexhepit n\u00eb mars 2016. \u201c<em>Marka jon\u00eb ende nuk njihet\u201d.<\/em> Rexhepi ia ktheu, duke propozuar emrin Bello. Tullat me kokain\u00eb t\u00eb grupit u vulos\u00ebn shpejt me k\u00ebt\u00eb mark\u00eb. Rexhepi e drejtoi kompanin\u00eb Bello me kariz\u00ebm dhe dhun\u00eb. Ai urdh\u00ebroi sulme dhe t\u00eb pakt\u00ebn dy vrasje, nj\u00eb n\u00eb Ekuador dhe nj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, sipas policis\u00eb italiane. Dritan Rexhepi akuzohet se \u00ebsht\u00eb kreu i nj\u00eb grupi t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs nga Amerika Latine n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cDokumentet e ndryshme n\u00eb vendet ku k\u00ebrkohet e identifikojn\u00eb at\u00eb si \u201cmbret t\u00eb padiskutuesh\u00ebm\u201d me akses n\u00eb \u201csasi t\u00eb pafundme kokaine\u201d nga Kompania Bello , nj\u00eb kartel i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 14 banda kriminale shqiptare t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafikun e drog\u00ebs dhe q\u00eb, sipas autoriteteve, ai operon q\u00eb nga viti 2014 n\u00eb Ekuador, Holand\u00eb, Belgjik\u00eb, Shqip\u00ebri dhe Itali\u201d,<\/em> shkruante n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2021-shit The Wall Street Journal.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dritan Rexhepi, shqiptari q\u00eb cil\u00ebsohet si koka e nj\u00eb rrjeti t\u00eb trafikimit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb pritet t\u00eb ekstradohet k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb nga Turqia. \u201cSi rezultat i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Interpol Tiran\u00ebs dhe homolog\u00ebve n\u00eb Turqi, pritet q\u00eb dit\u00ebn e sotme, t\u00eb ekstradohet n\u00eb Shqip\u00ebri, shtetasi i shum\u00ebk\u00ebrkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5070","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5070\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}